Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Korrik

E di ti, nuk votoj ne zgjedhje te manipuluar une??
E ndrro emrin.
Ose e vura Tea.
Ps: dil nga kjo tema. Boll me çit çate.
 
Po pergatis 1 poem me titullin hey kushtuar grave ?
 
Ne nje votim ku nuk ka transparencë vota, nuk vlen te votohet ✌️?

Vota vlen njesoj dhe nuk u be me qellimi ....une e era gabim kur hapa temen e pastaj duhej t'a fshija e thashe me mire jo se mos keqkuptohet pse i fshiva e ishin votuar ..por si kane bere gati te gjithe mund te thuash per ke voton @Berardi
 
1.
Heyy ...
Ju njerez i urreni maskat?
Une jo te gjitha...disa i dua,
ashtu sic viti do kater stinet,
disa ndryshime me duhen dhe mua..
.
E dua masken e nje femije,
brenda saj pak sinqeritet,
te zbukuroj te gjithe genjeshtrat,
qe na rrethojne ne kete jete..
.
E dua dhe nje maske pa emer,
qe askush mos te nje njohe,
a jam mashkull apo femer,
dhimbjen brenda meje mos te shohe..
.

Me nevojitet dhe nje maske urrejtje,
e kete ta perdor sa me pak,
perball njerezve qe sme kuptuan kurre,
e ma bene zemren farmak..
.
E dua masken e buzeqeshjes,
te zbukurohem kur jam e merzitur ,
ta genjej sadopak une shpirtin tim,
mos te udhetoje i sfilitur...
Duke parë tej gabimeve të vogla gramatikore, është njëri nga krijimet që më pëlqeu mjaft dhe që mbase shumica gjejnë veten aty diku mes shkronjave.
Sa bukur është të mos njohësh fjalën urrejtje, edhe pse në momente të caktuara do donim ta përvetësonim.
Buzëqeshja është poashtu hyjnore, por gjithashtu edhe njerëzore nëse nuk mund të forcojmë veten, as për veten.

p.s. maska pa emër disi ra në kundërshtim me vargun e fundit, ku zbulohet gjinia e autorit. Kjo ishte arsyeja e vetme që nuk fitoi votën time.

p.s. urime autorit dhe suksese ?
 
2.
E dashur vetja ime.

Jam unë...ti!

Si ke qënë këto kohë?
E di që të kam lënë pas dore kohët e fundit,prandaj vendosa të të shkruaj këtë letër,për të të rikujtuar momentet tona bashkë.
Të kujtohet sa herë kemi rënë me gjunjët përtokë?Sa herë kemi qarë me orë e orë të tëra deri sa lotët shteronin e thaheshin mbi faqe?
Sa herë jemi ulur në pllakën e dushit me ujin e ftohtë që na binte mbi trup e kemi ndenjtur aty deri sa stuhija e shpirtit të qetësohej?
Kemi qënë të humbura për një kohë të gjatë.Me raste jemi thyer duke bërë zgjedhje kundër dëshirave tona,e ndonjëherë zgjedhje të gabuara.Por mos u mërzit,të gjithë gabojnë.
Kam qenë me ty në cdo dëshirë tënden.
Të kam parë ty edhe të humbasësh,madje në disa raste dhe në një mënyrë tepër mizore.
E jeta nuk është një vijë e drejtë,ka uljet e ngritjet e saj.
Më vjen keq që ndonjëherë të kam lënë vetëm.Të kam lënë me kokën ulur.
Për të gjithë ato raste kur të kam lënë vetëm për shkak të pasigurive të mia e ti gjithsesi i'a ke dalë mbanë të fitosh.Më vjen keq që nuk isha mjaftueshëm e fortë për të të mbështetur e për të të dhënë kurajo.Për të të vlerësuar ashtu si ti e meriton.
E di që vitet e fundit jeta jote ka qenë goxha e vështirë,por kam parë që ti ke bërë një punë të fortë për të mbijetuar.
Faleminderit që nuk je dorëzuar,jam krenare për ty!
Ti je më e fortë nga c'ka mendon.E di që ka pasur raste të dhimbshme për ty.Ke pasur dyshime në aftësitë e tua.Por kam parë që edhe pse shpesh je djegur ke arritur nga hiri të ringrihesh e të ringjallesh sërisht,tamam si një feniks për të rinisur një jetë të re...një luftë të re...Edhe më e armatosur se më parë...Edhe më e fortë se më parë.E gatshme për të kapërcyer çdo pengesë që të del përpara.

Po të shkruaj këtë letër me bindjen e plotë se jeta jote ka për të ndryshuar për mirë.Por le të bëjmë një pakt.
Rilexoje letrën pas disa vitesh dhe shto në të cdo gjë që ke bërë kohët e fundit.Jam e sigurt që do t'a mbushësh atë me shumë arritje të tuat,e me shumë momente të lumtura.
Mos harro që përtej reve të zeza gjithmonë qëndron një diell që ndriçon.Një diell i cili pas largimit të tyre do të ndriçojë edhe më fuqishëm...do të ngrohë edhe më tepër.
Ke shkuar larg në këtë luftë.Vazhdo të qëndrosh e fortë.
Mos ndalo së dashuri...së kujdesuri...për veten tënde në rradhë të parë,e më pas për të gjithë ata që t'i i do fort.
E pavarësisht gjithçkaje qëndro e vërtetë me veten tënde,dëshirat e tua.

Me shumë dashuri...

Unë (vetja jote)

Edhe një krijim tjetër i bukur. Një auto-psiko-terapi, e punuar apo kthyer në vargje. Mjaft motivuese dhe nxitëse pozitiviteti për ri kuperim. Disi nuk e shoh mjaftueshëm të përputhet me krijimet tjera për konkurs letërsie, ndaj nuk mori votën time.
Urime dhe suksese gjithësesi ?
 
Duke parë tej gabimeve të vogla gramatikore, është njëri nga krijimet që më pëlqeu mjaft dhe që mbase shumica gjejnë veten aty diku mes shkronjave.
Sa bukur është të mos njohësh fjalën urrejtje, edhe pse në momente të caktuara do donim ta përvetësonim.
Buzëqeshja është poashtu hyjnore, por gjithashtu edhe njerëzore nëse nuk mund të forcojmë veten, as për veten.

p.s. maska pa emër disi ra në kundërshtim me vargun e fundit, ku zbulohet gjinia e autorit. Kjo ishte arsyeja e vetme që nuk fitoi votën time.

p.s. urime autorit dhe suksese ?
Urime autores ?
 
3.
Ne zemren tende
...

Perendimi i diellit, mbylli horizontin
Dhe qielli ndezi yjet, si çdo nate
Une duke ecur, bregut detit ne heshtje
Do pres, qe dielli te linde prap

Kufjet ne vesh, nuk me lene
Te degjoj dallget, kur vijne ne breg
Por zeri tyre, me fllad pranvere
Perplasen, te gjejne ndonje shteg

Me kembet zbathur, eci reres se lagur
Me valet e detit, luaj e ledhatoj
Më pas heq kufjet dhe ulem bregut
Dhe këmbëkryq, me dallget bisedoj

Se ç' kane nje ze, nje melodi te bukur
Qe duken, porsi rrahjet e zemres
Pastaj ku i dihet, ndoshta dhe jane
Dallget, sinonim i jetes

Nje zjarr i ndezur, shoqeron mbremjen
Ne reren e lagur, plot gjurme
Hena e fshehur, qendron mbas reve
Sikur, ne zemren tende une...

Krijim mjaft i bukur në thjeshtësinë e përzgjedhjes së elementeve të vetë përmbajtjes. Sa të bukura këto elemente që pasqyrojnë ndjenjën/krahasimin e të qenurit në zemrën e palës tjetër!
Megjithatë, nëse kufjet në vesh ndalojnë të dëgjosh ardhjen e dallgëve në breg, nuk lejojnë besoj as të dëgjosh përplasjen e tyre për të gjetur ndonjë shteg.
Sikur fjala zëri të ishte zëvendësuar me një fjalë imazhi tjetër, me siguri do merte votën time.
Urime dhe sukses ?
 
Autorja do ishte e sfilitur, jo i sfilitur ?
Uroj të mos jetë krijim i huazuar ??
Ja ktu gabohesh ti.
Gjinine e autores e zbulon vargu i dyte tek strofa e fundit "te zbukurohem kur jam e merzitur"
I sfilitur ne vargun e fundit i referohet shpirtit.
 
Ja ktu gabohesh ti.
Gjinine e autores e zbulon vargu i dyte tek strofa e fundit "te zbukurohem kur jam e merzitur"
I sfilitur ne vargun e fundit i referohet shpirtit.
?‍♀️
Dielli zviceran i ka fajet ?
 
4. Kapiteni
Ndërkohë jam ne oqeanin e jetës
Ne nji oqeant te pafundëm qe esht i mbushur me jet
Heci ne destinacionin qe mendoj
Ne duar madje nuk kam as hart
Goma per gabime nuk kam pasur
Por ndergjegja e paster dhe drejtesia me shoqeron ne udhetimin tim
Jam kapiteni por nuk do isha ktu pa ekuipazhin
Ekuipazhi është familja me mirësinë e saj
Stuhitë dhe dallgët e larta sme trembin
Ato thiesht me bejn me te fort
Dhe kto sorrat qe po me shikojn shtrember lart anijes spo me shqetsojn
Sorrave lër ti vijë inat un do heci per ne destinacioni tim
Por un jam kapiten i jetës time
Ndersa cdo kush tjetër esht kapiten në jetën e tij
Sa udhëtim i bukur
Ne nji oqen te pafund po takohemi dhe po dhurojmë mirësi

Ky shkrim fitoi votën time.
Vlerësimet një herë tjetër.
Urime e suksese ?
 
Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert.
 
Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert.

Te lumte dora e vogel.
Por duhet ta ruaje per muajn tjeter.
Bej nje krijim tjeter dhe dergoja @HERA ne pv
 
5.
Nena.
Ne netet e pafundme te brenges
Trishtimi me qendron prane
U be miku me i mire i jetes
Qekur ty ste kam prane.

O qiell i kalter,o qiell i marre
Syte nga ty i drejtoj
Sa here per nenen kam malle
Une lutem ne heshtje dicka te ndryshoj
Te shfaqet para meje,dhe fort ta perqafoj

Dua dhe une ta shof boten si ty
Me aromen e nenes,jo vetem lot ne sy
Nga supet o nene ma largo kete barre
Eshte shume peshe e rend une jam thjesht nje kalimtar.

Me brengen tashme u bera bashke udhetar
Derisa te zbres atje posht
Por dhe ne kete toke, si nje mekatar...

Kush nuk i dedikoi ndjenja në letër nënës! Është një trishtim që mbase nuk ikën kurrë. ☹️
Gjithësesi bashkë ndjenjat e mia për autorin dhe pse nuk mori votën time.
Urime dhe suksese ?
 
6. Ditelindja
Që kur kishte humbur gjysmën e saj nuk e festonte më ditëlindjen..
Nuk pranonte as një lloj ftese apo organizim në mënyrë të rreptë.
Sa më shumë që rritej e urrente datën e lindjes, vetëm u buzëqeshte mesazheve që i uronin dhe u'a kthente me një t' faleminderit të thatë....
Gjykohej, gjykohej aq shumë për sjelljen e saj menefregiste( e ftohtë) saqë i kishin vënë dhe nofkën arrogantja ...
Sa e sa ditëlindje kish dëgjuar frazën" sna dhe një kafe" kërrnace dreqi...
Mirepo askush s'ja njihte dhimbjen, e maskonte aq bukur sa e kishin zili për " lumturinë " e saj që rrezatonte, nuk ankohej kurrë për asgjë, ama sytë e tradhëtonin..
Këtë ditëlindje mori guximin ta festonte, porositi një tortë gjigande ku mbi të shkruhej mosha e saj e dyfishtë, porositi dikë ti sillte buqetën e luleve e më pas veshi fustanin e saj të zi sharmant, rrezatonte, magjike e gjithë qënia e saj, buzët flakë të kuqe të kombinuar me shishen e verës që mbante në dorë,
silueta e saj mahnitëse deportonte në cepin e dhomës së errët, i mbylli sytë një moment dhe gjysma e saj i erdhi, i vuri duart në faqe dhe i tha: -sa qenke dobësuar...e filloi ti fliste, t' ja shikoje buzët si i puthiteshin, filloi të lozte me flokët esaj që i ngatërroheshin nëpër duar, se si e shihte, i fliste me aq mall e dashuri...
e pa dhe për një moment, nëpër dritën e televizorit ndezur i kaluan në mendje të gjitha kujtimet qe kishte me të, momentet kur qeshnin sa u merrej fryma, netët kur fshinte lotët nga syte e saj, momentet kur grindeshin pse kishin veshur rrobat e njëra-tjetrës pa leje, për ëndrrat që u vërshonin...
E ktheu dhe një herë shishen derisa i piu pikën e fundit, ishte e shushatur, ja dha një të qeshme me sa fuqi kishte, sytë filluan ti perëndonin, fuqitë po i shteronin, buzët po belbëzonin përçart, me shishen e trishtimit i tha: u bëfshim dhe 100 motër dhe qau nga ngashërimi me dënesë.
Po të mos isha e përgatitur për pak më shumë optimizëm, me siguri do votoja krijimin më lartë. Të ndjesh mungesën e gjysmë vetes tënde, nuk mund të përshkruhet me fjalë, ndaj një respekt i veçantë nga unë.
Urime dhe suksese ?
 
Suksese të gjithëve
@Lois urime?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.