Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi Islame

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
30,735
Ketu mund te postoni poezi Islame nga autore te huaj apo shqiptare, por edhe poezi Islame te shkruara nga vet dora juaj


Ty të dorëzohem o Zoti im, të dorëzohem
Pendohem për cdo mëkat që bëj, pendohem
Të kërkoj shpëtim nga cdo mëkat, se Ti je Mëshirplotë
Pendimpranues dhe i Butë, në këtë botë të kotë
Me mëshirën, faljen dhe butësinë Tënde mos më refuzo
Më prano, o Ti që e pranon pendimin, mos më dëno
Hapi dyert e qiellit dhe mirëpriti lutjet tona
Ato të mëngjesit, të pasdites dhe të orëve të vona
Ti e sheh gjendjen time dhe e njeh dobësinë time
Ti qe je Mbikqyres dhe i Gjalle, pergjigju lutjes sime
Amin
(K.S)

71656266_454622838483669_3879591315062652928_n.jpg
 
Allah, Krijuesi im
Ti je Ai qe ke ne dore shpirtin tim
Ty te adhuroj, dhe per cdo gje te falenderoj
Edhe kur semurem, tek Ti lutjen e drejtoj
Sado qe t'mekatoje, nuk humbi shpresen
Do te permiresohem, ta jap besen
Te betohem se sa te jam gjalle ne kete bote
Nuk do te ndjeki asnje rruge te kote
Pervec asaj te cilen ti na e tregove
Nepermjet profeteve tek ne e solle
Paqja Jote qofte mbi ta, e edhe mbi ne
Te falenderoj o Zot, qe mbere pjesetare ne kete fe

3/11/2020
 
Poezi nga "Divani" Imam Shafiut

E mos prit që kopraci të falë ty

Ujë për etjen në zjarr s'ka për ty
Nga çlodhja racioni nuk pakësohet
as me mundim, rrizku nuk shtohet
Nëse zemrën ke ngopur, s'ke nevojë
me mbretin e botës, je njëlloj
Kujt vdekja i zbret në oborr, ka mortje
as toka as qielli s'e marrin në mbrojtje
Allahu tokën e bëri të gjërë
por kur kryhet vendimi s'ka vend të të nxërë
Lëre kohën, me shpresë kot të mban
s'ka ilaç nga vdekja që të bën derman
 
Zot, ty te qofshim fale
Te falenderoj por me duket pak
Ndihem si i vdekur edhe pse jam gjalle
Obligimeve nuk po iu dal hakk

Te lutem me fal dhe me meshiro
O me i Meshirshmi, Meshirues
Tek ti pendohem, me udhezo
Ti qe je Pendim Pranues

Pa ty jam i humbur dhe s'kam jete
Pa ty cdo gje me duket e kote
Rrugen per tek Ti, ma bej te lehte
Sa te jem gjalle ne kete bote


K.S 1/31/2020
 
Bëjmë me faj kohën

 
Kujtese...

( - Pjese nga divani i Imam Shafiut r.a. - )

Behu i devotshem ndaj Zotit, ne qofte se je hutuar !
Te mirat ty t'i sjell nga dicka e pamenduar.
Pse valle ke frike varferine? Zoti furnizon,
ka ushqyer zogun dhe peshkun kur noton.
Dhe kush kujton, se te mirat vijne me egersi,
s'do kish ngrene gje pellumbi, me skifterin ne liri !
Zemermire ne kete bote behu, se ti nuk e di,
a jeton nga mbremja deri sa te dale dielli.
Sa te shendoshe kane shkuar, pa bere "uf" e "i"
dhe sa te semure jetuan ditet ne vetmi?
Sa te rinj kane fjetur, duke qeshur jane zgjuar
pa e ditur, se pas qeshjes Zoti vdekjen u ka derguar...
Mos harro, se ne kete bote s'je vecse udhetar
dhe neser do te kthehesh te gjysherit me baballare ! -


Pjese nga divani i Imam Shafiut r.a. - (Perkthyer per here te pare ne gjuhen shqipe)
 
Mungesa është dëshmitare sa vlen prania në botë
Ç’vlerë mund të ketë shikimi i syrit që s’pikon lot?
Ç’vlerë mund të ketë dëgjimi, kur tingujt s’arrijnë në zemër?
A do të ishe ky që je, edhe po të mos quheshe me këtë emër?
Takohu me veten tënde se s’ka takim tjetër të rëndësishëm
Ç’vlerë ka qenia jote nëse s’e di pse je i pranishëm?!
Kthehu në Qendrën tënde, në Thelbin nga i cili ke gufuar,
A s’është e dhembshme të jetosh si dega që rrënjët ka harruar?
A s’është mjerim të ikësh pa e ditur pse erdhe?
Zogu i takon vezës, edhe pse ka lindur në çerdhe,
Vdekja është dëshmitare për vlerën e të jetuarit tënd
Po s’u njohe me veten, nuk do ta njohësh askënd
Po s’ndieve mall për veten, për kë do të mallëngjehesh?
Kur një herë të kesh ikur, këtu më nuk do të kthehesh
E bukur bëhet ikja jote, veç kur ta kesh kuptuar ardhjen
I bukur bëhet edhe faji yt, kur ta kesh kërkuar faljen
E bukur bëhet ekzistenca, kur ti e mbush me falënderim
Faleminderit që dhembjen e bëre dhuratë për trupin tim,
Faleminderit që Frymën Tënde këtij trupi ia dhe,
Faleminderit që ballin pa sexhde nuk ma le! ~ Fatmir Muja


48414646_315555115723776_1380467501854359552_n.jpg
 
Kur largohesh nga të dashurit, merri të dashurit me vete
Ata ishin dhe mbeten ngjyrat e pikturës së kësaj jete
Çanta e udhëtimit ka vend për ca gjëra
Veç zemra është ajo që i ze të tëra
Merre zemrën me vete dhe shko edhe ku mendja s’guxon
Nga njerëzit do të harrohesh, kur njerëzit i harron
Në zemrën tënde ka male ku s’mbaron dimri,
ka zjarre që fshihen thellësishëm në vullkane
Ti je nga të gjitha anët, por nuk i takon asnjë ane,
Ti s’je as koka e as këmbët, edhe pse mbahesh në këmbë nga koka,
Ti je bërë nga dheu, por vlen më shumë se krejt Toka,
Prandaj, merri të dashurit me vete kur largohesh nga ta
Se edhe për Shtatë Qiej në zemrën tënde vend ka
Merri të dashurit me vete, por rrugën bëje pa asnjërin
Se po more të tjerë me vete, te vetja s’e gjen të tërin
Me çantën që zë pak gjëra, merre gjithë botën në sy
Po udhëtove me zemër, s’ka udhë të mbyllur për ty
Kudo të kesh vajtur, të dashurit do t’i gjesh aty. ~ Fatmir Muja
 
191951464_332662231558365_2105612194010281133_n.jpg
 
261010428_311002864028461_4903771563245762570_n.jpg
 
Edhepse qeni e ujku vellezer mund te jenë
I pari e sulmon te dytin kur tufes rrotull i vjen
Qeni nuk e sulmon bariun qe ia jep ujin dhe buken
Por kur barinjte behen ujqer , kush do e ruaj tufën .

(Imam Shafiu r.a.)
 
Për ta mbërritur të mirën, duhet ta ndjekësh të vështirën
Po s'të goditi dhembja, nuk mund ta ndiesh mëshirën
Egoja dëshiron të lehtën, shpirti të vërtetën
Nuk ke kë ta mundësh, luftën bëje me veten
Të dobëtit ndiejnë nevojë për ta mundur dikë
Gjithçka do të kesh, po munde të jesh asgjë
I dituri lufton me veten, i padituri me të tjerët
Nuk ka më të mjerë se ai që s'mëshiron të mjerët
Nuk ka më të varfër se ai që me lotët e tij s'është takuar
Nuk ka më të braktisur se ai që buzëqeshjen nga fytyra ka dëbuar
Mund të qeshësh me dikë, shkakun pa e kuptuar
Por s'mund të qash me askënd, nëse me shkakun s'je njoftuar
Derisa zemra jote nuk mund ta lërë një gjë
Sado e dijshme të jetë, mbetet e barabartë me të
S'ka gjëra që nuk duhen, ka gjëra që duhet t'i lësh
Mjerim është t'i kërkosh ndihmë tjetrit, për gjërat që vetë mund t'i bësh.


Fatmir Muja, "Fjalët e një kalorësi"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.