Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi te ndryshme,pjese te shkeputura nga libra,caste vetmie...

Ç'idiotësi !
Ti pret që ta hedh ajo hapin e para , ajo pret që ta hedhësh ti ,, E ndërkohë i largoheni gjithmonë e më tepër njëri - tjetrit .. duke ndenjur në vënd.
( E huazuar )
 
Ti je e çuditshme. Ti je kaq e çuditshme. Unë nuk të kuptoj dot ty. Është e kotë. Ama unë dua që pavarësisht së shkuarës, së ardhmes, të tashmes, ti të ndalësh kohën e të kujtosh këtë: ti je e çmendur. Ti je e çuditshme dhe pak e pasigurtë. Ti je e butë dhe ekstremisht e egër. Ti je e zgjuar dhe me ambicie. Ti je një lëmsh i pakuptueshëm. Ti je anormale. Po atje jashtë është dikush që do të dojë për anormalitetin tënd. E bukura është se ty nuk duhet të të zbërthesh. Ty duhet thjesht të të duash.

| Fëdor Dostoevskij |
 
Kohë e humbur

E tregoi koha, nuk më pěrkisje
E humbe si çdo gjë humb në jetë
E kishe menduar të më vrisje
Dhe e provove në të vërtetë.

Më vrave një herë dy herë e tre
Në fund mendove që kam vdekur
Gëzo fitoren. Vetëm se,
unë jam gjallë e fortë si hekur...

Më vjen keq për veten time
E mallkoj çastin që të njoha
Tě vetmen gjë që më përkiste
Unë e humba...Ishte koha !
 
Rri ulur dhe mendoj them me vete kurr nuk do te takoj kurr nuk do te dua kurr nuk do ndjej me per ty fjalet i mer era zemra ime rreh per ty ah moj zemer katile pse ma mbushi shpirtin me trishtim mendova qe erdhe ne jeten time per te me dhen pak gezim .. dita dites nuk i ngjan dashuria po jep shpirt e syri me nuk po qan do vi dita kir te me kujtosh vendi ne zemren tende do te ngelet bosh mendo tani sa nuk esht von se si dihet mbase shpirti im pushon ..
 
Nji takim me ty
Asht nji kangë
Ma tepër në jetë

Flakë e dash'nisë.

Nji ndamje me ty
Ashtë nji kangë
Ma tepër në jetë

Shi i dhimbjes...

O, në mes meje dhe teje
Gjithmonë rritet e rritet
Dashunija dhe gjanësitë

Kujtim i largët i fëminisë.

Ali Podrimja
 
Aty...mbi buzët e tua...!

Sa do të kisha dëshirë
Të isha...një pikë lot..!
Dhe të shëtisja i lirë
Mbi çdo lule...gjetheplot..!

Të isha ...i adhuruar..
Si borziloku me erë
Të lindja në syt 'e shkruar
Si Dielli...në pranverë..!

Prej andej...si shtojzavalle
Të rridhja për tatëpjetë
Mbi faqe...të hidhja valle...
Si dallëndyshe mbi retë...!

Do doja dhe të dal xhiro
Mbi gjoksin tënd...me patjetër..!
Por e di që do bëj firo
Tamam ..si boja mbi letër...!

Për më poshtë përgjërohem
Që të bëj...ndonjë vizitë...!
Frikë kam se do thërmohem
Si meteor ...në orbitë...!

Vendosa..!..S'shkoj asgjëkundi...!
Porsi zog ...krua më krua...
Dua ...të më vijë fundi...
Aty...mbi buzët e tua....!!
 
Gjithmonë kam qenë e dashuruar ,,,
Kam dashur shumë, me shpirt ...
Por vetëm tani e kuptoj se ndoshta nuk di të dashuroj.
Dua tepër, dua keq. Në mënyrë absolute.
Por absolutja nuk ekziston në këtë tokë ...
e dashuria ime nuk ngroh: djeg.
Shpërthen si zjarr dhe pastaj djeg çdo gjë.
Derisa, në mënyrë të pashmangshme, mbetet vetëm hiri.
Fakti është se, unë nuk di të dashuroj pa u djegur,
dhe nuk mund të jetoj pa dashuri.
Atëherë pyes veten: mundet vallë?
Të digjesh, kaq intensivisht, gjithmonë, pa u bërë ndonjëherë hi?
_Ossimoro Tossico
 
Pa Maj kaqarube mundet, mos e maj bidonin e benzines me vete .????
 
Dritëro Agolli - Do të më kujtosh!

Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike.

Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
“Per pak e harrova ditezine!”

_...
 
Për besë, ç’poshtërsi e ç’gjest pa turp ta quaj,
kur kaq e ulni veten, mohoni shpirtin tuaj.
Sikur për dreq të më ndodhte kështu të kisha shkarë,
nga turpi, oh, besoj në çast do isha vrarë”
 
Mos më fol më për dashurin mua të lutem. Mos guxo më të flasësh për dashurinë tënde...që çdo gjë mund të konsiderohet por vetëm dashuri jo. Na bëj një nder të dyve , mua më kurse kohën ti kurse gënjeshtrat. . Sepse u lodha nga kjo gjë .. u lodha nga fjalët dhe betimet e dashurisë që përdor ti . Nga gënjeshtrat e bukura që thua ti ...jo , boll.
Sot në zemrën time nuk ndjejë më urrejtje e as dashuri. E vetmja gjë që pendohem është se të dhashë besimin , dashurinë, ëndërrat , iluzionet , zemrën...të fala edhe shpirtin por ti nuk i vlersove kurrë
Do doja që ndjenjat ti kisha vrarë vetë e jo të ta lija ty këtë kënaqësi...
Dhe e di cila është gjëja më e bukur ??? Është që një ditë do jesh në kërkim të kësaj dashurie që e hodhe tutje...por do marrësh një.....ëhë atë ke për të marrë kurse unë do jem ai që do qesh...jo me ty por sepse do bëhem dikushi që ti do jesh duke e kërkuar pak më vonë dhe pendesa jote do të ngrijë çdo qoshe të trupit tënd ...ajo pendesë dalëngadalë do të shkatërrojë ashtu siç më shkatërrove ti mua...

Mos guxo më të flasësh për dashuri jo më se unë sot skam më ndjenja .
Më bëre ti që të ngrijë çdo ndjenjë .
Sot unë kam një akull aty ku dikur ishte zemra....
 
E ke harruar ? Më pyetën .
Sigurisht që po i thashë .
Pse gënjen ? Pse mashtron veten ?
Pse e thua këtë ? Pyeta duka parë gotën e mbushur me lëngë frutash .
Sepse po ta kishe harruar .... nuk do të thoje direkt që po , por do pyesje kë kam harruar .
Jo e ke gabim . E kam harruar e thashë këtë gjë pa ja ndarë sytë gotës .
Të lutem mos e gënje veten . Gënje të gjithë por jo veten . Veten nuk e gënjen dot , nuk mundesh dot .
Unë jam e lumtur ......... jam e lumtur pa të ..... jam e lumtur me dikë tjetër .
Që e dua e respektoj , e vlersoj dhe........
Dhe?
Dhe mbi të gjitha më do .
Kur të pyeta që e ke harruar në sytë e tu pashë .....dhimbje , dhe pse në fytyrën tënde kishte dhe vazhdon të kesh një buzëqeshje maramendse që i bën të gjithë të mendojnë se je e lumtur .
Dhe pse kishte buzëqeshje në sytë e tu pash dhe pak lotë .
Lotë?
Po lotë...
Por unë nuk qava .
Nuk qave me lotë por qave me shpirtë dhe kjo gjë të lëndon më shumë se çdo tjetër .
Unë nuk qava dhe sidomos për një person që e kam harruar dhe që smë intereson ....... smë intereson ta kujtoj ose thjesht të diskutoj për të .
E mban mend kur u ndava të thash që do jem e lumtur dhe atë do e harroj . Ja prova më shef të lumtur dhe të dashuruar ashtu siç më shef dhe jam ... dhe në sytë e mi ska më dhimbje dhe lot siç thua në sytë e mi ka vetëm dashuri dhe lumturi për veten time dhe për personin që kam në krah .
E shkuara është e shkelur , e tashmja është tani , e ardhmja përpara . Unë nuk kam ndërmend të jetoj në labirithin e të shkuarës ku nuk ke dalje dhe nuk të çon me asnjë vend .
 
Kamajer të lutem më jep një gotë verë.
Më jep dhe një tjetër .... dhe një tjetër gotë më jep se sot dua të pij .....
Dua të pij që....... që të harroj . Ta harroj atë femër.
Ta harroj... të paktën për disa momente . Kështuqë ma jep dhe një gotë verë.
Se dua të harroj çdo puthje që i dhashë , çdo premtim që bëmë, aromën e saj , trupin e saj , sytë e saj çdo gjë.
Por nuk po mundem dot ta harroj në çdo moment më del imazhi i saj ...Eh imazhi i saj aq i bukur dhe aq i urryer për mua .
Fjalët që më ka thënë ajo më janë skalitur në zemrën time ... ah në zemrën time .
Sot dua të pi derisa të harroj ......sa të harroj se ma thyu zemrën pa asnjë arsyje .
Kamajer më sill dhe një gotë verë.
 
Sot mbas kaq shumë kohësh shkova tek vendi ynë . Se di pse shkova atje , di vetëm që shkova . Ndoshta shkova me shpresën për të takuar ty për të parë dhe një herë.... ty.
Ose ndoshta shkova tek vendi ynë për të parë nëse dhe ky vend ishte i shkatërruar, i rrënuar si dashuria jonë .
Por jo ai vend ishte më i gjallëruar se kurrë më parë , ose kështu mu duk mua. Se di pse u zhgënjeva kur e pash atë vend aq me jetë .
U ula tek pema kur të këndoja me kitare këngët më të bukura të dashuris që i kompozitoja për ty. Në atë vend ku imagjinonim një jetë bashkë ....... bashkë vetëm ne të dy dhe dashuria jonë.
Sot isha në vendin tonë ku përjetova lumturinë dhe dhimbjen më të madhe .
Them dhimbjen e dashur sepse këtu i dhe fund dashurisë sonë...ashtu sikurse nisi ...po këtu ishte.

Sot isha tek vendi jonë e dashura ime .
Për të varrosur zemrën time njëher e përgjithmon .
 
“Më dhembin sytë kur shoh n’oborr e në qytet
Njerëz që m’i ngrejnë nervat përpjetë
Po, ndjej në vre të zi, një dëshpërim mynxyre
Kur rroj me ata që i shoh sesi sillen ndërmjet tyre
E s’gjej veçse ngado lajka e hipokrizi
Gënjeshtër, interes, dredhi, padrejtësi
S’përmbahem dot, pëlcas dhe pleqeve dhe të rinjve
Më është mbushur koka: t’ua përplas turinjve

ZH B P
 
Nëse s'mund të jesh pishë në majë të kodrës,
Ji drizë në luginë, -por ji
Ajo drizë e vogël e mirë anash shtegut;
Ji kaçube, nëse s'mund të jesh dot pemë.

Nëse s'mund të jesh kaçube, ji një fije bari,
Që ndonjë rrugë më të gëzueshme ta bësh;
Nëse s'mund të jesh myshk, thjesht ji bli -
Por ama bliri më i freskët i liqenit!

S'mund të jemi të gjithë kapitenë, duhet të jemi ekuipazh,
Për të gjithë ne ka diçka, nganjëherë më pak
Dhe ajo që duhet përfunduar është detyra më e afërt.

Nëse s'mund të jesh rrugë, thjesht ji shteg,
Nëse s'mund të jesh dielli, ji yll;
S'është madhësia matësi që fiton a humbet -
Ji më i miri sido që të jesh!

| Dagllas Malloh |

Do ishte mirë që ta lexonit të gjithë, për mua personalisht kjo do të thotë shumë ?
 
Urtesi.


Sa'adiu!


Nuk perleshen kurre dy njerez me tru
as dhe nje i ditur me nje mendjehu.

I krisuri ne shan e ne flet bajat
I mencuri embel zemren ja tulat.

Dy te urte nuk kepusin ne fill pe
Shkemb ne u be njeri tjetri behet dhe.

Ama ne qellofshin qe te dy me brire
Terhiq, terhiq, kepusin dhe zinxhire.
 

TË UROJ​


Të uroj më së pari të duash
E duke dashur, do të të duan edhe ty
Dhe ata që s’të duan, harroji
E përtej harrimit, mëritë e vjetra kurrë mos t’i kujtosh!

Të uroj të vazhdosh të duash pa u dëshpëruar
Të uroj që edhe sikur mes miqve të tu
Të ketë të pasjellshëm, të pamatur e t’pamend
Ti, ti… qëndro gjithmonë trim e besnik
Pse mes tyre ka për të qenë edhe një i vetëm
Tek i cili ti mund të besosh padyshim
Pse jeta vetë është e tillë.

Të uroj gjithashtu të kesh armiq
Të shumtë, a një të vetëm, aq sa ti të kuptosh.
E kështu të mund të mësosh zemërgjerësinë prej tyre
Dhe ndër ta, të jetë qoftë edhe një i drejtë,
Aq sa ti të mos ndjehesh krejt i sigurt.

Të uroj më shumë të jesh i vlefshëm, po jo i pashembullt
E në çaste të vështira
Kur asgjë nuk shkon si duhet
Vlera jote të të japë forcë e kurajo të vazhdosh.

Të uroj po ashtu të jesh zemërgjerë
Jo me ata që lajthisin pak
Sepse kjo është e lehtë
Por me ata që gabojnë trashë e janë të pandreqshëm
Dhe duke shprehur zemërgjerësinë tënde
Ti mund të shërbesh si shembull për të tjerë.

Të uroj gjithashtu që duke qenë i ri
Të mos rrekesh të piqesh me të shpejtë
E kur rritur të jesh
Të mos këmbëngulësh të hiqesh më i ri
E duke qenë plak, të mos pushtohesh prej dëshpërimit
Sepse çdo moshë ka bukurinë e dhimbjen e saj.

Nuk të uroj të jesh i trishtuar. Oh jo!
Jo gjithë vitin, por ta njohësh trishtimin veç një ditë!
E kështu të çmosh
Që e qeshura e rigjetur është edhe më e mirë
Se një e qeshur e rëndomtë, e vakët, e shpëlarë që të dëmton.

Të uroj mes tjerash të mbjellësh një farë
Një farë të vockël fare
E ta shoqërosh gjithë rritjen e saj
Për të zbuluar prej sa shumë jetësh është ndërtuar një pemë.

Të uroj gjithashtu të kesh edhe pak para
Aq sa nevojiten e t’ia dalësh mbanë
E që së paku një herë në vit të reflektosh
Mbi ato para e të thuash: “Janë të miat, i kam fituar vetë!”
Për ta bërë të qartë e të njohur:
Se kush është pronar i kujt!

Të uroj gjithashtu të mbash sa më gjatë t’jetë e mundur
Gjithçka që dashuron
E nëse dashuritë shkojnë, të mund të qash pa u ankuar
E të vuash pa u ndjerë fajtor!

Të uroj së fundmi
Që nëse je një burrë, të kesh një grua të mirë
E nëse je një grua, të kesh një burrë të mirë.
Nesër, pasnesër e sërish të pasnesërmen
Edhe sikur rraskapitur të jeni
Ta gjeni buzëqeshjen si në t’parën ditë dashuruar
të jeni gjithnjë!

E nëse të gjitha këto ndodhin për ty
Atëherë, s’do të kem më asgjë të të uroj!

Përktheu nga origjinali Ermira Xhomaqi
- Poezi nga Viktor Hugo
 
Te duash

Te duash do te thote,
te duash me gjithe zemer,
te te shndrisin syte,
kur permendet nje emer.

Te duash do te thote,
te duash sinqerisht,
mos te mendosh fare,
se je njohur gabimisht.



Te duash do sakrifice,
kurre te mos dorezohesh,
ta shohesh ne sy,
e ne syte e tij te harrohesh.

Ah dashuri dashuri,
pa ty s’jetohet dot,
po nuk the “te dua,
ke cuar jeten ko.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.