Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Për sa orë gjumë ka nevojë njeriu i shëndetshëm?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Për sa orë gjumë ka nevojë njeriu i shëndetshëm?​



gjumi-shendetshem-ore-pagjumesiNjeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur
Për sa ore gjumë ka nevojë njeriu? Kësaj pyetjeje nuk mund t’i jepet një përgjigje e vetme dhe e prerë. Thuhet shpesh se tetë orë gjumë janë norma e pranuar përgjithësisht. Por studimet shkencore rreth gjumit tregojnë se edhe në këtë fushë ka një gamë kërkesash mjaft më të gjera nga sa mendohej në të kaluarën.
Për shembull, nga një anketë ka dalë se 8 përqind e një numri të madh njerëzish kishte nevojë vetëm për pesë orë gjumë, e në shumë raste edhe më pak, 15 përqind e tyre kërkonte pesë gjer gjashtë orë gjumë. Sidoqoftë, shumica dërrmuese e popullsisë fle nga shtatë gjer tetë orë. Por 13 për qind e tyre kërkonte nëntë gjer dhjetë orë gjumë. Kishte ndonjë që kishte nevojë të flinte edhe më tepër. Edhe ndërmjet fëmijëve ka ndryshime. Besohej se çdo foshnjë flinte rreth njëzet orë në njëzet e katër, por të dhënat kanë treguar një ndryshueshmëri më të madhe nga 10 gjer 23 orë gjumë. Shihet, pra se gjumi është një problem kryesisht individual. Fakti që një fle rregullisht pesë orë natën dhe një tjetër fle dhjetë nuk do të thotë asgjë për kushtet e tyre shëndetësore.
Shumë prindër, që shqetësohen aq shumë se sa dhe si fle fëmija e tyre, do të bënin më mirë të pranonin faktin se këto karakteristika të gjumit të tij kanë lindur bashkë me të dhe nuk do të jetë lehtë të luftohen.
Mos ndryshon vallë koha e fjetjes me plakjen e njeriut? Mosha nuk e ndryshon nevojën e gjumit, por ndikon në cilësinë e tij. Për shembull, gjumi i thellë pakësohet patjetër në moshën e rritur dhe mungon pothuajse krejtësisht në pleqëri. Mund të thuhet se njeriu i moshuar shpesh fle më shumë, por kënaqet më pak nga gjumi. Ai, pra, duhet të kalojë më shumë orë në shtrat për të pasur po ato përfitime që kanë më të rinjtë. Ndoshta kështu shpjegohet gjumi i shkurtër dhe ajo ndjenjë e përgjithshme dobësie që vihet re shpesh ndër njerëzit e moshuar.
Është më mirë të bëhet gjumë i vazhdueshëm e jo të ketë ndërprerje. Studimet mbi individë, që janë të detyruar të bëjnë gjumë të ndërprerë ose që alternojnë dendur gjumin me punën, tregojnë një shtim të lodhjes dhe një pakësim të gjallërisë. Është mirë që njeriu të shkojë për të fjetur në të njejtën orë, të ruajë një orar të përpiktë. Të gjithëve na ka ndodhur ta ndiejmë veten të lodhur gjatë ndonjë shfaqjeje, bisede me shokë e miq dhe të kemi dëshiruar tepër të flinim. Kjo ndodh sepse pikën natyrore të gjumit tonë e kemi lënë të kalojë.
A mund të edukohen më të rinjtë për t’i ndryshuar karakteristikat e gjumit të tyre? Kjo është e mundur por jo aq e thjeshtë sa mendojnë shumë vetë.
Ka njerëz, të cilët, para se të flenë, zbaviten duke lexuar. Të tjerë gjejnë një mjet të mirë duke parë televizorin. Nuk është e vërtetë që errësira dhe heshtja përbëjnë ambientin më të përshtatshëm për gjumin e të gjithëve, duke përfshirë edhe fëmijët. Të Vjetrit këshillonin që para gjumit të pihet një gotë qumësht i ngrohtë. Kjo nuk bën që të flihet më shpejt, por është një nga ilaçet e vjetra për ta mposhtur pagjumësinë dhe që duket se ka një bazë shkencore. Qumështi përmban një aminoacid, triptofanin, i cili, ushtron një efekt qetësues.
Si mund të flejë mirë njeriu? Duke mbajtur shprehi të rregullta, duke mënjanuar nxitësit, si kafen dhe duhanin, duke bërë ushtrime-fizi ke çdo ditë.
 
5 ore jam ok
 
  • Dashuri
Reactions: .
U bo disa vite qe flej pak nai here mjafto 10 min me myll cohem si me pas flej gjith diten kaq shpejt sa po hec koha prz 5 ore them jan boll
 
E gjitha varet nga cilësia (gjumi i thellë siç është shkruar në artikull) dhe veset e gjumit.

Një dush me uj të ngrohtë bën “çudira” për së paku 4 orë. ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.