Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,194
KAM MALL...


në këtë botë virtuale ku me një klik mbi tastierë
zemrat fitohen dhe humben aq lehtë,
malli me ka marrë një letër dashurie të shkruaj
me penë dhe bojë me shkrimin tim të keq
me shpirtin e trazuar, me rreshtat plot korrigjime
mbi të bardhën fletë me pika boje pikuar
me hi cigareje nxirë brenda zarfit me pullë
një letër të vërtetë...
dhe kur në kutinë postare ta hedh
zemra t'më drithërohet si pikël uji mbi re...
pa le të jetë nisur në adresën e gabuar…
pa le të më thonë "ajo s'banon më atje..."
 
MOS "HARRO" KURRE TA PUTHESH NENEN TENDE...

Kishim bere nje pakt me mamane qe çdo mengjes dhe mbremje duhej t'i jepnim nje puthje njera tjetres, dhe secilen puthje do ta shenonim ne kalendarin tone te dashurise qe varej ne murin e dhomes sime.
Nje mengjes nuk e putha dot pasi nxitoja per ne shkolle.
Edhe nje nate me zuri gjumi pasi ajo u kthye vone nga puna.
Nje tjeter nate ajo po kujdesej per temperaturen e motres sime dhe une e shmanga me vetedije puthjen.
Me duket se edhe nje mengjes tjeter nuk e putha per arsye te kota, e kushedi sa nete e mengjese nuk e bera per po te njejtat arsye.
Ndodhi qe kalendari i dashurise filloi te me dukej i shemtuar me datat bosh te pashenuara. Sic ndihesha bosh brenda vetes per çdo puthje te munguar ndaj asaj.
Kisha thyer premtimin. Kisha "harruar" te puth nenen time... por ajo s'e beri kurre. E ndieja e pergjumur te m'i puthte floket e jepte bekimin cdo mbremje e mengjes.
Dhe e ndjere ne faj, nje mengjes u zgjova dhe renda t'i kerkoj falje per "harresen" time por me thane qe ishte teper vone. Prej asaj dite kalendari yne i dashurise u zevendesua nga fotoja e saj te cilen nuk harroj ta puth asnjehere. Nuk me jep te njejten ndjesi sic atehere kur krahet e mamase sime me mberthenin te gjithen, por pasi e shoh nje copez here ndiej sikur me thote:
-Afrohu te te jap nje perqafim.
-Por ti je kaq larg, mermerij trishtuar.
-Krahet e shpirtit i kapercejne te gjitha largesite.
Zeri i saj fishket mendjes time dhe me sjell serish ne realitetin pa kalendar dashurie, pa puthje e perqafime, pa mamane time...
 
Se si…

Se si po më ikën jeta!
Se si...
Pa më pyetur fare,
Sikur të mos jetë imja!
Kam çaste kur edhe vetë nuk e di,
Nëse duhej ose jo, të lindja!

Se si po më ikin ditët!
Se si...
Rrokullisen, rrokullisen, si toptha të vegjël!
Unë vrapoj pas tyre, kërkoj t’i arrij,
T’i ndaloj, t’i pyes, ç’do të bëhem nesër!?

Se si po më ikin ëndrrat!
Se si...
Edhe në gjumë më kanë hyrë,
Edhe m’i kanë vrarë!
Ato që kanë shpëtuar kanë marrë arratinë,
Duke më lënë mua një të vdekur-të gjallë!

Se si po më ikin te afèrmit!
Se si...
Një sot. Një nesër. Një tjetër pas një jave...
Marr kokën mes grushtash,
I bie me zemërim,
Sikur të ketë bërë mijëra faje!

Se si po më ikin dëshirat!
Se si...
Si ata zogjtë shtegëtarë që dimrit i tremben!
Po ç’them edhe unë,
Do të ishte një mrekulli,
Të ishin zogj shtegëtarë që ikin e kthehen!
 
KOHE SHKEMBORE


jetojmë në kohë shkëmbore, e dashur
por poezia është shtëpia jonë e drunjtë
shtëpizë e brishtë me derën erëpishe
ku qukapikët e memories çukasin kujtime...
me dritare qielli dhe perde resh
e siguruar kundër zjarrit, por jo zjarrmisë...
ka një oxhak aty të vjetër shumë
nxjerr tym si oh... pa rënkuar
është lot’ i drurëve që digjen prush
dhe ti përballë meje duke i lexuar
diçka karriges ku mungoj unë...
por jam brenda teje si heshtja në pyll
melodi pikuar në tercina
kur librin mbi gjunjët menduar mbyll
gjethe i bëhen lisit të shpirtit
sytë që më spërkasin me lëndina...
kam ikur...po eja dhe ti...
të ikim, them...të shpëtojmë...
lejlekët e mallit foletë do ngatërrojnë
aq lehtë kur më këtu s’do të jemi...
do rrëzohen vargjet e brenda do na zënë
e kohë të dorëzohemi nuk do kemi ...
 
PERTEJ…


ne kurrë s’jemi takuar, jemi flaka dhe hiri…
por të pashë në ëndërr
dhe vetëm për një çast që andej të mora...
dhe ishte aq bukur...dhe ishe aq e bukur
dhe ëmbël më puthe kur pranë t’u afrova…
dhe ike bashkë me ëndrrën kur dremitja e tij të thirri…
o Zot, ç’bekim të të duan kaq shumë!
të të duan si unë, o Zot ç’mallkim!
ëndrrën e një tjetri padashje vodha
ndërsa po flija i qetë gjumin tim…
 
Vleren e dashurise e ruajne njerezit e varfer,sepse te pasurit gjithmone tentojne ta blejne me para
 
"TË UROJ"

VICTOR HUGO


Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.
 
E di si je ti ?
Si ajo unaza qe me dhurove mua, te cilen e hoqa nga gishti dje...
E hoqa sepse...me shtrengonte dhe me ishte enjtur gishti...!
Me dhembi shume kur e hoqa por dhe aty nuk e lija dot..!
Tani me mungon..E pranoj..!
E ndjej vendin bosh dhe shpesh here e kerkoj..!
Dhe kur me shkojne syte tek gishti eshte mese e dukshme shenja qe ka lene...por unaza nuk eshte me aty..Ashtu si nuk je dhe ti me ne jeten time..!
Shenja me kalimin e kohes ndoshta nuk do fshihet, por do zbehet dhe do jete thjesht nje kujtim... Si ti...!
Por sa here do me shkojne syte tek gishti dhe do e shoh bosh..
Do me kujtohet unaza...!
Ashtu si sa here te ndjej nje boshllek ne zemren time..
Do me kujtohesh ti...!
 
"Më mërzit fakti se ti nuk luftove aspak për të qëndruar. Madje as nuk u mundove. Ti i kishe arsyet per te mos ikur dhe une nuk te lashe asnje shteg per t'u larguar, por e verteta pas kesaj ishte se ti nuk ke qene kurre ketu. Ndaj arrite te largoheshe pa e çarë kokën, sepse nuk ke qene asnjehere me mua, nuk beje pjese ne rrethin perqark meje. Ti ishe e drojtur, e larget, e ftohte dhe e mbyllur ne boten tende te fshehte. Vije afer ne jeten time sa per kureshtje, veshtroje nga porta oborrin tim shpresepak, pergjoje mos shihje ndonje copez lumturi, e me pas, nga gjithe ajo tabllo merzie qe shfaqej ne shqem te deres sime, largoheshe kokeulur. Mbase po te kishe hedhur nje hap drejt meje, une do te numeroja dy me teper per tek ti. Por ti nuk luftove. Bëre çmos që të mund të ikje.
Te pergezoj per nje gje, sepse nese ti zgjedh qe te ikesh, te pakten e ben ne menyren me te perkryer te mundshme dhe kjo eshte per t'u duartrokitur. Sikur edhe ne qendrim te ishe kaq e perpikte, kaq kryeneçe! Sikur!
Une ndoshta nuk mund te hiqja dore nga shume gjera, sepse jam gatuar i tille i pandryshueshem, por ama ja ku po ta them, se ndoshta vec per ty, do te kisha hequr dore nga trileçja, me nje kusht te thjeshte qe ti te me beje te pelqeja ballokumen. Tani une pelqej trilecen perdite, teksa dhembet ballokumes ja ngul vec nje here ne vit dhe kete te fundit e bej vec si force zakoni.
Ti mungoje shume rreth meje, ti zhdukeshe aq pakuptimshem, ti beheshe e rralle dhe e humbur, ti s'gjendeshe kurrkund kur ne oborrin tim binte vec shi. Ti mund te ishe bere diell ne stinen time te ngushte, e ndersa tani je nje vjeshte ne ikje per gjithe boten e gjere.
E sot, teksa ti dhe te tjerat si ti kerkojne mesime per ndjenjat nga te rriturit me pervoje, une nderkohe leksionet e dashurise i marr nga femijet. Ngase, vec femijet dashurojne pa kushte, ata dijne vetvetiu te dashurojne vertete, dhe jo si ju, ashikë borgjezë që kerkoni arsye mes ndjenjes."
1f615.png
:/
 
Më ndriçove!
Ashtu si drita e një polaroidi që shkrepet afër syrit.
Si aurorat boreale flokët e borës në polin e veriut.
Tamam si dielli sytë e një foshnje që sapo ka lënë maternitetin.
Si sytë e spektatorëve në fundin e një shfaqje teatri kur aktorët përkulen mbi skenë.
Njësoj siç mbushet me dritë treni pasi ka lënë pas një tunel të gjatë.
Si qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes fytyrat e një familjeje të tërë.
Si reflektimi mbi gurin e një unaze ndonëse të blerë lirë, i një fytyrë të dashur që të propozon martesë.
Kështu më verbove!
Më eklipsove.
E ike më shpejt se një eklips.
Veten dot se përgatita as për dritën që solle e as për errësiren që le pas.
Dhe dashuri s'të quaj dot!
Jo se dashuritë i mat koha por në dashuri duhen dy.
Edhe dielli që është diell s'ja merr dritën henës!
Do t'i mungojë qiellit shkëlqimi i henës sime por edhe sytë mësohen me errësiren e ngadalë fillojnë t'i shquajnë gjithë objektet.
Sytë, o ti njeri eklipsesh edhe kur s'i merr gjumi nisin të presin agimin, qoftë ky agim yelde që vonon.
Ti jo mos hiq dorë nga eklipset por ruaj pak dritë edhe për vete.
Vetëm kujto drita nuk ruhet duke e vjedhur!
 
Kur një ditë ti të bësh bashkë letrën, lapsin, dorën, dhe shpirtin për të më shkruajtur qoftë dhe dy gisht letër, unë do kem bërë bashkë shpirtin, pritjen, valixhen dhe këmbët dhe do kem ikur.
 
Ndonjëherë më duket e çuditshme kur njerëzit më thonë "Mos e kthe kokën pas", një segment i caktuar i të shkuarës tënde mund të të ketë bërë tê vuash. Po kush nuk e ka një segment tē tillë në jetën e tij? Kush e kthen kokën pas e të mos ndiejë nostalgji për diçka, dhimbje për një tjetër, zhgënjim, lëndim apo...edhe lumturi?
Kush e kthen kokën pas e të mos dojë të kthejë dhe kohën pas? Sikurse edhe një çast...
Ndaj më tingëllon e pakuptimtë dëshira për t'u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e shkuara, për ta shkrirë si fazë të jetës a thua se nuk ishte, për ta futur në kthinat më të largëta të kujtesës.
Në të shkuarën tonë mund të kemi marrë vendime të gabuara, por në momentin që i morëm nuk ishin aq të tilla. Zgjodhëm atë e cila një çast na u duk e drejtë, edhe pse na shërbeu më pas në jetë si ndërgjegjësim se sa i rëndësishëm është reflektimi. Në të shkuarën tonë mund tê na kenë lënduar, cënuar, keqtrajtuar...por a nuk ecëm sërish në këmbët tona për të mbërritur këtu ku jemi? A nuk mbetëm njerëzorë? A nuk qeshim, qajmë, inatosemi, dashurojmë edhe tani? A nuk dikton koha kështu se e shkuara është një mundësi që i jepet së tashmes për të ripërtërirê, për t'u bërë më i mirë? Në të shkuarën tonë mund të kemi patur njerëz që për një apo tjetër motiv mund të jenë larguar. A nuk është një kujtesë e çmuar që në jetë do të njohim shumëkënd, por jo shumëkush do të dojë, dijë, apo meritojë të qëndrojë pranë nesh?
Unë nuk kam frikë ta kthej kokën pas, edhe pse mund të ndeshem me shpirtin herë herë të bërë copë, apo lot në sy...është ai lot e ajo dhimbje e së shkuarës që më dhanë në jetë forcën për t'u mëkëmbur, besimin për t'i drejtuar hapat në rrugën e duhur, dhe shpresë, shumë shpresë. Është ajo e e shkuar që shumëkush nuk guxon ta shohë në sy ajo falë së cilës jemi ne sot! Të brishtë, të fortë, të trishtuar, të lumtur, të zhgënjyer....por kurrsesi të përulur e dorëzuar!
E shkuara nuk është një burg, por një eksperiencë...e cila të atribuon vullnetin të mund të ndryshosh gjithë fatin e jetës tënde!
 
KOHE E MARRE BORXH


sekuencë bardhezi dashuria jonë …
mbarsur me deja-vu që ndërpriten
sa herë që hamsteri lodhet
në rrotën ku si film tirret jeta
në çastin kur dua të të dhuroj
në mungesë të kukullës një fëmijë
a një mbajtëse argjendi lotësh
se lotët e tu janë vepra arti
nuk duhet t’i thaj, as t’i fshi…
ne të dy i ngjajmë San Françiskos
me Alkatrazin e mallit përballë
Golden Gate është gojë, gjuhë,
s’kalojnë makina, veç puthje dhe buzë
prangë e artë kyç duart e zgjatura të urave
me çelësin e hedhur në oqean…
si gjarpëri ndër lule trullosen frikërat
në udhën e bukur Lombard…
por ne jetojmë në kohë të marrë borxh,
nga jeta e dikujt që s’ekziston
dhe duhet ta shpikim si fallin
dikë që nuk na lexon në duar fatin
por në rrudhat ku zënë fill thinjat,
udhën e padukshme të lotit
para se të japë shpirt në sy
gjurmët tona në baltën e të tjerëve
ballin ku koha i brazd të gjitha…
duhet kurajo për të shpresuar te drita
edhe kur tuneli duket labirinth…
u lodhëm nga orët dhe miljet,
urgjencat e durimit dhe spitaleve,
varrezat e ëndrrave dhe fjalëve
vetja dhe hijet
duhet dëshirë për të mbetur
kur koha e vjedhur mbaron
dhe si orë pa akrepa të lë
...........................................
dashuria nuk është luftë, e dashur,
edhe pse duhet luftuar për të…
 
Ti që po ikën!
Me çfarë e ke mbushur atë valixhe?
Mos ke aty lutjet e mia për të qëndruar?
Palosur me premtimet e tua për netë të pagjuma vere ku përveç duarve shpirtrat do kishim shtrënguar?
Ti që ikën!
Ma kthe atë valixhe!
Nuk merren zemrat valixheve, jo.
Dsh
 
Sot të kam tradhtuar, i dashur!
Për herë të parë sot.
Sot, në kulmin e bisedave vajzërore mes shoqesh për mashkullin e jetës unë s'të mendova ty.
Habia qe aq e madhe saqë nisa të fajësoj veten se nuk i kisha kushtuar rëndësinë e duhur bisedës por jo.
Më s'të përkisja.
Se ti mund të më mendoje përkrah një mashkulli tjetër, duke luajtur me vështrime me dikë tjetër apo edhe deri në krahët e dikujt tjetër por e dije se në fund, mendimeve të përkisja vetëm ty.
Ndërsa tani me ke humbur.
Me ke humbur perfundimisht!
Andaj pajtohu me ketë ashtu si unë me ikjet e tua pas ç'do rikthimi dhe më uro fat!
Unë ta uroj!
Qofsh i lumturisë!
 
Përshëndetje.
Më quajnë Marvi. Emri im, në gjuhën prej nga rrjedh do të thotë 'shok i mirë', dhe me gjasë prindërit më quajtën kështu për të qënë i tillë; e gjatë jetës sime u përpoqa, por për çudi të fatit vdekja më erdhi prej dorës së një shoku që u desh të qëllojë jo dhe aq i mirë. Emri im besoj ju sëmbon një grimë në vesh.
Më vranë.
Për një fjalë, për një shikim, për një veprim, për një karikues.... ç'rëndësi ka kjo? Mua ma përshkoi tejpërtej aortën një gjë e ftohtë, drithëruese, e frikshme, si dhëmbët e një hiene që copëtojnë kafkën e presë. S'e di çfarê qe, si erdhi, nga ku, veç di se u përpëlita duke dashur t'i them nënës sime të mos më mërzitet. Ajo më kishte pikën e dobët, birin e saj të vetëm. Duke u munduar t'i them "bëhu e fortë" vrunguj djerse më pushtuan ballin. Fjalët i ndieja të paafta pēr t'u çliruar nga buzët. Në gjakun tim isha zhytur kur përpiqesha t'i jap forcë tim eti; por nuk rezistova gjatë! Rrugës për në qiell më ngjiti kuja e dhimbshme e prindërve të mi, litarët e lotëve që ju shkreheshin nga sytë. Atë britmë e ndjeva më shumë sesa atë gjënë e ftohtë të frikshme që ma përshkoi zemrën.
Më vranë,
një dorë njeriu e paskësaj
mediat, portalet, blogjet çdo rrjet që për një klikim më tepër e vërtiti fytyrën time si "kokē turku". E kam ende të pa tharë gjakun në lëkurë, të pa shkëputur trupin nga kjo botë, të pa shëruar plagën, të pa shuar dhimbjen...e kam ende të ngulfatur në pore detajin e fundit të atij çasti fatal që më ngjiti drejt përtej botës, ndërsa ju vazhdoni të më vrisni.
Ndërsa i endni fotografitë e mia gjithandej, shkoni në shtëpinë time m'i përqafoni prindërit, shtrëngojuni dorën, fshijuni lotët...mbase dhimbjen s'jua fshini dot, por pak jua lehtësoni. Ejani tek qivuri im, ndizni një qiri, thoni një lutje, hidhni një lule; mbase s'më ngjallni dot por do të ndiheni më njerëzor.
Më quajnë Marvi, mbeta një 22-vjeçar i përjetshëm, sepse dikush e pa kështu të arsyeshme. Pa menduar ëndrrat e mia, familjen time, të ardhmen time. Pa qënë i ndërgjegjshëm se edhe një sekond i vetëm mund të kthehet në përjetësi.
Më quajnë Ma-r-vi, nuk është e nevojshme ta përsëris pasi tanimë ju më njihni të gjithë, edhe pse unë jo; rastësia e deshi këtë. Nesër mbase do të reshtni së shkruari për mua, do të jem pêr të gjithë ju veç "një më tepër në mbretërinë e engjëjve"; përveç asaj gruas që jetë më dha, ajo s'më harron dot mua as dhimbjen që i fala. Mbase, një mëngjes, edhe pas disa vitesh, kur të gjithë të më keni harruar ajo do të shfletojë koleksionin e gazetave që me lloj e soj kryeartikulli i flasin për vdekjen e të birit. Do të qajë një copëz herë në heshtje, e pasi t'i fshijë lotët do të rendë tek nxënësit e saj për t'ju thënë t'i shmangen çdo debati që lind prej një grime krenarie a egoje mashkullore, t'i qasen dëshirës së mirë për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet me gjakftohtēsi dhe jo thika, grushta e kaçavida, të reflektojnë sesi gabimi i një çasti bëhet gabim i një jete; e paskësaj në mendje do t'i vij unë, e do ta torturojë mendimi pse fjalën s'ja dëgjova. Pse u gjenda aty, në atë vend, në atë moment?
Kur të gjithë ju që shkruani gjithëfarësoj për mua një ditë do të më harroni, nëna ime s'do të mund ta bëje. Se asaj ja shkërmoqen aortën njëherësh me timen, pa mëshirë, pa u stepur.
Unë jam Marvi, ai-fati i të cilit ju tremb për bijtë tuaj, ku po rriten, si po rriten, me kë po rriten...por a mund të më lini të prehem i qetë këtu ku ndodhem tani? Në rast se nuk e bëni për mua, bëjeni për prindërit e mi! Ju i keni gjallë bijtë tuaj, ndërsa atyre po m'i shumëfishoni dhimbjen!

DSh
 
- Hë, po tjetër ç'do më rrëfesh? - më thotë imë mé me pëllembët mbështetur mbi parakrahun tim sa herë i kthehem shtëpisë.
- Lëshoje atë të uruar telefon se më çmende! - thotë pastaj duke shfryrë me inat
- Po ti thashë të tëra, - i kthehem unë për tu shfajësuar
- Ateherë, fillo të më lexosh - thotë dhe merr qëndrim. Ia u qep sytë jo buzëve por syve të mi dhe vendos buzën në gaz.
Pastaj ndonjëherë gjatë leximit më ndërpret dhe më pyet
- Vetë m'i ke qëndisur gjithë këto?
Unë vetëm pohoj e buzëqeshur dhe bëhem të vazhdoj me leximin. Por ajo vazhdon:
- Kur mu rrite kaq shpejt tu bëftë nëna?!
 
INTERVISTE VETVETES (kolazh poetik)


erera qe vetveten larg shume larg e fryne...
kujtime qe iken tutje pa ditur kurre se ku...
njerez qe dashurite e vjetra per te rejat lane...
kujtime dhe njerez i paskam sonte ketu...
dhe gjethe...o Zot...sa shume gjethe neper kembe...
neper sy...neper ajer...endrra...eklipse...
neper vargje ngecur si fjalet nder dhembe...
te verdha...te gjelberta...vyshkje...
"kush je?" pyes veten. "jam ti."
"nga vjen?" " s’e di...di vec ku jam”
gremines se pafund ne buze i rri...
s'me mbron asgje...asnje mur...as gardh...
litare shpetimi s'kam...si gjithmone ketu...ne zgrip...
e lehte te me shtysh...goditjen tende pres...
atje poshte te bie e te ngjitem perseri..."
cfare je? me se merresh?
per cfare jeton? kujt perendie i falesh?
ne cilin Zot beson (nese beson...)...?
te thashe...jam ti...por jo hija jote...
jam avulli qe e jotja fryme ne pasqyre te kohes la...
jam loti qe nga qerpiket e tu prej thikash
si gjurme e pergjakur mbi nje pik' vese ra...
jam fjala qe nga goja jote si tym cigareje doli
dhe fletet e bardha plot lule-nikotine i sperkati...
i mbolli…
thone se jam poet… i dehur …fatkeqesisht jo cigan
hajdut s’kam qene…nese s’quhet vjedhje rrembimi i zemres
kurvar…akoma jo vrases…vetvrases kushedi…
zoteri kur me zonja jam marre…
s'besoj ne Zot…por ne Dashuri…
meshat e saj nuk behen te dielave por neteve…cdo nate…
mbi pianon e epshit gishterinjte e pasionit luajne vec per ty
psallme renkimtare nen qirinj djerse henat dhe yjet ne syte e tu shkrire…
spermesperkatur puthjet si pika vese…
margaritare te shndritshem mbi trupin tend te shtrire…
isha zjarri ku dhjetra zemra u dogjen perveluar...
hi nga kemba mosperfillese shperndare...
flaka ku fluturat mendjelehta flatrat percelluan...
por edhe tym syperlotur i asaj qe dikur e quajta zjarr...
isha zemerthyesi zemerthyer...dashnori
qe pulebardhat me te dallges shkume gjithmone i ngaterrova...
xhentelmeni luledhurues...isha dhe horri...
"cfare la mangut diten Don Zhuani, e beri naten Kazanova..." *
djaloshi i tradhetuar prej femrash qe dashuruan aq shume...
neteve vetmitare henash pa ngjyre poshteruar...
diell...shi...yll...feksje...por edhe balte isha une...
gjurma e kembeve te zbathura qe iken harruar...
isha une...po...une isha...por c'rendesi ka sot
kur gjerat ne jete vendin e tyre kane zene?
ne sy nuk me mbeti i patharre asnje lot
e s'dua t'ia di ne c'Panteon zemrat e tyre me kane vene...
mjeshteri eshte te dish te dashurosh...te dashurohesh...
edhe te tradhetosh duhet mjeshteri...
por kryemjeshtria eshte i tradhetuar te mesohesh
te mos falesh kurre urrejtje, por vec dashuri...
Keshtu e ka kjo jete...e imja...e jotja...
nuk ke faj ti...as te tjeret...as une...
nese mekatarja fajtore ishte dashuria
le te ngushellohemi qe dashuruam aq shume...
per ku je nisur? eshte rruge e gjate?
ky hon i thepisur eshte rruga ime…
nje hap i gabuar me ben therrime…
pastaj vine ererat…ke degjuar per ererat ?
me shperndajne e me mbledhin…kerleshur stuhive
si pjalm me hedhin mbi koka qytetesh...kembanaresh qe s’kumbojne…
mbi rruge te shkreta…teposhte e te perpjeta …
ku kepuc’ e vetmise tingellon aq fort
vije e Jetes behem ne fallin e nje dore
qe ciganja dinake mes lajkash veshtron…"
po miq…shoke...te dashur ke?
miqte? kush jane miqte?
mos jane ata qe duart me lepijne sa here qe mjalti nga to rrjedh,
apo valle jane ata te tjeret qe kur gishterinjte per ndihme dridhen
ah sa lehtesisht kurrizin m’a kthejne?
te dashur? te dashur thua?
kete nuk e di…
dashnorja veshtire te te behet e dashur
edhe pse e jotja rri gjer ne agim…
edhe pse hiret e saj ty t’i ka falur
nga puthja e lehte deri tek i nxehti pallim…
prange pronesie shpesh behet dashuria
nuk ka vlere dritherima…nuk ka vlere perlotja...
kollaj te gjesh nje femer, por veshtire te gjesh nje zemer
qe ty te te perkase edhe pa qene e jotja…"
 
Une isha padyshim shume naive per nje shoqeri kaq artificiale, ku njerezit rrojne per syte e botes, e i shprehin mendimet e tyre me fraza te stisura ose me fjale qe i dikton moda. Keshtu qe nuk dija si te zija te flisja kur rrija i heshtur, e as si te heshtja kur isha duke folur.
 
E LODHSHME, POR…


e lodhshme të jesh moshatare me ëndrrën
kur më e vjetra e të gjithave
është ajo që s’vjen në jetë...
ndaj si njerëzit që me fatin pajtohen
a me tjetrin në rastin më të keq
fshihe dhe ti ëndrrën e qelqtë
nëse e madhe atij i rri
dhe para se shputa e përbaltur
ta shkelmojë e ta shkelë…
pas yjeve përplase...
le të thyhet në qiell...
atje ku dikur banonit të dy…
asgjë e veçantë nuk do ndodhë...më beso...
në gushë të natës Udh’ e Qumështit varur...
kajmak gastaresh spërkatur gjinjtë e saj
e teksa shiu i ftohtë i kristaleve të tua
çka mbeti prej tij do të lagë
harroja emrin
dhe një Zot të ri kërko…
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.