Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pas 30 ditëve agjërim dhe lutjeje, besimtarët myslimanë në Shqipëri filluan festimet për Fiter Bajramin

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Pas 30 ditëve agjërim dhe lutjeje, besimtarët myslimanë në Shqipëri filluan festimet për Fiter Bajramin

Pas 30 ditëve agjërim dhe lutjeje, besimtarët myslimanë në Shqipëri filluan festimet për Fiter Bajramin​


Në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, edhe sivjet besimtarët islamë e falën namazin e Bajramit të Madh. Në mesazhin e tij, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, uroi besimtarët pas muajit të agjërimit duke thënë se të gjithë ata që kanë agjëruar, kanë fituar dimensione të reja shpirtërore e morale. Muaji Ramazan është muaji ku për secilin nga ne u krijuan rrethanat për shpëtim dhe udhëzim në rrugën e vërtetë. Lutemi të kemi dalë nga muaji i Ramazanit me një pastërti dhe ndriçim shpirtëror. Ai kërkoi nga të gjithë të përkushtohen më shumë ndaj prindërve, të moshuarve dhe të gjenden pranë jetimëve. “T’i japim dorën njerëzve me nevoja të veçanta, të përkujdesemi dhe tregojmë mëshirë ndaj tyre. Nuk mund të mendohet që të ketë gëzim dhe kënaqësi Bajrami për ata, që u kthejnë shpinën miqve, të afërmeve, fukarenjve dhe vëllait të mbetur mënjanë. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar u ndal edhe te lufta në Ukrainë duke uruar paqe e prosperitet në botë pasi pasojat e konflikteve ndihen kudo dhe prekin njerëzit e pafajshëm.

Luftërat dhe konfliktet janë shfaqur sërish në vende të ndryshme të botës. Nga Lindja në Perëndim, pasojat e këtyre konflikteve ndihen kudo dhe ato i ndiejnë drejtpërdrejt njerëzit e pa fajshëm, fëmijët, të moshuarit, gratë. T’i lutemi Zotit për paqe e prosperitet në botë”, përfundoi Bujar Spahiu.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.