Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përmirësoni shëndetin me vaj ulliri, 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Përmirësoni shëndetin me vaj ulliri, 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi​



u4-4.jpg



Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme. Këto probleme shfaqen kryesisht kur vuani nga sëmundje që lidhen me sistemin tretës apo hani shumë ushqime të thata që përmbajnë shumë sheqer.

Një regjim ushqimor i varfër në ujë dhe fibra do t’ju shkaktojnë vështirësi në funksionimin normal të sistemit tretës. Një ndër zgjidhjet më të shpejta dhe të shëndetëshme me të cilën mund të kuroni këtë problem është kura me vaji ulliri. Vaji i ullirit ndihmon në tretje dhe funksionon si kurë kryesisht për sheqtësimet e stomakut dhe zorrës së trashë.
Sugjerohen 4 kombinime të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë të evitoni problemet me tretjen dhe ndjesinë e fryrjen e barkut.

1. Vaj ulliri dhe lëng limoni
Një recetë ekonomike me efekt të menjëhershëm. Këshillohet të mos shtoni shumë limon në mënyrë që të evitoni aciditetin e stomakut.
Përbërësit:
5 ml, pra një lugë gjelle, lëng limoni
15 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Përziejini bashkë të dy përbërësit dhe konsumojini rregullisht çdo darkë para se të shkoni për të fjetur. Kjo kurë do të ndihmojë në tretjen e shpejtë të ushqimit duke parandaluar kapsllëkun. Përdoreni rreth 15 ditë.

2. Vaj ulliri dhe kos
Megjithëse është një bashkim i pazakontë, ka shumë avantazhe. Kosi është një burim i stimulimit të tretjes së ushqimeve.
Përbërësit:
250 ml kos
15 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Shtoni vaj ulliri tek kosi dhe konsumojeni tre herë në ditë më stomakun bosh, pra para ushqimit. Kjo kurë do t’ju ndihmojë të ndiheni me të lehtë dhe më pak të fryrë.

3. Vaj ulliri dhe banane
Banania është e pasur me kalium që ndihmon në stimulimin e tretjes. Nëse e përzieni me vajin do të stimulojë lëvizjen natyrale të sistemit tretës duke parandaluar fryrjen.
Përbërësit:
1 banane
15 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Prisni bananen në feta të holla dhe shtypeni. Sipër hidhini një lugë kafe vaj ulliri dhe pasi të keni përfituar një masë kompakte konsumojeni.

4. Vaj ulliri dhe kafe
Ky kombinim i pa zakontë do t’ju ndihmojë të stimuloni muskujt e zorrëve.
Përbërësit:
250ml kafe e nxehtë
125ml vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni kafen me vajin dhe pijeni çdo mëngjës për rreth 15 ditë në muaj. Adoptojeni këtë recetë në regjimin tuaj të përditëshëm për të parandaluar problemet me tretjen.

/AgroWeb
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.