Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pas akuzave e spekulimeve, Katari zbulon numrin e punonjësve të vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve të Botërorit

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pas akuzave e spekulimeve, Katari zbulon numrin e punonjësve të vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve të Botërorit​



der-1.png



Një zyrtar i lartë në Katar tha sot se numri i punonjësve që kanë humbur jetën duke ndërtuar stadiumet e Kupës së Botës është “mes 400 e 500”, pas përmendjes së shpeshtë në media të kushteve të rënda ku kanë punuar punëtorët, kryesisht refugjatë aziatikë, për realizimin e infrastrukturës së kampionatit botëror.

Shifra e sotme është më e larta e pranuar ndonjëherë nga autoritetet në Katar, edhe pse spekulimet e mediave flasin për disa mijëra punëtorë të vdekur.

Pranimi u bë gjatë një interviste të Hassan al-Thawadi, sekretar i përgjithshëm i komisionit të prokurimeve në vend.

Grupe të të drejtave të njeriut kritikonin prej kohësh vendin e Lindjes së Mesme për kushtet e punës dhe strehimit të punonjësve emigrantë që ndërtuan stadiume me vlerë më shumë se 200 miliardë dollarë për turneun.

Gazetari britanik Piers Morgan pyeti Mr al-Thawadi: “Sa do të ishte totalja e ndershme që do të thonit ju, për numrin e emigrantëve që kanë vdekur duke punuar në stadiumet?’
Zoti al-Thawadi u përgjigj: “Llogariten rreth 400, mes 400 e 500… nuk e kam shifrën e saktë, është diçka për të cilën po diskutojmë”.

Raportime të këtij komiteti nga viti 2014 deri në fund të 2021 përfshijnë vetëm vdekjet gjatë ndërtimit apo rinovimeve të stadiumeve ku po zhvillohet aktualisht Kupa e Botës.

ha-kk.png


Në vitin 2021, rrjeti britanik Guardian raportonte se të paktën 6,500 punëtorë emigrantë kanë vdekur atje që kur vendi u caktua për të pritur Kupën e Botës, në vitin 2010 nga Fifa.
Prej atëherë vendi thotë se ka marrë masa për përmirësimin e praktikave të punësimit, duke përfshirë heqjen e sistemit famëkeq ‘kafala’, i cili lidh në mënyrë të njëanshme punëtorët me punëdhënësin, dhe ky i fundit vendos se kur ata mund të lënë punën apo edhe shtetin.
Katari ka një rrogë minimale mujore 1,000 rial ($250) dhe përpiqej të jepte ushqim e strehim për punëtorët që nuk i merrnin ato drejtpërdrejt nga punëdhënsit e tyre, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Vendi thotë se ka përmirësuar rregullat e sigurisë në punë për të parandaluar vdekjet.
“Çdo vdekje është e tepërt, kjo duhet të jetë e qartë”, tha al-Thawadi në intervistë, por aktivistët e të drejtave bëjën thirrje që Doha të bëjë më shumë për të mbrojtur punëtorët nga punëdhënesit abuzivë.

Sipas tyre, komentet e al-Thawadi shtojnë dyshimet për vërtetësinë e shifrave të vdekjeve e plagosjeve të punonjësve emigrantë, në të gjitha shtetet e pasura të Gjirit Persik, qiellgërvishtësat e të cilëve janë ndërtuar nga punonjës emigrantë aziatikë nga vendi si India, Pakistani e Sri Lanka.

“Ky është vetëm një shembull i mungesës së transparencës së çështjes së punëtorëve”, tha Nicholas McGeehan i grupit aktivist Fairsquare.


ha-1.png



Raportime të këtij komiteti nga viti 2014 deri në fund të 2021 përfshijnë vetëm vdekjet gjatë ndërtimit apo rinovimeve të stadiumeve


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.