Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Patatet e Kukësit nuk shiten, ngelen në tokë

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,950
rrr-1-401x240.jpg
Prodhuesit e patates në zonën e Kukësit nuk po i shesin dot prodhimet e tyre. Një fakt i tillë vërtetohet në tregun e qytetit ku tregtarët e ankohen për shitje të pakta të kësaj kulture bujqësore.

“Kemi ngelë shumë keq, pasi populli nuk ka para, nuk blen as patate. Ka një konkurrencë të madhe, është patatja e Kosovës, e Lushnjes. Kur shteti nuk vë dorë, kështu është”, shprehet një tregtar.

“Patatet më kanë ngel në shtëpi, disa nuk i kam shkulur, pasi nuk shiten nuk ka treg”, thotë një prodhues.

Megjithëse patatja e Kukësit është ndër më të preferuarat nga konsumatorët në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, tregojnë se prodhimi i patates ka mbetur i izoluar në gropa ndërkohë që prodhuesit nga viti në vit po zvogëlojnë sipërfaqet e tokave të mbjella me patate për shkak të mungesës së tregu.

“Nuk ka treg për pataten dhe kjo do të reflektohet në ulje të sipërfaqes”, thotë Qemal Memishi përgjegjës i këshillimit në DRB Kukës.

Prej vitesh kultivuesit e patates vuajnë mungesën e tregut, ndërsa prodhimi të arrijnë në 13 mijë ton./Top Channel/
 
Gjynah?
 
Tregu per ushqimet baze nuk mungon kurre.
Ajo qe mungon eshte aksesi i ketyre prodhueseve me tregjet rajonale dhe me gjere. Kjo e fundit vjen si pasoje organizimi si nga vete prodhuesit por me teper nga shteti. Ky i fundit duhet te organizoje pika grumbullimi me shumicë dhe te lidhe keto pika me tregetaret rajonale apo edhe nderkombetare.
Shteti ketu nuk e kryen kete funksion si organizator, rregullator dhe katalizator te tregut dhe ekonomise. Per me teper ben te kunderten shpesh here, duke favorizuar fermere te caktuar nga zona te caktuara per shkak nje X minister, deputet a ku di une ka interesa direkte ne zone.
Keto veprime mbysin tregun, konkurencen dhe demotivojne prodhuesit dhe investitoret.
 
Kjo eshte nje arsye qe shume prodhime bujqesore hidhen ne kanal.
Nje arsye tjeter eshte lejimi i ketyre produkteve nga jashte. Pra, shume tregtare e marrin produktin nga jashte me nje kosto me te ulet se ai vendas.
Kujtoj se hudhra e thate importohet nga kina. Çmenduri ta mendosh por eshte e vertete. Per sa kohe do lejohet importi i ketyre prodhimeve bujqit shqiptate do zhduken 1 e nga 1.
 
Rasti qe thua ti eshte me teper "humbje" nga konkurenca. Pra fermeret vendas nuk konkurojne dot te pakten per nga cmimi me produktet e importit, nga jashte. Kjo me ben te dyshoj gjithsesi ne konkurencen e drejte. Me shume ka mundesi qe keto produkte nga jashte kineze te kene mungese ne cilesi dhe gjithashtu me ben cudi si ka mundesi qe hundra e ardhur nga kina ka kosto me te ulet (plus koston e trasportit) krahasuar me hudhren vendase e cila del direkt nga toka dhe kalon ne treg per konsum pa kosto shtese.
Edhe ketu ka dicka qe nuk shkon ne llogjik!
Per mua ketu eshte perseri problemi i te "forteve" te cilet e fusin vete nga jashte dhe bejne cdo gje per te mbytur produktin vendas. Rezultati eshte qe tregetari me ata qe e mbeshtesin ne shtet pasurohen dhe fermeret me ekonomine tone varferohen.
 
Patate Shishtaveci ma e mira n’Ballkan.

Normal, baca Vucic na sjell patate, miell, grure, ilace, logjistika te ndryshme, he pra donit apo jo minishengenin....

Njerzit nuk kane nevoje per fjale te bukura, as per shkrime te bukura as per analiza makroekonomike.

Njerzit kuptojne nje gja te thjeshte qe duhet me mbrojt prodhimin vendas, me kyt shtet antishqiptar ...

Pastaj lexon idiotsite e medha te qeverrise dhe te klysheve (komunista) ktu e 80 vjet qi bajne sherbim nje shteti te deshtum ne cdo kuptim...

Thote mandarine italiane portokall grek vaj grek, trangull macedonie, patate serbie ...

kta tallin trapin me ne ... ktu duhet me dale me arme ....
 
E njejta situate eshte dhe sot, asgje nuk ka ndryshuar.
Jo mer shok sot nuk mbjellin fare, se e dine se nuk u shiten. Me shume patate mbjell Dibra se kukesi ne ditet e sotme!
 
Jo mer shok sot nuk mbjellin fare, se e dine se nuk u shiten. Me shume patate mbjell Dibra se kukesi ne ditet e sotme!

Per patate po flasim. Prap ne kanal i hedhin. Ne me shume shkruajtem per fenomenin sesa per vendin ku mbillen apo shiten.
 
Populli nuk paska leke per te blere patate ??
E c’fare hajne ato andej atehere ? Se patatja eshte edhe e lire .
 
?e un qetash patate kuksi hongra
kilen shtrejt e majn se ulin hic
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.