Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pesë shqisat dhe reprezentanca e tyre e brendshme

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Secila përvojë njerëzore bazohet në pesë shqisat . Kujtesa e një përvoje deponohet nëpërmjet të reprezentancës së brendshme senzoriele. Platoni thoshte se kujtesa jonë është si një hapësirë e brendshme, ku ne me sytë tonë të brendshëm shohim, kurse me veshët tonë të brendshëm dëgjojmë.

Secila përvojë njerëzore bazohet në pesë shqisat . Kujtesa e një përvoje deponohet nëpërmjet të reprezentancës së brendshme senzoriele. Platoni thoshte se kujtesa jonë është si një hapësirë e brendshme, ku ne me sytë tonë të brendshëm shohim, kurse me veshët tonë të brendshëm dëgjojmë.
Kësisoji pesë shqisat tona janë elemente bazë të paraqitjes sonë të jashtme (emocionet dhe veprimet) si dhe të sjelljes-qëndrimit tonë të brendshëm (të menduarit, emocionet, fantazia, botëkuptimi).
Secili person posedon preferenca ose edhe mangësi në aplikimin e sistemeve senzoriele të tij . Një mësues, i cili gjatë ligjëratave të tij, me vetëdije i aplikon të gjitha sistemet senzoriele, do të ketë më shumë sukses se sa ata mësues, të cilët i shfrytëzojnë vetëm ato sisteme senzoriele për të cilat kanë preferencë.
Një fëmijë, i cili thotë se për ta kuptuar një gjë, duhet që atë gjë patjetër edhe ta „sheh qartë“, ka preferenca vizuele.
Një fëmijë, i cili për të kuptuar një gjë, thotë se më parë atë duhet ta lexojë zëshëm , ka preferenca auditive.
Një fëmijë, i cili për ta kuptuar një gjë, patjetër duhet që më parë ta prekë-ndjejë (fizikisht) atë send , ka preferenca kinestezike.
Shqisat e të nuhaturit dhe të shijuarit për punë në shkollë (me nxënësit) paraqiten më pak të rëndësishme, ndonëse mund të jenë të një rëndësie të madhe, prandaj një numri fëmijësh iu duhet ofruar në mënyrë individuale.
Që secili fëmijë të „gjendet“ në klasën e tij, duhet që mësuesi i tij tek ai të aktivizojë patjetër sa më shumë shqisa.
Reprezentanca shqisore në PNL përmblidhet nën emrin Quintupel ose VAKOG që dmth :
- vizuel
- auditiv
- kinestezik
- olfaktorik
- gustativ
Secili modalitet shqisor mundet që nëpërmjet të të ashtuquajturave submodalitete të precizohet. Për ta kuptuar më mirë konceptin submodalitet, shërben eksperimenti në vijim:
- Mbyllni sytë dhe përfytyroni një moment shumë të këndshëm gjatë pushimeve tuaja të fundit.
- Fillojmë ne me rrafshin vizuel:
Çfarë kualitetesh mund t‘u jepni përfytyrimeve të cilat ju i shihni?
* me ngjyra ose bardhë-zi
* ndriqimi
* e qartë ose e turbullt (vagëlluar)
* me shkëlqim ose pa të (e errët)
* fotografi e lëvizshme ose e fiksuar
* asocim ose disocim (shiko kapitullin nr 6)
* distanca
* pozicioni në hapësirë
* reliefi dmth. tredimenzional ose i rrafshët
* fokusi
* madhësia
* me kornizë katërkëndëshe ose pa kënde.

- Shqyrtojmë tani vetëm rrafshin auditiv:
* arrijnë zhurmat nga brenda apo nga jashtë?
* drejtimi nga i cili arrijnë zhurmat
* distanca
* volumi
* ritmi
* shpejtësia
* lloji i tonit
* lloji i tingullit.

-Vazhdojmë tani në rrafshin kinestezik:
vijnë ndijesitë (e prekjes) nga brenda apo nga jashtë?
Janë ato sipërfaqësore apo të vendosura thellë?
* temperatura
* kualiteti i sipërfaqes
* trashësia
* shtypja
* pesha
* lëvizshmëria
* tendosja
* zgjatja kohore
* intensiteti
* madhësia e formës
* lagështia
* konstante apo kalimtare.

Për një qasje dhe arritje më të mirë të një realiteti të brendshëm - pa e ditur përmbajtjen e tij - në mënyrë që impakti (ndikimi) i përjetimit të smadhohet edhe më tepër, duhet përpjekur që vëmendjen e fëmijës ta orientojmë drejt submodaliteteve të asaj që është përjetuar.
Sipas hulumtimeve aktuale të (Wiesel dhe Hubel, Miami) , duket se përceptimeve si në rrafshin qendror ashtu edhe në atë periferik , iu japin një specializim-specifikim , i cili pjesërisht pajtohet me submodalitetet.
Quintupeli dhe submodalitetet janë elemente shumë të rëndësishme në zbatimin e teknikave të PNL-së. Për shembull për të aplikuar një indukcion hipnotik për një gjendje të caktuar, njeriu mundet që duke u shërbyer me submodalitete brenda Quintupelit, ta përforcojë gjendjen në fjalë. Kështu shfrytëzohet indukcioni i Quintupelit për të shkaktuar një gjendje të asocuar (asocimi). Ne në kapitullin e gjashtë do të njihemi me mundësitë aplikative të asocimit. Indukimi i Quintupelit është gjithnjë një proces hipnotik. Në rrafshin verbal ai (proces) zhvillohet si më poshtë:
„ Mendo tani ti intenzivisht për situatën x ose y, sikur ti sërish je në qendër të saj; përjetoje atë dhe një herë! Për të arritur këtë gjë, ti mund të shohësh krejt çfarë ka për t`u parë në atë situatë. Kujdesu në të njëjtën kohë, nëse ti e sheh atë situatë me ngjyra ose bardh e zi, lëvizë apo është statike (aplikimi i submodaliteteve vizuele të cilat më lart janë diskutuar).
Dhe gjatë kohës kur sheh gjithë çfarë në këtë situatë ka për t‘u parë, ti po ashtu mundesh edhe të dëgjosh gjithë çfarë në këtë situatë ka për t‘u dëgjuar. Kujdes mbi volumin...(aplikimi i submodaliteteve auditive).
Dhe gjersa ti sheh çfarë në atë situatë ka për t‘u parë, dëgjon çka ka për t‘u dëgjuar, ti mundesh po ashtu edhe të nuhatësh gjithçka që në atë situatë ka për të nuhatur.
Dhe derisa ti sheh, dëgjon dhe nuhatë, ti mundesh poashtu që edhe të shijosh gjithçka që në atë situatë ka për t‘u shijuar.
Dhe kur ti sheh, dëgjon, nuhat dhe shijon, ti mundesh poashtu që me tërë trupin tënd të ndjesh krejt çfarë në atë situatë ka për tu ndjerë. Kujdes mbi temperaturën dhe lëvizjet... ( në këtë rast kemi të bëjmë me aplikimin e submodaliteteve kinestezike).“
Duhet patur parasysh që gjatë indukimit ngjarja fillestare të mos sugjerohet. Prandaj duhet që submodalitetet të prezentohen me pyetje të hapura dhe të qarta. Një pyetje e hapur nuk parakupton se ajo e fokuson vëmendjen dhe i lë të hapura të gjitha mundësitë. Kështu psh., mund të pyetet:
- „ Sheh ti me ngjyra apo bardh e zi?“
- „ Si është volumi?“
- „ Si është temperatura?“
Ky proces i indukcionit (që gjatë të lexuarit të duket i vështirë); ai personin në fjalë e zhvendos në gjendje transi. Nëse ai (indukimi) është i sinkronizuar mirë edhe me frymëmarrjen e personit në fjalë, shpie edhe gjer te një ripërjetim intenziv të situatës.
 
Ekziston edhe shqisa e 6-te, me e fuqishmja nga te gjitha! Asaj i kane vene shume emra si: Nenvetedije, Inteligjence e Pafundme, Mendje Universale. CIA ne nje eksperiment ne vitin 1981 e quante "Porta"!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.