Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi te ndryshme,pjese te shkeputura nga libra,caste vetmie...

Master

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 31, 2017
Mesazhe
1,478
"Do rri vetem, do strukem ne vetmine time, e nese gjumi nuk do me marre, prape do te rri...
Vetem.
Vetem jo, do kem kujtimet, hena mbi koken time, yjet deshmitar, lotet e nxehte qe mbi faqe bien e rrugen e vuajtjes marrin si fillim.
Dreqin, iu betova qe nuk do qaja neteve te vetmise, mjaftonte te shikoja henen e gjithcka do ishte si me pare...
Por jo... Perse ta genjej veten, une i flas pertej henes, perse ai jo?!
Dreqin, ç'po me ndodh!?
Ah po, ditet kaluan, kujtimet do jene harruar, te qeshurat e shumta te neteve te vona me siguri do jene harruar.
Une do jem harruar...
O hene, me thuaj dicka, me dergo thjesht nje sinjal qe ai ndoshta do te jete mire, do te jete i buzeqeshur dhe i rrethuar nga harmonia e shoqerise se tij!
Dreqin, me dergo nje shenje te lutem ...
A nuk te prekin lotet e mi?
Lotet e nje vajze qe boll ka vuajtur, vazhdon te vuaje, e ndoshta do vuaje derisa dheu ti shkoje ne buze...
Epo kot, me mire te shmangem, te jem serisht ajo e panjohura per te...
Po po kete duhet te bej, pse dreqin dhemb!
Dhemb me shume se plumbat e gjithe botes!"
 
Pffffff sa e gjej veten breeeee
 
Të Huaj Jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.


E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë
 
Maya Angelou - Ngrihem Përsëri

Mund të gëzohesh se po më braktisë,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel me këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

Të shqetëson kryelartësia ime?
Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?
Se unë rri sikur kam puse me naftë,
Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna
Në baticat në harmoni
Njësoj si shpresa që çohet lart,
Unë do ngrihem përsëri.

Dëshiroje të më shihje të thyer,
Me kokë të ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule tharë,
Grua e mjerë që një fjalë se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?

Mund të më qellosh me fjalët e tua,
Mund ti plagosësh syte e mi,
Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde,
Por njësoj si era do ngrihem përsëri.

Brengosesh se jam e bukur, seksi,
Pse te kapi papritur habia?
Se une eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshët e mija?

Nga kasollet e turpit te historisë
Unë ngrihem
Nga e kaluara e hidhur, mes bukurisë
Unë ngrihem;
Jam ujvarë e lartë, e zezë freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

Duke lënë pas frikën e natës së gjatë
Unë ngrihem
Në një agim mrekullisht të qartë
Unë ngrihem
Duke bartur dhuntitë e të pareve të mij
Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri
Unë ngrihem përsëri,
përseri ngrihem
Ngrihem përsëri!
 
Nese sillem mire me ty, nese te kthej pergjigje shpejt, nese te fal nga koha ime dhe nese perpiqem te te bej te lumtur, dije se nuk eshte me e nevojshme te te shpreh ndjenja te thella dhe ta vras sinqeritetin tim me fjale. Nese ti nuk e ke kuptuar tashme rendesine qe te jap, eshte e kote te flas. Dashurinë po s'e treguan veprat, pret qe ta shfaqë "llapa"?
Nderkohe une shoh nese ti vepron te njejten gje...dhe fjaleve te tua s'ua ve veshin.U bera poet :D
 
Nese sillem mire me ty, nese te kthej pergjigje shpejt, nese te fal nga koha ime dhe nese perpiqem te te bej te lumtur, dije se nuk eshte me e nevojshme te te shpreh ndjenja te thella dhe ta vras sinqeritetin tim me fjale. Nese ti nuk e ke kuptuar tashme rendesine qe te jap, eshte e kote te flas. Dashurinë po s'e treguan veprat, pret qe ta shfaqë "llapa"?
Nderkohe une shoh nese ti vepron te njejten gje...dhe fjaleve te tua s'ua ve veshin.U bera poet :D
Yyyy big up. Kujt kshuuuu lol
 
Ha Ha njeres :D
 
Ashtu si dy avionë që nuk i ndan qielli por drejtimi as ne të dy s'na ndau fati por vetja.
 
Si ishte ajo nje peshk mund te dashuroje nje zog…mirepo ku do te jetonin ata..!?
 
Kur ikja larg drejt teje vija
Kur te vija afer, ikja larg
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia behej cark

As se kuptoja si te desha
Nje mjegull pus, nje cmenduri
Si nje poet qe shkruan vjersha
Dhe ndez nje shkrepse e i ben hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E cakerdisur kuturu...
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia gjithashtu.

Dritero Agolli
 
Ti u fejove a ndoshta te fejuan ...te uruan shume sigurisht...por dikush qe me kishte pare me ty....me uroi dhe mua gabimisht......
 
"...dhe une e ndjeva se sa zhvleftësoheshin
Të gjitha bukuritë që më takonin
Kur bashkë me to
E imja s'ishe ti."

B.M
 
"Më mungojnë bisedat e thjeshta të së shkuarës. Kur zhytem në nostalgji, rikujtoj çdo fjalë, çdo gjest, çdo shpërthim humori dhe çdo të qeshur tënden dërguar qoftë edhe nëpërmjet mesazheve viralë. Madje edhe përmes facebook'ut përçohen ndjenja, këtë e mora vesh kur ti u dashurove me mua, dhe u binda më fort kur kuptova se të kisha dashuruar edhe unë, tre vite më vonë. Pas teje, kam folur me qindra njerëz por e kam hapur çdo mesazh me shpresën mos më kishe shkruar ti. Për këtë arsye kam refuzuar shumë dhe kam lënduar shumë duke të pritur ty. Dua të flas gjatë e gjatë me ty, të të tregoj se ç'kam hequr për të harruar, se kam bërë çmos dhe prapë s'ja kam dalë; të të tregoj për mallin, peshën e pengut, vetminë, mungesën... Dua të flas me ty, të shfryhem, të bërtas, të qesh, të qaj dhe të them fjalët që më kanë rënduar shpirtin pa mundru t'ja rrëfej askujt: Më ka marrë malli."
 
I shkruaj asaj qe kurr nuk e takova, asaj qe ne zemer ende e mbaj dhe qe nga fillimi e dashurova. I shkruaj zerit qe kurr se degjova, dashurise qe mbete vetem ne mendje, asaj qe vetem e enderrova.
I shkruaj nje femre qe e dua shume, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndale, i shkruaj ne megjes, diten, ne mbremje, ne mesnate, i shkruaj dhe kur jam ne gjume. I shkruaj pa zemer se zemren time e ka ajo te falur nga une .
I shkruaj ne letra, por kujt nuk e di, Enigmes, enderres qe ne foto se pashe, i shkruaj asaj per te cilen mbaj zi, i shkruaj asaj qe ne te, ne dashuri rashe.
I shkruaj zemres qe mundohem ta pervetsoj, asaj te ciles dashurine qe kam ndaj saj nuk din ta kuptoje.
 
“Ti më pyet: Çdo të ndodh pas nesh?
Unë përgjigjem: Do të ketë jetë.
Po dashuri? – më pyet ti…
Njerëzit do të duhen, por jo sa ne të dy!”


Victor Hugo
 
"Mi hiqni te gjitha. Karrieren, politiken, Festivalin e Sanremos, por jo dashurine. Dashurine dhe shiun jo, eren jo. As diellin dhe naten. Dashuria eshte fryme dhe helm."
- Anna Magnani, aktoria e pare italiane lindur me 1908 qe ka fituar cmimin oscar.
 
“Ti më pyet: Çdo të ndodh pas nesh?
Unë përgjigjem: Do të ketë jetë.
Po dashuri? – më pyet ti…
Njerëzit do të duhen, por jo sa ne të dy!”


Victor Hugo
:(
 
Abraham Lincoln të shkruar në vitin 1830 mesuesit te djalit:



Mësues i nderuar,

Djali im sot e fillon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.
Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.


Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.

Për këtë, i dashur Mësues, do t'ju lutesha ta merrnit përdore e t'i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.

Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.

Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t'i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.

Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.

Mësojeni t'i përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.

Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.
Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.


Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.

Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im".

Me respekt,

Abraham Lincoln
 
Nese sillem mire me ty, nese te kthej pergjigje shpejt, nese te fal nga koha ime dhe nese perpiqem te te bej te lumtur, dije se nuk eshte me e nevojshme te te shpreh ndjenja te thella dhe ta vras sinqeritetin tim me fjale. Nese ti nuk e ke kuptuar tashme rendesine qe te jap, eshte e kote te flas. Dashurinë po s'e treguan veprat, pret qe ta shfaqë "llapa"?
Nderkohe une shoh nese ti vepron te njejten gje...dhe fjaleve te tua s'ua ve veshin.U bera poet :D
E bukur kjo :)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.