Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

- Pa Titull - ?
============

Të kisha thënë
që mbaj gjithmonë,
Një "As" nën setër
a nën mëngë,
Çdo poet,
me qindra kompozon,
Por - zemrës ruan
veç një këngë!

Dhe s'kish se si
të ndodhte ndryshe,
Mesnatash,
të ndiqja ty, me vrap,
Unë,
jam fole me dallëndyshe,
Që, në çdo stinë
një derë, rri hap!

Se unë,
kam motër, Dashurinë,
Nga mbrëmja
deri tek mëngjesi,
Ndaj them, që bashkë
nuk mund të rrijnë,
Virtyti edhe Vesi !
 
Politikaneve !...
............
Sepse,
punoj si qeni, për një copë bukë,
Të ndërtoj ëndrra nuk mundem, nuk,
ndaj të shkretat në gji i struk,
e kam bërë gjoksin sikur sënduk ! ...
..............
Më janë bërë netët sikur film horror,
Vetvetja ime, vjen e më bënë zborr,
ma shqyen shpirtin c'do cast e c'do orë,
Ku është e ardhmja, ku është or horr ?!...
.............
Më janë bërë ditët të errëta varrë,
rrugët shtruar me ëndrra vrarë,
Shqyer, ngrënë nga qindra zgarë,
Hiena, shtriga, e zabrahanë !...
............
Ndaj,
po ju them, s'do mbahem shumë,
e janë me mijëra sikur unë,
do t'mbaroj ky i mallkuar gjumë,
rrugëve, do të vërshojnë, sikur lumë !...
.............
... Dhe,
do të vijnë si zjarrë nga ferri,
grushtat ngritur si cekane tmerri,
t'ju japin mbrapshte c'fare u falet, terrin,
me bisht luge, ta dini do t'ju therrin !....
..............
Hajduta te pacipe, arroganter muti,
dua t'ju shohe, koken ku do fusni,
ne bythen tuaj, sikur ne rere struci,
veshur me tanga, te markes Gucci !...
............
... Do te vije dita, te sigurte te jeni,
me duart tuaja, pergatitet terenin,
nje dite te bukur asgje s'do te keni,
s'do te jene me vargje keto qe po themi !...
...........
Por realitet, dhe ky eshte premtim,
brenda shpirtit tim, nje fisnik betim,
sa fryme te kem, dhe drite ne sy,
si ujk i terbuar do te jem aty ....
...........
T'ju shohe dhe njehere, per te fundit here,
rrezimin tuaj nga drita ne terr,
kaq kohe nuk kuptuat ju o shpirt'mjerr,
ligjin e natyres, c'fare ke dhene, merr !!!!
...........
 
VALES...


Po ti vale ,pse ndjek valen?
Qe para teje dallgezon?
Nuk ke besim tek ajo,
Qe gjithcka nuk te tregon...

Une me te isha mbreme
Peshperitem bashke shume...
Bregu i liqenit ,deshmitar
Degjoi ci thashe vales une...

Mos iu lut se ste tregon
Ajo vale lozanjare
Se me mua eshte shoqe...
Qe ne moshen mekatare.


Une vrapoja neper breg
E lumtur e gjithe naze...
Ajo sulej neper liqen
Here e qete e here me tallaze...

Eh moj vale !Cme takove...
Sle kujtim ti pa me zgjuar
Thuajm shoqes ci tregove
Per rinine tone te trazuar...?


Pogradec! 15 korrik 2010!
 
Kjo bote e cmendur


Lot nje perde pas nje xhami
Dy sy me ndjekin te malluar
Dy buze digjen ne ethe zjarri
Me therrasin per t`i shuar...

Ndjej zemren lehtas te me rrahe
Kembet ,ndjej te mos me mbajne...
Mos me godit me ato shikime
Se kupton...per pak po bie?

Dil te vrapojme ,mos u druaj
Te shkojme atje ku s`kthehemi me
Kjo Bote e cmendur ,ndaj u krijua
Eja te cmendemi dhe ne ne te....
 
Me ka marre malli...


Me ka marre malli ,sonte si dikur...
Ne prehrin tend koken te mbeshtes
Nder duar,kur floket me lemon
Te fle ,mos zgjohem deri ne mengjes.

Ne mes te shpirtit ta daltova fytyren,
Veshtrimin embelsor s`ta harrova dot
Ne ditet plot me gaz e mes fatkeqesise
M`u bere shpirt binjak, ja ashtu kot...

Po sonte malli ma griu brengen
Te ndjej fare prane syrit qe dremit
Me koken ne jastek,gjumit perhumbur
Ndjej t`me kumboje embel zeri yt!

E te kerkoj mes endrres e zgjimit
E nuk di te ruaj a te humb gjekund
Ndjej t`me endet mes sysh trishtimi...
E s`e gjej dot,jetoj apo kam vdekur qyshkur...
 
O Vale!

Perballe teje jam e ulur...
Me sa mall po te kundroj!
Disa here po te lutem...
Disa kujtime , bashke te kujtojme!

Por s'kuptoj se cfare ke valle?
Qe nuk do t'bashkepunosh...
Pse je e merzitur ,e bukura vale?
A mund mua t'me tregosh?

Je e lodhur une e di.
Nga llokocitjet e tua pafund!
Eh sa shume ne gjirin tend.
Bejne premtime te pafund!

Te kujtohet tha dikush?
Durresi eshte qyteti yne...
Kur vraponim ne kinema...
Por asgje s'kuptoja une!

Eh ,moj vale ,je deshmitare.
E viteve time te rinise.
Ishim shoqe lozonjare.
Te peshperimave ...te dashurise!

E tani sa larg qe jemi
Ti atje e une ketu
Une me valen prape takohem
Po me ty valle ...kurre...?
Durres 20 gusht 2015
 
O shokë, ç’u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer’ ai që s’ka para.
I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!
Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.
Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë…”
Poezi qe tingellon aktuale nga Andon Zako Cajupi!
 
Kur Te Jesh Merzitur Shume
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Dritero Agolli!
 
Shpirti i bukur

December 25, 2018 Poezi Dashurie

Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!
Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi,
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!
Bledi Ylli
 
Stinët

December 25, 2018 Poezi Dashurie

Pash një udhë pa fund nga lart
Thash t’a marr dhe ashtu bëra,
Ajo që dukej aq e gjatë
Disa “stinë” ishte e tëra.
Disi kështu është edhe jeta
Si një shfaqe në teatër,
“Stinët” ikin si shigjeta
Duken shumë, janë veç katër.
Bota kështu është e qëndisur
Udhë plotë që s’çojnë gjëkund,
S’ kupton gjë pa u nisur
Nisesh…, dhe kupton në fund.
Bledi Ylli
 
Balade per ty !!!...
.....................
Ti je qetesia, pas luftes brenda mendjes sime,
me forcen tende sfidoj te miat trishtime,
ti buzeqesh e une nga buzeqeshja jote rrembej nje fije shpres,
qe enderrat e shpirtit tim ne kete bote te erret si pishtare ndez ...
.....................
Kur shohe syte e tua brenda deshperimit e gjej nje kuptim,
ti zane e bukur e shpirtit tim,
ne kete bote ti per mua i imi oaz,
te shuaj etjen e shpirtit e te laj timin maraz !...
..........................
Me mbaj nga dora dhe jo, mos me lesho,
brenda meje ti per mua lufto,
me vret o shpirt kjo bote, nga pak dhe perdite,
jane disa ore ku me erren syte,
e nuk mundem me , me fal por harroj,
ne mes te vdekjes me duket e pamundur te dashuroj !..
... Por kuptoj,
shikoj,
fytyren tende ne shpirtin tim tek ndrin,
dhe buzeqeshja ime gjen nje rruge per kthim !!!...
...........................
Ti, pika e qetesise per shpirtin tim te drobitur,
ushqim per deshirat e mia, kur jam i urritur,
hije, ne mes te zjarrmit tim, qe djeg si te jete ferr,
nje puthja jote vjen e larg prej ketej me merr,
nder detet, nder oqeanet ku ti me qendron mbuluar,
oh ti je c'fare mes hidherimit, me mban te gezuar,
per te mos u dorrezuar,
nga kjo bote per te mos hequr dore kurre,
ti endrra ime veshur ne timen lekure !!!...
.........................
Mos e shit buzeqeshjen, sikur une shpirtin mllefit,
mos ma merr larg, pa te mos me ler ne mes te tmerrit,
me jep te lutem tenden dashuri,
te shoh se ne kete bote ka ende miresi ...
... Me vret ...
Kjo bote me vret cdo dite dhe nga pak,
por nuk tretem dhe nuk shterret i imi gjak,
sepse jane mbremjet,
ato mbremje ku une mbeshtet koken tek duart e tua,
dhe ne mes te dhimbjes kam forcen te Te Dua !!!..
................
 
Si erdhi nata, erresira ne syte e mi!
si hija e territ kerkon te me perpije
sa keq qe vetem jam ketu pa ty
ne erresiren gllaberuese i kerkoj ata dy sy
ku je e d...ashur pafuqimisht po te kerkoj
te me japesh doren dhe terrin t’a largosh
eja dhe me merr dhe kurr mos u largo
je drita ne syte e mi kete mos e harro.
sa ftohte! sa e ftohte kjo nate pa ty
as edhe nje vullkan nuk do te mund t’a shkrije
akullin qe ka mberthyer zemren dhe qenien time
duke pritur ngrohtesine vetem prej teje te vij.
 
ATA ...

Ata .....
mesuesit e mi,
qe me mbajten doren dhe germat me shoqeronin,
qe mbi gabimet e mia si mbi te tyret qendronin,
dhe me dijen per dije me flisnin,
i mbaj mend tek i veshtroja nga ballkoni,
kur zbrisnin ne rradhe tek stacioni,
nga karroceria e nje Zisi ...

... Ne te ftohte e acar,
ne ngrice e ne furtune,
ne rradhe marshonin pishtaret e dijes,
per ta ndoshta ishte nje pune,
por ne boten time fantazonin sikur yje ...

Ata ...
Mesuesit e mi,
qe sot te thinjur prej kohes jane,
dhe nese tani shkruaj,
jane germat e tyre qe bujarisht me dhane,
ata me mesuan,
vargun tim femijeror te ngazellyer duartrokiten,
dhe endrren e dashurine time per poezine,
ma ushqyen, ma rriten !....

Ku jane me ?...
Ku jane ata ?...
Si ka mundesi qe tashme si ata me nuk ka ?...
Ku jane mesuesit,
mesueset ku jane ?...
te vertetet dhe jo si keta,
qe duan vec te hane ?...

Ata ...
Mesuesit e mi,
qe une sot kaq shume mallezuar po u shkruaj,
perlotem me besoni,
dhe nga mungesa e tyre embel vuaj,
trishtuar,
tashme nuk ka me si Ata,
Zisi eshte bere mersedes,
dhe dashuria eshte bere para ....

Ata .....
Ku jane Ata ?...
Mesuesit e mi ?...
Qe me mbajten doren dhe germat me shoqeronin,
qe mbi gabimet e mia si mbi te tyret qendronin ....
.........................
Nga MuSTaNG
 
Mund të shkosh, nëse…

Më thuaj që bota e gjeti fundin
Më thuaj, dielli më s'do ngroh
E them me bindje edhe plumbin
e duroj...Tě humb ty, jo.

Mblidhi ëndrrat e mesnatës
Shpirtin nxirre e m'a trego
Hesht mě pas a bëj ç'të duash
..., veç mos shko.

Veç mos shko ta hajë e mira
Këtu ke shpirtin tënd binjak
Eshtë kjo jetë mbushur dëshira
Herë me shkak e herë pa shkak.

Lëre mllefin sonte vetëm
E bëmë mua shoqëri
Unë të dua sa dhe jetën
…, dashuri !

E nëse nesër s’do më duash
Mund të ikësh përgjithmonë
Sot asgjë mos të më thuash
…, nesër thomë.

Nesër mllefi do t’ketë ikur
Edhe mund të logjikosh
Nëse nesër s’do t’më duash
…, mund të shkosh!
***
 
MIRËMËNGJES ?

***

Harro kush të harroi
Dhe duaj kë të duash
Jeta ěshtě një lojë
Zgjidh me kë do luash !

Krijo ekipin těnd
Ose lër të t' zgjedhin
Por të kesh ndërmend
"Sa hapin e hedhin "...

Něse do gjithmonë
Me ngulm të fitosh
Për të qenë kampion
Duhet të luftosh...

Nëse do qetësi
Të shohësh punën tënde
Nuk do strategji
Madje as shumë měndje ...

Zër një vend në turmë
Në lojën qě vazhdon
Mos bëj fare zhurmě
Askush nuk tě shikon !

Mua mos më pyet
Pěr rrugěn më të mirë
Njeriu ěshtě njeri
Dëshira ĕshtě dëshirë !
___
 
Shpirti i bukur

Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg
Të lë diku, nëpër kujtime.
Por ti ndriçon më shumë nga larg
Bëhesh diell për muzën time !

Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi...
Dua të bëj, të jesh një tjetër
E çuditërisht mbetesh po Ti !

E ndonjëherë shkoj nga e keqja
I shkruaj shtrigave që bëjnë magji.
Që të urrej, të t'heq nga vetja,
të bëj si 'to, por s’bëhesh Ti !

Ndërkohë që shpirtin e shëmtoja.
U bë m' i bukur, çuditërisht.
E kur e bukura kërkon të bukur
S'mund të largoj ty, natyrisht !
****
 
Nuk kam më!!

O sy i bukur! O zë i bukur
Do të doja kurrë mos t’ishe zhdukur…
Por ja që ndodh’!
Sot do të flas, do të thërrasë
Do gjej vetveten më s’do t’humbas
Sepse jam lodh’!

Të kërkova! Ku nuk kërkova
Dhe nëpër rrugë të “afishova”
Por nuk të gjeta!
Ndoshta kërkoja, nëpër rrënoja
Si një i marrë unë ty të doja
I humbur mbeta!

Ekstravagante dhe intrigante
Kjo natë e zezë me ty më ngjante
Me flok’t e tua!
Kërkoja sytë, si një “i dytë”
Fjalët mbledhur lëmsh në fyt
I thash të dua!

S’është faji i natës, mirë e di
Eshtë faji im! Rroj në kujtime.
Nuk të kurseva dashuri
Sa e lash bosh dhe zemrën time!
 
Terbim Ujku .....
.............
.... Do te dal nga varri,
nje nate te zeze dhe ne sfond nje hene e plote,
do te uleras, do te cirrem aq forte,
sa veshet do ti mbyllni dhe s'do duroni dot' ....
...............
Por une do hyj,
sikur nje ujk i zi, i terbuar,
do te ushqehem me friken tuaj,
i eger, i zi, hyjnor,
dhe nje skipter do te mbaj ne dore,
terbuar,
si nje princ prej ferrit,
nga supet e mia do te valezoj,
pelerina e tmerrit ...
..........
Pergjakur veshtrimi im, nga etje e pashuar,
si nje kufome do te endem, qe jeten ia mohuan,
dhe jo une nuk do te jem aspak fajtor,
i krijuar, terbuar, nga njerezit gjoja paqesor ....
.............
Nga ata qe me mohuan buzeqeshjen dhe te drejten te jetoj,
do te ngrihem nga varri dhe neper shtepi do tu shkoj,
nga portat e mbyllura, nga dritare dhe cati,
si nje ujk i terbuar brenda tyre do te hyj .....
..............
Do te ushqehem me shpirtrat e tyre te mjerre,
dhe nga i imi tmerr, tmerr te vjell' do tu fal,
do tu ha shpirtin dhe do t'u bluaj kockat,
sikur ujk i terbuar, dale ngadale,
me nje klithme ne buze,
buzeqeshje, ngerdheshje,
ashtu ne heshtje,
ashtu pa fjale !!!....
..............
Do te dal prej varrit dhe per lekure do te vesh perqeshjen,
per shpirt do te mbaj ate, miresine e tyre te shtirur,
dhe do tu jap mbrapsht ate c'fare me dhane ... Vdekjen,
une do te kthehem prej andej nga me kane nisur .....
................
Dhe si te mbaroj do ti kthehem serish varrit,
terbimin e trupat e tyre me vete do ti marre,
dhe pa lindur ende dielli me ta do te zhdukem,
qe te shohi kjo bote me ne fund nje dite te bardhe !!!....
............
 
A ikim e dashur ?...
.................
A largohemi qe ketej e dashura ime ?...
... Sepse vec mizerje ketu mundem te te dhuroj,
Jane keto dite, e nete plot zhgenjime,
mankthe dhe pasiguri qe me shoqerojne ...
... Te ikim, te shkojme,
diku ku bota eshte disi me ndryshe,
nuk mundem me ketu te qendrojme,
si kufoma te shtrydhura ne kupen e nje bishe !....
..................
Sikur lule kacavjerrese mendime te zymta,
shpirtin ma mbysin, dhe dhimbja behet breng,
Sa here me mllef kete bote e gervishta,
e trishimi brenda meje sikur nje pellg' !...
... Me lot' i mbushur, nje hene ne te,
nje hene e perlotur, qe hesht, nuk ben ze !....
...............
... Nuk lind ketu dielli,
ndaj dhe ditet tona, rreshkasin keshtu te zymta,
fshehur pas reve qielli,
veshtrimi tretur pas perdesh te hirta ....
... Me thuaj e dashur, a ikim te shkojme ?...
... Se po ndenjem ketu me duhet te luftoj,
E di, jam vetem, kam vec nje ze,
ne kete bote te mbytur, nuk degjon asnje,
Cdo kush harruar, ne hall te vet,
duart nga qielli, e petulla pret' !...
...............
... Si thua ?... A ikim e dashur ?...
Sepse ketu e ardhmja lind e vdekur,
Ne kemi vec nje jete,
e me beso, nuk eshte per tu hedhur !...
...............
 
Rrob i vetvetes ....
( Narkomani )
....................
Damare te shpuar,
dhimbja e kesaj bote ne vale gjaku fryne,
syte gjysem perenduar,
kalimtare te rrenduar para teje vene e vine ....
.......................
Zverdhur fytyra,
rreshkitur prej qiellit ne nje cep tortuari,
dhe diku nen ty,
pak e nga pak te germohet varri,
dikush psheretine,
ndalet nje cast pas veshtrimit te hedhur,
dukesh si nje tmerr,
qe tmerret e kesaj bote mbi vete ke mbledhur ....
........................
Ti koken varur kundrejt perendimit,
helmatisur prej vetes, me shiringe te urrejtjes,
sikur del nga balada e nje trimi,
qe lufte te mistershme i shpalli vdekjes ...
.......................
Enderruar ndoshta,
nder lendina te plogeshta,
ne pritje te trenit per ne boten e Adit,
sa e ndyre te duket e tere bota,
qe bredh e pashprese ne hapat e mallit ...
........................
Ti je aty,
si nje hije mbi toke nen hijen e vdekjes
ne nje lufte te heshtur,
deri ne fund rrob i vetvetes !....
..........................
... Te gjithe jane fajtore,
por askush nuk mund te jete me shume se Ty,
ti vet e therret vdekjen,
qe ulet ne gjunje e te puth ne sy ....
Aty ne cep te tortuarit,
dhe ne fasaden e murrit ku ke mbeshtetur koken,
nje parrulle me mallkime,
qe brenda saj ka mbledhur gjithe boten ....
...........................
Aty ....
... Ti dergjur e humbur ne boten e heshtjes,
rrob i vetvetes,
nder stacione endrrash duke pritur vdekjen !....
.................
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.