Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përleshja e tifozëve në Korçë, reagon FSHF

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
1525091023_FSHF.jpg
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Korçë, ku tifozët e Skënderbeut dhe Partizanit u përleshën në fushën e gjelbër.

FSHF dënon ashpër ngjarjen në fjalë, ku thekson se do të analizohet çdo gjë lidhur me situatën.

REAGIMI I FSHF-SË:

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim incidentin e ndodhur në Korçë gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit. Për çdo moment aparati drejtues ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtaret e ndeshjes, për të risjellë në stabilitet situatën e agravuar mes tifozërive. Për fatin e mirë situata u rikthye në normalitetin që duhet, por karshi një episodi të tillë, FSHF nuk mund të qëndrojë kurrsesi indiferente.

Organizimi dhe mbarëvajtja e garës mbetet prioritet absolut i saj. Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi për sa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohshme dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume.

Një ngjarje e tillë dëshmoi pikërisht që për një çështje të tillë kërkohet një reflektim i menjëhershëm institucional. Nga ana tjetër, FSHF kërkon të risjellë për të disatën herë në vëmendje të klubeve, rritjen e komunikimit të tyre me tifozërite përkatëse, sensibilizimin e vazhdueshëm me grupimet e tifozërive për të garantuar më shumë stabilitet dhe për të shmangur sa më tepër momente të tilla agravuese dhe jashtë kontrollit në shkallët e stadiumit.

Pjesa komunikuese me tifozëritë e tyre është dhe duhet të mbetet një nga prioritetet e domosdoshme. Për incidentin në Korçë gjithçka do të analizohet me detaje referuar raporteve nga zyrtaret e ndeshjes për t’i kaluar më pas edhe komisioneve përkatëse për shqyrtim dhe vendimmarrje. FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për t’i dhënë një zgjidhje garantuese këtij problemi, me gjithë barrierën ligjore që imponoi një situatë të tillë.

The post Përleshja e tifozëve në Korçë, reagon FSHF appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.