Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Janar

1. Fëmijëria

Femija i lenduar me nxitim po kalon
Mes baltes dhe lluces kembe zbathur vrapon
Syte i ka me lot dhe dhimbje plot
Do te bertasi por asnje fjal
Nuk nxjer dot ...

Deshperimi dhe frika shume e mundon
Kerkon ndihme nga nje i panjohur
Por dhe ai doren ja leshon

Mes rrugeve duke qare pikellimi e mbyti
Lutet i deshperuar ankthi te mbaroj
Dhe kjo stuhi e fuqishme te ndaloj
Babai i dehur nenen nga krahet mos tja largoj

Dhe keshtu cdo dite perjetohej kjo frike
Femija i trishtuar mes dhunes u rrit
Pran dritares femija gjithmon qendronte
Me lot ne sy femijet e tjer qe loznin xhelozonte.




2. Me fal...!

Me fal qe te kam dashur pa te njohur e pa te prekur!

Me fal qe cdo moment te kerkova vemendje !

Me fal qe pa dashje tu bera e rendesishme!

Me fal qe cdo dite qe hapja syte te dedikoja mendimin tim te pare dhe te shkruaja nje MIRMENGJES! Por me beso.. ne ate fjale kishte nje lum mendimesh dhe plot ndjenje!

Me fal qe nuk bera dot asgje per te mos te te humbur'

Me fal qe sa her degjoj tingujt e muzikes qe shijuam ate nate duke pare njeri tjetrin ne sy me mbushet zemra mall!

Te me falesh qe asnje naten nuk fjeta pa te perkedhelur ty ne mendimet e mia!

Me fal qe dhe tani me mendime jam gjate gjithe kohes duke folur me ty ,duke qeshur me ty ,duke te perqafuar ty me gjithe fuqine shpirtit!

Ndjese i dashur qe hyra aq thelle ne skutat e shpirtit tend, e spo dal dot qe andej!

Te lutem.. te me falesh qe te dhashe shpirt nga shpirti im!



3. Mos u dorëzo

Do ketë dhe momente
Që ngjajnë si errësira
Ku për te ecur përpara
Do të mungojë dëshira

Do ketë dhe momente
Ku ti do mendosh
Që dhe të cohesh nga shtrati
Të bën të lotosh

Do ketë dhe momente
Ku fare s'do kujtosh
C'ndjesi është të qash
Të qeshësh dhe jetosh

Do ketë dhe momente
Ku dot nuk i përtyp
Kur lodhja rëndon qepallat
Dhe kockat fort t'i shtyp

Por mos e harro kurrë
Dhe kur fati s'të kujton
Se ajo që ndjejmë
Nuk zgjat përgjithmonë

Se dikur dikush
Këto ka përjetuar
Ndjeu të njëjtat gjëra
Por ka mbijetuar

Njëlloj si dhe me gjethet
Që vjeshta fort i shkund
S'do të thotë se gabove
Dhe gjithcka mori fund

Kurrë mos u dorëzo
Edhe kur te biesh
Mendo dhe mblidh forcat
Më e fortë të ngrihesh

Kur te ndodhin ty këto
Kujto ti gjithçka që ke
Gjithçka që për ty ka vlerë
Beso në atë çfarë je

Mendo thjesht një film të ri
Një mik që të fton të dalësh
Një libër plot optimizëm
Një mendim që thotë mos ndalësh

Mos harro ti asnjëhere
Sepse herët apo vonë
Mbi gjithçka bie sipari
Dhe një ditë gjithçka mbaron

Por sipari le të bjerë
Mbi miqësitë e mbaruara
Mbi trishtimin që shtrëngon shpirtin
Përmbi dashuritë e shkuara

Mbi gjithçka që rëndon zemrën
Mbi të kqijat që te thanë
Mbi gabimet dhe pendesën
Mbi keqardhjen që të lanë

Lëre siparin të bjerë
Mbi gjithçka që të lëndon
Asnjëherë mos rëntë tek ty
Sepse ti se meriton

Se sa një sipar i mbyllur
Më tepër meriton ti
Më shumë se një shfaqje dhimbsur
Që përfundon në tragjedi

Ti vërtet meriton shumë
Se me buzëqeshje durove
Do vij një ditë që të jesh
E lumtur që su dorëzove

Dhe një ditë kur të zgjohesh
Do jesh femër e patundur
Ngrihu ti nga shtrati jot
Dhe kur duket e pamundur

Sepse ti je qënie fortë
Por dhe e brishtë si flutur
Dhe kur dëshiron të qash
Vlerëso ti cdo gje të bukur

Buzëqesh ku do të jesh
Dhe kur ndjen që se bën dot
Dhe kur qan, sërish buzëqesh
Le të thonë po qesh me lot

Fundja jeta është e bukur
Jetoje pa u brengosur
E meriton ti plotësisht
Se je qënie e përsosur



4. Do me doje?

Do me doje akoma
Do me doje nëse do isha i varfër
A do ishim njisoj nëqoftëse nuk do të bleja rroba dhe varëse.
Do me doje nëse nuk do të blija asnji dhurat.
A do me doje dhe tej përafrojë dit dhe nat.
Do me doje nëqoftëse nuk do të blija as koklejl as sushi japonez.
A do me shikoje siç me shikon sot apo duhet të isha borgjez.
Po sikur mos te vinim as ne fole as chinco kavali
A do isha përsëri për ty ky djali
A do me doje përsëri siç me do tani
Po mos të isha i varfër por ne zemer te isha i njejti njeri
Po mos të kisha ca të ofroja përvec dashuria time
A do me qëndrojë pranë të në kohë të kqija dhe gëzime.
Shiko në syt e mij me thuaj me pasterti qe leku nuk e ble dot dashurin
Me thuaj që është njëri me karakter qe vlen dhe jo ai me pasurin
Vlerat materiale nuk i plotësojnë boshllëqet në shpirt
Por me e lumtur do jesh po te duash karakterin e njeriu që zgjedh në jetë dhe jo të xhelozosh cfar kanë të tjetër


5. Ylli im

Dikur shihnim qiellin bashke tani të shoh si yllin më të bukur ….

A duhet të jem xheloze për hënën që të mban në gjirin e saj ? Normalë kam qën unë e priviligjuara….

A duhet të mendoj që tashmë më ke lën të vetmuar?
Nuk jam xheloze ……thjeshtë mendimet e mia dua ti pushtosh vetëm ti!
Urime o engjëlli i përjetshëm i shpirtit tim.

Ti sot feston përvjetorin pa mua….

Ama që të dy e dim se në çdo lloj bote jemi të pandarë me njeri tjetrin . Ne kemi qën e do mbetemi një.

Festo e buzëqesh edhe për mua
Shkëlqe si gjithëmone o yllli im i bukur.

E di ?…… gjithmonë më pyesin Pse i adhuron yjet ?
Pse nuk fle kurrë pa shkëlqimin e tyre ?
Asnje se di që i
Sepse aty je ti ….edhe unë nuk fle pa puthjen tënde .

O admirimi im i përjetshëm ylli im plot shkëlqim.

Kam shume mall për ty ylli im …..
 
Last edited:
Nuk i kam lexuar akoma po do i lexoj sapo te jem ne shpi . Urime pjesemarresve dhe mos shperndani me dhurata se titulli shijon me shume kur fitohet jo blehet. ?
Faleminderit @Hera per durimin dhe kontributin.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.