Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pëllumb Vinca, zëri origjinal i një tradite të pasur vlerash artistike

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pëllumb Vinca, zëri origjinal i një tradite të pasur vlerash artistike​



Pëllumb Vinca, zëri origjinal i një tradite të pasur vlerash artistike

Një emër për të cilin do të desha të shkruaja dy fjalë është poeti dhe këngëtari nga malësia, Pëllumb Vinca, dukagjinasi zëëmbël, kumbuesi i atij shpirti malësor. Ai është një zë origjinal i këngës malësore, i atij korpusi burimor, i cili ka qenë dhe mbetet një nga gurëthemelet e muzikës, asaj pasurie e cila ka udhëtuar nëpër kohë, për të dëshmuar nevojën tonë për ushqim shpirtëror përmes artit, përmes këngës. Ajo që bën dallim te Pëllumb Vinca dhe që e përfaqëson denjësisht këtë emër dhe vlerë artistike, është një punë e vëllimshme dhe një repertor i larmishëm. Tek ai janë në simbiozë talenti dhe suksesi. Ajo çfarë mund ta veçojë këtë personalitet të këngës është teksti dhe muzika që harmonizohen nga një vokal kumbues që është karakteristikë i zërave malësor, që është shprehi i atij shpirti të fuqishëm dhe ndjenje delikate.

Pëllumb Vinca është pjesë e një plejade poetësh, instrumentistësh dhe këngëtarësh, që e kanë pasuruar repertorin e këngës folklorike, duke i lejuar asaj të jetë pjesë e pandarë e jetës së malësorëve, duke e begatuar atë me më të dlirin shpirt krijues të artistit.

E sotmja e shanseve të barabarta, mundësia e përhapjes që ka marrë komunikimi i artistëve me publikun, i ka dhënë shans çdo pasioni dhe përkushtimi, të ketë diellin e vet të famës. Secili ka publikun e tij, por ka disa që me talent dhe vlerë artistike, i kanë shtrirë zotërimet e tyre përtej kufijve të pritshmërive, njëri ndër ta është Pëllumb Vinca.

Ndoshta ekspertët e fushës do të kenë diçka më shumë të shprehen për këtë këngëtar dhe krijimtarinë e tij. Por unë i përkas atyre dëgjuesve dhe admiruesve, të cilët kanë diçka të thonë, sepse janë rrëmbyer nga karakteristika dalluese dhe origjinale e një vokali dhe e një krijimi artistik. Pëllumb Vinca është padyshim një përfaqësues i spikatur i asaj liste të gjatë emrash, vlerash dhe kontributesh, që e kanë ruajtur dhe pasuruar këtë shprehi unike të komunikimit shpirtëror.

Ai prej kohësh është i pranishëm gazmimeve familjare e skenave të këngës, si një repertor dhe origjinalitet ballafaques vlerash. E kam përcjellë repertorin e këtij këngëtari, fatkeqësisht vetëm nëpërmjet YouTube, gjithsesi nuk e pata të vështirë të dalloja mes gjithë atyre këngëve, mes gjithë atyre xhevahireve, këngën “Jam Malësor”, prezantuar në tetorin e vitit të shkuar. Një klip i arrirë artistikisht. Një ballafaqim konkurrues, që shpërfaqet i vlershëm në të gjithë komponentët e saj, ku përveç komunikimit ajo shquan për një kurim të admirueshëm të të gjithë elementeve që e përfaqësojnë në tërësinë e vet këtë betejë arritjeje. Kjo këngë është një epos i Malësisë, një shpalim i shpirtshëm i krejt asaj treve të pushkës dhe penës, i asaj bukurie të ashpër që shtrihet në rrafshina të rreshpëta, e flakëron shkrepave ku malet puthin qiellin. Gjithashtu ky klip është edhe një guidë turistike që do të sfidonte çdo nisëm të mëhershme edhe të atyre institucioneve shtetërore, që dedikohen posaçërisht malësisë dhe trevave të Veriut, kaq të pasura me histori dhe bukuri, me mite dhe legjenda, me vlera dhe begati natyrore dhe njerëzore. Dhe merita kryesore për këtë i shkon këngëtarit dhe autorit të tekstit, Pëllumb Vinca.

Pëllumb Vinca është padyshim një nga zërat më origjinal të një tradite të pasur verash, që kanë ardhur për të lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Ai spikat mes dhjetëra e dhjetëra krijuesish dhe interpretuesish, si një personalitet unik artistik, si një identitet krijues dhe kumtues i pagjasshëm dhe i vlershëm.

Muzika në përgjithësi e kënga popullore në veçanti është shndërruar në një element jetik tashmë. Nuk ka event të çfarëdo përmasave, ku kënga, muzika, vallja, virtuozët e malësisë, të mos jenë aty për ndezur zjarrin e shpirtit, për t’i dhënë përmasa të përjetimit gazmues, atyre tubimeve ku marrim pjesë me mendje e me zemër, dhe ai që i jep zë të zemrës së tij këtyre dëshirimeve të flakura pasioni është Pëllumb Vinca.

Kënga malësore është e pasur, ardhja për të kërkuar një vend në panteon, është një kurajo dhe përgjegjësi artistike, të cilën Pëllumb Vinca e ka zënë më besim dhe meritë.

Albert Vataj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.