Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pesë lëvizje absolute, për të qenë më bindës dhe më joshës

U

Universal

Guest
Taktika të mbështetura nga më shumë se tridhjetë vite studime psikologjike, për t’u përmirësuar në artin delikat dhe të vështirë të manipulimit



Quajeni bindje ose – pa shumë zbukurime fjalësh – manipulim. Jo domosdoshmërisht duhet të ketë një konotacion të fortë negativ: ne përpiqemi për të sjellë të tjerët në anën tonë, gjatë gjithë kohës, qoftë kur duam të bindim partnerët që të shohin serialin tonë të preferuar, qoftë kur duam t’u demonstrojmë kolegëve vlerën e një nuhatjeje që kemi.

A ka metoda shkencore për t’i bërë të tjerët të bëjnë, atë që ne duam, me të vërtetë dhe pa prepotencë? Po: ka të paktën pesë, që janë testuar shkencërisht në dekadat e fundit të studimeve të psikologjisë sociale.

1. JEP TI DIÇKA SE PARI

Për një lloj rregulli të reciprocitetit, kemi prirjen të ndjehemi më në borxh me një person që na ka bërë një dhuratë, deri kur arrijmë që në një farë mënyre ta kompensojmë. Shoqatat e bamirësisë e dijnë: kur u japin mbështetësve një dhuratë të vogël, arrijnë të kenë rritje në donacione deri në 75%. Por nuk duhet ekzagjeruar: ekziston rreziku që të marrësh diçka paraprakisht mund të përkeqësojë motivacionet altruiste në origjinë të gjestit të tjetrit, apo që tjetri, duke marrë diçka nga ne, ndjehet “më pak bujar”, më pak “i pastër”.

2. PERDOR GJUHEN E DUHUR

Jo vetëm për zgjedhjen e fjalëve të mira, por për të qenë të kujdesshëm në lidhje me termat që mund ta bëjnë tjetrën të ndihet “nën presion”. Në një diskutim, për shembull, ekzagjerimi me “ju” mund të ndjellë një ndjenjë kundërproduktive të antagonizmit. “Duhet ta keni përfunduar atë punë,” tingëllon më akuzuese se sa: “Unë jam i shqetësuar, sepse kjo punë nuk ka mbaruar akoma”.

Një tjetër truk është përdorimi i emrave në vend të foljeve kur doni të shtyni për një rezultat të caktuar. Për shembull, ju është kërkuar të pyesni: “Sa e rëndësishme është që ju të jeni votues në zgjedhjet e nesërme?” Kjo shton me 11% numrin e votuesve, në krahasim me: “Sa e rëndësishme është që ju të votoni? ». Udhëzime të tjera për të qenë bindës në komunikimin verbal dhe jo-verbal: Përsëritni shpesh emrin e bashkëbiseduesit, imitoni pozicionin e tij trupor dhe shikojeni shpesh në sy.

3. BEHUNI JOKONSTANTE ME SHPERBLIME DHE NDESHKIME

Psikologjia e kondicionimit të punonjësve tregon se ndryshimi i ritmit të nxitjeve pozitive apo negative, në afat të gjatë, është një strategji më efektive se sa propozimi i tyre pas çdo sjelljeje që duhet shpërblyer ose ndëshkuar. Sado mizore që mund të duket (dhe në një farë mënyre është), pasiguria bën që të mësojnë më shpejt dhe ta ruajnë më gjatë një sjellje të caktuar, edhe pasi ndëshkimi dhe shpërblimi do të hiqen. Për më tepër, të mos diturit se sa ndeshje janë të nevojshme para një fitoreje, ky është një nga parimet mbi të cilat varet varësia nga loja.

4. KERKO EDHE DIÇKA QE NUK TE INTERESON

Mund të funksionojë për dy arsye. Para së gjithash, sepse hapni rrugën: një “po” e shprehur në përgjigje të një kërkese të vogël do të hapë rrugën për një po të dytë (atë që ju intereson). Kjo është për shkak se bashkëbiseduesi e interpreton sjelljen e tij si pasqyrim i qëndrimeve të tij ndaj pyetjes (“Sillem në këtë mënyrë sepse ky person më pëlqen dhe nuk më ka bërë asnjë presion të mëparshëm mbi këtë temë”).

Ky truk mund të funksionojë edhe nëse fillimisht bëni një kërkesë të ekzagjeruar qëllimisht: bashkëbiseduesi do të ndihet i detyruar të bëjë kompromis.

5. SHFRYTEZO REAGIMET FIZIOLOGJIKE

E përkthyer: Nëse është takimi i parë në kinema dhe doni të bëni përshtypje, zgjidhni një film horror. Ajo (ose ai) do të ngacmohet nga filmi dhe më pas do të mendojë (në mënyrë të pavetëdijshme – se e ka prej jush.

Kjo buron nga një teori, sipas të cilës shpesh herë ngatërrojmë burimin e emocioneve tona. Në një farë kuptimi është fiziologjike: ritmi i shtuar i zemrës dhe duart e djersitura të momenteve të stresit janë vetë një mënyrë eksitimi pozitive.

Psikologët kanë arritur ta shfrytëzojnë me kalimin e kohës këtë “ekuivok” për të nxitur personat të besojnë se kanë eksperimentuar një emocion të caktuar, në vend të një tjetri. / Burimi: Focus / Në shqip: Bota.al
 
Mbi te gjitha te jesh vetvetja, nese do qe nje lidhje te zgjasi gjate..
 
Mbi te gjitha te jesh vetvetja, nese do qe nje lidhje te zgjasi gjate..
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.