Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi dashurie

Jam diku

Jam diku humbur ne mendime
se ce ka gjet kete zemren time
S’mund te mendoj azgje tjeter
vec per ty e shkruaj ne leter.

Zdi ku jam e zdi ku shkoj
as nuk dua te mendoj
Po me thuaj si te harroj
kur xhdo cast te mendoj.

Me fal zemren un po vras
me shume ndjenja po e godas
Dhe aq shume un berats
por nje ze me ndjek nga pas.
 
Te dashuruarit prej dashurise se zellshme qahen,
ah sikur i vetem te mbaja ate qe prej saj ndahen.
E gjithe dashuria zemres sime e vetme t'i takonte

askush para dhe pas meje te mos e provonte
 
DASHURIA DHE ZHGËNJIMI



Kur njeriu bie vërtet në dashuri

Provon ndjenja që s’përshkruhen më fjalë,

E gjithë bota për një moment, bëhet e tij

“Pushton” tokën, qiellin dhe detet më valë.





Kur njeriu është vërtet i dashuruar

Ndjenjat më të bukura ai përjeton,

I duket sikur një jetë të re ka rifilluar

Kjo ndjesi magjike pafundësisht e lumturon.



Po ku ta dijë njeriu i shkretë

Se kjo lumturi shumë gjatë s’vazhdon,

Se pas verës së bukur e aq të nxehtë

Stina e “dimrit” të ftohtë po afron.



Ah! Sa shpejt që kalon pranvera,

Po vallë, ku shkon gjithë ajo dashuri ?

Sa pak ditë të lumtura provojmë nga jeta

Sa shumë zhgënjehet i shkreti njeri !
 
Ti pyet "Nga vjen drita?
Dielli pse s'mbaron edhe pse pandalshëm digjet?
A nuk është më mirë të pyesësh "Nga vijnë pyetjet?"
Që Zemra të t'i japë të gjitha përgjigjet. ~
 
shkoo…
shko.. se dikush tjeter po te pret
shko.. se nje zemer tjeter te therret’
shko..e buzeqeshi dikujt tjeter un do rrii te digjem e te tretem
shko.. e me le vetem te vuaj shko.. se zoti keshtu e paska shkuar
shko.. e prap me duaj
shko..por lamtumir mos me thuajj…
 
90836217_520760298639299_7725306274231664631_n.jpg
 
Cfare te bej une,
me gjithe kete dhimbje qe kam,
te pash ty duke ikur me tjeer,
a e di ne c’gjendje jam?



Mallkova diten qe te njoha,
mallkoha kohen qe kaluam,
ty s’te mallkovadot,
po ne a nuk u dashuruam?

Cfare te bej une tani,
kete zemer si ta sheroj,
do mundem valle te vazhdoj perpara,
me mungesen tende veten do e mesoj…
 
Dashuria
Kur lotet tme thahen
E zemra tme pushoj
ka shum munci
qe atere te te harroj
.
kur lotet e tu te bien
e te qash per mua
Ndoshta atere vertet
Zdo te te dua
.
Por nga ata sy
Kurr zdo te lejoj
qe pervec lotve te dashuris
asnje lot tjeter zdo pikoj
.
Do jem pran teje
sa her te kesh nevoj
Do te te dua
E kur nentok te perfundoj
.
se dashuria eshte dicka
qe as degjon as shikon
por ajo flet me zemer
e me ndjenja vlereson
 
Une CD ti diskete
dashuria jone windows 98 ?
 
Screenshot_20220210-201929_Instagram~2.jpg
 
ëna kishte humbur bukurinë e saj
Dielli më nuk kishte shkëlqimin e tij
Pranvera më nuk lulëzonte
As vera nuk kishte sjellë ngrohtësi
Çdo gjë kishte marrë aromën e vdekjes
E bota ishte kapluar në zymti

Kur para meje ishte shfaqur ajo
Që në fytyrën e saj ishte qëndisë
Ylberi me shtatë ngjyrat e tij

Fytyrë e saj po shkëlqente
Çdo bukuri ishte aty
E aromë e saj ishte mahnitëse
Lulet e botës e kishin zili

Ti thoje të dua, ishte e pakët
Ti dhurohet jeta, ishte kopraci
Ajo meritonte çdo gjë tënden
Ajo meritonte të ishe ti

275173265_4710631595733289_2716543509333667079_n.jpg
 
Një ditë kur t’më pushojë frymëmarrja
dhe zemra t’më pushojë n’kraharor,
Në rrugën e qiellit mund t’më takosh
tek vezulloj ndër meteor!
Ashtu tek vezullojnë e shuhen befas
për të mbetur dikun në errësirë !
Po deshe mos thuaj kurrë :Mirupafshim!
Unë, s’të them kurrë : Lamtumirë!*feneri
 
As sy nuk kam ta shoh atë dritë
zemër e shpirt m'i mbërtheu zingjiri!
Ku e di ! Kam mbetur feniks i përdjegur,
- më ringjallë Ti ! Të lind nga hiri...!
 
Per ato qe sme lejne te fus vicin ne kasolle ?
Naten me yje te prita une ty
Kanace te shtypura te mblidhnim te dy
Te prita te prita sa doli hena
Pastaj e kuptova qe ste linte nena
Pergjigjie nuk prita qe te kthesh
Ndaj nenen ku ta kesh ..
 
Trokit në zemër...!
Eja çdo ditë e natë tek mua
Shpirtin tim merr, në udhëtime.
Nuk të kërkoj që të më duash
''Trokit sërish në zemrën time''!
Ndjej që të humb e ndaj të shkruaj
Ty ndjenjë e bukur, çuditërisht .
Eja në heshtje e fjalë mos thuaj.
''Në zemër veç, m'trokit sërish''..!
Zemra nën ritmin tënd kërcente
Thuajse çdo natë edhe çdo ditë.
Në nostalgji shpirtin rrëmbente
''Në dyert e saj, sërish trokit''!
Zhduku më pas siç je, “harruar”
E mes kujtimesh ti humb, më pas.
Se zemra ime ka kohë ndaluar.
''Pret të trokasësh, që të ''trokas''!
Bledi Ylli
 
Brenda shpirtit
Të mendoj ... Për ty s'e di,
a ndonjëherë më sjell ndërmënd...
Unë e quaj dashuri
Si ta quaj kujtimin tënd !?
Kur diçka të sjell buzëqeshjen
Fle dhe zgjohesh bashkë me 'të…
Mund t'i adhurosh dhe heshtjen
Sepse ndjenjat nuk kanë zë...
Oqean, në mëndjen time
E në zemër si kështjellë...
Ndjenjë që rritet ndër kujtime
E në shpirtin tim shumë thellë !
Kemi shumë, sa shumë në mëndje
Ëndrrat kurrë nuk bëhen pronë.
Ka diçka që i përket njeriut
"Ndjenjat brenda shpirtit tonë"...
Ndodh kështu... Ndjenjat e mia
ëmbël duan, ëmbël vrasin.
Se kur dua të mbaj fshehur
Ato emrin tënd thërrasin !
Bledi Ylli - Ylli dhe unë
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.