Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pas 8 muajsh, merr fund misteri! U zhduk në Pukë, biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjallë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pas 8 muajsh, merr fund misteri! U zhduk në Pukë, biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjallë​



1611231057_davidepecorelli.jpeg



Davide Pecorelli, biznesmeni që u zhduk rreth 8 muaj më parë në Shqipëri është gjallë. Sipërmarrësi italian u rishfaq në bregdetin e Livornos në një gomone të mbytur pranë një ishulli.

Babai i tij, Renato Pecorelli foli për mediat italiane duke thënë: “Sapo ta shoh, do ta përqafoj dhe më pas do t’i tërheq veshët.” Ndër të tjera, zbuloi se lajmin e mrekullueshëm ia dha ish gruaja e Pecorellit, me të cilin kishte komunikuar në telefon.

“Unë po shpresoja për të, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë. Ajo më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi”, tha babai.

Mbi 8 muaj pa asnjë të re, pika e kthesës së gjurmëve për Davide Pecorellin ishte më 17 shtator. Babai i 4 fëmijëve, Pecorelli ishte zhdukur në Pukë në Shqipëri, ku erdhi për një udhëtim pune për të takuar edhe pronarin e një qendre bukurie.

Historia e Davide, veçanërisht në muajt e parë pas zhdukjes së tij ngriti shumë pista hetimi dhe bëri që policia italiane të vijë në Shqipëri për të mësuar detaje rreth tij. 45-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri më 3 Janar, mori më qira një automjet tip “Skoda Fabia”, udhëtoi drejt Vlorës, më pas shkoi në Shkodër dhe bëri një ndalesë në Pukë. Që prej 6 janarit u zhdukën gjurmët e tij, ndërsa në automjetin krejtësisht të djegur u gjetën sende personale që dyshohet t’i përkasin biznesmenit.

Mbetet ende për tu sqaruar se çfarë ndodhi në muajt e fundit me të, ndërsa Pecorelli pritet të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Perugias.



unnamed-file.jpg




Top Channel
 
Last edited:
Lind pyetja!
Kush eshte kufoma e gjetur ne makinen e marr me qera prej tij dhe me sendet e tija brenda?!!
Kam frike se historia eshte pak me e gjate se kaq...
 
Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili u shpall i zhdukur në janar të këtij viti në Shqipëri kishte inskenuar vdekjen e tij për të përfituar sigurimet e jetës.



Biznesmeni doli zbuluar, pasi riaktivizoi kartën e tij të bankës për të tërhequr para. Kjo bëri që të kuptohej se ai është gjallë. Megjithatë Pecorelli u zbulua rastësisht në Toskana, në brigjet e Livornos.

Gomonia e tij po mbytej dhe në operacionet e shpëtimit u zbulua se një prej anëtarëve ishte pikërisht ai.

Kjo çështje u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje “Skype” ishe kryetari i Bashkisë së Pukë, Gjon Gjoni, i cili tha se Pecorelli nuk kishte vdekur.

“Nuk më erdhi ndonjë befasi e madhe ky lajm! Kam pas një besim të jashtëzakonshëm, duke u bazuar te disa fakte. Puna ime në territorin e bashkisë nuk ka të bëjë vetëm me anën funksionale, por me të gjitha. Pecorelli bëri një skenë të mirë përgatitur në Itali, jo në Shqipëri. Ardhja e tij në 6 janar të këtij viti, me produkte parukerie ishte e dyshimtë. Ne nuk shquhemi as për këtë fushë dhe nuk jemi aq shumë njerëz. Ai ka ardhur dhe ka studiuar vendin dhe ka pasur para sysh ku do bëhet dhe si do bëhet”, tha Gjon Gjoni.

I pyetur nëse e njihte më para Pecorellin, kryebashkiaku i Pukës tha “jo” dhe se e ka njohur vetëm kur ka ndodhur ngjarja. Më pas Gjoni shtoi se “biznesmeni italian ka qëndruar dy ditë në hotel, ditën e tretë nuk është kthyer edhe pse kishte prenotuar”.

“Zjarrfikësja ka qenë shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe për aq kohë nuk mund të digjej trupi. Komandanti i zjarrfikëses ishte shumë i dyshimtë, p që nga forma si ka rënë makina dhe pamundësia që një trup të digjej aq shpejt ku thuhet se duhet dy orë ose më shumë”, tha kryebashkiaku.

Gjithashtu aty janë rrugë dhe vende që nuk ndodhin të tilla precedentë. Ne kemi një zakon, zona të paprekshme, nuk mund të presim në besë një të huaj apo këdo tjetër aty. Është më e pamundur.

Teksa u pyet se pse Pecorelli ka zgjedhur Pukën, Gjoni tha se është një vend që mund të kalojë me lehtësi në Mal të Zi dhe Kroaci.

“Në dendësi të madhe, bëhej rrethimi i zonës dhe ai kapej menjëherë. Zgjodhi Pukën që të kalonte nga kufiri sa më shpejt. Mendohet se Pecorelli ka kaluar nga Mali i Zi, pjesa më e mundshme. Nga Morina është e gjatë. I ka interesuar që të kalojë Malin e Zi dhe Kroacinë sa më shpejt”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Pukës.



Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.