Mirë se vini në forum vizitor,

Për të hyrë në përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, duhet të regjistroheni ose të identifikoheni në forum. Anëtarësimi në forum është plotësisht falas.

Rrespektoni Masat e Covid-19 😷

Nga tregu te transporti publik, nga qendra tregtare te vendi i punës, qëllimi i tij është të zvogëlojë rrezikun e koronavirusit për të gjithë ne në të gjitha fushat ku jemi bashkë. Maska 😷 largësia ↔️ pastrimi 🧼 le t'i kushtojmë vëmendje.

Keni probleme me anëtarësimin?

Për shkak të ndryshimit të strukturës së forumit, janë vendosur disa kufizime, nëse nuk mund të shkruani një mesazh dhe të hapni një temë, hyni në lidhjen në titull dhe hapni temën tuaj.

Bëhu pjes e Chatit 📱

Netedy.com një vend argëtimi dhe i sigurt njohjesh online. Bisedoni, takohuni dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjatë. Të dhënat tuaja personale janë gjithmonë të mbrojtura. Siguria e përdureseve tanë është përparësia jonë kryesore.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Maj

Hera

NeTeDy.com 💞
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Oct 30, 2020
Mesazhe
34,416
Ne rradhe te parë ndjese qe u vonova ......dhe flm per krijimet qe me sillni

Krijimet janë këto :


1. Natë e gjatë... @Rrelse


Nata ështe e gjatë, për ëndrrat, pritjet, vuajtjet, ankthet..
Duket sikur nuk ka të nesërme, një agoni deri në pafundësi....
Thonë që ditët janë të ndryshme dhe nata është NJË, e vetme, por kjo natë qenka pa hënë dhe yje, më sterr se vetë nata..
Dita sikur më jep energji, mëndjen e kam të zënë, orët, nuk më mjafton për asgjë , ama kur bie nata, të gjitha hallet e botës më peshojnë në supe...
Marrin formë, jetë, zgjohen në kokën time mijëra pse-të, silueta, ëndrra, sikur hedhin valle mbi mëndjen time, bëjnë sehir e më pas ikin në mëngjes për tu kthyer në mbrëmje, në folezën e tyre " mëndje".
Vijnë pa ftuar, si ky shiu i muajit prill, aty ka diell e shpresë, e më pas breshër, ku përmbys çdo gjë.
Nuk e di pse nuk u jap dot zgjidhje, nuk e si do jetë fati im, e ardhmja ime, e nesërmja ime..
Dilemat më mbysin, pyetjet po ashu, kam ngecur peng i kësaj nate, e vetmja gjë që ndriçon janë sytë e veshur me lot.
Ka njerëz që mezi presin natën, e të tjerë mëngjesin , unë se di ku gjendem, të fshihem ditën apo të vrapoj natën..
Shpeshherë më duket si një lojë kukafshehthi , kur ikin pse-të i ndjek unë e kur iki unë më ndjekin ato..
Nuk qenkan as yjet për dreq , të manipulonin qënen time sonte, të paktën do vezullonte gjysma ime e errët,
nuk po i kaloj dot shtigjet e kësaj nate për të prekur me dorë agimin...
pritjet janë bërë shoku im i pandashëm,
vetmia ka lotë që bien heshtur dhe thahen vet...
Natëdhembje, fjalëdhembje, zemërvrarë... shpresëpak...
Ç’akordim, ç’organizim, shkalafitje... indinjatë paska kjo natë!


2. Fjalët e Nënës. @No_Sens

Kur jeta ne të na largojë
Kur unë të mos jem më aty
Fjalët e mia përherë kujtoi
Se të kam pasur dritë në sy

Nëse të pëlqen ty një këmishë
Ta veshësh me shumë kënaqësi
Dhe nëse do një fund të bukur
Vishe dhe mendjen mos e vri

Nëse do t'i presësh flokët
Priti ashtu si të pëlqen
Dhe tualetin bija ime
Bëje sa herë që ti e ndjen

Nëse të pëlqen një këngë dëgjoje
Mjafton që në shpirt ti ta ndjesh
Dhe nëse ritmi të rrëmben
Atëherë kërceje dhe buzëqesh

Do të përballesh me shumë njerëz
Me mashtrimin dhe të vërtetën
Mos lejo askënd të thojë
Se si duhet ta jetosh jetën

Dua të jap veç tri gjëra
Se amanetet kurrë nuk treten
E para është aftësia
Të duash edhe vlerësosh veten

Së dyti dua të jap forcën
Që ëndrrat e tua të jetosh
Sa herë ta ndjesh ti brenda vetes
Me buzëqeshje të më kujtosh

Së treti dua të të jap
Aftësinë që të kuptosh
Se duhet veç miratimi jot
Që të jesh e lumtur dhe jetosh

Nuk dua fare të më ngjash
Dhe as të jetosh jetën time
Se ti je shumë herë më shumë
Se shtojca dhe vazhdimësia ime

Je unike dhe e mrekullueshme
Nuk do jesh çfarë unë nuk doja
As nuk do të shtyj drejt shtigjeve
Që unë nuk munda t'i përshkoja

Me veten kurrë mos ki komplekse
Se gjithmonë do jesh e bukur
Ji gjithçka që do të jesh
Për sa kohë ti je e lumtur

Shit iluzione dhe bli re
Mos beso çdo fjalë të bukur
Ndiq jetën dhe jo të tjerët
Bëj gjithçka që të bën të lumtur

Të jesh det, por kurrë spirancë
Jetën tënde vetë drejtoje
Të jesh det, por kurrë stuhi
Siç do ti, jetën shijoje


3. S'ka gjë @anonim

Flasim , dhe nën vete “bluaj”
Mat një anë e prit një tjetër ,
Nuk më bëhesh dot e huaj
Sado që ti … ke dhe tjetër !

Flasim , ndërkohë rri mendoj
Duhemi a s’duhemi vallë ?
Dashuri nga ti kërkoj …
Si kjo jona, lidhje e rrallë !

Të të kem , dhe të të ketë … !
Të jem aty , kur ai të mos jetë .
Bëhet , s’bëhet prapë të dua !
Nga mendja s’më shqitesh mua !



4. Në këtë rrugë i vetmuar. @djali

Kjo rrugë që kam zgjidhur është e vështir se jam vetëm.
Nuk kam gjetur njeri që e ka ndjekur këtë rrugë.
Nuk po gjej udhëtar që kërkojnë arsyen dhe njerëz real që të shtyj rrugën.
Duket që shumë njerëz i ka marr rryma.
Rryma e lakmis kjo rrume që i dola kundra por që ngela vetem.
Kërkoj çdo ditë një udhëtar që nuk hoqi dorë nga vetja dhe se ndoqi trendin.
Ky trend i shëmtuar ku me shume cilësi kanë materialet se sa njerëzit.
Ku një vajz jep gjithçka për të marr iphonin e kohës edhe kur del nga trendi e hedh poshtë ashtu si hodhi gjith nderin e saj.
Ku ka vlerë diçka materiale kur nuk ka as ndjenja as shpirt por njerëzit sot janë kthyer në materiale dhe vetë.
Do doja të njihja një vajzë që i pëlqen të udhëtoj në monumenten botërore.
Jo një vajz që do të shetisi me një porsh në per lagje ku do që të japi mendime fallco në njerëz që as nuk i pëlqen pik se pari.
Do doja të kisha një shok që të kishim vizionin për tu per te zotët e vetes.
Dhe jo mbretërit e rrugës.
Shumë mbretër kto kohë shumë kurora prej kallcuku.
Sot si mbret po e bën ai që është futur në hasmëri me gjysmën e njerëzve që njeh dhe është ber motiv nga adoleshentët që realisht po jetojnë në nje virtualitet.
Shumë i hidhëruar në kte rruge e vetmja gjë që më qetëson është momenti kur djeg cigaren dhe shuaj mendimet.
Por mbase i hidhëruar por jam krenar dhe heci me kokën lart se nuk ndryshova.
Nuk u infektova në kte realitet jo real.
Qëndrova vetvetja edhe për kte falënderoj veten. Mbase në jetë jan të pakta gjërat që kan kuptim por unë nuk dorëzohem do qëndroj duke hecur per ti gjetur . Me vjen keq qe jam vetëm por skam ca të bej qe sheq dot dorë nga origjinaliteti.


5. Njeri zemre. @Hera

E di si është, të flesh ndër vite,
aq sa shekull të të duket dekada,
me një ëndërr, që edhe ti
i jep përqindje të ulta realiteti?
Të jetë vjeshtë,
e juga të të lëkundë midis vjelies dhe rënies,
si pika shiu në të etjes buzë
dhe një tjetër forcë
të lëvizë renë, pak më tutje?
Të mos jesh lodhur
së vrapuari në pagjumësi,
me triumf të vetëm shpresën,
e mëngjesi, të ketë të njëjtën shije?
Të mos mundesh dot
të ndalësh merakun,
dhe pse ti je e pupult e të mban lart çdo rrymë?
Të kesh mall e një mal mendime,
që të rëndojnë majtas, mbi brinjë?
E të dua dhe më shumë,
duke të thirrur:"Njeri zemre!"
"Dashuria, është dhimbja e lëndimit
të rrëzimit të një ëngjëlli"- pata dëgjuar,
dhe krahëhapur qëndroj, në një pritje pa fund.
Të kem nevojë,
të kesh të njëjtën dëshirë edhe ti?
As këtë ndoshta, s'e di...
 
Last edited:

Mignonne

STAFF
N2t Mod
Regjistruar më
Aug 8, 2020
Mesazhe
28,757
Urime per krijimet tuaja jan shume te bukura.
Une votova FJALET E NENES 🤗
 

Fiore

Ikur larg.....
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Aug 26, 2017
Mesazhe
39,119
Shume te bukura!
Ju lumte menja e dora:)
 
  • Haha
Reactions: ABC

Apache

........
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Jun 19, 2018
Mesazhe
10,127
Te bukura.... une votova " S'ka gje" sepse mu duk fiks nje pershkrim per forumin 🤣
 

Juno

Kontributor/e
Regjistruar më
Jul 25, 2017
Mesazhe
31,502
E shkunda voten.
 

The_Joker

You've got the devil in your eyes ...
Kontributor/e
Regjistruar më
Jan 4, 2021
Mesazhe
38,172
Une votoj nje nate e gjate sepse gjej veten time aty
 

The_Joker

You've got the devil in your eyes ...
Kontributor/e
Regjistruar më
Jan 4, 2021
Mesazhe
38,172
Jemi fansa te 3.

Ti,une dhe profesori.
Se di kush e ka shkruar po njerezit shpesh shkojne atje ku ndiejne veten ..
Ndoshta shkrimet e tjera mund te jene e me te bukur.. thjesht per momentin aty ndjeva veten e votova🤷🏿
 

Nikoleta

MOS LEJO LOTET,TE PREKIN ZEMREN!
Nt2 PRINCESS
Regjistruar më
Jun 13, 2021
Mesazhe
7,856
Ne rradhe te parë ndjese qe u vonova ......dhe flm per krijimet qe me sillni

Krijimet janë këto :


1. Natë e gjatë...


Nata ështe e gjatë, për ëndrrat, pritjet, vuajtjet, ankthet..
Duket sikur nuk ka të nesërme, një agoni deri në pafundësi....
Thonë që ditët janë të ndryshme dhe nata është NJË, e vetme, por kjo natë qenka pa hënë dhe yje, më sterr se vetë nata..
Dita sikur më jep energji, mëndjen e kam të zënë, orët, nuk më mjafton për asgjë , ama kur bie nata, të gjitha hallet e botës më peshojnë në supe...
Marrin formë, jetë, zgjohen në kokën time mijëra pse-të, silueta, ëndrra, sikur hedhin valle mbi mëndjen time, bëjnë sehir e më pas ikin në mëngjes për tu kthyer në mbrëmje, në folezën e tyre " mëndje".
Vijnë pa ftuar, si ky shiu i muajit prill, aty ka diell e shpresë, e më pas breshër, ku përmbys çdo gjë.
Nuk e di pse nuk u jap dot zgjidhje, nuk e si do jetë fati im, e ardhmja ime, e nesërmja ime..
Dilemat më mbysin, pyetjet po ashu, kam ngecur peng i kësaj nate, e vetmja gjë që ndriçon janë sytë e veshur me lot.
Ka njerëz që mezi presin natën, e të tjerë mëngjesin , unë se di ku gjendem, të fshihem ditën apo të vrapoj natën..
Shpeshherë më duket si një lojë kukafshehthi , kur ikin pse-të i ndjek unë e kur iki unë më ndjekin ato..
Nuk qenkan as yjet për dreq , të manipulonin qënen time sonte, të paktën do vezullonte gjysma ime e errët,
nuk po i kaloj dot shtigjet e kësaj nate për të prekur me dorë agimin...
pritjet janë bërë shoku im i pandashëm,
vetmia ka lotë që bien heshtur dhe thahen vet...
Natëdhembje, fjalëdhembje, zemërvrarë... shpresëpak...
Ç’akordim, ç’organizim, shkalafitje... indinjatë paska kjo natë!


2. Fjalët e Nënës

Kur jeta ne të na largojë
Kur unë të mos jem më aty
Fjalët e mia përherë kujtoi
Se të kam pasur dritë në sy

Nëse të pëlqen ty një këmishë
Ta veshësh me shumë kënaqësi
Dhe nëse do një fund të bukur
Vishe dhe mendjen mos e vri

Nëse do t'i presësh flokët
Priti ashtu si të pëlqen
Dhe tualetin bija ime
Bëje sa herë që ti e ndjen

Nëse të pëlqen një këngë dëgjoje
Mjafton që në shpirt ti ta ndjesh
Dhe nëse ritmi të rrëmben
Atëherë kërceje dhe buzëqesh

Do të përballesh me shumë njerëz
Me mashtrimin dhe të vërtetën
Mos lejo askënd të thojë
Se si duhet ta jetosh jetën

Dua të jap veç tri gjëra
Se amanetet kurrë nuk treten
E para është aftësia
Të duash edhe vlerësosh veten

Së dyti dua të jap forcën
Që ëndrrat e tua të jetosh
Sa herë ta ndjesh ti brenda vetes
Me buzëqeshje të më kujtosh

Së treti dua të të jap
Aftësinë që të kuptosh
Se duhet veç miratimi jot
Që të jesh e lumtur dhe jetosh

Nuk dua fare të më ngjash
Dhe as të jetosh jetën time
Se ti je shumë herë më shumë
Se shtojca dhe vazhdimësia ime

Je unike dhe e mrekullueshme
Nuk do jesh çfarë unë nuk doja
As nuk do të shtyj drejt shtigjeve
Që unë nuk munda t'i përshkoja

Me veten kurrë mos ki komplekse
Se gjithmonë do jesh e bukur
Ji gjithçka që do të jesh
Për sa kohë ti je e lumtur

Shit iluzione dhe bli re
Mos beso çdo fjalë të bukur
Ndiq jetën dhe jo të tjerët
Bëj gjithçka që të bën të lumtur

Të jesh det, por kurrë spirancë
Jetën tënde vetë drejtoje
Të jesh det, por kurrë stuhi
Siç do ti, jetën shijoje


3. S'ka gjë

Flasim , dhe nën vete “bluaj”
Mat një anë e prit një tjetër ,
Nuk më bëhesh dot e huaj
Sado që ti … ke dhe tjetër !

Flasim , ndërkohë rri mendoj
Duhemi a s’duhemi vallë ?
Dashuri nga ti kërkoj …
Si kjo jona, lidhje e rrallë !

Të të kem , dhe të të ketë … !
Të jem aty , kur ai të mos jetë .
Bëhet , s’bëhet prapë të dua !
Nga mendja s’më shqitesh mua !



4. Në këtë rrugë i vetmuar​

Kjo rrugë që kam zgjidhur është e vështir se jam vetëm.
Nuk kam gjetur njeri që e ka ndjekur këtë rrugë.
Nuk po gjej udhëtar që kërkojnë arsyen dhe njerëz real që të shtyj rrugën.
Duket që shumë njerëz i ka marr rryma.
Rryma e lakmis kjo rrume që i dola kundra por që ngela vetem.
Kërkoj çdo ditë një udhëtar që nuk hoqi dorë nga vetja dhe se ndoqi trendin.
Ky trend i shëmtuar ku me shume cilësi kanë materialet se sa njerëzit.
Ku një vajz jep gjithçka për të marr iphonin e kohës edhe kur del nga trendi e hedh poshtë ashtu si hodhi gjith nderin e saj.
Ku ka vlerë diçka materiale kur nuk ka as ndjenja as shpirt por njerëzit sot janë kthyer në materiale dhe vetë.
Do doja të njihja një vajzë që i pëlqen të udhëtoj në monumenten botërore.
Jo një vajz që do të shetisi me një porsh në per lagje ku do që të japi mendime fallco në njerëz që as nuk i pëlqen pik se pari.
Do doja të kisha një shok që të kishim vizionin për tu per te zotët e vetes.
Dhe jo mbretërit e rrugës.
Shumë mbretër kto kohë shumë kurora prej kallcuku.
Sot si mbret po e bën ai që është futur në hasmëri me gjysmën e njerëzve që njeh dhe është ber motiv nga adoleshentët që realisht po jetojnë në nje virtualitet.
Shumë i hidhëruar në kte rruge e vetmja gjë që më qetëson është momenti kur djeg cigaren dhe shuaj mendimet.
Por mbase i hidhëruar por jam krenar dhe heci me kokën lart se nuk ndryshova.
Nuk u infektova në kte realitet jo real.
Qëndrova vetvetja edhe për kte falënderoj veten. Mbase në jetë jan të pakta gjërat që kan kuptim por unë nuk dorëzohem do qëndroj duke hecur per ti gjetur . Me vjen keq qe jam vetëm por skam ca të bej qe sheq dot dorë nga origjinaliteti.


5. Njeri zemre

E di si është, të flesh ndër vite,
aq sa shekull të të duket dekada,
me një ëndërr, që edhe ti
i jep përqindje të ulta realiteti?
Të jetë vjeshtë,
e juga të të lëkundë midis vjelies dhe rënies,
si pika shiu në të etjes buzë
dhe një tjetër forcë
të lëvizë renë, pak më tutje?
Të mos jesh lodhur
së vrapuari në pagjumësi,
me triumf të vetëm shpresën,
e mëngjesi, të ketë të njëjtën shije?
Të mos mundesh dot
të ndalësh merakun,
dhe pse ti je e pupult e të mban lart çdo rrymë?
Të kesh mall e një mal mendime,
që të rëndojnë majtas, mbi brinjë?
E të dua dhe më shumë,
duke të thirrur:"Njeri zemre!"
"Dashuria, është dhimbja e lëndimit
të rrëzimit të një ëngjëlli"- pata dëgjuar,
dhe krahëhapur qëndroj, në një pritje pa fund.
Të kem nevojë,
të kesh të njëjtën dëshirë edhe ti?
As këtë ndoshta, s'e di...
Te gjitha kane vecantin e tyre!

Por me plq me shume 5 njeri zemre!
 

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Regjistrohu

Krijimi i një llogarie në forum është plotësisht falas.

Regjistrohuni tani
Hyr

Nëse keni një llogari, ju lutemi identifikohuni

Hyr