Miresevjen në Netedy.com - Vendodhja e te gjithe forumisteve shqiptar

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com!

Përmbytjet në vend/ FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve

Vinjol

Im the architet off my own destruction
ANETAR ✓
Regjistruar më
Feb 19, 2020
Mesazhe
2,288
Pëlqime
2,746
Pikë
113
Mosha
36
Location
Fier
79100


Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut të orëve të fundit.






Me kërkesë të bashkisë Shkodër, Forcat e Batalionit të I të Këmbësorisë janë vënë në dispozicion të bashkisë Shkodër për transportin dhe evakuimin në rast nevojë në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit.

Aktualisht ka përmbytje të pjesshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç, ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër. Në një pjesë të sipërfaqeve të tokave ka ujë që shkon deri në 30 cm.

Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se janë dyfishuar kapacitetet me forca dhe mjete për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve të zonave të prekura. Në njësinë Ana e Malit janë transportuar rreth 75 banorë.

Gjithashtu, trupat dhe mjetet e batalionit të Vaut të Dejës janë vënë në dispozicion edhe të bashkisë Lezhë në zonat ku ka prani të shtuar të ujit.

Të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse janë në gatishmëri të plotë dhe të gatshme për të ndërhyrë në rast nevoje.

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje bashkive të vënë në dispozicion të gjitha burimet për të përballuar situatën në territoret e tyre pasi e kanë detyrim ligjor.
 

Vinjol

Im the architet off my own destruction
ANETAR ✓
Regjistruar më
Feb 19, 2020
Mesazhe
2,288
Pëlqime
2,746
Pikë
113
Mosha
36
Location
Fier
KA ra zjarr ne bushat...............
 
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top