Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Gusht

1. Melankolia! @Mbyllur!

Ulur mbrëmjeve në kafene,
Vrik vjen gota mbi tavolinë,
Vjen kamarieri më përshëndet,
Me të përhershmen, "të bëfte mire"!

Në kafene ka plot si unë,
Ashtu siç ka kudo ne botë,
Njerëz të cilët kanë vuajtur shumë,
Që ngushëllimin e gjejnë në gote!

Fillon kështu avaz i vjetër,
Ku "murmuris" për vuajtje t'mija,
E porosis edhe një gotë tjetër,
Më pijen më vjen dhe Melankolia.

Melankoli, o "mik" i vjetër,
Ti shpesh me mua vjen të "bisedosh",
Me "qeras" dhe me një gote tjetër,
Që dhimbjet e mija të mi pakesosh!

Sa shume gota që "rrëkëllisëm",
Sa shume bashkë ne "biseduam",
Ngrihu me the, dhe ti u "ngrite",
Se dhe për sonte ne mbaruam!

Të pres të nesërmen të vish -me the,
Ne, si ngahera të "bisedojmë",
Do të "qeras" me një shishe të tërë,
"Miqësine" qe kemi do ta vazhdojme...



2. Për Dashurinë @Dea

Dashurohem thuajse çdo ditë , lehtë,
me një lule që mbijeton në shkretëtirë,
dashurohem me një flutur a një bletë,
dhe me bukuritë e vendit tonë të mirë.

Dashurohem me një fushë ,liqen a një gurrë,
ku pafajësia në çdo skaj mbizotëron ,
adhuroj kur flitet bukur por nuk "afrohem" kurrë,
Nesë shoh lumturi tek njerëz që dashurojnë.

Nuk mundem mes dy te dashuruarve të futem,
t'i ndaja a ti mërzisja kot ..pa asnjë shkak,
për Dashurinë e pastër gjithmone do të lutem ,
se me Dashuri u rrita e Dashuri mban i imi gjak.


3. Ambjenti i iluzionit @djali

Sa bukur esht kur lindim kemi thiesht emrin ton
Por me vonë emertohemi ndryshe marim nji profesion dhe nuk na therrasim gjithmonë ne emer
Ndryshojme pershtetemi me ambjentin
Nga nji njeri i paster futesh ne ambjentin toksik te politikes dhe ndryshon sa vetem vetes i thua te verteten te tjeret i genjen
Futesh ne ambjentin toksik te vipave shqiptar prej botoksi
Ndryshoj sa zemendeson vlerat shpirtërore me ato materiale.
Rrethohesh nga i nji ambjenti ku me para vlerohese nga aftesia por ambjenti dhryshoj dhe vleresohesh nga pasuria.
Ne kte ambjent toksik dhe dashurija ndryshoj si koncept dashuria nuk esht dicka qe fitohet me por ktu blihet .
Ambjenti i papar ku nuk vlerësohen kur je ndryshe por ku je njisoj.
Nuk e dij sa sozi ne bot ka kardashiani por me siguri nji shtet te ter qe duhet te quhet shteti kardashineve.
Por edhe pse ky ambjet esht si rer thithese ku do te mari me vete un do qendroj gjithmon lart ksaj rere me gjith fuqin time.



4. Era.. @The_Joker

Dielli duket se perendoi sebashku me deshiren.
Hija e saj e rende pershkon ngadal erresiren.
Te shkuaren e larget shetit rrotull meje era.
Gjithcka eshte rrezuar ne toke, tamam si sende te pavlera..

Mund te heshtesh pasi ndienja te ngurron.
Por sa keq veshtrimi jot pa e kuptuar te tradhton.
S'mund ta perballosh dot aspak te verteten.
Dobesia jote ngjason me nje gjeagjez per jeten..

Tani mund te degjoj vec fershellimat therese te eres..
Gjithcka me ngjason me nje dimer ne mes te pranveres.
Cdo pjese e se gjalles u mbulua krejt nga acari.
Cdo pjese e ati kapitulli u dogj nen hijen e nje zjarri..

Vetmia nis te ndjek eren.. e me te sebashku te udhetoj..
Ndoshta ende sjam gati lamtumiren ta dhuroj..
Vazhdoj t ngushellohem ndoshta ne nje vegim.
Smund ti besoj askujt vecse heshtjes se fatit tim.

Mbase do jete me mire te largohem nen hijen e eres..
Pasi e ndiej veten si efekti i alkolit te veres.



5. Nëse @Luledielli

Nëse fjalët të mungojnë
Edhe heshtja zë vend tek ti.
Lëre zemrën të fluturojë
E më duaj përsëri.

Nëse malli të pushton
Edhe lot të lëshojnë sytë
Dije se një zemër që dashuron
Vështirë se do për herë të dytë.

Nëse ndjenjat ty të zgjohen
Dhe serisht ti ndjen për mua.
Lëri zënkat të harrohen
E më thuaj ti "të dua".


6. Dikur… @Peperina

ishim bashkë Edhe dielli xhelozonte , hëna humbiste shkëlqimin , yjet formonin zemrën në formen simbol per ne. Cdo gje e jona ishte Nje dhe nuk ndaleshim para asgjeje dhe askujt . Ishim aq te fort sa sprovat qe kaluam nuk i ndjenim fare . Kishim mirekuptim, besim e shume dashuri. Dashuri …..madje ishte shume pak para asaj ndjenje te fort qe pretendonim qe perjetonim. Zhdukeshim me ore te tera larg cdo gjeje per te pare qoft edhe njehere te vetme buzeqeshjen e njeri tjetrit. Ishte ndjenje aq e bukur sikur ishte hère e pare qe dashuronim . Cdo kenge na kujtonte njeri tjetrin , cdo thenie cdo varg, cdo lot , cdo buzeqeshje, cdo lule , cdo rreze dielli , cdo pik shiu ..deri ne momentin qe u zhduk cdo gje si me magji . Ashtu si erdhi. E ti ju bashkove asaj periudhe qe mund ta quaj nje ish-ndjenje e bukur . Po Po dashuri . faleminderit qe ishe pjese e jetes time sado perkohesisht . Pavaresisht se cfare ti mendove e thé Te uroj perjetesisht lumturi.


7. Femijeria. @Rrelse

I mbylla sytë në prehrin e saj dhe mirazhet më çuan pas në kohë..
Ajo vegjëli e imja që nuk lashë dy gur bashkë, pula e gjela pa i ndjekur, rrugicë kalldrëmi pa shkelur, konkurs pa fituar...
dhe gjunjë që kurrë su shëruan nga rrëzimet e lojërave të njëpasnjëshme...
Ndiqja ato xixëllonjat mbrëmjeve dhe mburresha nga akti heroik që isha e vetmja që arrija të mbushja grushtat me to, vishja këpucët e vëllait dhe ja fusja vrapit për ta bërë nervoz..

Koha kur futesha në dhomën e ndaluar të ushqimeve dhe s'lija gjë pa pickuar e provuar...fëmijëri naive, e padjallëzuar, e pa informuar, ama me plot gojën e lumtur..
Isha një fëmijë që u rrita mes qytetit dhe fshatit, një botë " haidi" dhe "lize"..
një fëmijë sa trazovaçe dhe e ndjeshme..
e para në mesime dhe po ashu shkëlqeja
dhe në budallallëqe ...
Më shkonin 7 palë djersë për te zgjidhur ushtrimet në detyra apo edhe emërimin e rasave..e madje ja hidhja sytë maçokut dhe thoja me vete: lum si ti që nuk je në shkollë..
Më ngulte mami me forcë në atë divanin afër derës e më jepte gjilpërën dhe penjtë., urdhëro qëndis, më ish bërë si ringtone telefoni kjo frazë, e nëse lulja nuk dilte njësoj siç ajo e kish vizatuar, mund të përfundoja e qurravitur nga lotët me flokët që mi jepte në dorë..
Orë të tëra për të mbledhur në shpatin e një mali një lloj barishteje që gjyshërit e përdornin si mjekim për ca sëmundje, e kur vinte viti i ri i shumëpritur, nuk kish gjë që nuk lëviste për ta pastruar dhe si (make up)kisha miellin, se po bëhej bakllavë, e kërciste arra, shërbeti e gjithë farefisi me okllahitë e tepsitë a thua se po shkonin botalion me hunjtë në krahë...
Pyetjet që më kanë shoqëruar për vite : Se kush jam unë? Si erdha unë?
Cili është misioni im? etj, më është dashur ti marr përgjigjet tepër vonë e kjo falë doktor gugëllit..
Ah ajo kukulla ime më e bukura prej lecke me të cilën shisja karshillëk në shoqe qëndron akoma në 'sundukun' e ëndrrave...
Imazhet e fëmijërisë nuk kishin të sosur, dora e nënës më prek në hundë dhe thotë: çohu xixëllonje erdhi ora për të ikur...
E teksa e përcillja për në aeroport , asnjëra nuk e merrte guximin të fliste, lotët i shkonin rrëke e qante me ngashërim pa zë, dhe unë qaja me të njëjtën forcë, por nuk bija në sy..
më duhej të bëja aktoren dhe merrja shumë role brënda minutave..
Ditë të nxehta gushti...shkel mbi gjethe të rëna në tokë dhe panorama me të cilën eci, i ngjan një vjeshte të parakohshme.....teksa këmbët bëjnë kërrc kërrc mbi gjethe, kështu bën dhe shpirti im i "shkelur" nga dhimbja...
Po ecim unë dhe ajo, në tokë të ndryshme dhe pse të mbuluara nga i njëjti qiell..
Në mes mijëra copave që isha shpërbërë, sttttt dëgjoj zërin e komshies, ktheva kokën dhe më tha: ma jep pak nr e pizerisë të marr ndonjë gjë se nuk shkon djali( po luan freefire)..
fëmijë dembelë, rrisin ( tomin) në telefon dhe shkallët e pallatit janë plot me fëmijë që lozin virtualisht...

Ah moj fëmijëria ime...sa e mbrojtur dhe e lumtur isha njëkohësisht , e nëse atëherë më duhej të
" luftoja " me gjela e
pula, sot më duhet të luftoj me
"kaposhë"...
 
Last edited:
Po fitova une..
Krejt votusit kane poezi ne dm.
?
Votoni pa hile..
 
1shi shumë i bukur por smë pëlqen tek mënyra ku ngushëllohet..
Çdo njeri nga ne ka forcë të ecë para e jo të kapet pas gjërave që bëjnë dëm....


2shi e lezetshme, e qartë, e paster në atë çka shpreh autori..

3shi po të ishin të vendosur shenjat e pikësimit do ish më e qartë dhe korrekte..
Sjam fanse e gabimeve ortografike..
Nuk ështe ideja hajt te shkruaj diçka..
Pikat, presjet, thonjëzat etj, do i jepnin intonacion.

4tra e bukur në mënyrën e kronologjisë së idesë, shpreh shumë dhimbje..
Thonë se fjalët i merr era por uroj ta largojë dhimbjen në këtë rast..

5sa sikur e kisha lexuar diku, bëra kërkime në gugëll...është kaq e paster dhe e bukur..

6shta , si gjithmonë, gjërat e bukura marrin fund..shumë shkrim i thjeshtë..por se di ça nuk shkon..

7ta..secili ka fëmijëri e kujtime të ndryshme....

Uroj të krijoni dhe pasuroni sa më shumë repertorin tuaj..
Suksese dhe fitoftë më i miri.
Votova 4:)
 
Shume te bukura te gjitha krijimet:)
Ju lumshin dockat
 
Tani e gjej veten tek "Dikur", suksese te gjitheve.
 
Era:
E dua eren, kur vapa ti fut thonjte ne shpirt, e ndjen se nuk ka gje me te bukur, nga diçka qe nuk e sheh, por e ndjen?
Piktura: ishte e V
Natyra eshte pjalmi i shikimit, aty kur mendon se je vetem, natyra te flet me gjuhen e saj, duke te hyre aroma neper damare trazuar me gjakun, porsi dy shikime rastesisht❤️

Suksese autoreve?
 
Era:
E dua eren, kur vapa ti fut thonjte ne shpirt, e ndjen se nuk ka gje me te bukur, nga diçka qe nuk e sheh, por e ndjen?
Piktura: ishte e V
Natyra eshte pjalmi i shikimit, aty kur mendon se je vetem, natyra te flet me gjuhen e saj, duke te hyre aroma neper damare trazuar me gjakun, porsi dy shikime rastesisht❤️

Suksese autoreve?

Cdo te thote :
1- vapa ti fut thonjt ne shpirt,
2- natyra eshte pjalmi i shikimit,
 
Zdi pse me duket humbje kohe kjo teme.
Dhe madje humba kohe e qe komentova.
Tashi e zgjata dhe humba prap me shum
 
Metafore do te thote?
Si do te thote metafore, nuk pyeta se cfare figurash letrare jane, pyeta se ne cfare kuptimi jane perdorur, pra cfare simbolike dhe nenkuptimi mund te kene keto shprehje.
 
Cdo te thote :
1- vapa ti fut thonjt ne shpirt,
2- natyra eshte pjalmi i shikimit,
Vapa ti fut thonjte ne shpirt dmth qe eshte aq vape sa" edhe fryma djeg"
Pjalmi shikimit jane lotet, eshte "kur del ne natyre dhe pylli kundermon arome lulesh te shumellojshme, me jodin e detit perballe" edhe syte lotojne... Kaq!
 
Vapa ti fut thonjte ne shpirt dmth qe eshte aq vape sa" edhe fryma djeg"
Pjalmi shikimit jane lotet, eshte "kur del ne natyre dhe pylli kundermon arome lulesh te shumellojshme, me jodin e detit perballe" edhe syte lotojne... Kaq!
Shprehje te nje niveli te lart sentimental, nuk do ti kuptoja kurre, jam shume materialist per ta perthithur kete nektar, per me teper ne mes te nje shkretetire te tejskajshme virtuale.


Faleminderit dhe me fal, se te lodha...
?
 
Shprehje te nje niveli te lart sentimental, nuk do ti kuptoja kurre, jam shume materialist per ta perthithur kete nektar, per me teper ne mes te nje shkretetire te tejskajshme virtuale.


Faleminderit dhe me fal, se te lodha...
?
Cdo shkretetire ka oaz besoj une? te pershendes!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.