Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Platoni

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Platoni


Platoni (greqishtja Πλάτων; latinisht Plato; origjinal "Aristokles") ishte një filozof i greqisë antike dhe ka jetuar në Athinë prej 427 p.e.s. deri 347 p.e.s., ai konsiderohet si njeri ndër filzofët më të rëndësishem, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli. Kjo Akademi qëndroi nëntë shekuj me rradhë.

Platoni

Biografia

Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s nga një familje fisnike athinase me traditë politike dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës kishte 2 vëllezër, Glafkonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte gjoks dhe ballë të gjerë. Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.
E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase. Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike. Pastaj udhëtoi për në Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqërua me matematicienin Theodor dhe në fund në Taranto (Itali) ku pati mundësinë të takohej me Pitagorianët, nga mendimi filozofik i te cileve u ndikua vendimtarisht. Më vonë shkoi në Sicili, në oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzës, ku u njoh me vëllain e gruas së mbretit, Dionin, miqësia e ngushtë e të cilëve shkaktoi dyshimet e mbretit për komplot, kjo pra ishte dhe nje nga arsyet e ndjekjes se tij nga Sicilia. Në Egina rrezikoi të shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, keshtu dhe shpetoi. Më vonë u kthye në Athinë. Themeloi një shkollë filozofike, Akademinë, e cila ndodhej rreth një milje jashtë mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erës sonë). Shkolla e famshme funksionoi për rreth një mijëvjeçar, derisa e mbylli perandori Justinian më 529 e.s. Për të tretën here, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzëve më 361 p.e.s, me qëllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa që kësaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij. Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Arxitës dhe Pitagorës, shpëtoi pa pësuar asgjë. Por të njëjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra më 353 p.e.s. Kështu Platoni humbi njeriun mbi të cilin kishte bazuar shpresat për realizimin e ideve të tij politike. Qysh atëherë dhe deri në fund të jetës së tij i’u përkushtua mësimdhënies dhe shkrimeve me karakter filozofik.
Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.

Filozofia

Tipar kryesor i filozofisë së tij është konsiderimi i njohurisë si kujtim. Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, ‘hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend – Në fund të fundit etimologjia e së vërtetës do të thotë situata sipas së cilës gjërat nuk janë harruar, janë të njohura, të dukshme, (pra, “realitetin”). Filozofia platonike është gjithashtu ideokratike. Prezanton domethënë teorinë e ideve, që janë tipat e përgjithshëm dhe shekullorë të gjërave. Janë gjërat thelbësore që perceptohen nga logjika dhe jo nga ndjenjat. Të ndjeshmet i konsideron idhuj të ideve. Kështu identifikon dy botë: të ndjeshmen që ndryshon vazhdimisht dhe ndodhet në rrjedhë të pandalshme kundër Heraklitit dhe atë të mendimit, e cila mbetet e pandryshueshme, idetë e së cilës strehohen në tokë qiellore. Këta janë tipat e lashtë të kësaj bote të dukshme, modelet dhe shembujt e përjetshëm. Në shpirt dallon tri pjesë, logjistiken, spiritualen dhe të dëshirueshmen. Prandaj dhe njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit. Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin. Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hynji, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të behet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit. Dhe nga zhvillimi harmonik i tri virtyteve përbëhet drejtësia që është harmonia e tri virtyteve të tjera. Sepse qyteti është reflektimi i njeriut, dhe tek ai dallon tri gjini, parlamentaren, luftaraken dhe financiaren. Të cilat janë respektive me tri pjesë të shpirtit. Ashtu si tek njeriu edhe në qytet duhet të ketë drejtësi, domethënë harmonia që arrihet në qytet kur secila prej gjinive kryen punën e vet pa synuar të bëjë të të tjerëve.

Ndikimi

Ndikimi i tij ishte jashtëzakonisht i madh. Historia e filozofisë deri te Ciceroni është e mbushur me atë. Madje shumë kishin thënë se nuk kishte qenë kurrë nxënës i tij. Eterit e kishës nga ai huazojnë ide dhe argumente duke e konsideruar përfaqësuesin më të rëndësishëm të filozofisë njerëzore. Por edhe mendimi më i ri filozofik nuk mbeti i pandikuar. Sistemet e ndryshme filozofike ose mundohen të përmbysin idetë e tij ose mundohen të ndërtojnë mbi to. Mendimi i tij filozofik përbënte, përbën dhe do të përbëjë bazë moderne hulumtimi dhe analize të shumëanshme të filozofëve të atëhershëm.
Sokrati është një karakter i zakonshëm në Dialogjet e Platonit.
Platoni shihte si idhullin e tij Sokratin prandaj ai shkruan ne veprat e tij ne formen e djalogut ate cka shpreh sokrati.ne veprat e tij si republika ai ve theksin tek drejtesia duke e theksuar se drejtesia eshte ti besh mire miqve dhe keq armiqve por ky ishte thejeshte nje perkufizim paraprak per platonin drejtesia eshte harmoni e shpirtit eshte e cuditshme qe platoni qe ne ate kohe tregon mbi barazine qe duhet te kishte femra me mashkullin.nje femer mund te ishte edhe mbrete filozofe qe do te thote te ishte kryetare e shtetit Per Platonin femrat jane te barabarta per nga aftesite me meshkujt vetem se ne shumicen e tyre meshkujt ne pergjithesi jane me dominante .

Veprat

Platoni shkroi 36 vepra gjithësej, përveç “Apologjisë” dhe dialogje. Në shkrimet e Platonit vërehet imitimi i mësimdhënies së Sokratit, i cili didaktonte dialogje. Vetëm tri dialogje, “Simpoziumi”, “Shteti dhe Ligjet” mbajnë tituj nga përmbajtja e tyre. Në të gjitha dialogjet diskutimin e kryeson Sokrati, Në dialogjet më të vjetra ruan imazhin e Sokratit të vërtetë, ndërsa tek më të rejat fshihet vetë nxënësi. Të gjitha veprat e Platonit ndahen në tri periudha të dallueshme në mënyrë kronologjike:
  1. Periudha e rinisë (400 – 387 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen:
  • “Απολογία του Σωκράτη”,
  • “Κρίτων”,
  • “Χαρμίδης”,
  • “Πρωταγόρας”,
  • “Λάχης”,
  • “Ευθύφρων”,
  • “Ιππίας Μείζων”,
  • “Ιππίας Ελάσσων”,
  • “Ίων”, “Λύσις”.
  1. Periudha e maturimit (386 – 367 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen:
  • “Μενέξενος”,
  • “Κρατύλος”,
  • “Ευθύδημος”,
  • “Γοργίας”,
  • “Μένων”,
  • “Παρμενίδης”,
  • “Φαίδων”,
  • “Φαίδρος”,
  • “Πολιτεία”,
  • “Συμπόσιον”,
  • “Θεαίτητος”.
  1. Periudha e pleqërisë (366 – 348 p.e.s): Në këtë periudhë përfshihen:
  • “Σοφιστής“,
  • “Πολιτικός“,
  • “Φίληβος“,
  • “Κριτίας“,
  • “Τίμαιος“,
  • “Νόμοι“,
  • “Έβδομη Επιστολή
 
Platonizmi

Platonizmi është filozofia e Platonit dhe sistemeve filozofike që burojnë prej pikëpamjeve të tij, megjithëse platonistët bashkëkohorë nuk i pranojnë domosdoshmërisht të gjitha doktrinat e Platonit.

Platoni, kopje romake. Origjinali është ekspozuar në Akademin e Platonit pas vdekjes së filozofit (348/347 pes.).


Platoni, afreskë nga Vatikani, Shkolla e Athinës

Përmbledhje

Platonizmi kishte një ndikim të thellë në mendimin perëndimor. Platonizmi të paktën pranon ekzistencën e objekteve abstrakte, të cilat pohohet se ekzistojnë në një sferë të tretë të dallueshme nga bota e jashtme e ndjeshme dhe nga bota e brendshme e vetëdijes, dhe është e kundërta e nominalizmit. Kjo mund të vlejë për vetitë (tiparet), llojet, pohimet, kuptimet, numrat, grupet, vlerat e së vërtetës, etj. (Shih gjithashtu teorinë abstrakte të objektit ). Filozofët që pohojnë ekzistencën e objekteve abstrakte, ndonjëherë quhen platonistë; ata që mohojnë ekzistencën e tyre nganjëherë quhen nominalistë. Shprehjet "platonizëm" dhe "nominalizëm" gjithashtu kanë krijuar domethëniet e tyre në historinë e filozofisë, ku ato tregojnë pozicione që kanë pak lidhje me nocionin modern të një objekti abstrakt.
Në një kuptim më të ngushtë, termi mund të prezantojë doktrinën e realizmit platonik. Koncepti qendror i platonizmit, një dallim thelbësor për Teorinë e Formave, është dallimi midis realitetit i cili është i perceptueshëm, por i pa kuptueshëm, i shoqëruar me fluksin e Heraklitit dhe i studiuar nga ithtarët e shkencës, dhe realiteti i cili është i papranueshëm, por i kuptueshëm, të shoqëruara me qenien e pandryshueshme të Parmenidit dhe të studiuara nga ithtarët e matematikës. Gjeometria ishte një motivim kryesor i Platonit, gjë që tregon edhe ndikimin e Pitagorës. Format përshkruhen zakonisht në dialogë të tillë si Phaedo, Symposium dhe Republika si arketipe të përsosura për të cilat objektet në botën e përditshme janë kopje të papërsosura. Argumenti i Njeriut të Tretë të Aristotelit është kritika e tij më e famshme në antikitet.
Republikë, forma më e lartë është identifikuar si Forma e të Mirës, burimi i të gjitha formave të tjera, të cilat mund të njihen me arsye. Platoni themeloi Akademinë, dhe në shekullin III pes. Arcesilaus adoptoi skepticizmin akademik, i cili u bë parim qendror i shkollës deri në vitin 90 pes. kur Antioki shtoi elementet Stoike, hodhi poshtë skepticizmin me çka edhe filloi një periudhë e njohur si Platonizmi i Mesëm.
Në shekullin III es. Plotini shtoi elemente mistike, duke krijuar Neoplatonizmin, në të cilin maja e ekzistencës ishte Një ose e Mirë, burimi i të gjitha gjërave; pasi që në virtyt dhe meditim shpirti kishte fuqinë të lartësohej për të arritur bashkimin me Njëshin. Shumë nocione Platonike u miratuan nga kisha e krishterë e cila i kuptoi Format e Platonit si mendime të Zotit (një pozicion i njohur edhe si konceptualizmi hyjnor), ndërsa Neoplatonizmi pati një ndikim të madh te mistikët e krishterë në Perëndim përmes Shën Augustinit, Doktor i Kishës Katolike, i cili ishte nën ndikimin e madh të veprës me titull Eneadet e Plotinit, dhe që nga ana tjetër ishin themelet për tërë mendimin e krishterë perëndimor. Shumë ide të Platonit u përfshinë edhe nga Kisha Katolike Romake.
 
Akademia e Platonit


Akademia e Platonit (Greqisht: Ακαδημία Πλάτωνος) u themelua nga Platoni (428/427 BC – 348/347 BC) rreth vitit 387 p.e.s. në Athinë. Aristoteli (384-322 p.e.s.) ka studiuar aty për njëzet vjet (367-347 p.e.s.) para se ta themelonte shkollën e tij, Liceumin antik. Akademia vazhdoi aktivitetin e saj gjatë gjithë periudhës helene si një shkollë e skepticizmit, deri sa i vjen fundi pas vdekjes së Philos nga Larisa në vitin 83 p.e.s. Edhe pse filozofët vazhduan të mësonin dhe studionin filozofinë e Platonit, në Athinë gjatë gjithë periudhës romake, ajo deri në vitin 410 AD nuk arriti të rilindej si një qendër e neoplatonizmit, për të vazhduar si e tillë deri në vitin 529 AD kur përfundimisht u mbyll nga ana e Justinianit I.


Shkolla e Athinës nga Raphaello (1509-1510), afresk në Pallatin Apostolik, Qyteti i Vatikanit

Rruga antike për në Akademi.

Harta e Athinës antike. Akademia ndodhet në veri të Athinës.

Akademia e Platonit (mozaik nga Pompei)

Vendi arkeologjik i akademisë së Platonit

Vendndodhja

Para se Akademia të themelohej si një shkollë, dhe madje edhe para se Cimoni të siguronte rrethinat e saj me një mur, aty rriteshin pemë të shenjëta të ullirit kushtuar perëndeshës së diturisë, Athena. Emri i mëparshëm arkaik për vendin ishte Hekademia (Ἑκαδήμεια), i cili nga kohët klasike evoluoi në Akademia dhe kështu shpjegohej, të paktën qysh në fillim të shekullit të VI p.e.s. duke e lidhur atë me kultin grek të një heroi legjendar athinas "Akademos".
Vendndodhja e Akademise është në afërsi të Colonus, përafërsisht, 1.5 km në veri të Athinës'.

Historiku

Diogjen Laërtiusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në tri periudha:
  1. Periudha e Vjetër,
  2. Periudha e Mesme dhe
  3. Periudha e Re.
Në krye të epokës së vjetër ai vendosi Platonin, në të mesmen, Arcesilausin, dhe në epokën e fundit, Lacidesin.
Sextus Empiricusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në pesë epoka.
  1. Në epokën e parë vendosi Platonin themeluesin e Akademisë;
  2. Arcesilausin në të dytën;
  3. Carneadesin në të tretën;
  4. Philo dhe Charmada në të katërtën; dhe
  5. Antiochusin në të pestën.
Ciceroni njohu vetëm dy periudha të zhvillimit të Akademisë,
  • Periudha e Vjetër dhe
  • Periudha e Re.
Sipas tij periudha e re (e dyta) fillon me Arcesilausin.

Tri epoka

Akademia e Vjetër
Pasardhësit e Platonit si Skolark të Akademisë ishin Speusipi (347-339 BC), Ksenokrati (339-314 BC), Polemi (314-269 BC), Arka (rr. 269-266 BC). Anëtarë tjerë të Akademisë ishin edhe Aristoteli, Heraklidi, Eudoxusi, Filipi nga Opusi, dhe Krantori.

Akademia e Mesme
Rreth 266 BC Arcesilaus u bë Shkollar i Akademisë Platonike. Në kohën e Arcesilausit (rr. 266-241 BC), Akademia fuqishëm i përmbahej skepticizmit akademikë. Arcesilaus u pasua nga Lacidesi nga Kirenea (241-215 BC), Evanderi dhe Teleclesi (së bashku) (205 – c. 165 BC), dhe Hegesinusi (rr. 160 BC).

Akademia e Re
Akademia e Re ose Akademia e Tretë fillon me Carneadesin, në vitin 155 BC. Ajo ishte ende në masë të madhe skeptike, duke mohuar mundësinë e njohjes së një të vërtete absolute. Carneades u pasua nga Clitomachusi (129 – c. 110 BC) dhe Philo nga Larisa ("drejtuesi i fundit i padiskutueshëm i Akademisë," rr. 110-84 BC). Sipas Jonathan Barnes, duket se "ka të ngjarë që Philo nga Larisa ishte platonisti i fundit i cili edhe gjeografikisht ishte i lidhur me Akademinë."
Rreth viti 90 p.e.s., studenti i Philos, Antiochus nga Ascaloni filloi mësimin e versionit të tij rival të platonizmit duke refuzuar skepticizmin dhe duke avokuar stoicizmin, me të cilin filloi një fazë e re e njohur si platonizmi i mesëm.
 
Platoni formuloi teorine e “Botes se Ideve”
Perfaqeso te perkryeren
Ai arsyeton se ndijimet tona per boten ndryshojne dhe zhduken me kalimin e kohes.
Ato qe mbeten Te pandryshuara jane idete te cilat na mundesojne njohjen e gjerave.
NE mund te arsyetojmr rreth dashurise,drejtesise apo miresise,si ndjenja ideale,megiithate smund te jene kaq te verteta
Boten e ideve e njohim permes arsyes ,si veti e shpirtit

Politika e Platonit
EShte e lidhur me moralin
Shtetit duhet te funksionoje njejt si individi duke rrespektuar vyrtytet dhe mirqenien e qytetareve
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.