Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi dashurie

AlbaniaIrC

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
249
Shpalosni talentin tuaj
Tregoni se jeni ta afte te krijoni Poezi.
Ah kjo pjese e syrit tend
Si copes qielli me stuhi
Kush i pa e nuk u cmend
Kush nuk ra ne dashuri.......
 
Dita e fundit
O varr kur do te prehem patjter nje dite
vec endrren dhe moshen te lutem mos ma fik
cdokush do vij rastesisht ne varrim
thuaj ishte i ri dhe vdiq me deshperim
O varr ku endrrat treten dhe trupi behet hi
hapu pra per mua dhe merrrme ne gji
ne dashte qe miku papritur tme kujtoje
le te vij ne varrim patjeter te me vajtoje
E ne qofte ne pravere te marre nje kajrafil
e te ma vendose mbi varrin tim
E ne qofte dimer e ne qoft dark
tme vendose ne krye ca fije bari te thare
Vec tme kujtoje nje dite perseri
vec mos harroj njerezit qe merr ti
O varr hapu per mua zemren ta le jasht
dhe ti mikja ime eja ndonjehere te me qash.....
 
Të kam enderruar.

Mbi dritare nata derdh qetsine
dhe shiu i furishem shoqeron vetmine.
Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne
një zemër te vetmuare mbushin shprese.
Heshtja mbreteron...
Dy sy tevegjel ngadalë mbyllen...
një buzeqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset ne kerkim te endrres se saje.
***
Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy që shkelqejne atje lartë
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet...
Serish heshta mbreteron...
dhe sytë e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
" Të kam enderruar,"
një ze tingellon
dhe...
sërish heshtja mbreteron...
 
Une e Ti Nje Thyese Lidhur Ne Nje Bosht
Une Emeruesi siper ti numuruesi posht
Po S'ta bera jeten diell si pranvera
c,vite me jan taksur mi shumezofte zeroja
Dashurise per ty mos ti shuhet nata
cdo fjale qe ta thuash do te ta fus ne kllapa
dhe oh si do te rritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore neser eshte kubike
Fol o shpirti im,shpirt ne maksimum
se per ty skam gjum as ne minimum ...... :)
 
Dashuria eshte e embel kenaqesi te fal
Por shpesh mbetet enderr dhe thyhet si kristal
 
Albaniairc


Published on Feb 20, 2012
Per Ty Zemer
 
Shpirt me mungon
akoma dhe sot te kujtoj
shpirti im po vajton
se ska pran
dashurin qe kerkon

larg je kete e di
dhe ndoshta me ke
harruar pergjithnji
por un akoma te mendoj

dashurin qe kemi pasur
JO kete se harroj
sot u ben gati 2 vjet
dhe zemra akoma te kerkon

neper endrra te theret
TE DUA me te thon
por jo ti kurrizin e kthen
dhe dashurin ton me se kerkon

e ke harruar pergjithnji
por nuk ka problem moj zemra ime TI
un prap do te te DUA
deri sa te vdes do te ta
them fjalen ….TE DUA
 
TE DUA

Te dua te pres
Nuk dua te vdes
Me yllin e nates
Une te pershendes

Kujto eren e mali
Kujto eren e lehte
Kujto zemren time
Qe te don per jete

Ah sa nate e lumtur
Ah sa nate e qete
Gjithmon me kujtohesh
Nga ora 12-te

Te dua pa mase
Te dua pa mbarim
Te dua me shume
Se sa shpirtin tim
Te dua ,te dua
Per ty do te vdes
Por ti a me don mua?
Pergjigje po te pres?
 
Gjarper do te behem
Ty do te rrethoj
Po me tradhetove
Ty do te kafshoj :)
 
Per ty jam i droguar ,droga ime je ti ,me ty jam i dashuruar pa ty smund te rri.Zemra po me thahet gjaku me mungon po s'te pashe ty zemra me pushon......
icon_arrow.gif
icon_pale.gif
 
Last edited:
SI NDIHEM PA TY???


Ku me ike ku humbe ku u tretë
një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet


Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e këmbë ti me pushton.

S'e di se c'ndjen kur me ke pranë
Kur te dy vetëm rrimë menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!

S'e di c'mendim ke ti për mua
Kur te shtrengoj por s'them te dua
Kur them se vdes për buzët e tua
S'e di a me beson ti mua?

S'e di c'do të ndodhë me ne te dy
Sikur të mos jem më me ty
Sikur kjo ender te ndalet një ditë
S'e di a do të shoh me o drite?

S'e di pa ty çdo bëj o yll
Pa ty kjo botë me duket një pyll
Pa ty kjo botë s'do këtë kuptim
S'e di o fiksim i trurit tim.

S'e di valle a do të duroj
Pa e puthur me atë goje
Pa e prekur me atë dorë
S'e di a do ndjej me nxehte a bore.

S'e di sa gjatë do të vazhdoje
Por di sa shumë te dëshiroj
E di sa shumë ti me gezon
Kur pak vëmendje me kushton.

E ndjej se shumë do të te dua
Sa kohe këto buzë do me puthin mua
Sa kohe që zemra do t'me punoje
Emrin tënd do të kem ne goje.

S'e di sa shumë do të zgjase kjo jetë
S'di si do shkoje ne te vërtetë
Por diçka di me siguri :
Ajo që dua je veç.......... Ti.
 
Lotet E Shpirtit Tim"


I perlotur i fyer me zemren e coptuar
dashuri e paster sonte per ty vuaj
krenari e shqyer shpirt i sakatuar
loti sdo pushoje me vite me muaj


lotet qe un derdhi ty ne shpirt ste prekun
vaji i shpirtit tim per ty eshte nje loje
lulet mbi zemren time te fyer te vdekun
shpirti im i vogel me vrau me thermoj


hapu varri im i ndjenjave te mia
digju shpirti im nga flakt e dashurise
ajo kurr sme ka dashte po me vret vetmia
jeta ime e shuar nga hiri i padrejtesise

shkretetire pafund pa ty me duket jeta
qofsh e lumtur shpirt mbi vajin e shpirtit tim
plage e zemres time duke qare un mbeta
vdekja mu afrua jeta ska kuptim
 
Jo se i kam bere vete poezite
Ja ta boj nje tani
Ne nje nate me shi te prita une ty
Te mblidhnim kanace bashke ne te dy
Te prita derisa doli hena
Po e kuptova qe ste linte nena :) :)
 
Ato syte e tu si ka kush ne bote
Zjarri tyre shkrin akullin e ftohte
Nje shekull te tere un do te pres
Pa ti puthur syte sbesoj se do vdes
 
DASHURIA


noton...
mbush...
derdhet në kupën e të tjerëve...
mbytet në kupën e saj.
 
Dua që ta kuptosh kur të kem ikur!
Por emrin mos ma thirr me zë të lartë.
Mos ia ngjit sytë vendit tim duke menduar sa bukur dukej më parë.
E as mos u përpiq të më sjellësh në mëndje me lëvizjet prej kokete kur e dija se i kishe sytë
mbi mua.
Mos shko të kthesh as edhe një teke konjaku sonte!
Të dehurit nuk e largon aspak dhimbjen, veçse ta shton në mengjes.
Mos u fikso së koti me parfumet e femrave që do hasësh në rrugë! Asnjëra s'do ketë aromën time. E nuk do të të vij në mëndje nga episode të tilla po ti do rrekesh të besosh se ishte dicka që më solli në mendjen tënde e jo ti vetë që e ke lidhur ekzistencën tënde me kujtimin tim.
E mos iu fol të tjerëve për mua si ajo gjëja që jeta ta sjell vetëm një herë.
Sepse ke për të më harruar.
Unë e di që po.
Njësoj dhe unë.
Oh, i dashur të qënit i pazëvëndësueshëm tashmë është vetëm një legjendë urbane.
Ne do të harrohemi!
Më shpejt ndoshta nga sa u deshëm.
Vetëm sot, i dashur mos qëndro indiferent ndaj mungesës sime.
Dua ta kuptosh që kam ikur!
 
Pa ty kjo jet me duket e ashper...
Pa ty cdo gje me duket e vdekur...
Pa ty dhe dita kurr ska mbarim...
Pa ty dhe yjet nuk kan te njejtin shkelqim...
Pa ty, vetem trishtim ka ne syt e mi...
Pa ty gjithnje ndjehem ne vetmi...
Pa ty kete jete nuk me pelqen ta jetoj...
Pa ty vetem vdekjen e imagjinoj...
 
Loti mbi buze pikoi
Gjoksi si gjethe u drodh
Kur fjala nje tingull e gjeti
Trupi si grusht u mblodh
Me ty gjithe lotet duken yje
Dhe zemra rreh qetesisht e lumtur
Me ty gjithe fjalet duken puthje
Ti qe me dhe momentin me te bukur....
 
Kur vjen nata dhe pa ty me gjen
kete shpirt te mjere trishtimi ma rremben
je ende prezente ne endrrat e mia
jam une,je ti,eshte Dashuria ....
 
Kur shuhet nje zjarr mbetet nje dore hi
Kur shuhet nje zjarr shuhet edhe nje dashuri
Mbi nje zjarr te tretur mos u lodh me kot
Se hiri i mbetur zjarr nuk behet dot ....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.