Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pesë shenja që tregojnë se mund të keni takuar dikë nga jeta e mëparshme!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pesë shenja që tregojnë se mund të keni takuar dikë nga jeta e mëparshme!​


shutterstock_146510915-2-780x439.jpg


A keni takuar ndonjëherë dikë dhe keni ndjerë një lidhje të menjëhershme me ta? Ndoshta, keni thënë edhe në shaka e sipër se “ju duket sikur keni një jetë që njiheni”. Mbase, kjo është e vërtetë
Spiritualistët tregojnë pesë shenja që mund të nënkuptojnë se jeni takuar me këtë njeri në një jetë të shkuar.

1. Ndjeni një lidhje të menjëhershme, pozitive
Takoni një të panjohur totalisht dhe menjëherë krijoni një raport pozitiv me të. Ndiheni plotësisht të qetë me këtë person dhe mund të flisni me orë të tëra për gjithçka. Kuptoheni me njëri-tjetrin shumë shpejt dhe ndjeni se jeni njohur prej kohësh, shkruan Higher Perspective.

2. Keni një reagim të menjëhershëm, negativ
Në skajin e kundërt të spektrit, ju mund të ndjeni një mospëlqim të çastit për dikë që sapo keni takuar. Nëse nuk ka ndonjë arsye të dukshme për të mos e pëlqyer këtë person, ndoshta diçka negative ka ndodhur mes jush në një jetë tjetër.
Megjithatë, kjo s’do të thotë që ju nuk duhet t’i njihni tani. Madje, mund ta mendoni dhe si një mundësi për të zgjidhur keqkuptimet e shkuara.

785-0-608ab497e98b5.jpg


3. Dikush që mezi e njihni ju ndihmon pa ndonjë arsye të dukshme dhe anasjelltas
Dikush ju ndihmon në një farë mënyre, edhe me diçka fare të thjeshtë dhe nuk kërkon asgjë në këmbim. Ose në të kundërt, ju ndjeni një nevojë të jashtëzakonshme për të ndihmuar dikë që mezi e njihni.
Ky mund të jetë çdokush – një bashkëpunëtor, mësues ose dikush që ju ofron diçka në momentin që keni nevojë.

4. Ka një lidhje telepatike mes jush
A ka dikush në jetën tuaj që ju e kuptoni aq shumë sa të dini se çfarë do të thonë para se ta thonë dhe anasjelltas?
Shpirtrat që ndajnë jetëgjatësi priren të kenë një lidhje më të thellë sesa shpirtrat që thjesht po ndërveprojnë për herë të parë ose të dytë.

5. Marrëdhënia është jetëshkurtër, por intensive
Një marrëdhënie mund të jetë e dhimbshme, konfuzuese gjatë jetës aktuale, por ndoshta është pikërisht ajo që i duhej dy shpirtrave për të zgjidhur një përvojë nga e kaluara.

18f624f0-fa46-11e9-b2fb-0d51262665ec_800_420.png
 
Nëse kam jetuar jetë tjera, besoj se do kisha qenë gjithçka tjetër përpos njeri. Vibracionet që marr në jetën reale të tashme, mbase kanë të bëjnë me përjetimet dhe përvojën!

Gjithësesi ka elemente që të gjithë i njohim pak a shumë, por që perceptohen ndryshe nga shkenca të ndryshme ?
 
@Dëbora degjoje kete me youtube.
MI - 528 Hz - stimulon dashurine, rikthen ekuilibrin, riparon ADN-ne
 
shpesh here na ndodh kjo gje ndonjehere mendojme se eshte shpirit I dikujt ne nje trup te ri .dhe shume here njohim njerez qe dhe pse duket nje fantashkece themi jemi aq te afer sikur jemi njoh shumm kohe me pare, ne nje tjeter jete , arsyeja eshte qe njeriu gjithnj eshte I prirur te kerkoj gjera sa me te perbashket mr veten e tij , ndaj dhe kur gjejme Persona qe nq gjasojne shume ne pikpamje jo vec fizike pot karakteri, llogjike na bashkohen dy vijat paralele qe thon
ndaj themi sikur te njoh nje jete sepse ne gia e njohim veten!sipas mendimit tim
 
@Dëbora degjoje kete me youtube.
MI - 528 Hz - stimulon dashurine, rikthen ekuilibrin, riparon ADN-ne
E dëgjova disa sekonda. Dashuri jam vetë ndaj s’më duhet stimulim ?? ADN-së mbase i duhet pak ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.