• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.
  • Kerkojme ndjese per problemet qe mund te keni hasur me postimet e meparshme. Forumi eshte azhornuar me funksione te reja. Eshte e nevojshme te ri-vendosni foto e profilit nga e para! Argetim te kendshem ne NETEDY.COM!

Poezi te huaja te perkthyera...

tetka

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
184
Mosha
67
Ne mundsh!

Ne mundsh ta ruash arsyen
Kur bota humb fillin, e fajin ta hedh ty...
Dhe vetes ti besosh
Sa here te ty dyshojne
E ste perfillin,por
Edhe dyshimet drejt ti gjykosh,
Ne mundsh te rrish ne pritje,
Nga pritja pa u lodhur
E kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh,
Madje,
Ndaj shpifjeve te rrish pa folur,me thjeshtesi,
Me to pa rene ndesh
Ne mundsh te mendosh
Por jo gjer ne shkatrrim,
Te enderrosh,por jo si rob enderrimesh...
Ne i detyrofsh dot muskul e nerv
Dhe puls e zemer te te sherbejne,
Edhe kur gjithcka duket e kote e te qendrosh,
Kur ska asgje vec vullnetit,
Qe vec nje fjale
Qendro! gjithnje te thote...
Nese armiku ose miku
Ste bejne dot te vuash
Dhe gjithcka e cmon per aq sa e meriton
Ne mundsh te mbushesh minutat aq te renda
Me vepra qe peshojne,
Dije dhe mos ki asnje dyshim
E jotja do te jete Bota,me cka brenda,
Dhe burre do te jesh
Biri im...




Joseph Rudyard Kipling
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

tetka

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
184
Mosha
67
KROI


Rrotull nje uje krejt akull
Sec murmurit se larti
Mu neper deget e molles
Nga shushuritja e fleteve
Rrjedh nje tpergjumur i embel...


Saffo
 

tetka

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
184
Mosha
67
Me zuri nata rruges.

Ne mal me zuri nata pus
Debora shfrynte , ish Janar
C´do porte ish kycur, s´dilte kush
Dhe s´gjeja vend te ndizja zjarr.

Papritur fati shpejt mu qas.
Nje vajze poqa per cudi!
Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
Te gjeja vater e shtepi.

Ne gjunje u fala mu ne prag.
Qe s´ngriva akull e kallkan;
I thashe :-shtrome nje jatagan
I thashe :-hidhme nje jorgan.

Ajo me gjeti nje carcaf.
Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt.
Nje vere nxorri nga nje raft
Me tha te flija me shendet .

Te ndahesha me vinte keq ,
dhe mora zemer gjeta shkas.
- I kendshem qenka ky dyshek
por nje jastek une e kam pak .

Me solli ne ode nje jastek ,
ma vuri me kujdes nen vesh .
dhe une i dhashe fet e fet
nje puthje te embel si peshqesh .

Ju skuqen faqet si perri
i derdhi fjalet si mendafsh.
Nese ke nder e dashuri ,
me ler te paster , ahh me qafsh.

Mendafsh i bute ish flok i saj
dhe bar mbi shteg e monopat.
Ish trendafil i kuq ne maj ,
ajo qe shtroi ate krevat.

E kish te bukur kraheror
nje kraheror qe vetem zbardh,
si dy kodrina me debore
qe ngre mes eres dimri i madh.

E perqafova plot me mall
ate qe shtroi ate krevat.
E paster ish , o Zot me fal,
si ky tufan qe fryn ne shpat.

Ajo me mua nuk u sha
dhe nuk i hapi syt e zez.
Mes meje dhe mes murit ra
dhe s´fjeti dot gjer ne mengjes.

Dhe kur u zgjua prap mu qas
e perkedhela perseri.
Ma prishe jeten ,ah me qafsh
me foli e imja dashuri.

Dhe tek i puthja ata sy ,
me belbezonte : mos e mos
I thosha kur te jem me ty,
sa here shtratin do ma shtrosh?

Gjilperen mori ne mengjes,
u ul e heshtur ne minder.
Kemishen time me kujdes
e qepi plot me mall e nder.

Dhe ikin vitet nje nga nje ..
dhe lulja cel dhe fryn tufan.
Por se harroj ne jete ate,
qe shtroi dyshekun me jorgan...

{Robert Berns}
 
Top