• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.
  • Kerkojme ndjese per problemet qe mund te keni hasur me postimet e meparshme. Forumi eshte azhornuar me funksione te reja. Eshte e nevojshme te ri-vendosni foto e profilit nga e para! Argetim te kendshem ne NETEDY.COM!

Përplasja e Asteroidit që la gjurmë në Tokë.

Juno

VIP
Staff member
VIP i Forumit
Mesazhe
4,938
Mosha
35
Location
Prague
1532520998393.png

Në sistemin tonë diellor, ka një numër të konsiderueshëm të asteroidëve, të cilët shtrihet kryesisht në mes të Marsit dhe Jupiterit, megjithatë egzistojnë asteroide edhe në afërsi të Tokës. Atmosfera e Tokës bombardohet vazhdimisht nga këta trupa të vegjël qiellor. Sapo fërkohen me ajrin ata digjen, por në rastin më të keq, ata mund të shkaktojnë edhe dëme në Tokë.
Krateri që ndodhet në Arizona, është formacion nga një përplasje kozmike, që u formua rreth 50,000 vite më parë.
Objekti që krijoi këtë krater, ishtë një Asteroid me madhësi 50 metra, duke lëvizur në shpejtësi prej 18 km/s. Ai krijoi këtë krater për më pak se 10 sekonda, duke hedhur rreth 175 milion ton material jashtë kraterit.

Përplasje të tilla kozmike me Tokën, do të shkaktonin cuname masive, stuhi të shumta si dhe një dimër të shkaktuar nga bllokimi i dritës së diellit, si pasojë e pluhurit të hedhur në atmosferë.
Mendohet që shkaktar i zhdukjes së dinosaurëve, ka qenë përplasja e Tokës dhe një asteroidi rreth 10 kilometra i gjerë.
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!
Top