Mirë se vini në forum vizitor,

Për të hyrë në përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, duhet të regjistroheni ose të identifikoheni në forum. Anëtarësimi në forum është plotësisht falas.

URIME 28 NËNTORI, DITA E FLAMURIT KOMBËTAR

URIME 28 NËNTORI, DITA E FLAMURIT KOMBËTAR

Sot festojmë 28 Nëntorin, Diten e Flamurit kombëtar, një datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë. .

Rrespektoni Masat e Covid-19 😷

Nga tregu te transporti publik, nga qendra tregtare te vendi i punës, qëllimi i tij është të zvogëlojë rrezikun e koronavirusit për të gjithë ne në të gjitha fushat ku jemi bashkë. Maska 😷 largësia ↔️ pastrimi 🧼 le t'i kushtojmë vëmendje.

Keni probleme me anëtarësimin?

Për shkak të ndryshimit të strukturës së forumit, janë vendosur disa kufizime, nëse nuk mund të shkruani një mesazh dhe të hapni një temë, hyni në lidhjen në titull dhe hapni temën tuaj.

Bëhu pjes e Chatit 📱

Netedy.com një vend argëtimi dhe i sigurt njohjesh online. Bisedoni, takohuni dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjatë. Të dhënat tuaja personale janë gjithmonë të mbrojtura. Siguria e përdureseve tanë është përparësia jonë kryesore.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përdorimi i erëzave të freskëta dhe të thata

Lina

NeTeDy.com 🐾
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Regjistruar më
Oct 30, 2020
Mesazhe
24,513

Përdorimi i erëzave të freskëta dhe të thata​

errezatf


Bimët aromatike (erëzat e freskëta) janë një nga gjërat më të rëndësishme në kuzhinë, i japin ushqimit shije dhe aromë të këndshme, duke u kombinuar në mënyrën e duhur arrijnë të ekzaltojnë shijen.

Të thara dhe jo
Shumica e bimëve duhet të përdoren të freskëta për ta ruajtur më mirë shijen. Mënyra më e mirë është t’i grisim gjethet me dorë ose me gërshërë në vend të thikës. Përjashtim bën majdanozi i cili përdoret i copëtuar zakonisht, dhe borziloku kur shërben si bazë për salcën pesto. Shumë bimë aromatike si majdanoz, borzilok, ose trumzë, mund të kultivohen me sukses në ballkone apo dritare, kështu kemi mundësinë që gjithmonë të kemi bimë aromatike të freskëta në dispozicion. Disa erëza, të tilla si rigoni, borziloku, rozmarina,trumza, e mbajnë aromën e tyre edhe të thata. Bimët aromatike të thatë kanë tendencë për të humbur shumë shpejt aromen, sidomos nëse nuk ruhen siç duhet.

Përdorimi në gatim
Erëzat e freskëta me përdorim më të madh në kuzhinë janë;borziloku, sherebela, trumza, rozmarina, koriandër, mente, majdanoz. Bimët aromatike, janë ato që i shtojnë shijet çdo gatimi. Shumica e bimëve që përdoren për shije në kuzhinë janë zgjedhje individuale. Kryesisht varet nga lloji i erëzave të përdorura dhe aroma intensive, që duam t’i japim ushqimit.Bimët me shije më delikate, si majdanoz dhe borzilok, janë përdorur zakonisht pas gatimit. Edhe në përdorimin e bimëve është i vlefshëm parimi i harmonizimit te shijes dhe aromave çdo shije duhet të jetë e ekuilibruar. Bimët aromatike (erëzat e freskëta) mund t’i përdorim të ndara ose të përziera, sipas dëshirës.
 

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Regjistrohu

Krijimi i një llogarie në forum është plotësisht falas.

Regjistrohuni tani
Hyr

Nëse keni një llogari, ju lutemi identifikohuni

Hyr