Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Perandoria Osmane, serbët, grekët dhe një pjesë e vogël e së vertetës së madhe

Më 26 dhjetor 1879 Principata e Malit të Zi i drejtonte një memorje ministrit të Punëve të Jashtme të Austro- Hungarisë ku ankohej për mosdorëzimin e nënprefekturës së Gucisë nga Porta e Lartë, sipas vendimit të Kongresit të Berlinit.

-E shohim të nevojshëm me i u drejtue Pushtetevet nënshkruese të traktatit , - theksonte Cetina, - me uzdajë se do të gjejnë mënyrën për me çue në vend shka u vendos.

Sipas Cetinës, administrata dhe ushtria osmane e kishte lënë qytetin, por Valiu i Shkodrës, Hysen Pasha, çonte peshë popullin e Shqipnisë së veriut kundra Malit të Zi, duke u dhënë armë e municione. Shqiptarët trimërohen nga ndeja e errët e Stambollit e pregatiten me na qëndrue, - thoshte ministri malazes. Turqia ka fituar kohë e shqiptarët na trimnohen.

Ato që ndodhen më pas dihen, por vlen të theksohet se asnjë nga gjashtë Fuqitë evropiane nuk pati asnjë mëshirë për shqiptarët.
 
ka pjerdh ky, dibra ka qene katolike para pushtimit otoman, he pra se dun me nxjerr skenderbeun sllav ky bashke me miloan ...histori te vejtra qe as ja vle te merrem fare...i njoh se kush jane kto palo historian me diplomen e enverit
Feja me e perhapur ne trojet shqiptare ka qen ortodoks bizanti. Katolocizmi thuajse ka qen inekzistent. Vetem ne ato zona ku ka pas qen akoruar venediku kishte katolik
 
Feja me e perhapur ne trojet shqiptare ka qen ortodoks bizanti. Katolocizmi thuajse ka qen inekzistent. Vetem ne ato zona ku ka pas qen akoruar venediku kishte katolik

kjo qe thua ti asht projekt helen sllavo komunist me thane qe shqipnia ka qene bizante ...te baj nje pyejte ku ndaheshin du perandorit ajone lindjes dhe e pere dimit...
si ka mundesi qe ke katolik nga kruja e deri ne mitrovice (ne kosove me pak)
 
Haaah lol e kam shkruajt siper se ku I merr ti kto info te faqja The Osmanllit
E dija ca gatimi je ???
Ca lodhje ka faqja? Nuk me intereson logoja por kush flet dhe cfare flet. Ata thjesht kan bere nje prerje te videos dhe kaq. Nuk kan asnje merit tjeter. Plus ka plot te tjere qe kan burime me te plota dhe te besueshme
 
Ca lidhje ka faqja" The Osmanllit "
Mjafto emri dhe e kupto lidhjen :D
 
ore 300 vjet me fakt se keshtu une them 500 vjet
Une vete nuk i kam hyr arkivave por po rijap ate qe thone shume historjan te afirmuar dhe me ze. As une e as ti nuk e kemi statusin e duhur qe te hedhim posht historianet.
 
"Dashuria" e Evropes dhe fqinjeve ndaj Shqiptareve

Komandanti i ushtrise se trete serbe, Gjeneral Bozhidar Janku i kerkon Gjeneralshtabit te tij 20.000 bajoneta te reja, sepse ushtareve te tij u ishin demtuar bajonetat ne treven Llapit duke i therrur shqiptaret nga djepi ne kërroçe kudo qe i gjenin. Anri Barbys (korespondent francez) shkruan se, meqe Gjeneralshtabi nuk i kishte, ato u porositen dhe u siguruan brenda kater ditesh nga Vjena. Ato Bajoneta do te perdoren: 5000 cope ne treven e Rrafshit te Dukagjinit, 5000 cope ne treven e Kukesit dhe Lumës dhe 10.000 cope do perdoren ne trevat: Jug i Ferizajt, Shkup, Tetove, Gostivar, Manastir, Diber, Elbasan, Tirane dhe ne 30 Nentor bajoneta e fundit do te thyhet ne Durres duke therrur te zotin e shtepise qe rezistoi ndaj grabitjes se bagetise.
- Ja, kjo eshte rruga "çlirimtare serbe", - shkruan me ironi Llav Trocki ne Dhjetor 1912.
Ne 28 Nentor 1912 ne Vlore u shpall pavaresia e Shqiperise, por bajonetat greke e serbo - malazeze vazhduan pergjakjen. Ne 30 Nentor 1912 kur ushtria serbe zbarkoi ne Durres, ne te gjitha kishat Serbe do te mbahet meshe solemne per daljen e ushtrise ne detin Adriatik. Pershendetje vllazerore kisha Serbe do te mare edhe nga kisha Ruse, Franceze, Gjermane, Austriake, Italiane dhe Greke. Si rrjedhim bajonetat e pergjakura ne trupin e shqiptareve do te amnistohen ne Petrograd, Vjene, Berlin, Rome dhe Paris, kurse ne Londer, ne 17 Dhjetor 1912 do te filloje pazari i madh me tokat shqiptare. Aty Shqiperia etnike do te copetohet pjese-pjese dhe ai copetim do te mbetet ne fuqi si nje plage qe kullon edhe sot. Evropa "e demokratizuar" vazhdon edhe sot me te njejtin plan. Mbase kane ndryshuar koherat dhe partite me drejtuesit e tyre, por nuk ka ndryshuar asgje nga realitetet e programuara sekrete per asgjesimin e Shqipetareve (Islamit) nga Evropa (shih A. Rajs: -Shqiptaret muslimane duhet te asgjesohen, por edhe ata te krishtere duhet te konvertohen. 1912 CPB. K. 12. i censuruar si sekret shteteror 1912).
Prof. Dr. Hakif Bajrami
FB_IMG_1612363979626.jpg
 
Një nga themeluesit e nacionalizmit dhe themeluesit kryesorë të ndërgjegjes kombëtare shqiptare, Pashko Vasa (i besimit katolik), në esenë e tij “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët”, për gjendjen e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane deri në reformat (centralizuese) e Tanzimatit, përshkruan pikërisht elementët e saj tolerante si, sistemi i mileteve, tolerancën fetare, respektimin e të drejtës zakonore si bazë juridike e qeverisjes së popullsisë vendëse (shqiptare), të drejtën e trashëgimisë, përbërjen shqiptare të administratës etj.
Sipas Pashko Vasës, “deri më 1831 Shqipëria qeverisej nga krerët e saj të vendit” (fq. 118). Në kapitullin X, ai përshkruan me hollësi të drejtën zakonore shqiptare dhe faktin se Shqipëria qeverisej në bazë të saj. Po ashtu, megjithëse Perandoria Osmane nuk e njihte formalisht të drejtën e trashëgimisë së titujve të fisnikërisë, praktikisht Sulltani u kishte njohur fisnikëve shqiptarë trashëgiminë e titullit dhe sundimit.
Sipas Vasës, “çdo qytet, me një farë madhësisë, kishte pashanë dhe beun e vet, i cili e trashëgonte pushtetin nga prindërit e tij. Porta e Lartë e pranonte këtë zakon dhe e vërtetonte duke përsëritur emërimin në favor të trashëgimtarit” (fq. 118). Sipas tij, edhe nga pikëpamja ekonomike në periudhën e sundimit osman Shqipëria kishte ecur përpara: “deri në epokën e sipërshënuar (Tanzimatit – H.F), gjendja në Shqipëri ishte e shkëlqyer, vendi ishte i pasur, i lumtur e i fuqishëm” (fq. 119). Sipas Pashko Vasës, sunduesit osmanë nuk përbënin rrezik për asimilimin etnik e kombëtar të shqiptarëve: “përkundrazi, atyre u është mbushur mendja se bashkimi i tyre i ngushtë me Perandorinë Osmane përbën të vetmin shans për shpëtim…, sepse ai nuk u cenon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditat; ai nuk e ndryshon karakterin e popullit dhe nuk kërcënon ekzistencën e këtij nga pikëpamja e fisit dhe kombësisë” (fq. 124).
Pastaj, edhe më hapur dhe vendoshmërisht, Pashko Vasa shpjegon se në krahasim me rrezikun sllavo-grek, “pikërisht kjo ide (që osmanët nuk kërcënonin ekzistencën e kombit shqiptar ndërsa fqinjët po – H.R.), kjo frymë të menduari, po të flasim nga ana politike, janë ato gjera që e kanë lidhur në mënyrë të pazgjidhshme fisin shqiptar me fatin e Perandorisë” (fq. 124) dhe se shqiptarët “janë të bindur se, duke rënë në dorë të çfarëdo fuqie tjetër, nuk do të vononin të humbisnin të gjitha këto avantazhe dhe më në fund do të transformoheshin” (fq. 123).

ti e din se kush ishte Pashko Vasa ? kujt i sherbeu?
 
"Dashuria" e Evropes dhe fqinjeve ndaj Shqiptareve

Komandanti i ushtrise se trete serbe, Gjeneral Bozhidar Janku i kerkon Gjeneralshtabit te tij 20.000 bajoneta te reja, sepse ushtareve te tij u ishin demtuar bajonetat ne treven Llapit duke i therrur shqiptaret nga djepi ne kërroçe kudo qe i gjenin. Anri Barbys (korespondent francez) shkruan se, meqe Gjeneralshtabi nuk i kishte, ato u porositen dhe u siguruan brenda kater ditesh nga Vjena. Ato Bajoneta do te perdoren: 5000 cope ne treven e Rrafshit te Dukagjinit, 5000 cope ne treven e Kukesit dhe Lumës dhe 10.000 cope do perdoren ne trevat: Jug i Ferizajt, Shkup, Tetove, Gostivar, Manastir, Diber, Elbasan, Tirane dhe ne 30 Nentor bajoneta e fundit do te thyhet ne Durres duke therrur te zotin e shtepise qe rezistoi ndaj grabitjes se bagetise.
- Ja, kjo eshte rruga "çlirimtare serbe", - shkruan me ironi Llav Trocki ne Dhjetor 1912.
Ne 28 Nentor 1912 ne Vlore u shpall pavaresia e Shqiperise, por bajonetat greke e serbo - malazeze vazhduan pergjakjen. Ne 30 Nentor 1912 kur ushtria serbe zbarkoi ne Durres, ne te gjitha kishat Serbe do te mbahet meshe solemne per daljen e ushtrise ne detin Adriatik. Pershendetje vllazerore kisha Serbe do te mare edhe nga kisha Ruse, Franceze, Gjermane, Austriake, Italiane dhe Greke. Si rrjedhim bajonetat e pergjakura ne trupin e shqiptareve do te amnistohen ne Petrograd, Vjene, Berlin, Rome dhe Paris, kurse ne Londer, ne 17 Dhjetor 1912 do te filloje pazari i madh me tokat shqiptare. Aty Shqiperia etnike do te copetohet pjese-pjese dhe ai copetim do te mbetet ne fuqi si nje plage qe kullon edhe sot. Evropa "e demokratizuar" vazhdon edhe sot me te njejtin plan. Mbase kane ndryshuar koherat dhe partite me drejtuesit e tyre, por nuk ka ndryshuar asgje nga realitetet e programuara sekrete per asgjesimin e Shqipetareve (Islamit) nga Evropa (shih A. Rajs: -Shqiptaret muslimane duhet te asgjesohen, por edhe ata te krishtere duhet te konvertohen. 1912 CPB. K. 12. i censuruar si sekret shteteror 1912).
Prof. Dr. Hakif Bajrami
View attachment 84025

le te themi se Bajrami te drejte, si njoh kto histori edhe nga afer me deshmi etj...

ok pse xhonturqit nuk donin shqipni te pavarur ?
 
Pse? Mos valle i ka trrilluar ato qe shkruan?
spo them qe jane trillim se kte e di une, vasa kujt i sherbeu?

le te themi qe ishte nder shqiptaret e pakt qe i thure lavde edhe popullit vet por me shume turqeve, por sipas tij ne duhet te rrinim nen perandorine osmane...kaq mjafton qe Vasen mos me e marre shume per baze ?
 
le te themi se Bajrami te drejte, si njoh kto histori edhe nga afer me deshmi etj...

ok pse xhonturqit nuk donin shqipni te pavarur ?
Sbesoj qe shumica prej nesh t'i njoh nga afer keto histori etj etj...

Dhe pikerisht ky ishte problemi, xhonturqit. Shumica qellimisht nuk e bejn diferencen mes perandoris osmane dhe xhonturqit. Per marrdheniet jo te mira me shqiptaret dhe xhonturqit pajtohem me ty.
Ndersa per perandorin osmane, ha debat.
Xhontuqit ishin armiku i perandoris osmane dhe nga ata qe e luftuan me ashper.

Reforma e Tanzimatit, traktati shen stefanit dhe me pas kongresi i berlinit, ishin keto arsyet pse shqiptaret u shkatrruan. Jam shume i sigurt qe e di shume mire historin e ketyre 3 "ndodhive" dhe se si u trajtuan shqiptaret.
Per kongresin e berlinit pati organizime nga shqiptaret, qe popullata shqiptare te mos njihej si muslimane apo turke por si etni shqiptare, kerkes e cila ra ne vesh te shurdher te europes (si perher).
Edhe i delegumi i perandoris osmane ne kongresin e berlinit, u pranua thjesht si kukull, me pa te drejt fjale. As mund te mbronte e as mund te kundershtonte gje.

Me thuaj pra, kush e coptoj Shqiprin?
 
spo them qe jane trillim se kte e di une, vasa kujt i sherbeu?

le te themi qe ishte nder shqiptaret e pakt qe i thure lavde edhe popullit vet por me shume turqeve, por sipas tij ne duhet te rrinim nen perandorine osmane...kaq mjafton qe Vasen mos me e marre shume per baze ?
Vaso Pasha e shpreh shume qarte qe duke pare rrethanat dhe konditat e asaj kohe, jo per dashuri ndjenja apo besime, por per interes te jeteses, shqiptaret e shihnin me shume te arsyeshme te ishin nen perandorin osmane sepse nuk kishte shtet tjeter te fuqishem qe i perkrahte dhe rreziku i fqinjeve, sic edhe ngjau me vone.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.