Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pesë figura të veçanta mitologjike femërore shqiptare

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pesë figura të veçanta mitologjike femërore shqiptare​


Shpesh na ndodh të harrojmë se si është përfaqësuar figura femërore në mitologjinë shqiptare. Megjithatë, nëse do të pyesje dikë se cilat janë figurat e para mitologjike femërore që ata kanë lexuar nga legjendat shqiptare, shumë pak do t’i sillnin ndërmend.
Jam e sigurt se figura e parë që do na kujtohej po të pyeteshim do të ishte Zana e Malit. Mirëpo, ka edhe shumë të tjera të cilat kanë po aq vlerë. Në këtë artikull do t’ju sjellim pesë figurat femërore të rimishëruar në mitologjinë e bukur shqiptare.

Zana e malit

mitologjike

Foto: Zana e Malit

Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare me veti tepër origjinale autoktone. Kjo figurë mund të krahasohet më tepër me figura të tilla ballkanike dhe malore të popullsive në gadishullin ballkanik. Zana e Malit nuk është si zana që shihni në filmat e Disney, nuk ka krah dhe nuk bën magji. Kjo figurë unike shqiptare është një qënie mitologjike me fuqi mbinatyrore.
Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: zana e butë, e cilat ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe zana idhnake e cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave. Ato ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që u prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj, është traditë të bëhet zhurmë kur shkoni në mal, për t’i njoftuar ato për ardhjen tuaj. Zana është simbol i pjellorisë.

Shtojzovallet

Sqarim: Fotoja nuk është përfaqësim i saktë i shtojzovalleve, por i takon mitologjisë greke “Hylas dhe Nimfat. Fatkeqsisht nuk kemi piktura që mund të japin përfytyrimin e shtojzovalleve tona. Ky mund të cilësohet përfytyrim i ngjashëm.
Nimfat.png

Foto: Hylas dhe Nimfat

Shtojzovallet janë figura të përrallave popullore shqipare. Krahasohen me nimfat greke. Madje edhe në këngët popullore flasim për to, duke thënë kërcen si një shtojzovalle. Këto krijesa përfytyrohen me një bukuri të jashtëzakonshme e me fuqi të mbinatyrshëme.
Vendbanimi i tyre i preferuar janë bjeshkë dhe pyjet e dendura ku ato kalojnë kohën, duke kënduar e duke vallëzuar. Ato flirtojnë dhe i shikojnë njerëzit pa marrë parasysh gjininë. Në mitologji tregohet se nëse ato kuptojnë se dikush po i vështron teksa lahen nëpër lumenj, me një shikim ato dalldisin njeriun. Ky i fundit më pas nuk mban më mend asgjë.

Fatet ose Orët

Informacion: Fatkeqsisht në artin shqiptar nuk kemi pasqyrim figurativ të Fateve ose Orëve. Thuhet se ato i shikojnë vetëm fëmijët, por nuk kanë fytyrë, ndaj i harrojmë.
Fatet janë figura të besimeve popullore dhe përrallave. Përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës. Në veriun e Shqipërisë këtë detyrë e kryejnë Orët. Natën e tretë bëhet edhe kremtja e familjes, që quhet poganiqe. Për këtë rast piqet një bukë, e cila thyhet mbi djepin e fëmijës.
Ndër të krishterë, pas kësaj ceremonie i vihet emri fëmijës. Fatet kanë pseudonime të ndryshme sipas krahinave: Vitore, Mira, Mirushe, Orë (në Veri), Fata (Hora e Arbëreshëve), Fëtresha, Fatëza, Fatia.

E bukura e Dheut

Sqarim: Për të dhënë imazhin e të bukurës së dheut, figurë tipike mitologjike shqiptare, zgjodhëm pikturën e shquar nga hollandezi Jan Frederik Pieter.
e bukura e dheut

Foto: Vajza Shqiptare nga Jan Frederik Pieter

Shpesh përralat nisin e flasin për të bukurën e dheut e cila formon kështu motivin e zakonshëm në letërsi tokë, ujë, ajër. Ajo është personazhi më i përhapur në mitologjinë shqiptare.
Mund të jetë e mirë ose e keqe, por më shpesh përshkruhet si antagoniste në mitologjinë shqiptare. Në tregimet në të cilat ajo shfaqet, shpesh heroi duhet të shkojë në botën e saj që ruhet nga një kuçedër dhe të fitojë, në rast se do të kthehet në botën e tij.
Po fitoi, ajo mund të bëhet nusja e tij. Po humbi, ai gllabërohet nga kuçedra. E bukura e dheut lidhet me stinën e pranverës. Sipas Maximillian Lambert, ajo është hyjnesha e botës së të vdekurve.

Nana e Votrës

Nana e votrës, një nga hyjnitë më të lashta mitologjike shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare të zvetënuara të një hyjnie shumë të lashtë të vatrës, me origjinë nga matriarkati.
Fillimisht ajo përshkruhet si një figurë pozitive. Më vonë dhe, sigurisht, me fillimin e rendit të patriarkatit, vetitë e saj ndryshuan. Tani ajo përfytyrohet si një figurë që fanitet në trajtën e një plake të keqe flokthinjur që rri gërmuq bri vatrës., Nana e Votrës u rrëfehet plakave që rrinë shumë vonë natën duke tjerrur li ose lesh.
Nëse ndodh që nusja e shtëpisë, kur ngrihet herët në mëngjes sheh në vatër një plakë që kreh flokët me krëhër. Nusja kujton se është e vjehrra: i flet, por ajo s’përgjigjet. Ndërsa, po ta gjejë ndonjë fëmijë kur ajo po kreh flokët, Nana e votrës e kap dhe i nxjerr sytë me krëhërin e saj të hekurt. Në zona të ndryshme njihet me emra të ndryshëm si: Shtriga e Vatrës, Plaka e Vatrës (Mat), Mëmat e Vatrës, Xhuxhja eVatrës (Myzeqe) etj.


dua.com
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.