Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Elita5
Nese sonte ndihesh vetem
Dhe ke frik te shohesh endrra
Shuaj driten, ndize zemren
Do t'me gjesh mua Brenda

Dhe lindi kenga e dashurise
Qe kurre per ty s'do kete mbarim
Kjo kenge perjete mbetet kujtim

Me ty asgje nuk do nderroj
Le t'me falin boten mua
Cdo, vajze tjeter qe e takoj
Ben me teper te te dua

Dhe lindi kenga e dashurise
Qe kurre per ty s'do kete mbarim
Kjo kenge perjet
Mbetet kujtim...
 
Vargje malli

Edhe malli bëhet vargë
Malli vargun mban nën kthetra
Ndjenjat shpirtin e mbajnë gjallë
Por si dallgët jetojn në detra

U bë kohë që s’jemi parë
Kaq shumë kohë pa u prekur
Jetojn dy shpirtra,thon jemi gjallë
Largë shumë largë,me mallë të etur

Sytë i mbyllë,të puth pak buzën
Duart i zgjasë të përqafojn
Janë dëshira,që më zgjojn muzën
Dhe mbeten ëndrra që s’egzistojn

Frikë mes ëndrrash për së gjalli
Dergjen trupat për një prekje
Një perëndi e di,si do vej halli
Të jetosh me mallë deri në vdekje
D.Idrizi

FB_IMG_1620742534197.jpg
 
Ne te dy
.
Për ne të dy
Qe dimë të numërojmë dallget
Ti shugurojme duke I pëshpëritur emrat tanë
.
Per në të dy
Qe dimë ti numërojmë yjet e zjarret
Dhe me to të djegim plagët
.
Per në të dy
Qe dimë të lëvizim bashke nen çatinë e reve
.
Per në të dy
Qe dimë të ndjekim fluturat dhe shpresat
Pa ja gjetur folete
.
Per ne te dy
Qe e gjejmë veten kapur në telin e Orfeut
Te mundur nga koha që rrjedh
.
Pa dashur ti shpëtojmë njeri tjetrit
Mes ekuacioneve me abstrakte që na ngre jeta
.
 
Ja nje poezi tamam per forum!?
KUR DASHURON NE CHAT!!!…Nga Agim Doçi

Kur dashuron bëhesh i mirë
Të duket vehtja tepër fisnik…
në bregun tjetër, një shpirt i lirë
natës me gjumë seç i thotë: ik!

Kjo ndjenjë e lashtë kur të pushton
Harron gjithshka e bëhesh trim
Rrëxohesh, ngrihesh, e prap vrapon
Zemrës i hap plagë pa shërim…

I ziu unë, ç'më gjeti vallë
A mos kam rënë në dashuri?!…
Natën kafshoj e vij vërdallë
Të hyj në chat, të vij tek ti…

Ku je? Ku je? Bëhu e gjallë!
Dhe mjaft u fshehe ti prapa fjalëve
Mbi sup peshon i rëndi mallë
Kemi në mes, kohë oqeanesh

.U lodha keq të shoh një ëndërr
Por gjumi s'vjen si për inatë
Kur dashuron bëhesh i ëmbël
Ndërsa unë qaj me lot në chat.

Na ndanë, na ndanë krejt pa u njohur
Ndonse e ndjej gjithmonë të desha
Më bëj pak vend, vij për t'u ngrohur
Futmë të lutem në chat… në tesha.

Mbamë ashtu pranë me nick-un tënd
Më thuaj foshnje, e çfarë të duash.
Në gjoksin tënd më bëj pak vënd
Se s'të lë dot, kaq gjatë vuash…

Ua sa embël ëndrra në chat!..
Isha pranë teje, me buzën e njomur
Më puthje ngrohtë siç puthin gratë
Që dashurinë kurr s'e kanë njohur!

Le të mbesë chati-mbretëri e jonë
Bëjmë si të çmendur të dy në chat.
Se ç'thonë të tjerët s'më bëhet vonë
Jemi në ëndërr dhe s'bëjmë mëkat!
 
Naten rrin zgjuar, mendon cfare ka kaluar
Mundon shpirtin, i digjet zemra, i eshte shkrumuar
Mundohet te beje gjumin, s'mundet ngase i mungon
Harron cdo gje ne nje moment, prap e kujton
Vazhdon si neteve tjera, nuk pranon gabimin
S'ka faj, do ta kuptoje, pasi t'ja sheh timin
 
Ne trup te gedhenda
Nje tatto dedikim a thu vall do behesh luani im...
Tme mbrosh kur une kam frik ,te ndalosh lotet e mi kur ikin si rreke e ne buzen time ndalojne a e puth vall me mall ate sy qe qan...ajo buze qe flet kur emrin tend bertet,
Thon qe shpirti qan me shum se syri tani po e provoj aman nje luanesh shum let njerzit kot i harron
 
IKJE MAJI...

Sa herë vjen Maji
e lëshon valixhet
e mbushura me petale,
në avllinë time të etur,
dëgjoj jehonë nga brenda brinjëve.
Një lëngatë lahet me lot ëndrre
e shndërrohet në shtrëngim gryke.
Nuk di si ngushëllohet ikja e pranverës;
me "të kishe ardhur",
apo "më mirë të mungoje",
kur dierrave mbillte filiza dashurie.
Përtyp fruta shijeathta
në qoshen e lëngatës
e me duar, shtrëngoj veten
rreth, si më pate mësuar.
Sërish, nuk munda t'i përgjigjem
pyetjeve, që shëtisin pllajave mendore;
"Po dashuria, fle ajo si ne?
Në ç'jastëk e vë kokën?
Kur quhet që kish gjumë të rehatshëm?
Po kur çel sytë, ç'shqiptojnë buzët?"
A e di?
Malli s'ka shije të petaltë!

Bledi Trebicka
 
Pija që deh

I thashë zemrës, je në risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Është "pije" që deh...!

Me shigjeta helmatuese
Të godet e ti s'sheh
Le të gjuajnë, gufon zemra
S'më vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t'ia fsheh
Çfarë më shumë se dashuria
Na merr mendtë, na deh!
 
Thesari im

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur;
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët që pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk m'u bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke parë gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.
 
Nga -Vehbi Skënderi

Mbaj një zemër gruaje ndër duar. Mollë të ëmbël!
Shoh përherë ëndërr. Shoh syçelur ëndërr
Rrugëve…

Druaj, se mos shpejtoj hapin e troshitet,
Mos më zë ferra vragën e gërvishtet,
Mos më shkel këmba në akull dhe më vritet!

Druaj mos vrenjtet qielli e trishtohet,
Mos zemërohet deti e pikëllohet,
Mos bjerë kund tërmeti dhe lëndohet!

Kam ndër duar një zemër gruaje. Shihni, ç’mollë e ëmbël!
Syçelur shoh ëndërr rrugëve. Shoh ëndërr…

Kam frikë mos ma gjuan kush me gur. Kam frikë!
Mos ma ngrin vrik acari, bari
Mos ma fshikë. Kam frikë!
Mos ma djegë shkrumb zjarri!
Mos ma vrasë kush me fjalën – plumb. Kam frikë!

Mbaj ndër duar një zemër gruaje.
Mbaj gjithë bisqet e shelgjeve dhe vreshtave (të posaçelur)
Gjithë sythat e lëngët të nyjeve,
Gjithë çerdhet e shkrepave dhe pyjeve
Më bëjnë kaq të ndjeshëm e kaq të pasur!
Kaq të prapë, kaq të metë… e kaq të dashur!

Mbaj një zemër gruaje ndër duar.
Kurrë s’kam mbartur
Thesar më të çmuar.
 
Poezi nga nje mikeshe e imja, e cila shume shpejt do te behet nje poete e madhe!?
FB_IMG_1623782752410.jpg
 
20210615_215502.jpg

Fshatarja ime​

Sot ne fshatin ton jam
Jam ne shelgun ku te puthja
Ne kte pem qe kemi dhen premtimin
Me the dhe te thash qe kjo dashuri nuk do mbaroj
Eja ktu ku nuk na shikon njeri
Si kohet e vjetra ler te takohemi dhe kte nat ne fshehtësi
Per mua nuk ka rëndësi dashuria ime, un per ty dal para fisit tend
Dhe do them qe kjo dashuri është e paster nuk ka aspak djallezi
Po shikoj inicialet tona qe i kemi gdhendur ne kte shelg
Kohen nuk e kthej dot mbrapa por te ty mund te vij qe tani
Eja ktu se xixellonjat spo ndriçojnë
Është nat, dhe ato nuk po gjejnë dot bukurin e vërtetë
Do jem ktu deri sa ti të vish
Ktu do jem se edi qe ti nuk do lejosh qe te thuhet premtimi ynë
 
20210615_221849.jpg

Engjëll i errët​

Zot me provo qe te jem i fort
Me jep sfida qe te jem i ashpër me vetën
Kta djajtë shpirtzinjt nuk do me heqin energjinë
Jam plagosur nga qe kur mendova se njoha mirësinë
Sa keq se ktu është ber ferr fjalet nuk vlerësohen prandaj shumë thon qe dashuria ska kuptim
Ne kte realitet te hidhur qe ka vetem ferra un do mbjellë nji trendafil
Un do ti tregoj te gjitha ngjyrat ne kte vend bardh e zij
Jam engjëll i errët ne kte bot dhe do besoj ne dashuri
 
Perqafimi yt
eshte si rrobe e modes se fundit
me shkon per shtat...
me sy,me floke...
e me rrin kaq bukur
sa te gjithe me pyesin:
Ku e bleve?
Sa te shkon!
(Si me pa le me te
thojme na ne Shkoder).
E une gjithe qejf them:
Jo, jo e kam qepur me porosi
eshte i vetmi qe me njeh
masat e shpirtit,
ndaj se heq trupit...

Mimoza Gruda
 
BABA NE IKËM !!

Baba, ne ikëm,… Shtëpinë e braktisëm…
Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
Si dryn një palë lot vendosëm tek porta…

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,
(E ke parasysh kur e vjelin një pemë
Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)

U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..
Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…

Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,
Jetojmë me simbole,… në një botë me manual.

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,
Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
Në xhamin e tij takon çdo njeri..

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,
Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
Dhe nënën e qan nga mijra kilometra
Kur e fusin në varr, me video koferencë.

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,
Ik edhe thur kanistra pikëllimi…

[ Petrit Ruka ]
 
Vetja ime

Ashpër i fola vetvetes sot
Dhe ndjeva se ç'është ashpërsia
U mundova ta zbut, por më kot
Dhe ndjeva se ç'është mëria.

Fjalë të ndyra vetvetes i thash'
Dhe ndjeva se ç'është ofendimi
Përkulshëm ju luta, "Më fal. më fal!"
Dhe ndjeva se ç'është pendimi.

E mbusha vetveten me lëvdata
Dhe ndjeva se ç'është mburrja
Ajo iku tutje, më la prapa
Dhe ndjeva se ç'është humbja.

U ula shtruar me vetveten
Dhe ndjeva se ç'është llogjika
Vendosa, kështu do të mbetem
Dhe ndjeva se vetmija eshte e imja.
{Klodi}
 
KAM MALL...


në këtë botë virtuale ku me një klik mbi tastierë
zemrat fitohen dhe humben aq lehtë,
malli me ka marrë një letër dashurie të shkruaj
me penë dhe bojë me shkrimin tim të keq
me shpirtin e trazuar, me rreshtat plot korrigjime
mbi të bardhën fletë me pika boje pikuar
me hi cigareje nxirë brenda zarfit me pullë
një letër të vërtetë...
dhe kur në kutinë postare ta hedh
zemra t'më drithërohet si pikël uji mbi re...
pa le të jetë nisur në adresën e gabuar…
pa le të më thonë "ajo s'banon më atje..."
?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.