Prof.asoc.dr. Gjergj TITANI
Këto ditë, ka filluar një debat i gjerë për të analizuar e vlerësuar edhe një herë (për keq apo mirë) figurën e Enver Hoxhës. Emisioni, në dukje mjaft simpatik, me gjithë ato mundësi teknike dhe jo vetëm teknike të TV Klan, me keqardhje po e them që në fillim të shkrimit, mund dhe duhej të ishte shumë më i mirë, më i plotë, më i paanshëm, më shkencor, rrjedhimisht më i drejtë, më i dokumentuar etj., etj. Dëgjuam e pamë dëshmitarë të shumtë, bashkëkohës dhe më të rinj, nga ata që i jepnin diçka të re shkencore, historike, studimore e metodologjike emisionit, por dëgjuam edhe nga ata ose ato që u kishte mbetur ora shumë prapa, ose shkurt me thënë, që emisionit jo vetëm nuk i dhanë asgjë të re, por e kompromentuan shumë keq temën e “Opinionit”. Një temë me një rëndësi shumë të madhe kombëtare, e cila, ende nuk është zbardhur plotësisht dhe ashtu siç duhet. Pyeta veten, kush ishte qëllimi i këtij emisioni “Opinion”? Kush e kish rekomanduar? Më keq akoma, kush e kish porositur, në se…? Të vjelurit e opinionit shoqëror të specializuar deri në bërthamë të problemit apo një shou, shpallja de fakto e opinionit, tashmë banal, të imponuar nga politika enveriste e Kohës, për shumë figura historike që propaganda kurrsesi nuk na i ka mbushur mendjen? Pyes ende, çfarë i tha të re opinionit shoqëror tepër të interesuar ky emision? Përse gazetari i mirënjohur dhe miku im B.Fevziu jep definicione personale, duke anashkaluar qëllimisht specialistët, sepse Fevziut, çdo gjë mund t’i thuhet, po kurrsesi gazetar pa përvojë. Ai, me të vetmin përjashtim, zotit profesor Paskal Milo dhe profesor Xhelal Gjeçovit, të cilët dallonin dukshëm nga të gjithë të pranishmit e tjerë si studiues historianë, të cilët ishin njohur bindshëm me arkivat dhe problematikën e shtruar për debat. S’di pse ishin mënjanuar nga ky emisioni kaq delikat, njerëzit më përfaqësues për këtë diskutim me shumë interes si: historianët, studiuesit, arkivistët, dokumentaristët, ish-të përndjekur politikë partiakë, doemos kundërshtarë të regjimit, apo nacionalistë, personalitete të besimeve të ndryshme fetare, njerëz të shquar nga fusha e artit dhe kulturës e të tjerë, gjithashtu kundërshtarë të regjimit. Nuk di pse ishin mënjanuar filmime të sinqerta e shumë kualitative për emisione speciale të kësaj natyre, të shfaqura vite më parë, po për këto probleme kur sa po lindnin lulet e para të lirisë pas përmbysjes së diktaturës enveriste. Pse janë lënë jashtë emisionit shumë studiues seriozë shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë kontestuar vendimet e Enver Hoxhës dhe lakejve të tij, Plenumeve apo Kongreseve të PKSH-së, e PPSH-së me prova dhe fakte, shkrime e vëzhgime, me vlera shumëvjeçare në Shqipëri dhe jashtë saj si në: Greqi, Jugosllavi, Rusi, Bullgari, Itali, Francë, Angli, SHBA etj. Mendoj se këto që përmenda më lart e kanë dëmtuar keqazi qëllimin, thelbin dhe boshtin e emisionit. Por, ajo që mua më shqetëson dhe më duket më kryesorja, është se në emisionin serial “Opinion”, të dy të enjteve të shkuara (të shohim në të tretin) gazetari, fatkeqësisht, nuk jep asgjë të re, nuk është në gjendje të transmetojë te teleshikuesit as një mesazh të ri. Ai ndjehet tejskajshëm i konsumuar dhe bie në sy sforcimi i tij, mungesa e rrjedhshmërisë argumentuese. Nuk e di nga i lindi dëshira Fevziut për të rihapur një diskutim kësisoji? Si mund të shpjegohet që në një dossier, me një shtrirje gjysëm shekullore, të mos jenë intervistuar apo shfrytëzuar materialet filmike e arkivore të personaliteteve kaq të rëndësishëm apo familjarëve të tyre si: Naxhije Dume, anëtare e KQ të PKSH-së, që nga Konferenca e Parë e Vendit në Labinot të Elbasanit në pranverën e vitit 1943, që ishte edhe pranvera e tretë e luftës. Naxhije Dume, (ajo ka botuar një intervistë shumë simpatike dhe realiste me pesë numra dossieri në gazetën “Panorama”). Është fat i madh që ajo jeton dhe ka një logjikë e mendje tepër të kthjellët analitike, realiste e simpatike. Për më tepër, ajo nuk është agresive, hakmarrëse, keqdashëse, provokuese në shtrimin e fakteve dhe provave, por një grua intelektuale, e cila është në gjendje të shpalosë analiza dhe të japë mendime konkrete për shumë probleme të mjegullura nga koha apo qëllimet e mbrapshta të politikës së djeshme apo edhe asaj të sotme. Nuk janë përmendur fare kujtimet problematike të një personaliteti të mençur e analitik si Nesti Kërenxhit, ish-anëtar i KQ të PKSH-së dhe i Byrosë Politike, ish-themelues e drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar në ditët e para pas Çlirimit, e në momentin e përjashtimit nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore, ish-ministër i Punëve të Brendshme, (botuar katër numra dossieri, po në gazetën “Panorama”). Po ashtu, nuk u përmendën kujtimet e Pandi Kristos, ish-anëtar i Byrosë Politike e ministër Pa Portofol në momentin e arrestimit, (botuar në nëntë numra dossieri po në gazetën ”Panorama”. Kujtime këto me një informacion jashtëzakonisht të begatë e të shumanshëm dhe që po priten me interes nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Thua gazetari, tashmë, i mirënjohur e me shumë emër, të mos i ketë lexuar vallë? Me lejen e lexuesit të respektuar, pyes ende organizatorët e emisionit: Po për figurën aq të përfolur padrejtësisht, ose më të drejtë të Koçi Xoxes, numrit dy të Qeverisë shqiptare dhe të PKSH-së, nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Enver Hoxha dhe lakejtë enveristë të djeshëm dhe të sotëm, të hapur e të kamufluar, gazetari duhej të ishte më i përgatitur. A ka të drejtë ai të fyejë gjashtë fëmijë të tij, shumë nipër dhe mbesa dhe aq më shumë shokë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë të K.Xoxes, vetëm me cilësimet tashmë shumë të njohura të Enver Hoxhës? Si është e mundur kjo, sepse ne teleshikuesit e shumtë nuk na mbushet mendja aq lehtë. Me ç’të drejtë morale, juridike dhe etike, gazetari, apo cilido “ekspert” tjetër qoftë, të mbajë pozicion ex katedra përpara ekranit të televizorit, faqe publikut, si të ishte prokuror apo gjykatës i një kohe të perënduar njëherë e përgjithmonë, të shpallë plot kapadaillëk pretencën si në një gjyq enverist. Pikërisht sot, në fillimin e Shekullit të shpresës, të Milenumit të ri të paqes e antiterrorit, në një emision të TV Klan, më të ndjekurit në Shqipëri e Kosovë, të mos bëhet analizë, por një terror i ri elektronik?! Vazhdoj të përmend figurat e “harruara” dhe nuk mund të bindem se kjo është një rastësi, një lajthitje! Si është e mundur të harrohet guximtari i jashtëzakonshëm i përmasave shumë të mëdha Bedri Spahiu, i cili në moshë të thyer mbi 85-vjeçare, si rallëkush në praktikën sociale në Shqipëri, mposhti jo vetëm Enver Hoxhën, i cili vazhdonte të qëndronte në pushtet prej shumë dekadash, por triumfoi edhe ndaj vetvetes, ndaj atyre idealeve që prej shumë vitesh kishte predikuar, propaganduar e luftuar si rallë kush. Bedri Spahiu, falë përvojës tepër të begatë dhe ndershmërisë së tij apostolike, na ka lënë një testament politik brilant, që rrallë kush e ka shkruar në kushtet e përbindshme të izolimit ermetik të burgut të Burrelit. A mund të mos përfillet i urti dhe i mrekullueshmi Tuk Jakova, i cili kërkoi plot guxim rishikimin e tekstit të Historisë së Shqipërisë, ose libri i vetëm i këtij lloji, me epistolarin e letrave familjare kur ai ndodhej në burg, e që e akuzojnë aq shumë diktaturën enveriste dhe vetë diktatorin? Po kapedani dhe i mençuri gjeneral Dali Ndreu, ushtaraku i matur dhe i thellë Islam Radovicka, apo potenciale të tilla intelektuale ushtarake si gjeneralët: Petit Dume, Hito Çako, Abaz Fejzo, Vaskë Gjino, Arif Hasko, Nexhip Vinçani, Muhamet Prodani, Gjin Marku, Sadik Begteshi, Andon Sheti, Abdi Mati, Edip Ohri e shumë e shumë të tjerë. Në një kohë kur Nexhmie Hoxha (Xhuglini), Vito Kapo (Kondi) e ndonjë tjetër nga personazhet e thirrur për të plotësuar rekuizitën e galerisë, të krijonin keqardhjen e neverisë diktatoriale dhe shterpësinë e argumenteve të asaj periudhe plot erë të keqe që sa kemi kaluar.
Po bëj një parantez, i detyruar nga shkrimi i Sokol Hoxhës, djalit të dytë të Enver Hoxhës. Nuk jam dakord në tërësi me këtë shkrim të tij të shkruar me nervozizëm, cinizëm, egoizëm, tendenciozitet e tjerë. Por, gjithsesi, i jap të drejtë, se ai nuk mund të mbajë krahun tonë të kundërshtarëve të të atit, por një gjë dua t’i them këtij djali fatkeq, të një diktatori të urryer nga populli shqiptar, të cilin e shtypi dhe e sakatoi si ia deshën interesat e pushtetmbajtjes dhe jo të Shqipërisë e të kombit. Kam jetuar në burgun e Burrelit me “Lubonjën e vjetër” (siç ke qejf ti ta quash Todi Lubonjën), plot 10 vjet në një birucë, nga 18 vjet që më kishin dënuar. Për dijeninë tënde dhe të gjithë opinionit publik shqiptar, kundërshtar, armik të betuar më dinjitoz se Todi Lubonjën, babai yt nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Ai, Todi Lubonja pra, kishte aq dinjitet që më 8 nëntor të çdo viti, të mos i shkruante babait tënd fatkeq, se kishte neveri për rrugën diktatoriale që babai yt ndiqte me konsekuencë. Madje, ai, me humorin e tij karakteristik, të qante hallin ty me Ilirin, se mos o Zot! Ndonjë ditë, kur të mos i mbetej më njeri për të ngrënë do t’ju hante juve djemtë e tij. Ti mund të gërmosh sa të duash në arkivat shqiptare, në Tiranë, Burrel, në arkivin qendror të shtetit, në atë të Ministrisë së Brendshme, në dosjet e ish-arkivit të KQ të PPSH-së e ku të duash, emrin e Todi Lubonjës nuk do ta gjesh. Madje të këshilloj të kesh kujdes, se mund të përballesh edhe me gjykatën për shpifje! Kam përshtypjen se Ilir Hoxha, vëllai i madh i Sokolit është më i mençur, ai hesht. Sentenca e lashtë sa vetë Bota thotë: ”Heshtja, në të tilla raste, është flori”. Në këto kushte vendosa të dërgoj për botim në gazetën “Panorama”, si fillim, këtë shkrim, i nxitur nga emisioni “Opinion” dhe shkrimet e Sokol Hoxhës, duke ruajtur të drejtën për të dalë shumë shpejt me një studim analitik të zgjeruar për figurat e dënuara nga diktatura dhe diktatori Enver Hoxha, brenda PKSH, PPSH, ushtrisë, Sigurimin e Shtetit etj.