Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi dashurie

Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund

Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund.
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!
Dhëmb, të kesh ç’të flasësh e mos të kesh ku
Fjalët rrinë mes dhëmbëve e shtyjnë me rrëmbim.

Atëherë kur ëndrrat marrin sytë e tu
Ashtu si padashur, hyn’ në shpirtin tim.
Dhëmb, cdo hap i yti i hedhur brenda meje
Zemra del nga ritmi e mëndja pak nga pak.
Kujtimi yt i ëmbël me gjakun rrjedh ndër deje

Shumë kohë që prisja ”ujin” e ti vije si flakë!
Dhëmb, kur dashuria rron veç në kujtime
Buzët duan puthje e trupi kërkon duar.
Më pas të gjith’ të tjerat janë veç supozime
E vuan largësinë, kush është i dashuruar!
 
Dhemb dashuria’ nga Bledi Ylli
poezi dashurie

Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund
Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund.
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!
Dhëmb, të kesh ç’të flasësh e mos të kesh ku
Fjalët rrinë mes dhëmbëve e shtyjnë me rrëmbim.
Atëherë kur ëndrrat marrin sytë e tu
Ashtu si padashur, hyn’ në shpirtin tim.
Dhëmb, cdo hap i yti i hedhur brenda meje
Zemra del nga ritmi e mëndja pak nga pak.
Kujtimi yt i ëmbël me gjakun rrjedh ndër deje
Shumë kohë që prisja ”ujin” e ti vije si flakë!
Dhëmb, kur dashuria rron veç në kujtime
Buzët duan puthje e trupi kërkon duar.
Më pas të gjith’ të tjerat janë veç supozime
E vuan largësinë, kush është i dashuruar!
 
KAM FOL ME YJET!

E ndjej çdo çast se si rrëmbehem
E ndjej përse dua të vij tek Ti!
Në ëndërr të shoh sa më zë gjumi
Dhe klith çdo çast : O Perëndi!

Jam unë Lasgushi që kthehem në ekstazë
Si Migjeni rend pas vargjeve , për rimën !
Se Ti - më bëre jetën perifrazë,
tek gurgullon si Krua që s'ndal oshtimën!

Kam fol me yjet - për Ty sa gjatë !
Më than ca fjalë , më dolën lot !
Vezulluan me dritë e ndriçuan atë natë,
Por, unë nuk të gjeta , të kërkova kot!

Sikur të të kisha të të fus në gji !
Me ty këtë jetë ta nisja nga shkretëtira !
Çfarë vargjesh do të lindnin ! Jo nuk e di !
E di se ti gjithmon erëmira - ndër ma të mira!

Më ktheve një rruge ku vdekje nuk ka !
Atje ku per erosin përfalen poetët !
Dashuria edhe në tokë - gjallë të mban
Ditë e dritë të bëhen netët ! feneri*
 
Dashuria.
Sa shume kam kerkuar te di ceshte dashuria,
sa shume jam menduar mes loteve te mia,
sa shume e kam njohur une lumturine,
po sa shume kam njohur edhe fatkeqesine!
Neper endrra shkoj dhe dashurine shikoj,
e bukur,madheshtore,te tille e enderroj,
e veshur me fustanin te bardhe dhe me shkelqim,
ne duart e saj prej engjelli,po mbahet fati im….
Shikoj buzet e saj dhe etja me terbon,
shikoj trupin e saj dhe bukuria me verbon,
shikoj zemren e arte dhe shpirtin e vajtuar,
shikoj brengen e saj per zemren e lenduar..
Sa shume te kam kerkuar dhe lot per ty kam derdhur,
sa shume kam enderruar dhe male sa kam bredhur,
maleve te larta me ty kam qendruar,
me sy te dashuruar ket bote e kam shikuar

E harzuar.
 
Ke gjithe diten qe po ecen ne mendimet e mia.. Nuk je lodhur dashuri? Edhe pse te them te drejten sme vjen keq aspak kur fytyra jote e embel dhe buzeqeshja me e bukur e shpirtit tim me shoqeron ne cdo hap,, ne cdo moment, ne cdo perpelitje syri, ne cdo Frymarrje qe marr e cila mban emrin tend dhe me jep ate ndenjen e qetesise,, te lumturise,, deshires per te dashur jeten gjithmone e me shume.. dmth tyyyy.. Sepse ti je jetaaaaa ime.. Dashuriaaa imeeee. Emocioni me I forte qe shkund fort zemren dhe shpejton rrahjet si tik tak e nje ore qe leviz pa ndalim. Dita merr ngjyre tjeter kur e di qe ti je me mua. kur ti me thua qe jam gjithcka per ty, apo thjesht kur me ben per vete vetem duke me dhuruar nje buzeqeshje...Nata kthehet ne nje enderr qe mezi pret te te shoqeroj ne misterin e saj,, behet pasion ku dy shpirta qe duhen shnderrohen ne nje trup te vetem ku destinacioni I tyre eshte I njejti. Eshte atje ku kenaqesia nga prekjet e embela Ska funddd.. Ashtu si ska fund kjo ndenje qe kam per ty.. E dija qe do perfundoja te te dashuroja si è marre. e dija qe me mjaftonte pak embelsi nga e jotja te beheshe embelsira ime e preferuar.. Me mjaftonte te te ndjeja vetem nje cast per mos te te lene me kurre.. Per te te jetuar si nje mrekulli qe eshte zbuluar vetem nga une.. Sepse ti je e imja.. une jam joti.. NE I perkasim nje dashurie ku protagonistet e saj jan muza e vargjeve me te ndjera, me emocionuese te cdo poeti.
 
Last edited:
Shpirti im ste harroj dot
Kalon ne rruge duke qeshur
sikur mes nesh asgje ska ngjare
sikur ste desha sikur sme deshe ketu e shum koh me pare.
Ti pse genjen?
Pse sillesh si i marre?
Dhe hap fjale se me urren?!
Une kam qenë e dashura e par’
veten tende pse e genjen?
Kur mes shokesh ti qendron
pse tregohesh i gezuar?
Dhe kur mua me shikon qesh si lule e harruar…
Une e di kur ngelesh vetem, ti jastekun lag me lot
edhe thua te verteten
SHPIRTI IM S’TE HARROJ DOT
 
Ti s’ke faj
Ti ske faj qe vuaj une,
ti ske faj qe rri pa gjume,
jo jo zemer ti ske faj,
qe mi le syte ne vaj.
Fajtori i vetem jam une,
fajtor se te dua shume,
mekati i vetem dashuria,
ndershkimi i diteve te mia.
Dhe me beso ti o shpirt,
per kete faj vuaj denimin,
trishtim dhe lot ne sy,
deri ne fund te jetes time.
Veq nje here do te te lutem,
dhe ma thuaj mua ne sy,
a me ke dashur ndonjehere,
siq te kam dashur une ty.
Nese po do te me pergjigjesh,
eja me puth e me perqafo,
nese jo do te me pergjigjesh,
me mire me vrit dhe me harro.
 
Nuk e di

Nuk e di me pse po shkruaj
Nuk e di me pse po qaj
Dhe pse jemi dy te huaj
Gjithmone do te te dua prap
.
Nuk e di pse po te mendoj
Nuk e di pse per ty po flas
Ndoshta smundem te te harroj
Heshtja jote do me vras
.
Valle ti nuk do tia dish
Cfare vlere ke per mua
Zemren ma ndave ne dysh
Se nga ty u coptua
.
Do te dua gjithnje
Se ti e meriton
Por lote sdo derdh me
Dhe pse zemra ste harron….!!
 
Poezi nga Bob Dilan

Ty do të të kujtoj,
atëherë kur gjithçka tjetër të kem harruar,
Ti me mua ishe gjithmonë e vërtetë,
Ti për mua ishte ngahera më e mira.
Kur nuk ka më gjë tjetër,
ti hyn drejt e në thelb,
shumë më shpejt se kushdo që kam njohur.
Kur jam fare vetëm
në të madhen të panjohur,
ty do të të kujtoj.

Ty do të të mbaj mend,
në fund të rrugëtimit,
Sa gjëra kisha për të bërë
dhe sa pak kohë që të dështoja.
Seç janë disa njerëz, që
dot nuk i harroja.
Edhe pse vetëm mund t’i kesh parë
një herë apo dy.
Kur vyshken trëndafilat
dhe unë në hije rri,
ty do të të kujtoj.

A s’u përpoqa, a nuk u përpoqa të të dashuroja?
A s’u përpoqa, a nuk u përpoqa të të doja?
A nuk fjeta, a nuk qava pranë teje
kur shiu të frynte e të njomte flokët?

Ty do të të kujtoj,
kur era të fryjë mes pyllit me pisha.
ishe ti ajo që i re drejt e në thelb,
ishe ti ajo që e kuptoi fort mirë
megjithëse unë s’e them dot kurrë,
se e bëra në atë farë mënyre
që ti do të më kishe dashur ta bëja.
Në fund fare,
e dashur dhe e ëmbla mike
ty do të të kujtoj.
 
Dhembja dhe dashuria s'mund të jenë të ndara
Po u shfaq e dyta, aty është edhe e para
Qofshin të pranishme, ose jo ilaçet
Nuk ndryshon asgjë, dhembja do të shfaqet
Në tokë e në qiell, dhembjet janë dëshmi
Që zemrat janë gjallë, s'janë pa dashuri
Atë që e do, zemra e përmend
Veç zemrës së vdekur asgjë nuk i dhemb
Ilaçet janë bërë para të gjitha dhembjeve
Zemra është shpalosur para të gjitha gjendjeve
Në tokë u solla si ruajtës i amanetit

Jam këtu për të dashur, gjer në Ditë të Kijametit.

~ Fatmir Muja
 
Ku mete tash? Ti ike dje
A mete vet?
Me ty mesnates jam tash tu kap me ty
Tash ti me lot ne sy, po do te un mu kthy

Po mire e di qe ki ti fajit
Prano qe ki ti faj
Tash une ty pot thom

Hajt se sillet bota
Kur si ki ma loqkat
Jetes nuk i dihet
Mos ma bo me hile

Ah bre, um ndrrove ti mu veç per Lejla
Ku mete, gabove ti veç per Lejla
Ah beso qe sum ke dasht veç per Lejla
Ku mete, gabove ti veç per Lejla
 
Cdo ditë, e çdo natë më duhet të shpik
një arsye në këtë jetë të gjatë
se për Ty diçka më shkon vërtik
Është malli - që më pret si shpatë !
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.