Përdorimi i erëzave të freskëta dhe të thata
Bimët aromatike (erëzat e freskëta) janë një nga gjërat më të rëndësishme në kuzhinë, i japin ushqimit shije dhe aromë të këndshme, duke u kombinuar në mënyrën e duhur arrijnë të ekzaltojnë shijen.
Të thara dhe jo
Shumica e bimëve duhet të përdoren të freskëta për ta ruajtur më mirë shijen. Mënyra më e mirë është t’i grisim gjethet me dorë ose me gërshërë në vend të thikës. Përjashtim bën majdanozi i cili përdoret i copëtuar zakonisht, dhe borziloku kur shërben si bazë për salcën pesto. Shumë bimë aromatike si majdanoz, borzilok, ose trumzë, mund të kultivohen me sukses në ballkone apo dritare, kështu kemi mundësinë që gjithmonë të kemi bimë aromatike të freskëta në dispozicion. Disa erëza, të tilla si rigoni, borziloku, rozmarina,trumza, e mbajnë aromën e tyre edhe të thata. Bimët aromatike të thatë kanë tendencë për të humbur shumë shpejt aromen, sidomos nëse nuk ruhen siç duhet.
Përdorimi në gatim
Erëzat e freskëta me përdorim më të madh në kuzhinë janë;borziloku, sherebela, trumza, rozmarina, koriandër, mente, majdanoz. Bimët aromatike, janë ato që i shtojnë shijet çdo gatimi. Shumica e bimëve që përdoren për shije në kuzhinë janë zgjedhje individuale. Kryesisht varet nga lloji i erëzave të përdorura dhe aroma intensive, që duam t’i japim ushqimit.Bimët me shije më delikate, si majdanoz dhe borzilok, janë përdorur zakonisht pas gatimit. Edhe në përdorimin e bimëve është i vlefshëm parimi i harmonizimit te shijes dhe aromave çdo shije duhet të jetë e ekuilibruar. Bimët aromatike (erëzat e freskëta) mund t’i përdorim të ndara ose të përziera, sipas dëshirës.