Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pejsazhe të fjalës.

P

Pansophia

Guest
Peisazhe të fjalës

Peizazhe të fjalës është krijuar si blog në korrik të vitit 2007, nga dëshira dhe nevoja për të pasur një kënd tonin, në Internet, ku të shpreheshim dhe të diskutonim lirisht për të gjitha ato tema që na interesonin neve dhe, kushedi, edhe publikut.

39438
https://peizazhe.com/


E-albania - Shërbime elektronike

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Këtu gjen të gjitha informatat dhe shërbimet e ndryshme;

Dokumente me vulë elektronike, pagesa elektronike, çertifikata, gjenerim të kartës së shëndetit me vulë elektronike, leje dhe liçensa e tjerë….

https://e-albania.al/


Maluer / Malware

Kur flasim për sigurinë e Teknologjisë Informative (shkurtimisht TI-së IT Information technology), shpesh shfaqen koncepte të tilla si viruse, ransomware dhe trojanë. Termat janë të gjitha një formë e softuerit me qëllim të keq ose në anglisht "malware". Termi "malware" është një kombinim i fjalëve "me qëllim të keq" dhe "softuer" dhe janë programe që kriminelët kanë shkruar me qëllim të infektimit të kompjuterave dhe pajisjeve të tjera.

Kriminelët bëjnë çmos për të instaluar me sukses maluer në pajisjen tuaj për të marrë kontrollin e saj dhe për ta shfrytëzuar atë në mënyra të ndryshme, siç janë spiunimi i aktivitetit tuaj, vjedhja e informacionit të përdoruesit ose përdorimi i sistemit tuaj për të sulmuar të tjerët. Pra përdorin kompjuterin tuaj si bazë për sulme të kompjuterëve të tjerë.

Format e ndryshme të maluerëve


Maluer/Malware është një term kolektiv për forma të ndryshme malware. Më poshtë mund të shihni disa shembuj.

Virus
Trojane
Spyware
Krimba (Worms)
Ransomware
Adware
Scareware

Kush krijon maluer?

Historikisht, malueri përbëhej dhe është krijim kryesisht të hakerëve kureshtarë amatorë, ndërsa sot ajo është bërë një industri më e madhe ku kriminelët profesionistë në internet dhe organizatat shtetërore janë prapa shumë prej sulmeve më të përparuara që kanë përhapjen dhe ndikimin më të madh.

Qëllimi i zhvillimit të një programi me qëllim të keq mund të jetë shitja e informacionit që kanë vjedhur, dërgimi i *spameve, përdorimi i kompjuterit tuaj në një rrjet bot ose vjedhja e parave. Ata që zhvillojnë maluer të suksesshëm mund të bëjnë para të mëdha duke vepruar si anonim dhe duke kërkuar para që transferohen në Bitcoin, dhe në këtë mënyrë (kriminelët) shmangin krahun e gjatë të ligjit.

Kjo tregti mund të fshihet në rrjetin e errët ose "të hapur" nga kompanitë që kanë konceptin e biznesit për shitjen e kodeve me qëllim të keq.

Atëherë mund të mbroheni

Për shkak se shumica e kodeve me qëllim të keq shpërndahet me anë të postës elektronike, mund të shmangim goditjen duke u kufizuar me hapjen e bashkëngjitjeve dhe duke klikuar në lidhjet në email.
Duke pasur një program antivirus nga një shitës i besuar që është i përditësuar, është e mundur të ndalohet malueri.
Sigurohuni që të mbani sistemin operativ, aplikacionin, shfletuesin dhe plug-inin të përditësuar në versionin më të fundit. Shumë lloje të maluerëve janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë mangësitë e njohura në, për shembull, plug-ins si Adobe Flash.
Jini të kujdesshëm në lidhje me shkarkimin dhe ekzekutimin e skedarëve që keni shkarkuar nga interneti, sepse mund të maskohen si një kod i dobishëm që në të vërtet mund të jenë kode me qëllime të kqinj.
Mos përdorni një llogari administratori nëse nuk keni vërtet nevojë për të. Kjo mund të parandalojë shumë lloje të maluerëve që të instalohen dhe të shkaktojnë dëme.
Ja një shemull praktik (artikull në anglisht)
https://www.vice.com/en_us/article/7...ece-of-malware

* Spam-Përkufizim

Spam ose mesazhe të pa pritura/ të padëshiruara janë postime promovuese të padëshiruara, përpjekje për mashtrim ose dërgim të viruseve kompjuterike përmes mediave elektronike, të cilat zakonisht gjenden në email. Në anglisht, ka gjithashtu sinonime UCE (unsolicited commerical e-mail-"e-mail të padëshiruar komercial") dhe UBE (unsolicited bulk e-mail "e-mail i padëshiruar në masë").

Këtu gjen 2 Anti maluer që mund të përdoren falas (me funksione bazike) Përdor/skeno komjuterin personal për të pa rezultatet:

Anti Maluer (Malware)

https://www.glarysoft.com/malware-hunter/

https://www.wisecleaner.com/wise-anti-malware.html



Praat

Praat është një softuer me kod të hapur (open source) që u zhvillua në Universitetin e Amsterdamit nga Paul Boersma dhe David Weenink. Ajo mund të funksionojë me sisteme operative të ndryshme duke, përfshirë versione të ndryshme të Unix, Linux, Mac dhe Microsoft Windows (2000, XP, Vista, 7, 8, 10). Softueri përditësohet vazhdimisht dhe kështu janë edhe mësimet që ofrohen para së gjithash për fillestarët, por edhe për ekspertët të cilët kanë pyetje për tema specifike. Praat ofron mundësinë për të regjistruar tingujt mono dhe stereo dhe për të redaktuar dhe analizuar tingujt në lidhje me intensitetin, lartësinë, kohëzgjatjen ose formantet/standardet e ndryshme.

https://praat.en.uptodown.com/windows


Zero Install for Windows

Në rrjet gjen qindra mija softuer dhe aplikacione që mund të shkarkohen dhe instalohen në çdo kompjuter. Mirëpo shkarkimi dhe instalimi i tyre ndikon në hapsirën e lirë të hard diskut e kompjuterit tuaj; çdo softuer apo aplikacion i instaluar në komputerin tuaj zvoglon gradualisht hapsirën e lirë në hard disk . Andaj u krijua vegla / aplikacioni që mundëson shkarkim por pa instalim në kompjuter, do thotë ato janë funksionale kur i hap nëpërmejt këtij aplikacioni dhe madhësia e tyre është Xero.Me këtë aplikacion, mund të përdorni aplikacione me një klikim të vetëm, të merrni aplikacione nga çdo server dhe të kontrolloni çdo gjë nga një ndërfaqe grafike. Një softuer i ngjajshëm u prezantua më lart nën titull: Platforma e Aplikacioneve Portative.

https://downloads.tomsguide.com/Zero...301-69451.html


Google Earth

Me Google Earth për Chrome shfletues / browser, fluturoni kudo në sekonda dhe eksploroni qindra qytete në teknologjinë tre dimesionale 3D direkt në shfletuesin tuaj. Zbulo një vënd apo qytet të ri nëpër shtete të ndryshme, mat distancat në mes qyteteve apo vëndeve, importo dhe eksporto të dhënat e GIS-it, dhe shko prapa në kohë me imazhe historike. E disponueshme në celular, PC, Mac ose Linux. Së shpejti do përshtatet edhe për shfletues të tjerë.
39439
https://www.google.com/intl/en_uk/earth/


4 Mënyrat për përdorim të sistemit operativ Android në kompjuterin tuaj dhe mënyra e krijimit të sistemit të "Dual OS" / Dual Operating System

Me siguri dispononi celular dhe lozni lojra të ndryshme apo ndoshta përdorni ndonjë aplikacion ku lozja e lojës apo përdorimi i aplikacionit nuk ju jep kënaqsinë e plotë për shkak të limitit të ekranit. Parashtrohet pyetja : a mund të përdorim ekrane më të mëdha për këtë qëllim?
Përgjigjja është po dhe zgjidhja e problemi është përdorim i sistemit operativ Android të celularit në sistemin operativ Uindovs/Windows respektivisht përdorim i Sistemit operativ Android dhe Uindovs-it në një kompjuter.

https://www.howtogeek.com/179691/4-w...dual-os-system

https://www.howtogeek.com/97920/how-...th-bluestacks/


Ruajtja e lirë/pa kosto dhe organizimi automatik
për të gjitha imazhet / kujtimet tuaja.

https://www.google.com/photos/about/


Flash. Flawless.

Ja metoda e lehtë dhe e sigurtë për djegje/kopjim të imazheve në SD Kartela si dhe në USB vegla

https://www.balena.io/etcher/


Addons / Pjesë shtesë/shtojcë
(Për Firefox dhe Crome)

Përkufizim i Addons;

Një shtesë e softuerit është ndonjë program i softuerit ose skedar i palës së tretë që i shtohet një programi për t'i dhënë asaj veçori dhe aftësi shtesë.

Për shembull, Adobe Flash, i cili i ka lejuar përdoruesit të shikojnë video ose të lozni lojëra brenda një shfletuesi të internetit, është një shembull i shkëlqyeshëm i një shtojceje softueri.

Shtesat shpesh krijohen nga njerëz ose organizata që nuk janë të lidhur me zhvilluesin origjinal dhe instalohen duke përdorur një opsion programi ose përmes një faqeje interneti të palës së tretë.

VINI RE:

Të gjitha shtojcat që gjenden në internet nuk janë shtojca të dobishme-nëse dyshon mos e instalo në UEB shfletues-për të qenë të sigurtë kërkoni informata shtesë në google për shtojcën aktuale.

Ja shtojcë e dobishme për Ueb shfletues Web Browser
Në momentin e shkrimit të tekstit kjo shtojcë funksionon VETÊM ME shfletuesit:
39440

1-Firefox

dhe

2-Google Chrome

Nëse je fillestar ndiq udhëzmin për instalim:

Mënyra e instalimit

Kur klikoni në download në faqet e më poshtme do ju shfaqet një dritare e re sipër në shfletues duke kërkuar leje nga ju për instalim. Kliko në Alow / Lejo.

Pas instalimit ri nis / starto sërish Ueb Shfletuesin.
Hap youtube dhe aty do vëreni Equalizer-in/barazuesin-shiko imazhin më lart.


https://addons.mozilla.org/en-US/fir...r-for-youtube/

http://prodevone.info/equalizer-chrome/


Ghostery

Një tjetër shtojcë/softuer i dobishëm për shfletuesit Firefox , Chrome, Opera, Microsoft Explorer, Edge etj. është Ghostery.
Me këtë vegël, ju njëherë e përgjithmonë i largoni reklamet irituese në Youtube. Instalo me proçedurë të sipërpërshkruar për Addons.


39441


https://www.ghostery.com/


Musetips

Free Cutter MP3 dhe Editor është një softuer jashtëzakonisht i thjeshtë dhe i lehtë për t'u përdorur me Windows për redaktimin të skedarëve mp3.
Vegla ju lejon prerje të pjesëve të skedarëve MP3, ndryshim të nivelit të volumit në mënyrë manuale apo automatike, shtim të efekteve dhe shndrim(konvertim) të çdo kënge MP3 midis stereo dhe mono.

http://www.musetips.com/


Nga bota e shkencës dhe teknologjisë:

Kompjuter epik

A mund të imagjinoni një gjë të tillë?! Kompjuteri është ndërtuar nga dora e një amatori të pasionuar pas kompjuterëve dhe nuk gjindet dot në asnjë vënd për shitje. Shiko videon deri në fund…..

https://www.youtube.com/watch?time_c...&v=ynOEmutdXic

Ja ku blihen pjesët për ndërtim të një kompjuteri epik

http://www.sidewindercomputers.com/chwa.html

Printer 3 dimensional 3D-2019





Robot i ri i pajisur me inteligjencë artificiale
:

Testim i robotit me metoda të vrazhda për matje të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë


Makina e ardhmërisë




by : Rrjeti.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.