Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Perjetimi i jeterave te kaluar

U

Universal

Guest
Perjetimi i jetëve te kaluara

Nëse kemi shpirtin i cili mbijeton trupin ose nëse ekziston reinkarnimi, nuk do të ishte dashur të na çuditë mundësia e shfaqjes së gjurmëve të jetave të kaluara në jetën e tashme si një shkak i çrregullimeve emocionale shoqërore. Terapia e përjetimit të jetave të kaluara themelohet në hipotezën se disa çrregullime shfaqen për arsye se jetat e kaluara janë fshehur në nëndijen e njeriut, kështu që ndoshta do të duhej të sjellen në vetëdije, sipas principit të njëjtë që Frojdi e solli në psikoanalizë mbi vetëdijësimin e traumave të ngulfatura.

Historia

Kur psikologët, kah fundi i shekullit XIX filluan ta hulumtojnë dukurinë e mediumëve, disa prej tyre i njohën mediumet të cilët në trans qenë të "xhindosur" prej shpirtave të personave prej së kaluarës.
Ndonjëherë ishin ata persona të njohur të periudhës së njohur. Psikologu zviceran Theodore Flournoy, në mënyrë kritike por edhe me kuptueshmëri, vëzhgoi një femër-mediume dhe konstatoi se në rastin e saj jetat i kishte kryesisht iluziore; mirëpo, ajo me vetëdije nuk i trilloi personalitetet nga e kaluara. Ishte me të vërtetë e "xhindosur".
Që atëherë u paraqitën disa raste të cilat dukshëm tregonin në reinkarnimin.

Psikiatri dr Arthur Guirdham në disa botime të veta detalisht përshkroi rastin. Sipas tij, një grup prej tetë njerëzve, të gjithë në jetën e kaluar, në shekullin e trembëdhjetë, jetuan si katarë (sektë askete e besimit të krishterë) në Provansë, ndërsa në shekullin e njëzet në rrethinën e Bristolit në Angli. Të dhënat mbi jetat e tyre të kaluara u gjetën në dokumentet e inkvizicionit, dhe çdonjëri prej tyre ka qenë personalitet i njohur. Në këtë lidhshmëri të pazakonshme mes të kaluarës dhe të tashmes na tregon edhe ndikimi i jetave të tyre të shekullit të XIII, të cilat nxitën ankthet dhe sëmundjet trupore në jetën e tashme të tyre.

Në çfarë mënyre jetat e kaluara ndikojnë në jetën e tashme

"Hapi i parë që na pret si mjekë është njohja sa më e mirë e ndikimeve të psikës të robëruar në materie", thekson dr Guirdhami në librin e vet We are one another (Ne jemi një). Kujtimet në përjetimet e jetave të kaluara janë të lidhura ngusht me simptomet e jetës së tashme". Pavarësisht prej gjurmimeve të Guirdhamit, në Shtetet e Bashkuara u shfaq një terapi e cila themelohet në hipotezën se simptomet, në të cilat nuk veprojnë metodat e mjekimit të mjekësisë ortodokse, mund të jenë pasojë e ndikimit të jetës së kaluar në të tashmen. Metoda e tillë filloi të përhapet edhe tej Atlantikut.

Principet e terapisë së tillë i përshkruan psikologu Morris Netherton nga L. A., themelues i "Institutit për vetëdijësimin mbi jetat e kaluara" edhe Nancy Schiffrin në librin Past lives therapies (Terapia e përjetimeve të jetave të kaluara). Nethertoni, natyrisht, është i vetëdijshëm për faktin se shumë njerëz nuk do të besojnë se njeriu pa dijen e vet mund t'i thërrasë ngjarjet prej jetave të kaluara, dhe ç'është më tepër, se ato ngjarje të kaluara mund të nxisin sëmundje serioze.

Reinkarnimi tek duhet të dëshmohet si fakt, i thonë shpesh të sëmurët skeptikë. Nethertoni nuk i hudh poshtë dyshimet e pacientëve; përkundrazi, ai vet dyshon se reinkarnimi mund të dëshmohet. Fjala është vetëm për një hipotezë të përshtatshme, shpjegon ai, në mënyrë që të shpjegohet se pse disa njerëz në transe bëhen personalitete të tjera, flasin sikur që kanë jetuar në ndonjë shekull tjetër duke sjellë mjaft fakte në llogari të reinkarnimit. Nuk është e nevojshme as të dëshmohet vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara, sepse në të vërtetë është i rëndësishëm vetëm fakti se a vepron bëmirësisht terapia e këtillë, do të thotë a i zgjedh problemet e pacientit në sjelljen e tij.

Shiritat e Bloxhamit

Rasti i regresionit nën hipnozë, që e përshkruan Arnall Bloxhami, hipnoterapeuti prej Cardiffit, ndoshta është shembulli më i mirë i përjetimeve të jetës së kaluar. Jane Evansi, në gjendjen hipnotike u bë Rebeka, hebreje e cila kishte jetuar në York në shekullin e dymbëdhjetë dhe ishte njëra prej viktimave të persekutimit më 1189.

Rasti ishte i pazakonshëm sepse njëra prej pamjeve të cilën Jane Evansi "përsëri e përjetoi" ndodhi në kriptën kishtare për ekzistencën e së cilës u muar vesh tek pas një emisioni televiziv, kështu që Jane Evansi nuk ka mundur të dijë për atë. Bloxhami inçizoi përjetimet e saj, ndërsa shiritat qenë të lëshuara në një emision të BBC-së. Mirëpo, terapeutët të cilët përdorin metodën e përjetimeve të jetave të kaluara shpesh theksojnë se nga aspekti i tyre është sporadike se a është frika që e tregoi Jane Evansi nën hipnozë rezultat i kthimit në jetën e kaluar apo jo. Kjo ka mundur të jetë edhe pjellë e imagjinatës, ose ankth që mbeti në nëndijen e saj.

Terapeutët pohojnë se ajo përmbajtje e "groposur", pa marë parasysh prejardhjen e saj, mund ta shkatërrojë jetën nëse nuk "çgroposet", nëse nuk nxjerret në sipërfaqe.

Morris Nethertoni citon rastet (siç bëri edhe Guirdhami) kur pacientëve iu paraqitën djegiet ose vendet e nxira në trup si reaksion i "kujtimeve" prej jetave të kaluara. Ndonjëherë mund të ndërlidhet edhe lidhja reale me historinë, sikur te katarët Guirdhamit që pësuan nga inkvizicioni.

Simptomet janë shpesh në lidhje me përjetimet specifike (disa pacientë, për shembull, përjetojnë se janë munduar si robër) të cilat zakonisht nuk janë të shënuara në dokumentet e shkruara. Mirëpo e gjitha kjo nuk është e rëndësishme për terapinë; qëllimi kryesor është sjellja e kujtesës në nivelin e vetëdijes dhe atëherë të kalohet në mjekim. Rastet e këtilla mund t'i krahasojmë me ankthet, të cilat nxisin frikë momentale, por që kalojnë kur jemi krejtësisht të zgjuar.

Për këtë edhe nuk është e rëndësishme se a mund vërtet të dëshmohen ato ngjarje që na kujtohen. Madje nuk është e rëndësishme as nëse hulumtimi tregon se pacienti nuk ka përjetuar kurrëfarë jete të kaluar, që personi në të cilin pacienti "shndërrohet" nuk ka ekzistuar, dhe se ngjarjet e përshkruara nuk kanë ndodhur. Me rëndësi është fakti se pacientin diçka e mundon dhe manifestohet në mënyrën e tillë, mu sikur në ëndërr. Qëllimi i terapisë është sjellja e pacientit në atë gjendje ashtu që të bëhet i vetëdijshëm për problemin që e mundon dhe t'i ndihmohet që ta zgjidh.

Veprimi

Disa terapeutë praktikojnë metodën e cila nuk dallohet aq nga psikoanaliza. Pacienti mbetet i vetëdijshëm, ndërsa terapeuti i ndihmon që ta sjell përmbajtjen e shtytur ose ngulfatur në vetëdije. Të tjerët më me dëshirë praktikojnë hipnozën ashtu që t'i ndihmojnë pacientit të kthehet në të kaluarën dhe të konstatohet se a do ta përjetojë ndonjë jetë të kaluar me mbresa traumatike të cilat mund të kenë lidhje me simptomet dhe brengat e tashme të pacientit. Të themi se ju mundon ndonjë problem ose kujtim në ndonjë gjë, diçka që mund të shërbejë si katalizator, pastaj përqëndroheni në të me ndihmën e terapeutit dhe të tjerëve në grup ashtu që vërtet arrini deri te çasti në të cilin aktrimi i mëparshëm befas bëhet realitet, kështu që ajo çka aktroni shndërrohet në përjetim të reprizuar.

Hulumtimet

Qëndrimi i Nethertonit se vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara nuk është e rëndësishme gjithsesi meriton kujdesin sepse shumica e hulumtimeve të reja bazohet në hulumtimin e dokumenteve të vjetra ashtu që të vërtetohej se a ekzistojnë dëshmitë për mundësinë e reinkarnimit, dhe të zbulohet se a kanë ndodhur me të vërtetë ato ngjarje në të kaluarën, dhe nëse kanë ndodhur, a kanë mundur individët, të cilëve iu kujtohen ato ngjarje, që në ndonjë mënyrë të kenë ditur për to, për shembull duke dëgjuar tregime për ato ngjarje kur kanë qenë tepër të rinj për t'i mbajtur në mend, e pastaj t'i kenë mbjellur ato ngjarje në nëndije.

Disa hulumtues, sidomos profesori Ian Stivensoni nga universiteti Virginia, me kujdes i kanë kontrolluar një radhë ngjarjesh dhe konstatuan se disa persona mund t'i përshkruajnë saktësisht ngjarjet e së kaluarës edhepse nuk kanë mundur në asnjë mënyrë të kenë ditur për to. Stivensoni veçanërisht thekson se ky fakt nuk vërteton reinkarnimin, por megjithatë tregon se te disa persona paraqiten "kujtimet" të cilat nuk mund të shpjegohen me anë të kujtesës së zakonshme, qoftë ajo me apo pa vetëdije.

Personat e tillë jo vetëm që "shohin" të kaluarën, por munden edhe ta përjetojnë, ndërsa ndodhitë që i "përjetojnë përsëri" gjatë terapisë mund të jenë të tmerrshme. Ky është rast i shpeshtë gjatë regresionit nën hipnozë, metodë me të cilën disa terapeutë shpesh shërbehen që t'i hyjnë në gjurmë mbresave të cilat mund të jenë në lidhje me simptomet e neurozës, kur prej kandidatit kërkohet që të kthehet jo vetëm në fëmijëri por edhe në të kaluarën e largët.

Rastet e volitshme

Personave, të cilët sprovuan llojet tjera të psikoterapisë për mjekimin e simptomeve të pashpjegueshme, veçanërisht pengesave emocionale si brengosjet, ankthet ose nervozat, terapia e përjetimit të sërishëm të jetave të kaluara mund t'iu jetë mjaft e dobishme. Guirdhami konstatoi se zbulimi i disa traumave nga e kaluara nuk është i domosdoshëm për heqjen e simptomeve, por mënjanon frikën nga vetëdija epacientit, do të thotë frikën se simptomet mund të jenë të lidhura me ndonjë sëmundje organike ose e gjitha kjo mund të shërbejë si paralajmërim në stadin e parë të sëmundjes shpirtërore.
 
Qendra më e rëndësishme për ndikimin fetar në të gjithë Azinë ka qenë India.

India ka lindur besime të shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njëri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse në gjithë Azinë Lindore.

Nga kjo, shumë kultura aziatike e mbajnë ende Indinë si vendlindjen e tyre frymore.

Në të njëjtën kohë (Pitagora) në shekullin e gjashtë p.k..si dhe në Indi( rreth Indit dhe Gangit)shumë dijetarë hinduistë, po përpunonin teorinë e transmigrimit të shpirtrave.

Shfaqja e njëkohshme e kësaj bindjeje në Greqi dhe në Indi, sipas shkencës, vjen nga lëvizjet e popujve indo-europianë, të cilët në shtegtimet e tyre nga një kontinent në tjetrin, bartnin me vete dhe idenë e transmigrimit.

Hinduizmi si fe në Indi zë fill po me shfaqjen e arianëve rreth vitit 1500 p.k.

Bindja induiste që nga fillimet ishte se shpirti është i ndryshëm nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin të parët dhe u ofronin ushqime shpirtrave të të vdekur...

Shekuj më vonë, të diturit hinduistë që ndesheshin me problemet universale të së keqes dhe të vuajtjeve midis njerëzve, i kombinuan këto me ligjin e Karmës (ligj i shkak-pasojës, i përzierë me fatin) dhe zhvilluan teorinë e rimishërimit, nëpërmjet të të cilit meritat dhe fajet në një jetë shpërblehen a ndëshkohen në jetën tjetër.

Shpirti nga një trup i vdekur rimishërohej, lindte prapë në një trup njeriu tjetër, por mund të rimishërohej edhe te një kafshë, sipas meritës, sipas sjelljes shoqërore në jetën e mëparshme.

Më vonë, shkallë-shkallë, do të marrë formë dhe një koncept tjetër filozofik, koncepti Brahman-Atman.
Atmani, esenca e çdo gjëje mbi tokë, e çdo njeriu, pas sa e sa rimishërimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti më i lartë, më i përjetshëmi, më i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjtërimi dhe njëkohësisht, lirimi nga cikli i transmigrimit.

Ky është dhe synimi më i lartë, më përfundimtar i hinduizmit.
Ideja e metempsikozës, transmigrimi i shpirtrave në një jetesë të mëpasshme, përbën bazën e brahmanizmit, po dhe të budizmit.

Pavdekësia, duke kaluar provën e gjatë nëpër rimishërime e transmigrime, për hinduizmin është një e drejtë e lindur e të gjithëve, jo privilegj i një pakice të lumtur.

Për fetë monoteiste një jetë e vetme përcakton fatin përfundimtar të shpirtit, parajsën a ferrin, për hinduizmin shpirti e arrin shënjtërimin pas shumë e shumë rilindjesh.

nga "Floart"
 
Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

Procesi i shkaqeve dhe i pasojave, i cili emërtohet si k a r m a, nganjëherë interpretohet si dora e pamëshirshme e Zotit, por në fakt njeriu vetë e krijon karmën e tij, ose të paktën e liron me veprat e tij të mira. Zoti është dëshmitari i përjetshëm. Ne vetë, me veprat tona, e përcaktojmë fatin tonë.
Çdo jetë lind me një personalitet të caktuar, i cili përbëhet nga elementet e matricës së shpirtit dhe, sikundër aktorët, edhe ne luajmë role të ndryshme, por gjithnjë në përputhje me karakterin tonë. Personaliteti ynë zhvillohet gjatë jetës. Ai përparon ose ngec në varësi nga fakti se si reagon ndaj rrethanave jetësore në të cilat ndodhet. Çdo gjë që na ngjan në jetë, gëzimet ose fatkeqësitë, janë veçse mësime të cilat duhet t’i marrim në rrugën drejt përsosurisë dhe lirimit të shpirtit nga lidhjet me këtë botë. Për aq kohë sa janë dëshirat në njeriun është e pamundur të shmanget lindja e sërishme. Dëshirat janë ato që na lidhin për këtë botë. Shpirtrat e lirë vijnë në planet si mësues, por nuk janë të lidhur me këtë botë.

Shkaktar i të gjitha problemeve dhe shqetësimeve është fakti se e kemi humbur pushtetin mbi ndjenjat tona. I lëmë që të shpërthejnë dhe kështu pushojmë të gjykojmë drejt. Hidhërimi, mendjemadhësia dhe ndjesi të tjera i japin njeriut shprehi demoni dhe nganjëherë madje edhe e bastardojnë deri në nivelin e kafshës. Sa herë kemi qenë të përfshirë në veprime të gabueshme dhe me këtë edhe më shumë jemi lidhur me zinxhirët e karmës. Mllefi është sikurse droga. Duhet të bëjmë përpjekje që të lirohemi nga ai. Për ta bërë këtë është e domosdoshme që ta zbulojmë forcën e inteligjencës së lartë, që fshihet thellë në ne… Kur vjen koha e lindjes, zgjidhet një lloj i veçantë i trupit që do të jetë i përshtatshëm për shpirtin e caktuar. Llojet e ndryshme të elementeve kimike nga të cilat përbëhet trupi, sikundër edhe mënyra se si kombinohen ato, përbëjnë realizimin e ndikimit të sundimtarëve planetarë, ndërsa lindja bëhet në momentin kur planetët ndodhen në pozitat që duhet t’i marrin në pajtim me planin paraprakisht të caktuar, të cilin e harton vetë horoskopi. Kështu pozitat planetare janë përcaktuese të përkryera si për trupin që lindet, ashtu edhe për karakterin, /për këtë është përgjegjës Hëna/, i cili do ta pushtojë për një periudhë të caktuar jetësore. Pozita e Hënës në kohën e lindjes shpreh tërësinë e përvojave të jetëve të kaluara, ndërsa Dielli na udhëzon për atë se në çka duhet të orientohemi tani, ndërsa kjo është rruga drejt vetëdijesimit dhe arritjes së nivelit më të lartë të vetëdijes në jetën e tanishme.

NËSE JENI TË LINDUR NË SHENJËN E:

D A S H I T

Në jetët e mëhershme keni qenë emocionalisht të pavendosur dhe të varur nga të tjerët, kështu që tani për ju është shumë e rëndësishme që në jetën emocionale ta ndërmerrni iniciativën, të insistoni për nevojat dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që ta gjeni identitetin tuaj të humbur. Megjithatë, mos shkoni në ekstremin tjetër, në pavarësinë e tepruar, e cila mund të kalojë në egoizëm. Këmbëngulësia dhe besimi në vete është ajo që ju duhet më së shumti.

D E M I T

Jetët e kaluara, të cilat i kemi lënë pas, në aspektin emocional kanë qenë jostabile dhe të ashpra. Keni njohur shkatërrimet e vuajtjes, frikës dhe ndjenjave të mëdha. Jeta e tanishme ju është dhënë si një rast që të stabilizoheni dhe të shkelni në tokë. Stabiliteti, qëndrueshmëria dhe lidhja e veprave dhe praktikës për ju janë të një rëndësie të veçantë. Është koha që t’ia lejoni qenies suaj shpirtërore që të manifestohet nëpërmjet punës, në mënyrë që të mund të piqet dhe ta mësojë atë që diku në rrugën e jetëve të kaluara e ka harruar.
B I N J A K Ë V E
Problemet në jetën e kaluar për ju kanë qenë probleme që kanë lindur si pasojë e komunikimit të keq me njerëzit e tjerë. Kjo jetë përbën një rast që të bindeni se sa është e rëndësishme të thuhet ajo që ndihet…Korrigjoni rastet e humbura në mënyrë që ta realizoni kuptimin emocional dhe harmoninë. Posesiviteti, largimi nga njerëzit e tjerë dhe tërheqja në botën vetjake tani do të duhej të kapërceheshin me modelin e ri të përgjigjes emocionale dhe komunikimit të drejtë.

G A F O R R E S

Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe stabilë, që sipërfaqësinë dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani ta ktheni në qëndrueshmëri dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe për veten. Pavarësisht se si veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme është e butë, sikur guaskë. Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë që t’i kuptoni drejt marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë shumë të rëndësishëm prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta harroni edhe veten!
L U A N I T

Në mishërimet (inkarnimet) e kaluara keni mësuar që të doni në mënyrë të paanshme, që të mos i veçoni njerëzit, por tani duhet të mësoni që energjinë tuaj emocionale dhe forcën t’i orientoni drejt njerëzve të caktuar dhe fushave të jetës, të cilat janë të rëndësishme për ju. Keni pothuajse aftësinë fëmijërore që ta përjetoni lumturinë në situatat kur të tjerët ju falënderojnë dhe kur jeni në qendër të vëmendjes…, por mos u zemëroni kur nuk ju kushtojnë vëmendjen dhe respektin e duhur. Mësimi juaj në këtë jetë është vetëbesimi dhe respekti për veten.

V I R G J Ë R E S H Ë S

Jeta e tanishme ju mëson ta keni të drejtën e zgjedhjes të asaj që ju kënaq, si dhe faktin se emocionet e vërteta ndërtohen shkallë-shkallë, gur, gur bëhet mur…Duhet të mësoheni që të mos mbështeteni në të tjerët, por vetëm në veten, madje këtë do ta arrini kur të mësoheni që plotësisht ta pranoni veten me të gjitha të metat dhe cilësitë. Ndjenja e fajit ju përcjell nga jetët e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe më tej brengoseni për njerëzit e tjerë, fatin e tyre dhe për atë se si do të mund t’i ndihmonit.
P E S H O R E S
Në jetët e kaluara keni pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët, sikurse edhe me gjininë e kundërt, ndaj edhe në jetën e sotme mund t’ju shoqërojë frika /thellë e fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerëzit, refuzimi ndaj ekipit të punës dhe mosbesimi. Në mënyrë që ta përmirësoni këtë gabim, kjo jetë do t’ju ofrojë një numër të madh partnerësh të dashurisë dhe një rreth të gjerë miqsh, ashtu që të mësoni si ta zhvilloni harmoninë me njerëzit e tjerë.

A K R E P I T

Keni krijuar një pamje të madhe emocionale dhe intuitive mbi esencën e jetës. Intuita juaj ofron ndjenjën e detyrës që e keni përpara dhe udhëzuesin se në cilën rrugë do të duhej të niseshit, sikundër edhe elementin e nxitjes që është i domosdoshëm për t’u nisur në një rrugë. Frikat irracionale nga jeta e kaluar janë frika që shkaktohen nga sëmundja dhe vuajtja, si dhe nga humbja e të afërmve, ndaj në këtë botë mund të shkoni në skajin tjetër, në posesivitet ndaj miqve të afërm dhe partnerit, ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, në gjakimin që t’i mbani vetëm për vete.
S H I G J E T A R I T
Në jetën e tanishme keni ardhur për t’i çrrënjosur paragjykimet tuaja dhe që të mësoni të bëheni fleksibilë, ashtu që në këtë aspekt të porsazbuluar të personalitetit ta gjeni lirinë tuaj. Çrrënjosja e të gjitha trajtave të paragjykimeve dhe përhapja e tolerancës është diçka që konsiderohet përcaktim i jetës tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju çojë në këtë drejtim. Prandaj, për ju janë të rëndësishme udhëtimet, njohja me kultura të ndryshme dhe me modele sjelljes dhe të besimit.

B R I C J A P I T

Përvojat nga jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet, ndaj në vete bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë ose do t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në jetën e tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të bëheni përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë është jetë e stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore, sipas së cilës të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë të jesh i ftohtë dhe i distancuar.
U J O R I T
Kjo pozitë tregon se në jetët e kaluara ka pasur shumë xhelozi dhe posesivitet në planin emocional. Nxitja e jetës së tanishme qëndron në ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti dhe gjakimi që ta drejtojmë atë që e duam. Duhet t’ia ofroni lirinë vetes dhe të tjerëve. Detyra e juaj është që të zhvilloni marrëdhënie miqësore me të gjithë, sikundër që duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin, shpirtgjerësinë dhe tolerancën.

P E S H Q V E
Në jetën e kaluar nuk keni mundur që sa duhet ta vlerësoni emocionin e vërtetë, ashtu sikurse nuk keni pasur kohë që t’u dorëzoheni emocioneve…Jeta e tanishme, nëpërmjet kësaj shenje tepër fine dhe intuitive, jua ofron mundësinë që “ta prekni fundin” dhe të mësoheni t’u dorëzoheni emocioneve, në mënyrë që ta pasuroni veten dhe vetë përmbajtjen e jetës. Këtu jeni që të mësoni se ne të gjithë jemi pjesë e Njërit dhe nëpërmjet kësaj të dhëne ta përmbyllni ciklin e hapjes emocionale që ka filluar para shumë jetëve./Telegrafi/
 
G A F O R R E S
Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe stabilë, që sipërfaqësinë dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani ta ktheni në qëndrueshmëri dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe për veten. Pavarësisht se si veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme është e butë, sikur guaskë. Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë që t’i kuptoni drejt marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë shumë të rëndësishëm prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta harroni edhe veten!
 
B R I C J A P I T

Përvojat nga jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet, ndaj në vete bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë ose do t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në jetën e tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të bëheni përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë është jetë e stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore, sipas së cilës të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë të jesh i ftohtë dhe i distancuar.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.