Patëllxhan të mbushur jo sipas mënyrës klasike
Patëllxhanët e mbushur jemi mësuar t’i hamë me yndyrë të shumtë dhe gjithnjë njësoj; me qepë, domate dhe mish të grirë (opsional). Sot po sjellim një variant më të lehtë që nuk do t’iu mundojë shumë për t’u tretur dhe do të shijoj po aq mirë!
Përbërësit për 2 persona:
4-6 patëllxhan mesatarë
1 qepë të kuqe të vogël
Kungull jeshil
Bukë të grirë
Djathë kaçkavall të llojit që pëlqeni
Kripë, piper
Majdanoz
Vaj ulliri
Përgatitja:
Së pari lani dhe pastroni pjesën e brendshme të patëllxhanëve.
Grini imët qepën dhe skuqeni në pak vaj ulliri. Shtoni kungullin e grirë dhe pjesët që hoqët nga patëllxhani. Rregulloni shijen me kripë e piper dhe në fund hidhni majdanozin. Te masa shtoni pak bukë të grirë. Mbushni me të patëllxhanit dhe në fund vini djathin e grirë.
Vendoseni të piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa dajthi të marrë ngjyrë të artë.