Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përse femrat pranojnë të bëhen dashnore?

P

Pansophia

Guest
44962

Lidhja me mashkullin e martuar fsheh kurthe të shumta. Këtë rol e pranojnë edhe intelektualet, edhe ato të cilat nuk e angazhojnë edhe aq trurin. Statistika është e ashpër – vetëm tre për qind e meshkujve braktisin bashkëshorten për shkak të një femre tjetër.

Femra e di që kjo ide nuk është e mençur, mirëpo megjithatë pranon të jetë e dyta… Shumica e dashnoreve e mashtrojnë vetveten dhe thonë se atë që e bëjnë nuk është gjë e keqe, qoftë për të mposhtur ndjenjat vetjake apo i pranojnë gënjeshtrat e dashnorit se gjoja ka martesë të keqe.

Madje, nëse në ndonjë çast pyet se “ku çon kjo lidhje”, bëhet “femër e cila flet me hidhërim”, ndërkaq dashnori një të tillë tashmë e ka në shtëpi.

Nëse filloni lidhjen me mashkullin e martuar, duhet t’i dini këto gjëra: shpesh do të ndiheni tepër keq; do të detyroheni të fshihni lotët, sepse askush nuk do të ketë dashnore të dëshpëruar, por të durueshme, argëtuese dhe seksi. E pra, mos keni iluzione se ai do të shkurorëzohet.

Vërejtjet janë të shumta: harroni festat dhe pushimet, sepse ai atëherë do të jetë me gruan e tij “të parë”; përgatituni të dëgjoni gënjeshtrat që ai me të është vetëm për shkak të fëmijëve, mirëpo nuk fle në të njëjtin shtrat; të jeni e gatshme për jetë të fshehtë, për motele të lira dhe takime të shpejta në veturë.

Sa më shumë që të zgjasë lidhja, gjendja juaj psikofizike do të rrezikohet edhe më shumë.

Shumica e femrave arsyetojnë sjelljen e partnerëve të tyre duke thënë se “ai është më ndryshe”. Shumica e këtyre tregimeve pikërisht janë klishe që përfundojnë në të njëjtën mënyrë.

Statistikat janë të tmerrshme – vetëm tre për qind e meshkujve braktisin bashkëshortet për dashnore. Duke pritur shpesh kalojnë vitet më të mira, andaj femrat lejojnë t’u ikin rastet që të gjejnë mashkullin tjetër, partnerin e lirë.
https://faktoman.com/2017/11/22/perse-femrat-pranojne-te-behen-dashnore/
 
Ashtu siç eshte diferenca midis te qenit mashkull dhe te qenit burre, patjeter qe ekziston edhe ndryshimi midis te qenit femer dhe te qenit grua, ose zonje. Marredhenia midis nje mashkulli dhe nje femre, nese nuk ushqehet, ashtu si cdo gje tjeter ne kete bote ,vdes. Realiteti shqiptare eshte i ashper. Per te mos thene i tmerrshem. Ajo çka shohim e degjojme ndonjehere na i ben fjalet lemsh ne gryke. Por per nje gje jam e bindur, po aq sa jam e bindur per buken qe ha çdo dite. Le te thone cfare te duan. Le ta justifikojne veten me çdo arsye te mundeshme. Le te gjejne sa argumenta te duan. Nje femer qe e ben kete gje eshte pa dinjietet, pa parime, ziliqare dhe xheloze ne maksimum per femrat e tjera, saqe mundohet me cdo kusht ti marre mashkullin qe kane ne krahe. Le ta quajne veten e tyre "mendjehapur" , moderne apo te lire. Ate qe shohin cdo dite ne pasqyre nuk e mashtrojne dot, nuk e genjejne dot. Dielli nuk mbulohet me çader, sepse te djeg, te percellon.
 
Dashuria te ben ate qe ste ben njeri.
Te qenurit dashnore eshte aventure. Shumicen derrmuese te rasteve lidhet me benefite, jo me dashuri.
Nje femer e vertete qe dashuron e han veten me dhembe e kurre nuk noton ne ato ujra.
Sidoqofte ky eshte mendimi im.
P.s e di qe do thuash po ty kush te kerkoi mendim po mua sme rri llapa? te pakten mos me shaj nga robt??
 
Ke te drejt deri diku. Kuptoj kur ti je e informuar per djalin-burrin qe po njeh dhe pranon jam dakord me ty.
Nqs e mer vesh pasi ke kriju ndjenja e gjera esht pak veshtir te terhiqesh ( kujdes se thjesht po shpreh mendimin tim dhe flas me aq sa kam par mos hipotizoni e mendoni gjera pa lidhje).
Ky esht mendimi im.
 
P.s i rash shkurt se nuk jam mesuar te shkruaj poema
 
Ke te drejt deri diku. Kuptoj kur ti je e informuar per djalin-burrin qe po njeh dhe pranon jam dakord me ty.
Nqs e mer vesh pasi ke kriju ndjenja e gjera esht pak veshtir te terhiqesh ( kujdes se thjesht po shpreh mendimin tim dhe flas me aq sa kam par mos hipotizoni e mendoni gjera pa lidhje).
Ky esht mendimi im.
Hahahahah o dashuri
E kuptoj shume qarte, sepse edhe une kam pare e degjuar plot.
 
Dashnore e gjej term te cuditshem ,sepse mund ti japim kah nga te duam.

Femrat ,ose grate kerkojne vetem atehere kur u mungon vertete dashuria.
Meshkujt funksionojne ndryshe.

Kush jam une ti gjykoj jetet e tyre,e per te veshur vesh xhaketen time ?

Pertej kesaj
verej qe shumkush ka ndertu nje jete gjys te ftohte e ca ferr.

Ul kapelen per disa femra qe habitem si mund te rrijne me ca tipa,por nenkuptoj se respektojne veten,por asesi se meriton ai. ;)
 
Ka 2 lloje dashnoresh...
E para është ajo dashnore e cila përmbush kënaqësin, epshin, imagjinatën dhe dëshirat e saj sexuale me një mashkull të martuar, me eksperienc dhe ndihet e sigurt se sekreti i tyre do të jetë i vështirë të dali...

Ka dhe nga ato dashnore, që edhe pse në ndërgjegjien e tyre e dijnë se janë duke gabuar, pranojnë të jenë dashnore me shpresën se partneri i tyre i martuar mund të lejë familjen, gruan edhe fëmijët për të patur diçka serioze me të...
 
Perkthema
 
Sepse o shum e thjeshte kruj veshin kush e ndje lezetin :p mashkulli ka i shprehja kam kap ket kam kap ate harrojn qe do femra ta kapesh ndryshe kep ket timin dmth secili tvetin :p
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.