Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Peshorja ♎

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shenjat e horoskopit, karakteristikat e Peshores​

peshorja-1-new.jpg

Karakteristikat themelore të Peshores janë: joshëse, komunikuese, elastike, mbrojtëse, bujare etj …shih mëposhtë.

Dedikohet deri në një masë ku të tjerët mendojnë se mund ta shfrytezojnë, por di mjaft mirë si të drejtojë gjërat për përfitimin e saj.

Avantazhe të Peshores: Diplomatikë, Bashkëpunues, Tërheqës, Paqësorë, Idealistë, Mikpritës, Joshës.

Disavantazhe të Peshores: Përfaqësorë, Tekanjozë, Të Pavendosur.


I Pëlqen: Harmonia, Sjellshmëria, Dhuratat, Udhëtimet, Artet, Luksi.
Nuk i Pëlqen: Dhuna, Padrejtësia, Konfliktet, Pajtueshmëria me rregullat.

Karakteri i Peshores​

Peshorja është një nga Shenjat e Ajrit, bashkë me Binjakët dhe Ujorin.
Kjo u jep atyre stimuj të vazhdueshëm shpirtërorë, intelekt të fortë dhe mendje të mprehtë.
Frymëzohen nga librat dhe diskutimet me persona që kanë shumë gjëra të thonë.
Peshorja duhet të jetë e kujdesshme kur bisedon me të tjerët, sepse kur detyrohet të vendosi për diçka në jetën e saj,
papritur kupton se gjendet në vendin e gabuar dhe rrethohet nga njerëz të gabuar.
Asnjë mik ose partner nuk duhet ta bëjë të harrojë se ka opinionin e saj.
Jeta e saj përmbushet nga muzika, arti dhe vendet e bukura që do kenë mundësinë të vizitojnë.
Peshorja është shoqërore dhe i pëlqen të rrethohet me njerëz.
Kjo shenjë ka lidhje me kooperativat dhe grupet apo skuadrat njerëzore.
Peshoret janë të lumtura kur gjenden me njerëz dhe madje akoma më shumë, kur arrijnë të caktojnë vendet profesionale tek të tjerët.
Shqetësohen dhe nuk japin rezultat të mirë kur gjenden nën kushte të vështira profesioni, dhe u pëlqen mjedisi dhe dekorimi i bukur.
Në këto dy ekstreme nuk mund të gjejnë një ekuilibër, dhe Peshorja që jeton vetëm, ose do të ketë një shtëpi shumë të çrregullt ose një dekorim kompleks.
Mund të jenë të pavarur, pasi zotërojnë mundësitë dhe inteligjencën, por preferojnë të bashkëjetojnë ose thjesht të mbështeten mbi të tjerët.

Peshorja dhe Shoqëria​

Peshoret duan dhe impresionohen me situatat e reja, aventurat dhe çdo gjë të pazakonshme.
Kanë miq nga të gjitha shtresat sociale dhe gjithmonë përgatisin diçka të re dhe emocionuese me shumë qejf.
Shkojnë mjaft mirë me njerëzit e tjerë, pasi pëlqehen nga të gjithë.
Peshorja ka marrëdhënie të shkëlqyera me grupe njerëzish dhe punën koolektive.
Zotëron hallkën lidhëse që mban një skuader të bashkuar, sepse është shenja e duhur në ruajtjen e harmonisë dhe paqes.
Njeh mirë rëndësinë e marrëdhënieve, jo vetëm erotike, por dhe ato profesionale, personale, madje dhe familjare.
Askush tjetër nuk mund të promovojë një pikëpamje më mirë nga një Peshore.

Peshorja dhe Biznesi​

Peshores nuk i pelqen presioni në mjedisin e profesionit.
Tregojnë një situatë të qetë, kur nevojitet të punojnë dhe të bëjnë diçka.
Fatmirësisht për ta, instiktet e tyre funksionojnë shkëlqyeshëm kur nevojitet të nxjerrin fitim ekonomik.
Kanë idera të mëdha biznesi, që janë origjinale dhe me sukses të sigurtë.
Ndërkohë, kërkojnë që ta bëjë dikush tjetër gjithë punën.
Janë kolegë të përsosur, por jo biznesmenë dhe aq të mirë.
Kanë aftësinë të bëhen udhëheqësa, pasi zotërojnë diplomacinë, por i shmangen punës së lodhshme që nevojitet për të ngjitur shkallën e suksesit.
Një mënyrë që të fitojnë para Peshoret, është nëpërmjet shqetësimeve të tyre artistike.
Mund të bëhen piktorë, dekoratorë, artistë, autorë dhe kompozitorë.
Dhe zakonisht kjo është një ide mjaft e mirë, pasi kombinojnë hobin e tyre me paratë.
Nëse bashkëpunoni me një Peshore, do të kuptoni se është ndërmjetësja dhe “terapistja” e zyrës.
Ka aftësi të zhvilluar të merret me të tjerët, zotëron frymë artistike dhe dëshirë të analizojë gjithçka.
Është e mahnitshme për negociatat dhe planifikimin, i pëlqen të egzistojë një harmoni rreth saj.
Adhuron skicën, dekoracionin dhe zhvillimin kooperativ.
Më e përshtatshmja të zgjidhi problemet ndërpersonale në mjedisin e punës, padyshim është Peshorja.

Temperamenti i Peshores​

Peshorja ka instinkt dhe intuitë, por shumicën e kohës nuk e beson aq sa duhet.
Ka ngjasa të dështojë, për arsye të karakterit të saj dashamirës.
Kjo nuk varet me doemos nga dembelizmi i saj, thjesht përpiqet të krijojë diçka me, çdo gjë që ka.
Nuk ka diçka që beson se vlen të luftojë për ta fituar.
I vetmi rast kur Peshorja do tregojë rezistencë, është nëse përballet me padrejtësi.
Ka nevojë për respektin dhe trajtimin e paanshëm, pasi i ka ofruar aq shumë të tjerëve, saqë kjo është diçka që e meriton.
Kur ndjen padrejtësi, bëhet guximtare dhe pretendon ate që i përket.

Peshorja në thellësi​

Peshorja mund të fshehi ndjenjat e saj të vërteta që të ruajë paqen brenda një skuadre.
E vërteta është se nuk do të plagosi askënd apo të krijojë probleme.
Kjo shpesh herë e ngatërron dhe humbet personalitetin e vet, sepse përpiqet ti bëjë të gjithë të kënaqen.
Dhe atëherë vështirësohet të marri vendime.
Në thellësi, Peshorja është shumë e pasigurt, nuk ka besim në vetvete dhe gjithmonë kërkon diçka që të plotësohet.
Kjo është dhe arsyeja kryesore që është aq shoqërore, një përpjekje e pandërgjegjshme për të sjellë paqen e humbur në mjedisin e saj.
Në përpjekjen për të kënaqur të tjerët, Peshorja përfundimisht humbet veten e saj.
Kërkon me dëshpërim dashuri dhe miratim, nuk ja prish qejfin askujt dhe vështirësohet të refuzojë, vetëm e vetëm për të treguar se sa e mirë është.
Kjo, natyrisht, e çon në zemërim të brendshëm dhe në vetëvlerësim negativ.
Kjo pavendosshmëri, buron nga frika se mos një vendim i gabuar shkatërrojë gjithçka rreth saj dhe krijon stuhi në jetën e saj.
Por jeta natyrisht nuk është kështu dhe Peshorja që do kuptojë se jeta ka ngjitje-zbritje, do plagoset me pak, me arsye të jetë më tepër e lumtur.

Peshorja me pak fjalë​

Peshorja është padyshim një diplomate e vërtetë.
Mund të vihet në pozitën e të tjerëve dhe ta shohë nga pikëpamja e saj.
Ajo që do të sillet gjithmonë saktë dhe të sjellë ekulibrin dhe harmoninë në jetën dhe të pranishmit e saj.
Ka një dhuratë që magnetizon, gusto të mirë dhe bëhet lehtë simpatike, për arsye të nevojës për të kënaqur të tjerët.

Në këmbim, sigurisht, për aftësinë që ka të behet spektatore e përsosur dhe të qetësojë konfliktet, Peshorja kërkon admirimin.
Peshorja do të organizojë një mbledhje, të gjithë do bëhen miq dhe më pas ajo do të bëhet epiqendra e vëmendjes.
Kërkon nga të tjerët vëmendje dhe admirim.

Është shumë inteligjente dhe shpesh fsheh botën e saj të brendëshme nën paraqitjen e sjellshme.
Shpreh inteligjencën e saj nëpërmjet kreativitetit, prandaj dhe shumë nga Peshoret angazhohen me profesionet artistike.
Ndoshta disa mund të anashkalojnë inteligjencën e tyre.
Vetëm kur shohin një gamë të gjerë interesash dhe hobi do ta kuptojnë inteligjencën dhe kreativitetin e tyre.

Njerëzve të shenjës Peshorja u pëlqen shumllojshmëria dhe situatat e ndryshme.
Nuk kanë frikë nga ndryshimet dhe adhurojnë luksin.
Do shpenzojnë shumë para për të shijuar gjëra të bukura dhe janë të përpiktë me paraqitjen e tyre të jashtme.
I pëlqen çdo gjë aristokrate.
Mundohen fort për të kënaqur të tjerët dhe kjo i bën tepër të dashur.

Peshorja dhe Marrëdhëniet​

Peshorja Mashkull

Përshtypja e parë që lë Peshorja mashkull nuk është gjithmonë identiteti i vërtetë.
Ndoshta mund tju duket disi… indiferent dhe pak i ftohtë.

Nga momenti që do lidheni me të, do kuptoni se në përditshmërinë e tij është tepër shqetësues dhe jo dhe aq…indiferent!
Karakteri i tij më i mirë, “shkëlqen” nga një femër e talentuar dhe e sinqertë, që di se cfarë kërkon nga një mashkull.
Është tepër i zgjuar, ka fantazi dhe krijimtari të fuqishme ndërkohë që planifikon vazhdimisht për të ardhmen.

Ka nevojë të thellë për dashuri dhe udhëzim, përndryshe “humb”.
Nga momenti që ju e njihni mirë veten tuaj dhe e keni marrë vendimin tuaj, marrëdhënia me të do tju shpërblejë.

Ndoshta mund ta njihni diku jashtë Gjykatës.
Kjo shenjë nxjerr shumë avokatë në profesion.
Madje, do ta gjeni dhe në ndonjë paradë mode, në ndonjë dyqan me aksesorë për meshkuj, ose në ndonjë shfaqje autoveturash.
Dashuria e tij për rrobat dhe aksesorët e shtrenjta është e njohur.

Kërkon vazhdimisht “shpirtin binjak”!
Fakti që mund ta shihni të flirtojë publikisht fsheh saktësisht këtë epsh: krijimin e një marrëdhënie të përhershme.
Dëshiron me doemos një shtëpi mbushur me zëra të lumtur fëmijësh dhe kafshësh shtëpiake, por rrallë do ta pohojë këtë dëshirë.

Mos u frikësoni ti tregoni interesimin tuaj dhe të shprehni hapur dashurinë tuaj për të.
Edhe pse ka “pëlqimin” e femrave, kërkon ashtu si ju një bashkëshort jete!

Si është të dalësh me një Peshore?​

Peshorja mashkull është shumë popullor me femrat, sepse është i këndshëm, ka harmoni dhe mundet të kumunikojë me to në të njëjtin nivel.
Përderisa, karakteristika e Peshoreve është të shohin gjërat nga pikëpamja e të tjerëve.
Peshorja mashkull e përdor këtë aftësi për të joshur një femër dhe gjithmonë ja arrin.

Gjithmonë do kërkojë për femrën e përsosur, që fatkeqësisht nuk egziston.
Gjëja më e mirë që mund të bëni për ta fituar, është të shprehni qartësisht interesimin dhe adhurimin tuaj përballë tij.
Pasi Peshorja i pëlqen lajkat
Mos u grindni apo mos e theksoni pavendosmërinë e tij, sepse me siguri do ngucet.
Nëse nuk mundet ai të marri një vendim, bëjeni ju, do bjerë dakort me ju dhe në thellësi, do kënaqet që morrët kontrollin e situatës në duar.

Peshorja Femër

Femra absolute në gjithë madhështinë e saj.
Peshorja femër impresjonon, magjeps, eksiton.
Është ëndrra e çdo mashkulli, nuk ka nevojë për veshje që të mahnisë, as për fjalë që të bindë.
Në fjalorin e saj do dëgjoni shpesh shprehjen: “kjo jam, po stë pëlqeu, problemi yt”.
Afërdita (ndryshe Venusi) që rigjen sovranitetin e saj në këtë shenjë, është e aftë të rrëmbejë në ëndërrime çdo mashkull që gjendet në rrugën e saj.
Është e bardhë dhe e thjeshtë si një ëndërr erotike dhe e dëshirueshme si asgjë tjetër në botë.

Është shumë shoqërore dhe zakonisht rrethohet me miq, ndikimi i Aferditës nuk e lë kurrë të vetme.
Kërkon me të gjitha ndërveprimet, qofshin (familjare, shoqërore, profesionale) të zhvillojë lidhje emocionale.
Posedon temperament të madh artistik, dhe perceptim të lartë estetik.
Miqësia dhe ndjenjat emocionale janë shumë të rëndësishme për të.
I pëlqejnë mënyrat e sjellshme, ambienti harmonik dhe klima e qetë.

Ka fat në dashuri dhe do gjithmonë të ketë dikë pranë saj.
Nuk është se nuk mundet vetëm, thjesht gjithçka është më e këndshme kur ka një bashkëshort për të shkuar në vende, ose të bëjë aktivitete të ndryshme me të.
Martesa për të është rezultati natyral i një dashurie, por shpesh herë vjen dhe pas lindjes së një fëmije.
I dashuron fëmijet, por e shijon me tepër kur rriten.


Si është të dalësh me një Peshore femër?​

Peshorja femër është e këndëshme dhe tërheqëse.
Është sunduesja absolute e joshjes.
Mjedisi është shumë i rëndësishëm për të, prandaj, takimi i parë duhet të jetë aristokratik dhe estetik.
Përshembull mund të shkoni në një restorante të shtrenjtë dhe më pas një shëtitje në lulishte.
Do të ndjehet e qetë dhe me siguri do kënaqet.
Bëjini komplimente dhe tregojini sa shumë e vlerësoni.
Do korrespondojë me modesti, por në çdo kompliment do shkëlqejë edhe më shumë.

Sapo të përfundojë periudha e flirtimit dhe marrëdhënia juaj bëhet më e qëndrueshme, atëherë metodat e saj të ëmbla dhe joshëse që ndiqte, ndalojnë,
jo se nuk interesohet më, por sepse bëhet dembele madje dhe në dashuri.
Do i nevojiten disa ditë larg jush dhe kjo do jetë si të fillonit marëdhënien tuaj që nga fillimi.
Dëshiron romancë që të mos humbasë interesimin e saj.
Ka një romancë të pashërueshme, i pëlqejnë poezitë e ëmbla dhe lulet.
Të gjitha këto e lumturojnë, e bëjnë të ndjehet speciale dhe kjo është shumë e rëndësishme për një femër.

Si të fitosh zemrën e një Peshore?​

Për të fituar zemrën e një Peshore mashkull apo femër, silljuni sikur të ishte një Princ ose një Princeshë.
Mbi së gjithash, adhurojeni dhe merreni me të mira.
U pëlqen të flasin për gjithçka, por akoma më shumë të flasin për veten e tyre.

Doni të bëni një Peshore tju mbajë mend pergjithmonë?</strong

Pyeteni për interesat, hobby, veset, gjithçka që ka lidhje me të.
Peshoret janë diplomate dhe i intereson të shohin gjërat nga këndvështrimi i tyre.
Përfshihuni në një grindje të lehtë rreth një subjekti që ka lidhje për të dyja palët dhe do shihni një bisedë të rrjedhshme.
Vishuni bukur, ruani një atmosferë luksoze, rregulloni dhe pastroni shtëpinë tuaj, para se ti ftoni për herën e parë.
Përshtypja e parë mbetet gjithmonë në kujtesën një Peshore.

Peshorja në shtrat​

Peshorja në shtrat është një përvojë magjepsëze dhe emocionale.
Ashtu si nëpër filma.
Fërkim dhe përkëdhelje të ngrohta.
Peshoret janë të dashurat dhe te dashurit më kreativë dhe përdorin shumë fantazi.
Janë të përsosur në atë që bëjnë dhe nuk kanë frikë të provojnë diçka të re.
U pëlqen gjithmonë stili aristokrat, por janë të gatshëm dhe për një seks të shpejt në makinë.
Përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore me krijimin e një atmosfere romantike, me qirinjë të ndezur dhe masazh.

Peshorja duket se ka një jetë të qetë, me vese të përditshme dhe se asgjë nuk ja prish qetësinë, edhe pse shpesh herë “zjen” nën pasionet e saj.
Ka etje të madhe seksuale, shumë fantazira dhe kërkon partnerë që pasqyrojnë të njëjtat veçori emocionale.
I tërheqin situatat e dyshimta dhe nuk ndalojnë të kërkojnë kënaqësinë dhe shijimin.
Janë posesive dhe pretendues dhe në lidhjet e tyre emocionale, por edhe në fushën seksuale, dhe kjo është një nga “disavantazhet” e tyre.

Emocionet e tyre janë shumë të fuqishme.
Disa herë bëhen impulsivë dhe disa që kanë pozitë të lartë profesionale, e shfytëzojnë për të krijuar “viktima” erotike.

Zonat erotike të Peshores​

Zona më e ndjeshme për një Peshore është mesi.
Përkëdheleni butë ose bëjini një kercim sensual dhe do shihni erotizmin e Peshores në kulm.
 
PESHORJA

Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë elegance. Po ashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurt se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bëni çdo gjë që ta ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë. Ndonjëherë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt të organizoheni dhe të vazhdoni me ritëm te njëjtë. Jeni ndriçues dhe doni në çdo kohë t’i ndihmoni të tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gjërave është më e rëndësishme se sa kursimi i të hollave.

Marrëdhëniet e Peshores me shenjat e tjera

Peshorja & Dashi: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Peshorja & Demi: Që të dy për një kohë shumë të shkurt do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit.

Peshorja & Binjakët: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përputhen me idetë e njëri tjetrit, gjë që e bën këtë një lidhje te qëndrueshme.

Peshorja & Gaforrja: Këta të dy janë kundërshtarë të mëdhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm probleme.

Peshorja & Luani: Do të jetë vështirë të gjendet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta te dy mund të përputhen mirë.

Peshorja & Virgjëresha: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi.

Peshorja & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka mundësi të jenë një çift i mrekullueshëm.

Peshorja & Akrepi: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtër do të bëhet histori.

Peshorja & Shigjetari: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.

Peshorja & Bricjapi: Shumë dallime në mes këtyre te dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjas shumë.

Peshorja & Ujori: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje të largohet.

Peshorja & Peshqit: Probleme të mëdha do të ketë në këtë lidhje. Është mirë që të shmanget.
 
PESHORJA (23 Shtator - 22 Tetor)
Cilat janë karakteristikat dalluese të femrave dhe meshkujve peshore?

Gruaja peshore
Peshorja është peshore, kjo nuk duhet vënë në diskutim. Ajo nuk do t’ju lejojë të jeni jashtë mrekullisë së saj. Shprehja e ëmbël që kanë sytë e saj dhe finesa që tregon, e bëjnë të papërballueshme. Por, ajo nuk është vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Di të ekuilibrojë diferencat tuaja por edhe mund t’ju transformojë. Me të ndjeni se po komunikoni. Ju kupton më mirë se çdo grua ju ka ndier deri tani dhe do t’ju falë ndonjë mëkat. Zotëron një mirësjellje të rrallë dhe është bashkëjetuese. Nuk i pëlqen miqësia me fitore, por ajo me afërsi dhe barazi. Dhe buzëqeshja është aleati i saj më i mirë. Tipat e paqëndrueshëm sidomos e shohin veten me fat që e njohën dhe vendosin të rrinë me të. Do t’ju ndihmojë në punët tuaja me tejpashmëri pa rënë në sy se e bën një gjë të tillë. Nuk ju shtrëngon kurrë. Është e ndjeshme dhe romantike. Seksi me të është i përsosur. Zjarrin tuaj do ta shuajë ngadalë, me erotizëm, dhe me harmoni të plotë. Dashuria për ju është si verë e mirë: e pini ngadalë ngadalë. Do të vendosni të shkoni në martesë sepse nuk doni të rrini vetëm dhe jo sepse do ti bëheni njëri tjetrit barrë. Çdo njeri do të marrë përgjegjësitë e veta. Peshorja do të sistemojë dhe zbukurojë me gusto shtëpinë tuaj. Çdo gjë shkonnë harmoni të plotë. Paralelisht do të jetë e pastër dhe e rregullt. Ne sferën ekonomike pëlqen jetën me harxhime dhe me argëtim. Është e organizuar në këtë. Bëhet nënë e mirë dhe e drejtë. Do të jetë e butë me fëmijët por nuk do ti mësojë keq. Do të bëhet më e qëndrueshme kur të nevojitet. Do ti mësojë t’ju respektojnë dhe do tu bërtasë kur ju shqetësojnë tek çlidheni. Fëmijët nuk kanë vendin e parë në jetën e tyre : ju e keni. Kur nuk do të xhelozoni dashurinë e saj për fëmijët. Gruaja peshore e di se çfarë kërkon nga ju dhe do t’ju fitojë me diplomaci. Ju me siguri ju nevojitet një grua e tillë.


Burri peshore
Ai është i zgjuar, i sjellshëm dhe njëkohësisht i vendosur. Ai është tërheqës, i mirë dhe me të do të ndiheni shumë bukur. I pëlqen të jeni e veshur mirë dhe në modë. I pëlqejnë rrobat e shtrenjta dhe instinktivisht vesh ato qe i shkojnë. Është shumë i vëmendshëm dhe do të dallojë çdo ndryshim tek ju. Mos më thoni qe nuk ju kënaqi fakti që bëri një koment për mënyrën e re si jeni krehur sot . I pëlqen të zgjedh vende shumë të bukura për tu argëtuar. Peshores i pëlqen komoditeti dhe kalimi bukur i jetës. Me këtë mënyrë i shmanget disi rutinës së përditshme. Përveç kësaj është tip shumë shoqëror. Mund t’ju moskënaqë paqëndrueshmëria e tij dhe shpesh do të zbuloni se ju ka thënë gënjeshtra. Këtë e bën ngaqë do të shmanget nga ndonjë përplasje me ju. Mos kujtoni se nuk i intereson, thjesht bëhet ndonjëherë “lodërtar”. Në dashuri është veçanërisht i ngrohtë dhe romantik. Seksi me të jetohet me ëndje. Kur shikoni se ai nuk e bën hapin e parë bëjeni ju. Do t’ju falenderojë. Po të doni ta eksitoni vishni çizme me taka të larta, fustan gjysmë të tejdukshëm dhe të brendshme të zeza. Një aromë e shtrenjtë do të ishte afrodiziaku i përshtatshëm. Po të vendosni të martoheni, do duhet të dini se peshorja do ti “peshojë” njëmijë herë të mirat dhe të këqiat para se marri vendimin; kjo do t’ju hajë kohë. Peshorja e urren parregullsinë në shtëpi dhe zhurmën. Vetë ai nuk merret me punë shtëpie. Po të mos ketë harmoni në shtëpi, nuk do të ketë as komunikim. Nuk është shembull i besnikërisë dhe nuk e duron dot xhelozinë. I pëlqen të jetojë si përpara martesës. Peshorja do të ketë sukses profesionalisht dhe të bëjë emër. Ndihmojeni! Si baba është shumë i mirë. Do ti mësojë shpejt fëmijët të diskutojnë problemet me të. “Diktati” i tij do të jetë i ekuilibruar dhe kritik. Jeta me një peshore është e këndshme dhe martesa me të do të ketë baza të forta. Në se e doni kujdesuni për harmoninë dhe merrni iniciativën kur duhet.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.