Pasuria nga Youtube, 6-vjeçarja blen pronën 8 milionë dollarëshe

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Boram një gjashtë vjeçare nga Koreja e Jugut ka blerë një pronë me vlerën e 8 milionë dollarëve në seul.

Të ardhurat e saj kanë ardhur nga 30 milionë abonentë në YouTube.

Boram ka dy llogari popullore në YouTube në të cilën ajo poston përmbajtje: një kanal për rishikimin e lodrave me 13.6 milionë abonentë dhe një llogari video blog me 17.6 milionë abonentë.

Por disa nga përmbajtjet e Boramit kanë tërhequr polemika në Korenë e Jugut për vlerat që promovon.

Në vitin 2017, organizata joqeveritare Save the Children mori ankesa nga qytetarë të Koresë së Jugut, të cilët ishin të shqetësuar se klipet e Boram mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional dhe etik të shikuesve të rinj.

Fëmijët po bëhen një trend në YouTube dhe fitimet që ata marrin për shkak të shikueshmërisë së lartë janë marramendëse.


l.h/ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top