Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Sa doja te jem me ty
Ne krahet tu o mrekulli
Vetem hena te ndriqoj
Heshtja te mbizoteroj
Te peqafoj te puth me mall
Ta ndiej veten se jam e gjall
 
Poeti pa shkoll :
Titulli --> Per ty queen
Per ty jetoj per ty mendoj per ty enderroj
E nisi diten me ty me kujtime queen
E nisi diten sikur pran meje te kam
Cdo sec cdo min cdo ore te mendoj
Te kerkoj pran ste kam un ty queen


Jo pa ty un nuk mundem
Pa ty jeta nuk jetohet
Dashurin ta lypa ti me largove
Tash mbeten vec kujtime
Nje zot e di sa te don ky shpirti im
Per ty queen jetova per ty queen gjithcka bera

Ishte nje dashuri mes ne te dyve
Ishte nje jet per ne te dy
Kohet tona qe ne kaluam mbeten ne zemer
Tash replay i bej kujtimeve si nje filem bardh e zi
Nuk mumdem ta pranoj humbjen per ty queen
Tani te lutem te kthehesh tek un
Ktheu ti se un vec dashni te fala ti shum mir e di
Jo mos thuj kurr se ti shum mir e di se per ty un vuaj e sot me lot ne sy me ke len o queen


Ti per mua queen ishe e queen je dhe sot
Edhe pse larg teje un po tretem
Te dashurova marrezisht pa kushte ty queen
Ti ike u largove me tjetrin ti shkove
Te genjeu leku e mu me harrove
Dashurin un ta fala me gjith shpirt
Por ti zgjodhe ta shesesh dashurin
E nese nje dit kthehesh nga malli
Un do jem larg nga kjo jet do jem tret
Me dhe do jem mbuluar e plot lule te thara
Un ika ika se te doja vertet dhe nuk doja te shikoje teksa vuaja per ty
Se dashuria ime qe jeta ime per ty queen
Mbi gurin tim te varrit do shkruhet se ra deshmor i nje dashurie te vertet sa vendosi te ikte nga kjo jet ...
 
Pa ty, jam nje gjethe e rene
Nje dimer pa bore, nje pranvere pa lule

Pa ty, une jam si nje ylber pa ngjyre
Nje dite pa diell dhe nje nate pa yje

Une pa ty, jam si oqeni pa vale
Plazhi pa rërë dhe nje zjarr pa flake

Pa ty, jam nje liber pa fjale
Nje njeri pa fytyre dhe nje femije pa emer

10/23/2020
 
Unë stë kërkoj të më duash shumë,
por të paktën çerekun nga sa të dua unë.
Ndoshta t'jetoj pak se jeta rrjeth si lumë,
ku i dihet jetës ndoshta s'jetoj dhe shumë.
Me ditë apo me vite, por sa te jetoj,
vec teje tjetër kurrë s'do dashuroj.
 
Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.

E A Evtušenko
 
Te them te dua sme beson
Te them te dashuroj sme degjon
Te them jeten jap per ty ti shkon
Pse pse dua ta di ske pse ik kshu ti
E ngritem ket anije bashk e tash po e fundos
Pse vall kjo apo te beri per vete ai me perralla e jo dashuri
Do e kerkosh ket anije te mbytur
Por shum von do jet se anija me mua esht tret
Ajo anije dikur rrezellonte sot ndodhet ne fund te detit banes per peshqit
Kan me te vra lotet e mia jo se dua un por nga dashuria
...
 
Do te jem ushtari qe do t'luftoje per dashurine tone
Do t'fluturojme s'bashku me larte se pellumbi
Do t'jem mburoje per ty cdohere dhe gjithmone
Sa te jem me ty, kurre nuk do t'humbi

Do t'i marr dhimbjet e tua sepse une nuk njoh dhimbje
Do t'jesh princeshe ne mbreterine e zemres sime
Atehere une do jem mbreti dhe kurre s'do ndahemi
Do t'jetojme se bashku deri sa te plakemi

2/12/2020
 
Dunjaja/ Nje iluzion i rastit/ Nje shtepi mashtrimi/
Nje hije kalimtare/ Nje banese deshperimi/
Perjetim i perkohshem/ Ku mbreteron enderrimi/
Ku do t'shkojme me pastaj/ Do t'shihet n'Dite Gjykimi/
Loje,defrim,argetim,stoli e krenari/Ketu s'ka kenaqesi/
Nje dhome e enderrave/Ku n'at dhome nuk ka rahati/
Fundi saj eshte dheu/Grope e tmerrshme qe s'ndriqohet/
Perveq se me pune te mira/Padyshim,kuptohet/
Tashme eshte arsyetuar kush ka keshilluar/
Dhe ka perkujtuar kush eshte lajmeruar/
Dhe nuk i eshte bere padrejtesi atij qe eshte vonuar/
Cdo shpirt do ta shijoje vdekjen/Mos valle keni harruar?


14 tetor, 2008
 
HIMNI I TURPIT
Jashtë!
Jashtë,tē thashë!

Eci,diku larg…
me valixhen e brengës
ngarkuar mbi sup
Zvarritem
në asfaltin e nxehtë
me trup te mbjellë në shkretëtirë,
të vdekur me parë,
pa qenë gjallë
E lëvduar me çnderim,
rruga ime

Ai po brohoret
po këndon himnin e turpit
Tingujt janë çmendur
Ik!
Zhduku!
Qërohu!

Qetësi…
Vazhdoj ecjen
me kokë pa sup
e hijen rënë përmbys
M’u mblodhën kockat
u bënë zgjatim…
Po nëse gjithë gjymtyrët e mia
janë një gjymtyrë,
atëhere,ku është trupi im?!
 
Sokrat Habilaj

MALLI I ASAJ

Nuk di si ndihesh pranë syve të tjerë,
Unë kam mall e inat, lodhur nga pritja.
Do të doja të shihja vetëm njëherë,
Thjesht të puthja, a të shaja e të ikja.

Ke rënë pre e të mirës, a të keqes
Por ty as të puth dot, e jo më të të shaj.
Se ty, të kam përtej syve, brenda vetes.
Si mund të të shoh atje, e të flas pastaj.
 
Po, po këtu jam Unë, autokton
Kush je ti, nga erdhe, çka kërkon?
Jo, Unë jam këtu, borxh nuk të kam
Jam në tokën time, të Zotit
Të Arbërit, të Dardanit, të Teutes
Jam nipi i Kastriotit, vet Skenderbeu jam
Nuk dal nga këtu, këtu kam tapitë
Këtu shkrova dhe shkruaj historinë
Këtu u linda, këtu qesha e qava
Këtu u kalita në flakë të barotit
Lart e mbaj shpaten e Gjergjit
Gjergj Elez Ali jam, ndal i them Bajlozit
Se këtu çdo p’llëmbë toke Ilire
Me gjakun tim ndër breza ujita
Krajl, Mbret, Sulltan e Perandor
Me shpatë e barot i prita.

Gëzim Geci
 
Nga Pablo Neruda*



Dua që të dish një gjë:

Nëse shoh hënën e kristaltë,

degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,

nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit,

gjithçka më çon tek ty…

Sikur aroma, dritë, metale,

të ishin anije të vogla që shkojnë

drejt ishujve të tu që më presin…

Sidoqoftë…

Nëse pak nga pak ndalon së më dashuri

do të ndaloj se dashuri pak nga pak

Nëse papritmas më harron,

mos më kërko se tashmë do të kem harruar

Nëse vendos të më lësh në breg të zemrës ku kam rrënjët,

mendo se në atë ditë, në atë kohë,

do të ngre lart krahët

dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër

Por…

Nëse çdo ditë, çdo orë

me ëmbëlsi të pamëshirshme.

e ndjen se për mua je destinuar

Nëse çdo ditë çel

në buzët e tua një lule për të më kërkuar,

ah, dashuria ime

në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,

në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,

dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,

dhe derisa të jetosh do të jetë në krahët e tu

pa dalë nga krahët e mia…
 
Nga Pablo Neruda*



Dua që të dish një gjë:

Nëse shoh hënën e kristaltë,

degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,

nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit,

gjithçka më çon tek ty…

Sikur aroma, dritë, metale,

të ishin anije të vogla që shkojnë

drejt ishujve të tu që më presin…

Sidoqoftë…

Nëse pak nga pak ndalon së më dashuri

do të ndaloj se dashuri pak nga pak

Nëse papritmas më harron,

mos më kërko se tashmë do të kem harruar

Nëse vendos të më lësh në breg të zemrës ku kam rrënjët,

mendo se në atë ditë, në atë kohë,

do të ngre lart krahët

dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër

Por…

Nëse çdo ditë, çdo orë

me ëmbëlsi të pamëshirshme.

e ndjen se për mua je destinuar

Nëse çdo ditë çel

në buzët e tua një lule për të më kërkuar,

ah, dashuria ime

në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,

në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,

dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,

dhe derisa të jetosh do të jetë në krahët e tu

pa dalë nga krahët e mia…
O e dashuruara e shekullit ?
 
Malli im - Kristina Prenga
.
Tretur si copez reje,
qiellit gjere ne perendim,
me tinguj te embel drejte teje,
paçka me erdhe si vegim.

.
Kredhur ne syrin e henes,
pikez loti gjere ne agim,
refren i bukur i kenges,
paçka se te pashe si vegim.
.
Ne fytyren e kujtimeve te kerkoj,
tretur tek ty o malli im,
nga gjumi i harreses te zgjoj,
paçka se te gjeta si vegim.
 
Si ndryshove

sme besohet qe ndryshove,
vetem per pak dit…
qe te largohesh nga un,
ket prej teje se kam prit…
E shof qe ke vendosur,
qe me mua te mos jesh…
Sa i hap e i mbyll syt,
tjeter smund te gjesh…
Kisha dasht per her te fundit,
kete leter te ta shkruaj
me lot ne sy,dhe ta kuptosh se:
ZEMRA IME SDO TE KET ME VEND PER TY…
Per her te fundit deshate te shkruaj,
njer fjal te mir,por smundem
asgje tjeter vqe fjales:
LAMTUMIR…
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Sorrën dhe bilbilin i mbylli në kafaz një zullumqar
Sorra i tha bilbilit: “Kush nga ne këndon më bukur o xhanëm këngëtar?
Si thua o zëëmbël, e bëjmë dot bashkë një garë?
“Mos aman!” – i tha bilbili – “se s’jemi nga e njëjta farë,
Këngët i kemi të ndryshme, e si mund të futemi në garë?”
“Epo, do këndosh se s’bën” – i tha sorra këmbëngulësisht
Meqë jemi mbyllur këtu, do garojmë miqësisht,
“Krreu” – bëri sorra disa herë dhe i tha biblilit të mjerë:
“Hajt, fillo ti tani të të dëgjoj një herë!”
Nga zori i gjori zërin e ëmbël nxori,
“Ah medet bilbil, vdekja që s’të mori!”
“Të thashë që unë këndoj më bukur” i tha sorra bindshmërisht
Po s’besove, e pyesim dikë që do gjykojë paanshmërisht,
Pranë kafazit rrinte një gomar dhe pëlliste me zë të lartë
“Ta pyesim gomarin” - tha sorra – “se ky ka veshë të gjatë”
Cili këndojmë më bukur, unë apo ky bilbil këngëtari
“Bukur ia thotë bilbili, por ty moj sorrë s’ta kalon dot” – tha gomari
“Ke të drejtë” – tha zëëmbëli – “kështu ka qenë gjithmonë,
Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë”

Fatmir Muja


1040692_1009917639085629_5474532510814452568_o.jpg
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Nënë!
.
Kurrë nuk u largove
nga unë
Buzëqeshja jote lulëzoi
në tokën e të gjallëve
Engjëjt
marrin puthjet tënde
dhe i gjej çdo ditë
në lutjen time të mëngjesit
.
Rrënja ime e bukur
dhe fisnike e zemrës,
kalove dhe le avrën
shkëlqimin e mirësisë tënde
.
Lule nga zemra ime sot
tekste të dobëta për të thënë
sa më mungon
prekja jote nuk u largua kurrë
trupi im ka etje për përqafimin tënd
.
Nënë
gjithmonë do të jem ai fëmijë
që mbajtën duart e tua
të dashura dhe te ngrohta
që ende më përqafon nga lart
.
Për mamat që jetojnë në Parajsë
dhe në zemrat tona!
******************

Shkruar nga | Meri Bo |
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.