Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi dashurie

Ngadal Peshperis

Kur mendoj per ty
Dhe ethe shpirti leshon
Mendoj per gjene me te bukur ne jete
Mendoj per dashurine tone.

Kur mendoj per syte e trishtuar
Dhe buzet qe dridhen pa fjale
Mendoj per floket mbi gjoksin tend
Dhe zemrat qe rrahin ngadal

Kur prane teje qendroj i heshtur
Dhe dridhem kur me prek ngadal
Mendoj se brenda teje ka dicka
Qe ti ma thua me zemer, jo me fjale.

Dicka qe me ben te ndihem si engjell
Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj
Ti me shtrengon aq forte prane vetes
Dhe un ngadal peshperis te dashuroj.
 
Nostalgji


Po ecnim ne rrugen e lagur
ndoshta nga shiu i loteve tane
sa shume me mundon sot kjo rruge
aty ku u njohem dhe u ndame

Ne rrugen tone te dashur
une erdha nje dite perseri
ish mbushur me gjethe te verdha
sa e zbrazet mu duk ajo pa ty

As pema se dashka me gjethen
pameshirshem i rrezoi mbi tok
se di pse me erdhi kaq keq
me shiun edhe une derdha lot.
 
Te pres

Te pres aty ku humben gjurmet tona,
aty ku bota dikur ishte e jona,
te pres aty ku premtimet u harruan,
aty ku une dhe ti dashuruam.

Te pres aty ku zogjte ishin deshmitare,
aty ku kam qeshur e ku kam qare.
Aty ku dhembjen e kam kaluar me dashuri,
te pres,te pres aty ku dielli perendon e lind perseri ..
 
Mallkuar qofte dita

Nje dite vjeshte te tmerruar,
qe frynte ere dhe binte shi,
ti me more ne telefon
dhe qaje si femi,

duke qare ti me fole
dhe me the qe u fejova,
syt e mi lote pikuan
dhe telefoni ra nga dora,

telefoni ne tok
ti vazhdoje te flisje,
e degjoja zerin tend
kur mua me therrisje,

e mallkova ate dite
qe une ty te dashurova,
u dogjen gjithe ato endrra
qe une per ty i krijova.
 
Mire do besh..se jemi te dobet na zemra:p
Ne shqiptaret e kemi tradite
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejte
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrejte
 
Pse kerkon te mesosh se sa shume te dua???
s'gjej dot fjale te te them me saktesi...
por do ti qetesoj ndoshta deshirat e tua
sa eshte larg lindja nga perendimi? kaq shume te dua!!!
 
PUTANESKA (fragment)
nuk bredh më shtëpive publike nën dritat rozë
i gjashti në rradhë pas një zotërie që jam po unë…
i gjashti në rradhë para një vocrraku që jam përsëri unë…
nuk paguaj më…
nuk skuqem më…
nuk ndruhem…
s’kam turp…
dora ime në xhep nuk i apelon burrërisë sime…
të gjashtës në rradhë…
sepse sonte jam me ty,
bijë e rastësisë dhe epshit,
me ty - vajza e vogël që dikur
fshehurazi provonte sutienat e së ëmës…
me ty – zonja ime e kësaj nate…
hijerënda që rënkon më bukur
se të gjitha mendjelehtat e planetit…
eja pra sonte te kjo dhomë gjumi pa gjumë,
mbi këtë shtrat të moçëm pa moshë…
krahëmbyllur rreth trupit tim...
këmbëhapur...
është bordelli ynë i fshehtë…
muzeu ynë pa vizitorë…
Luvri i tyre i pashpallur…
eja pra...
çkopsite gjirin...
çmëndma tundimin...
hiqi mbathjet dhe tregomë
se e para s'ishte fjala,
por rënkimi…
(nga libri "MEKATARI", 2011)
©artangjyzelhasani
 
E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy
E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy
E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton
E pranoj se n’jeten time me mungon me mungon
Jo s’te harroj kurre s’mundem ty t’mos dashuroj
 
Etja për ty më djeg…

Etja për ty më djeg netëve të zhuritura,
Fërgëllon dorë e nxehtë që deri te beli yt vjen.
Nga etja dehur, nga etja çmendur, nga etja pafund përvëluar,
Etje metali të skuqur, etje rrënjësh të pangopura,
kur netëve sytë e tu nuk vijnë
të takohen me të mijtë që presin me shpresë.

Je plot me hije që më përgjojnë.
Si yjet më ndjek, që natën ndjekin.
Më lindi ime më mbushur me pyetje të stërholluara.
Ti të gjithave u përgjigjesh. Plot me zëra je.
Spirancë e bardhë që zhytet në detin ku po lundrojmë.
Çaj nëpër farën e turbullt të emrit tim.
Që është trualli mi e gjurmën tënde s’e mbulon dot.
Pa sytë e tu endacakë, që netëve enden, kush e di se ku.

Prandaj them: ti je etja që duhet ta shuaj.
S’mundem mos të dua nëse kështu duhet dashur.
Nëse kjo është nyja, si ta këpus, qysh… më thuaj.
Kur edhe eshtrat e mija, etje për eshtrat e tua kanë.
Etje për ty, dredhkëz e egër, e ëmbël.
Etje për ty, që netëve si qen më kafshon.
Kanë etje sytë e mi, sepse të tutë janë këtu.
Ka etje goja ime, pse këtu janë buzët e tua.
Ndizet shpirti nga këta krahë që të duan.
Trupi i gjallë digjet që trupin tënd ta djegë.
Me etje. Etje të pashuar. Etje që tënden etje kërkon.
Dhe në të zhbëhet, si ujët prej zjarrit shterret.

Pablo N.
 
SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…!

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…!
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”.

Fatos harapi
 
Me kujtohet si sot kur vrapova drejt teje,
ik zhuku nuk te dua prane meje.
Nuk doja te ikje,
te shtrengova,
se kuptova si u dashurova,
ajo dashuri po me vriste.
Isha e deshperuar e nuk qendroja dot pa ty,
e lashe menjane krenarine,
lotet me shperthyen ne sy,
te lumte e vrave dashurine.
Me kalimin e dites u mesova,
dalengadale,te harrova.
 
Te Dua
Nje shqiptim plot ngrohtesi
Nje shqptim shpirti e zemre
Nje shqiptim qe drthe buzet,dhe i cel petalet lulesh te sperkatura nha vesa e mengjezore
Nji shqiptim duke nxjerre nji deshire,nje synim,nje perkushtim.Nje shqiptim magnetus i cili terheq gjithnje e me shume
Te Dua
Shqiptimi i cili nuk perket vetem dy te dashurave ;por i perket prindit,femijes,e mjerezive
Dashuria per jeten,per endrren,per amesine,per vendin,per lirine,fluturimin e te madhen.
Te Dua
Shprehje qe buron nga dashuria dhe i perket plotesisht vec dashurise.Sepse,vetem dashuria zbukuron jeten
Te Dua
Shprehje versnike me jeten e me kengen.nje hapsire ku lodron vetem vallja e bukurise
Fjala kredo e njeriut .fjale qe skalitet ne atesine e germandhe te medha.Te Dua
Nje shprehje teper e shkurter.Vecse teper e gjate te praktikimi i saj
Shprehje doete e forte lakmuse dhe gjithhere kundershtuese dhe luftuese e paepur me rreptesineme kategorike ndaj mashtrime dhe falsiteteve e gjithnje shton vrapin tek zemra e i mbetet zemres...
 
O yll bote bekuar qoft cdo pllemb toke aty ku shkel kemba jote ata sy mos pafshin lot kurr ato buz mos u thashfshin kurr ai sy e ajo vetull me ngjallin edhe te vdekur.... 3 :p
 
  • Kiss
Reactions: RTL
Kjo bote e cmendur


Lot nje perde pas nje xhami
Dy sy me ndjekin te malluar
Dy buze digjen ne ethe zjarri
Me therrasin per ti shuar... Ndjej zemren lehtas te me rrahe Kembet ,ndjej te mos me mbajne... Mos me godit me ato shikime Se kupton...per pak po bie? Dil te vrapojme ,mos u druaj Te shkojme atje ku skthehemi me
Kjo Bote e cmendur ,ndaj u krijua
Eja te cmendemi dhe ne ne te....
 
Kjo bote e cmendur


Lot nje perde pas nje xhami
Dy sy me ndjekin te malluar
Dy buze digjen ne ethe zjarri
Me therrasin per ti shuar... Ndjej zemren lehtas te me rrahe Kembet ,ndjej te mos me mbajne... Mos me godit me ato shikime Se kupton...per pak po bie? Dil te vrapojme ,mos u druaj Te shkojme atje ku skthehemi me
Kjo Bote e cmendur ,ndaj u krijua
Eja te cmendemi dhe ne ne te....

Tetka!
 
Me ka marre malli...


Me ka marre malli ,sonte si dikur...
Ne prehrin tend koken te mbeshtes
Nder duar,kur floket me lemon
Te fle ,mos zgjohem deri ne mengjes.

Ne mes te shpirtit ta daltova fytyren,
Veshtrimin embelsor sta harrova dot Ne ditet plot me gaz e mes fatkeqesise Mu bere shpirt binjak, ja ashtu kot...

Po sonte malli ma griu brengen
Te ndjej fare prane syrit qe dremit
Me koken ne jastek,gjumit perhumbur
Ndjej tme kumboje embel zeri yt! E te kerkoj mes endrres e zgjimit E nuk di te ruaj a te humb gjekund Ndjej tme endet mes sysh trishtimi...
E s`e gjej dot,jetoj apo kam vdekur qyshkur...
 
https://plus.google.com/share?url=http://telegraf.al/kulture/poezi-erotike-nga-dritero-agolli/
http://telegraf.al/kulture/poezi-erotike-nga-dritero-agolli/#
Dashuri e vështirë
Ti në kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikë ndrit
Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe sharë
Jemi ndarë shpesh në udhëtim,
Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.
Dhoma hesht e rruga larg gjëmon
Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.
Të kam pasur ëndërr çast e orë,
Ëndërr të trishtuar dhe të mirë
Po të jem vërtetë një Pitagorë
Ti je teorema më e vështirë…

Dritero Agolli
 
Per ty!

Ku dole ti dreq i bukur
Per dreq. ..
Nga letargjia me zgjove, me ngrite
Sa keq!
Te kisha ngujuar atje felle. ..
Ne nje skute!
Te mos dilje me ne drite. ..
Asnjehere, kurre!

Cfare ben ti tani...cfare kerkon
Ti nga mua?
Do akoma kukafshehti te luash
Te lutem ma thuaj!
Tani eshte e kote, s'ka vlere. ..asgje
Nuk mund te lejoj. ..
Keshtjellen, e ngritur bukur. ..
Te mund ta rrenoj...

A ka mundesi te futesh atje. ..
Perseri ne skute?
A ka mundesi ta besh kete. ..
Te rrish prape urte?
Zemra prandaj ka dhoma. ..
Plot kater. ..
Do ti them qe ju ju dua. ..t'i le porosi!
Patjeter ju, t'ju mbaje me hater!
 
  • Pëlqej
Reactions: RTL
34514
 
M'paten thane se dashuria nuk eshte per mu,
po nga kureshtja dojsha me e provu.
Dojsha e un me qen si shoqet e mia,
me e dit se c'ka ishte kjo dashnia.
Dojsha mi provu puthjet e perqafimet,
epshin e renkimet.
Kisha qef me e pas ni mashkull afer vetes,
me ja ndi lezetin jetes.
Dashnia nuk kisht qan kismeti im,
nga dashnia pesova vec zhgenjim.
Kane pas t'drejt por un nuk i ngjova,
nga dashnia e pesova.
Mallku qoft ai djal qe dashnin femres i'a zgjon,
e qe aspak se dashuron.
Mallku qoft ai bir i perendis,
qe qesh me lotet e dashnis.
(Krijim casti).
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.