Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per Muajin Nëntor 2021

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Erdhi Ora te nxjerrim krijimet e Muajit Nëntor 2021


1. Femra @Gidion.

"..a ke provuar të puthësh supet e një femre?
t'ja ndjesh mornicat mbi lëkurë t'i kalojnë,
tek tëndin emër thërret, në rrahjet e çdo zemre,
ofshamat mbytur, që thellë shpirtit i jehojnë?

a ke provuar, shpatullat t'ja puthësh,
dhe me aromën e saj, të mbushesh plotë dashuri,
me duart fortë pas vetes ta ndukësh,
të bëhesh njësh me të, gjer' në pafundësi.

a ke parë, ç'yjësi fshihet nën flokët e saj?
kur buzët lehtë fshik në qafën e butë,
i ëmbli belbëzim në vesh, frymën t'ja mbajë,
dhe me buzët që i digjen: puthmë, të të lut.."



2. Hena @The_Joker

Diku ne erresire po arri te shoh pakez drite.
Ajo eshte hena lozonjare qe i ka marre driten diellit.
Dhe ashtu e deshperuar kerkon te kete sadopak merite.
Me endrren se mund ti ndriçoje dhe ajo rrugen qiellit.
Befas per nje cast nisa ta besoj.
Ajo thelle brenda meje diçka me kujton.
Tashme i mbrekulluar nis per nje kohe te gjate ta veshtroj.
Perballe meje shfaqet e gjitha si te ishte nje vizion.
Arri ta kuptoj se eshte padyshim nje rimesherim i diellit.
Dhe ashtu si nje perendim qe sjell fundin ajo ndriçon nje rifillim.
Ne syte e saj pasqyrohet e tere ajo kaltersi e qiellit.
E ndër ate pafundesi aq te madhe duket sikur mbush gjithe zbrazetine.
Nganjehere e urrej largesine kaq shume.
Ajo ndodhet atje larg, ne nje udhe pafund.
Por rrotull meje aromen e saj me sjell era.
E si per dreq imazhin e saj merr hena..
Vazhdoj ta shoh vazhdimish i mbrekulluar.
E qielli duket si faqja e nje abumi me foton e preferuar.


3. Shoqëria e vërtet @djali

Kjo shkon per shoqerine time
Po mendoj per ju o shok
qe u rritëm bashkë.
Kudo shkoj nuk gjej dot si ju
që u rrita.
Gabimet që kemi ber nuk mbarojnë
por nga ato u rritëm.
E mbani mend kur morëm alkool në klas
në fillim pim raki dhe nuk u dalluam, por
se kuptoj pse nxorrëm atë dreq shishe verë
nga canta.
Nuk po them qe bem mir por mes gjitha aty te mirave kemi len plot budalliqe qe ti kujtojm
dhe të qeshim.
Me ka marr malli te dalim dhe te pim qe te gjitha problemet të zhduken njiher e mir.
Shok ky kurbeti na ndau por asnjiher her nuk do tju harrojë.
Ju kam në zemër o shokt e mij.


4. Ti @Liber8

Ti je ajri qe e thithi
Aroma qe e nuhas
Ti je prekja qe e ndjej
Ti je cdo gje qe eshte e vertete


Ti me je me shume se gjithqka
Jeton ne shpirtin tim
Ti je rrahja e zemres sime
Qe rrah me shume se sa qe duhet


Ti je dielli qe shkelqen
Hena qe rrezon
Ti je bari qe rritet
Nje perrua qe rrjedh

Ti je shpirti i brendshem
Syte qe ndriqojne
E vetmja qe e dua
Paqja e mendjes sime

Ti je dhe gjithnone do jesh
Ajo me e mira per mua




5. Ikonë e Vargjeve @No_Sens

Si një pasqyrë ky shpirti im
E kap plot ethe dritën tënde
Dhe castet tona te magjishme
Plot dashuri i ruaj në mëndje

Ikonë e vargjeve të mia
Plotni e shpirtit të paanë
Oh sa shumë të kam pritur
Që ti të shfaqesh në ekran

Edhe ne castin me të zymtë
Mendova, sa duhet të pres?
Kur në heshtje ti po sheh
Të tjerë yje në univers

Me fjalë i grafikova puthjet
Që veten pak ta ngushëlloj
Sa herë që syri jot shkëlqen
Unë lotoj, sërish lotoj

Cdo detaj i frymës tënde
U gdhend me ar në shpirtin tim
S'kam dashur kurrë të të lëndoj
Se të desha pambarim

Përse vallë ti po hesht?
Pse më dhuron vec marrëzi?
Sa më shumë t'i ikësh shpirtit
Aq më shumë të do ai

Edhe kur zërin s'ta dëgjoj
Emri jot më zgjon sërisht
Dhe më thotë se unë të dua
Të dua unë marrëzisht

Brenda vetes të kerkoj
Plot me mall e dashuri
Dhe ja papritur ti më shfaqesh
Si lojë lotuese syve të mi

Unë dua kohën ta përmbys
Që vec njv cast të shfaqesh ti
Të gjej unë fjalët brenda vetes
E t'i thërras në yjësi

Kërkon, kërkon ky shpirti im
Ti nuk përgjigjesh, është e kot
Dhe plagët më bllokojnë frymëmarrjen
Ma mbyllin ditën tek një lot

Por jam përpjekur të harroj
Aq sa gjethet mu bënë pritje
Aq sa loti mu bë lojë
Aq sa zbritja, skish më ngjitje

Ah mëngjeset e dikurshme
Ku në poret e lëkures tënde
Psherëtisja të adhuroj
O fat i artë ku mu gjënde

Ndërsa tani mëngjesi im
Eshtë vec një plagë i ëndrrës sonë
Që më mbush me heshtje plotë
E psherëtimë gri gjithmonë

Në mbrëmje mbushur me mërzi
E shoh Hënën nga ai vënd
Cdo natë se kam aspak të vështirë
Të shoh tek Hëna portretin tënd

Megjithatë po të uroj
U bëfsh dritë yjësish
Se yll i artë i fatit tim
Një dashuri do sjellë serish

Në ndjenjat tona ra dëborë
Le të shpëtojmë nga ky trishtim
Ndaj Lamtumirë vec Lamtumirë
Se mirupashfim ska më kuptim


6. Stoli i Preferuar @Ablla

Në qytetin ku jetojmë, të gjithë kemi gjithmonë një stol të preferuar, një stol me pamje nga deti, nga malet, a ku di une.
Por nje vend e kemi ku arratisemi dhe ku çdo herë do të tërheqim shpirtin ta çojme atje.
Te bisedojme per momentin si ndihemi.
Ne lidhje me prinderit, vella ose moter kush ka, ne lidhje me ditet, shoqërinë, dashurine, kohën.
Jo, gjithçka na bën të lumtur, as ne veten ndonjeherë, kur i zemërohemi zemrës me dhe pa shkak.
E në ato momente duam ose zgjedhim të rrimë vetëm.
Sepse askush nuk mund të na kuptojë më shumë dhe më mirë se vetja.
Ndonjeherë qajmë, ndonjehere heshtim, e ndonjeherë qëndrojmë me orë të tëra duke biseduar me vetmine brenda zemrës.
Duke dashur të kuptojmë se me aq dhimbje sa sjell jeta, si është e mundur e një zemër duron aa shumë dhe çel përsëri me diellin që sjell mallin e ditës.


7. Vjeshta @Rrelse

Hej moj e amla vjesht’.... me ktheve shpinen shpejt qysh bajn njerzit n’perditshmerin teme.....
Nuk e mora vesh as kur erdhe, as kur ike, as qysh ike, po e di qe ki me ardh prap, e ajo çka nuk di, asht a kam me kan un nisoj.....
Nuk di per cilat sene tdu ma fort, kshtajat, arrat, shegat, lulet vjeshtnore, ngjyrat tua a furtunen tane qe nuk pyt a ki cader me veti....

Gjethet tua t’rame gjithku n’rrugt e shpive japin hije mretnore n’syt e mi lozonjar, ku kama jeme knaqet krejt kur nie at zhurmen kerrc kerc qysh vallzo mi to....

Nuk e ki iden sa tdu moj vjesht, se ti di me mi mshef edhe lot kur m’bajn shoqni n’dit tua ne shi..... ma mshef edhe merzin se shpirti jem asht vjeshtnak.....

Ti m’qorron oj vjesht po ike si eklips.... smujta me pergatit vetin as per driten qe prune e as per terrin qe le mas.....
Po luftoj si hien me zemrimin qe kam per ty se ti duhesh me ardh po mos me ik ma....
Ti je ner pasionet e mia e tdu fort, tdu vec per veti!


8. Mungesën tënde @Luledielli

E vesha mungesën tënde,
Si pallton e vjetër në kohë me shi.
Eci rrugëve këtë natë vjeshte
E në mendjen time je vec ti.

Në kufje dëgjoj
Këngën tonë të preferuar.
E mundohem të rikujtoj
Gjithcka me ty unë kam jetuar.

Nuk kam guxim të të shkruaj
Edhe pse veten shpesh frenoj.
Mbase për ty jam thjeshtë e huaj
Por po vdes të di,a të mungoj?

Mungesën tënde përqafoj cdo ditë.
Në heshtje ty duke të kujtuar.
Pavarësisht gjithçkaje të mbaj në shpirt,
Dashuri e vjetër, gjithmonë e pa harruar.
 
Last edited:
Awww
Dolën para kohe a??
 
@Lina , dua te marr pjese edhe une ne konkurs me poezine time:

Çorbë!

Zgjohem ne mengjes me afshin tend,
Gjysma e vetes time me mungon,
S'dua ta pranoj, por e pranoj,
Nuk jam, nuk je, nuk ekzistoj.


Sa te deshte moj lalka ty,
Qe kish mendjen veq tek ty,
Shkaketare me je ti,
Per kte vere moj qe po pij.


Ah si qenka kjo dashnia,
Po me mbyt mua vetmia,
Per ty eshte kjo lutja,
Qe te jesh ne krahet e mia.


Nese sonte ndihesh vetem,
Dhe ke frike te shohesh endrra,
Shuaj driten e ndize zemren,
Do t'me gjesh mua brenda.


Kush me voton "ju beft dita 1000-je"!?
 
@Lina , dua te marr pjese edhe une ne konkurs me poezine time:

Çorbë!

Zgjohem ne mengjes me afshin tend,
Gjysma e vetes time me mungon,
S'dua ta pranoj, por e pranoj,
Nuk jam, nuk je, nuk ekzistoj.


Sa te deshte moj lalka ty,
Qe kish mendjen veq tek ty,
Shkaketare me je ti,
Per kte vere moj qe po pij.


Ah si qenka kjo dashnia,
Po me mbyt mua vetmia,
Per ty eshte kjo lutja,
Qe te jesh ne krahet e mia.


Nese sonte ndihesh vetem,
Dhe ke frike te shohesh endrra,
Shuaj driten e ndize zemren,
Do t'me gjesh mua brenda.


Kush me voton "ju beft dita 1000-je"!?
Ti ke pjerdh
 
@Lina , dua te marr pjese edhe une ne konkurs me poezine time:

Çorbë!

Zgjohem ne mengjes me afshin tend,
Gjysma e vetes time me mungon,
S'dua ta pranoj, por e pranoj,
Nuk jam, nuk je, nuk ekzistoj.


Sa te deshte moj lalka ty,
Qe kish mendjen veq tek ty,
Shkaketare me je ti,
Per kte vere moj qe po pij.


Ah si qenka kjo dashnia,
Po me mbyt mua vetmia,
Per ty eshte kjo lutja,
Qe te jesh ne krahet e mia.


Nese sonte ndihesh vetem,
Dhe ke frike te shohesh endrra,
Shuaj driten e ndize zemren,
Do t'me gjesh mua brenda.


Kush me voton "ju beft dita 1000-je"!?
Mos bej loje fjalesh duke prishur temen?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.