Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përfitimet shëndetësore të çajit Mente

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Përfitimet shëndetësore të çajit Mente​


Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj.

auto_caj-mente1569247426.jpg

* Ndihmon Me Tretjen
Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes, që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Por efektin më të madh e ka vaji i mentes, i cili është më i përqendruar se çaji. Disa prova kanë treguar se vaji mund të ofrojë lehtësim për pacientët me sindromën e zorrës së irrituar. Në rast se po mendoni të përdorni vaj ose çaj mente, për të trajtuar ndonjë problem shëndetësor, drejtohuni fillimisht tek mjeku juaj për të garantuar nëse është i përshtatshëm për ju.

* Freskon Natyralisht Gojën
I famshmëm për shkak të aromës dhe shijes së tij të pastër e të mrekullueshme, çaji i mentes mund të ndihmojë në eleminim e erës së keqe në gojë. Ai ka ka veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në eleminimin e mikrobeve që shkaktojnë sëmundjen e pllakave dhe mishit të dhëmbëve.

* Nuk Përmban Kafeinë
Ndërkohë që shumë njerëz e konsumojë këtë lloj çaji pasi e pëlqejnë shijen e tij, shumë mendojnë se është një mundësi e jashtëzakonshme për të zëvendësuar pijet me kafeinë. Mbajtja larg e kafeinës, veçanërisht në mbrëmje, mund të ndihmojë me problemet me gjumin ose me tensionin.

* Stimulon Mendjen
Aroma e çajit të mentes stimulon trurin tuaj, duke ju bërë më vigjilent, një qasje krejtësisht e këndshme për të rritur përqendrimin tuaj.

* Ka Veti Antibakteriale Dhe Antivirale
Çaji me mente mendohet se ka veti kritike antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar kështu imunitetin e trupit tuaj.

* Lehtëson Dhimbjet E Kokës
Mentoli mund të jetë një zgjidhje e sigurt dhe tërheqëse për të tratuar dhimbjet e kokës. Gjithashtu ju mund të provoni të aplikpni vaj esencial menteje në zonën e tëmthit dhe vetullave, në rast kur keni dhimbje koke.

* Pastron Sinuset
Mentoli, mund të ndihmojë në luftimin e problemeve të sinuseve. Prandaj ndësa konsumoni çajin me mente, sigurohuni që po thithni edhe avullin që lëshon çaji i nxehtë.

AgroWeb
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.