Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Për herë të parë pas ’90, turizmi në Shqipëri arrin rekordin pozitiv

U

Universal

Guest
Teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik dhe mediat e huaja nuk pushojnë së shkruari për vendin e shqiponjave, po vijnë rezultatet e para pozitive. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi në 6 muajt e parë të vitit ishte 156 milionë euro, një nivel rekord ky i pas viteve ’90. Bilanci neto është diferenca mes parave që të huajt shpenzojnë në Shqipëri (valuta që ata sjellin), dhe atyre që shqiptarët shpenzojnë jashtë. Për 6 muajt e parë të vitit, të huajt shpenzuan 722 milionë euro, ndërsa shqiptarët jashtë lanë 567 milionë euro.

Deri në vitin 2014, ky bilanc ishte negativ, teksa shqiptarët harxhonin jashtë vendit të tyre më shumë sesa të huajt në Shqipëri. Por dy vitet e fundit, raportet janë përmbysur dhe pavarësisht se shpenzimet e shqiptarëve jashtë janë rritur, ato të të huajve, sidomos turistëve, janë zgjeruar me ritme më të shpejta. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë të 2017, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 421 milionë euro (301 milionë euro në të parin). Rritja vjetore e të ardhurave u ndikua nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj (jo rezidentë) në vend, me rreth 10%. Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 341 milionë euro (226milionë euro në të parin).


Në baza vjetore, numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë është rritur me 7%. Operatorët e tregut pohojnë se pozitive gjatë këtij viti ka qenë rritja e net-qëndrimeve të të huajve, që nënkupton hyrjen e më shumë valute. Hotelet filluan për herë të parë këtë verë të ofrojnë paketat ‘all inclusive’, të gjitha të përfshira, kryesisht për turistët çekë e polakë. Rritja e interesit për turizmin ka bërë që sipërmarrësit të orientohen drejt ndërtimit të hoteleve me kapacitete të mëdha dhe resorteve, të cilat në një të ardhme afatmesme pritet të tërheqin më shumë turistë./Monitor
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.