Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi dashurie

Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi?
E di ç’më bëre? Më ke ndezur, për më të shuar përgjithnji.
E mbaj në duar, më djeg dorën, e hedh matanë, shpirtin më djeg,
në zjarrin që më ke dërguar, më thuaj ku ta gjej një shteg?

Përse s’më le në punën time, të flija lirshëm në harresë?
Ç’t’u desh t’i dilje kohës kundër, të fshije pluhur në kujtesë?
Nëse tek ti lashë disa borxhe, mos mi përmend, të lutem, kot,
më thuaj, pra, kush dashurisë iu dha dhe nuk i mbeti borxh?

Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi?
E di ç’më bëre? Më ke ndezur, për të më shuar përgjithnji.
 
11 Vjecari Catist


"Chat-ist i vogel jam, adminat frik s'i kam!

Dhjeta marr ne mesime, ndersa mami shet fruta perime.

Me shoket onlajn, bejm gallat perdit,

t'u u sha me fjale, ma keq se fmite.


Shoqet i kam tmira!

Ca jan' t'bukra kinge, e ca jane shemtira!

Disa shtiren tquta, dhe te fusin kunja!

Po un kam qen' portier, dhe nuk pyes per bomba.


Rroft interneti, se na qiti n'drit!

Sheroi edhe gjyshin, qe s'shifte ka syte.


Ne shtepine tone, e kena bo me list!

Ne oren 5 te mjesit ndizet kompjuteri shpise.

I pari esht babi, qe rri e lexo lajme,

Por jan me figura e me femra te zhveshme!


Pastaj futet gjyshi!

Gjyshin e kam trim, futet dhe n chat!

Me emrin "i bukri" i hodhi ne tok grat.


Pastaj gjyshja vje, e i futet ndhom,

I rras gjyshit shpulla, se ngeli ne chat me robt tu u zon.

E çna flliqi fare kte' mahallen ton.


Gjyshja shko ke lojnat e fatit!

Pa gjo ska met jo, i *** ka zon.

Se i bojn me hile - me thot ajo mu.


Me vrap ne karrige ,shkoj e ulem une!

me miun e vogel, klikoj tek chat-i,

pickoj nja 2 goca, e shkruj zhgarravina.

ngacmoj Lozonjaren, se ajo lu me mu!

E shtyj katunaren se ajo do pak dru.

I boj filma Lolitas se ajo m'do shum' mu!

kujto se jam i mir, 20 vjeç.

Djal me pasuni e vetur, ne kup per tu pire.


Ene kshu me rrena, kam zon 2 dashnore:

njera quhet Djella, tjetra Salvatore.

E para eshte stiliste, e dyta piktore,

thon jan' simpatike, po m'duken konviktore,

Thon se jan puntore,

sidomos me mjel lopen, qndisje e pun' dore.


Po gjyshi m'ka thon:

femnave naze mos u boj

se t'gjitha jon t'veçanta

asnji nuk o isoj !


Dhe ort kalojn'

Mami ne shpi vijn' thesin e lakrave ke dera e hedh!

shtrihet ne divan,se o bo telef.

po un rri ke dhoma, e myllem me cels!

Kompjuterin s'e leshoj, deri neser ne mgjes.???
 
Thjesht e imja

Nuk e di në të harrova
A të humba pakuptuar,
Them se po, të dashurova
Të dashuroj edhe harruar!

Ti je mbresa më e bukur
Që durove në stuhi,
Nëse sonte je e zhdukur
Të sjell era përsëri.
 
Pa ty, jam nje gjethe e rene
Nje dimer pa bore, nje pranvere pa lule

Pa ty, une jam si nje ylber pa ngjyre
Nje dite pa diell dhe nje nate pa yje

Une pa ty, jam si oqeni pa vale
Plazhi pa rërë dhe nje zjarr pa flake

Pa ty, jam nje liber pa fjale
Nje njeri pa fytyre dhe nje femije pa emer
 
Ich und du
Du und ich
Kurz gesagt
Ich Liebe dich hmmmm.
 

Nese 1 dit​

Nese 1 dit largohesh....te lutem mos u kthe me kurr...!
Dhe un e kam 1 organ ne trup, quhet zemer dhe jo gur...
Nese do te me lendosh, mos me kerko kurr ne jet...
I lenduar jam dhe sherim akoma skam gjet!
Nese kam gabuar me ty...te kerkoj falje...
Ne tunelin e erret qe u futa, gjeta rrug pa dalje..
Nga ti skerkova asgje, as ti mos kerko nga une...
Plag me plag nuk sherohen..vec zgjerohen me shume.
 
Nuk e di me pse po shkruaj
Nuk e di me pse po qaj
Dhe pse jemi dy te huaj
Gjithmone do te te dua prap
.
Nuk e di pse po te mendoj
Nuk e di pse per ty po flas
Ndoshta smundem te te harroj
Heshtja jote do me vras
.
Valle ti nuk do tia dish
Cfare vlere ke per mua
Zemren ma ndave ne dysh
Se nga ty u coptua
.
Do te dua gjithnje
Se ti e meriton
Por lote sdo derdh me
Dhe pse zemra ste harron….!!
 
Thone qe koha eshte ilaci me i mire
Por une s'dua te sherohem
Thone se shpresa vdes e fundit
Por une po vdes para saj


Thone se pas hidherimit vjen gezimi
Por une s'dua te gezohem
Me lini te qete miqte e mi
Sepse dua te harrohem

2/24/2020
 
Nuk jam poet,
të shkruaj poezi
Por fjalën të dua,
E shkruaj vetëm për ty
Bilbili në degë
Sa bukur këndon
Ti puthsha buzët
Ti që e lexon
 
Dashuria

Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi,
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri?!

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj… E humb më shumë,
S’gjen themel zemr’ e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!
 
Eh...kjo bote, qe shkon e vjen
Kjo jet, ku me hater s' te mbane
Sa buze qeshin, kur sapo lind dielli
Dhe me henen, fshehur qajne

Aty heshtur, thone lutjet e tyre
Per dike, qe mbajne fshehur ne shpirt
A ka dashuri, me te bukur zemre
Kur lutesh per dike, pa e ditë.
 
Dashurise

Ti je ajri qe e thithi
Aroma qe e nuhas
Ti je prekja qe e ndjej
Ti je cdo gje qe eshte e vertete


Ti me je me shume se gjithqka
Jeton ne shpirtin tim
Ti je rrahja e zemres sime
Qe rrah me shume se sa qe duhet


Ti je dielli qe shkelqen
Hena qe rrezon
Ti je bari qe rritet
Nje perrua qe rrjedh



Ti je shpirti i brendshem
Syte qe ndriqojne
E vetmja qe e dua
Paqja e mendjes sime

Ti je dhe gjithnone do jesh
Ajo me e mira per mua
 
Une CD ti diskete, dashuria jone windows 98

(a u kan kshtu :p)
 
Mendoj që dicka t’i dhuroj,
Një strofë,apo vetëm një varg.
Ose një poezi t’i dedikoj,
Por edhe kjo për të është pak.

-Po cfarë mund të të dhuroj tjetër?
Asgjë,asgjë tjetër nuk kam për ty,
Përpos vargjeve në një letër
Dhe shpirtit tim,t’mbushur me vetmi.
 
Erdhi pranvera, në zemrën time
Dhe pse dimri, ishte i gjate
Mbushi lëndinat, me lule prilli
Sikur e dinte, sa të kam dashtë

Dimër i gjatë, ky i sivjetshmi
Fillim pranverën, e prita me mall
Dhe pse dimri, ka pak lule
Por çelin bukur dhe pse rrallë

Ndoshta thahen, gonxhe pa çelur
Sikur zemrës, ndonjë ndjesi
Por une prita, pranveren te vinte
E ti flas luleve, për një dashuri❤️IMG_20210406_153826.jpg
 
Te lutem me fal,
qe nga gjumi po te zgjoj,
Se ne kte cast vetmie
zemra ty po te kerkon.
Te lutem me fal,
qe ne endrrat e tua u futa,
Se vetem aty mund te te puth
dhe te te them te dua.
Te lutem me fal,
qe ne zemren tende u struka,
Dhe gjysmen e shpirtit tim,
te gjysma jote e futa.
 
Fjalet qe i shkruaj, nuk te sherojne
E as zeri im i embel, nuk te ndihmon
Ora po ec, minutat po kalojne
Akrepat njeri-tjetrin, me merzi e shiqojne
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.