Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Shtator

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Dy dite me vonesë por ja erdhen dhe shkrimet ...Ngaqe kane te njejten titull NëNë i vura me numra

Suksese
 
1. @djali

Me fal nena ime.
Mbas shumë kohësh sot e realizova sa njëri i keq jam.
Ndonjiher njeriun ambicia e tepërt e shkaterron dhe harron gjerat qe kanë vërtet vler.
Nuk po i them kto fjal per te justifikuar vetën, nuk ka justifikim per nji njeri si un.
Sot mora nji lajm te hidhur nën qe ti je shtruar ne spital nga ajo sëmundje qe asnjiherë nuk e shpreve tek un.
Ste ve faj me nji njeri si un është i vështirë komunikimi.
Sot po kthehem nga emigrimi ,po kthehem ne Shqipëri.
Shpresoj qe kjo letër te vij para meje qe te paktën kto fjalë mos ti mbaj barr gjithj jeten.
Ti nën mbase me fal se per nënën fëmija është gjithcka ne kte bot.
Por un nuk mund tja fal vetes ,se besoj se si lejova qe tme verboj paraja dhe u bera njeri pa fe.
Nën te premtoj që do kujtesem per te gjitha, do jem zoteri dhe gjithmon me kembet në tokë.
Per dicka te fundit i lutem zotit qe te me mari mua ne vendin tënd se ti je njeriu me i pafajshëm ne botë.
Nënë shpresoj te mundem te jap perqafimin e fundit.
Me dashuri nga djali jot.


2. @Anonymous

22 vite pa te pare.(Nene)

Koha ka ecur shpejt si e çmendur.
U ben kaq vite zerin me sta kam degjuar.
Diku..diku atje lartë ti duke u endur.
Per mua e di qe je ende duke menduar.
Kjo jete paska qene e poshter dhe mekatare.
Kam menduar se jam i forte dhe gjithmon do tia dal..
Sot..nder kto 24 vite po ndihem i pafuqishem fare..
Jam ketu.perball teje e fryma mu ndal.
E di se ksaj here kam bere shume gabime.
Kam mbyllur syte dhe gjithmon tek ti jam perplasur.
Kam dite te tera qe hesht e kam rene ne mendime.
Kjo jete shume probleme paska pasur.
Une dhe ti..duhet te flasim gjate.
Shikom tani jam rritur jam bere djal me mjekerr.
Fale teje qe me mbron cdo dite e cdo nate.
Fale babes qe me ka amanet te vjeter...
Ditet ikin..vitet me shpejtesi fluturojne..
Nete te bardha e dite te zeza kane kaluar.
Shume njerez sot ditelindjen po me urojne.
Veç fjalet e tua shume jane duke me menguar.
Sot dhe une jam njesoj si ti pa jete e pa fryme.
Ngjyrat jane kthyer te gjitha ne bardhe e zi.
Asnje rreze dielli nuk po ndriçon me.
Sonte do jemi bashke veç une dhe ti.

3. @⚡ZEUS⚡

Ti je si një pemë e madhe
Që të gjithë frutat mi jep
Sa herë t'a kërkoj një tjetër
Dhe nga shpirti ti e nxjerr
Ti më jep lulen, frutin e gjethen,
Me duart e tua lehte me ledhaton
e kur mendon se kam ftohte
me frymen tende me vullon
Shkurton e degët, rrënjet për mua i pret.
Që unë filizi yt, jetë të gjatë të kemë.

4. @Luledielli

Mbylla sytë e në fëmijëri u ktheva,
Atë kohë kur isha e vogla jote.
Kujtova kur tek ti strukesha
E në përqafim harroja brengat e kësaj bote.

Nga prehëri yt shpejt u largova,
Kërkova larg teje të fluturoj.
Por me kohën e kuptova
Se prehëri yt shumë do më mungojë.

Bota qenka e egër nënë.
Më shumë nga cmë paralajmëroje ti.
Ti më thua "të pata thënë"
E si të vogël më mbledh në gji.

Në kraharorin tënd gjej qetësi
Aty marr guximin për të rifilluar.
Ti për mua je dashuri.
Motivi dhe forca ime për të jetuar.

5. @Rrelse

Nanë...

Nuk ka nanë që e do keq fëmijën e vet, por mu më dukej sikur ishe "e keqe".
Unë kisha dëshirat e mia , ti të tuat, unë të shtroja kërkesat e ti m'i refuzoje. Më pas përpiqesha të negocionim me të marrë atë që doja, por ti m'i bëje të qarta se çfarë mund të arrija, sa më shumë e dëshiroja diçka, aq më shumë zemërohesha, pra ti po më mësoje se si të bëja rezistencë me botën jashtë dhe si të dorëzohesha përpara teje...
Më pas rebelimi im (adoleshencë) na bënte të ndërronim rolet, të kërkoja unë llogari, në vend që ta bëje ti. Ngrija zërin dhe përplasja dyert, duke ta shndërruar oksigjenin në dioksid karboni...

Jam treguar shumë egoiste me ty, nanë, por e di që të gjitha m'i ke falur, se ke një zemër të pastër, më të pastër se vetë kristali...
Fëmijët janë si një bekim, një mrekulli, por janë po ashtu një kataklizëm i vogël
e ju prindërve ju bëjmë të brishtë dhe të ndiheni sikur situata ju ikën nga kontrolli.
Ti më mbroje me çdo kusht, nanë, dhe akoma je në ankth të vazhdueshëm se mos më ndodh diçka e keqe...

Je shumë magjepsëse dhe plot energji, një grua që nuk ke frikë të biesh në sy, këmbëngulëse dhe me vetëbesim. Je plot shkëlqim, si hëna që sonte ndriçon mbi ne të dyja....
Emocionuese kur shoh që dita-dites të shtohet nga një thinjë, dhe thellohet ndonjë rrudhë tek-tuk, aty kuptoj se sa shumë jam rritur unë dhe sa ironike tregohet jeta...

Varësia ime ndaj teje nuk më tremb, por më trishton sa herë në sytë e tu padashje rreshket loti, e nëse do të mundja të mblidhja superfuqitë e botës, do të t'i dhuroja ty, që u bone nanë e babë njëkohësisht për ne, e nëse do të më duhej, do t'ia shisja shpirtin e djallit se nuk ka dekoratë mirënjohjeje për ty, nanë... Je nyje e shpirtit tim...
 
Last edited:
Te gjitha shkrimet te bukura jane.
Por 1 me pelqeu shume, ishte nje shpirt i kthyer ne fjale.
Aq sa mu duk sikur isha e pranishme kur i fliste nenes...
Dhe ky lloj shpirti, rralle shprehet, e kur ndodh, eshte aq vertetesisht!
Urime per gjithe autoret pjesemarres?
 
Suksese anëtarëve?

Sa keq që ka kaq pak krijime për më të shtrenjtën në botë..
 
E dyta ❤️
edhe pse me duket e di kush e ka shkruar ?
 
Votoni o njerëz
Sa pllaquriteni nëpër tema, vleresojini e këto 5 shkrime nga koha juaj.
 
  • Përqafime
Reactions: Dea
Votoni o njerëz
Sa pllaquriteni nëpër tema, vleresojini e këto 5 shkrime nga koha juaj.
Tani po i lexoja .
Skam pas kohe mjaftueshem te shikoj cbehet .
 
Ju lumshin duar te gjithve .

Te na rrojne sa malet Heroinat tona ?

Te paharruara kujtimi i atyre qe i kane Engjej ?
 
@HERA pse duhet te rivotojmë??
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.