Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Gjithe naten ne pv folem.
Sa syte vendit me dolen.
Kaluan ore kaluan dite.
Me nuk munda me prit.
U mendova njehere e dy here.
Thash te vej ku vejë
Ta thoja troç apo me kthesa nuk po dija.
Ne medyshje po rrija..
Une ta lypa e tinsma dhe..
Mos befsh hajer qe po nuk the.
Sevap do kishe bere moj e uruar.
Qe nga ajo dite skam lene femer pa ja kerkuar.
 
Jam prekur e lenduar ndonjehere
Dhe lotet mezi i kam mbajtur,
Jo t’i kurseja, por t’i fshihja
Per t’i derdhur mbi jastekun e nates.

Duke veshtruar kapaket e syve
Lirshem i beja dialog vetvetes,
Ndonese me vinte te ulerija,
Pajtohesha me gjuhen e heshtjes.

Mendimet dhe psheretimat
Per dore kapnin njera-tjetren,
Aq sa beheshin teper te zakonshme,
Sa padrejtesisht urreja jeten.

Serish zgjohesha dhe ndieja qe jetoja,
Dhe jeta s’me dukej e merzitshme,
E doja jeten me shume se kurre
Dua ta jetoj sa me shume.
 
Një copë e një zemre të thyer vlen më shumë se bota e tërë
Se dhembja që të ka goditur, zemrën të ndjeshme për botën ta ka bërë
Në aq copë sa je thyer, në po aq gëzime ke për t’u kthyer
S’ka penë më të bukur se ajo që në gjakun tënd është ngjyer
Shkruaji Fjalët e Gjalla që bota të mos mbetet e vdekur
Disa të kanë gjetur pa të parë, ca të kanë parë por s’të kanë gjetur
Shkruaji germat e tua në fletët e zemrave që dhembin
Malet e plagëve të jetës nga qeniet e tyre le t’i shembin
Shkruaj për ndarjet dhe takimet pa frikën se do ta teprosh
Aq sa takime të kanë ndodhur, po aq ndarje do përjetosh
Me vdekjen e trupave, dashuritë nuk vdesin
Ka shpirtra që s’të thërrasin, por gjithmonë të presin. ~ Fatmir Muja

S-SIMBOL.jpg
 
Jam krenar qe jam Shqiptar
Po endrerr kam te iki ne Angli ne nji shpi plot me bar
Jam krenar per Shqiperin se ktu ka shumë trima
Bencin e ka Gjermani por ne kemi me shumë se ai si kto makina
E dua Shqipërinë se ktu nuk mbaron puna
Shumë punojnë patronazishta ,ndryshe spiuna
Vajzat e shqiperis jane si zana mali
Por ca i kemi per te prishur syrin ,prandaj por ikin ne Dubai.
 
Ngrihe konen lart ne shiko ngjyrat e nates
Shiko yjet dhe fikja driten llambes
Shiko ndricim e e fort e henes
Tani shume kujtime jam brenda mendjes
Sa shum premtime u ben gjat neteve
Sa shum endrra ngelen mbas reve
Sa herë para gjumit jam ndjer krenar
Sa here sme zinte gjumi me vinte per te qar
Ku jan ato premtimet qe me benin te ndihesha si mbret
Mbase bashk me lotet u than ne jastek
 
Ti që mjaltin e do e thumbin e urren
Do të ndieje ëmbëlsi nëse dhembjen s’e ndien?
Po të ishe lule, bleta s’do të të thumbonte
Do të ushqehej me ty, por ty s’do të të dëmtonte
Aman leri ankimet, mos bëj si i marrë
Ç’faj na paska bleta që ti nuk ke nektar?
Thumbin që ti s’e do, është ai që mjaltin ka bërë
Dashuria s’është gjysmë, o hiç, o e tërë. ~ Fatmir Muja

BLETA-FINAL.jpg
 
Plasi poezia
Si pordha pazarit
A ju hengert mortja
Mos befshit piken e hajrit..

Cpaski qen per llafe
Puc e Puc ne cdo teme
Lemsh e bete forumin
Por moderator's vete ju lene..

Ngelet duket bere foto
Kap e fut ne forume
I bet leket makiazh
O turi stokume..

Keni zene te dashur
Si te patatinat
Se kur dilni rruges
Perplasen makinat..

Loool
 
Prapë të kërkova gjithë ditën
Këtë fat do të kem përherë ?
Dhe buzët mbi të miat prapë t'u ngjitën :
Një parajsë qe'ish edhe skëterrë !
Prapë të kam ndier siç më ndien edhe ti
Një mal i tërë me akull s'na ndan dot !
Kaq s'më ka dhembur kurrë një lumturi
Dhe kurrë se kam paguar me kaq lotë ...!
R.Shvarc

72316676_410709546299852_960235265819934720_n.jpg
 
Zemra ime tulle
Zemra jote llac
Dashuria jone
Pallat 15-te katsh…

Kalojne minutat, por ti nuk vjen,
kalojne oret, por ti nuk vjen,
kalojne muajt, por ti nuk vjen,
…sa mire qe jam fshehur

Jashte dielli djeg si saç
ne me kova ngarkojme llaç
ore-ore lule-bore
çoje llaçin ku e more

Ne dritare rrija une,
ne dritare rrije ti.
Buke me gjalpe haja une
buke me gjize haje ti.
 
Ka që njihen, por nuk shihen
Ka që shihen, por nuk ndihen
Ka që të ftojnë pa të thirrur
Ka që duhen pa u lidhur
Ka ashtu, por janë kështu
Janë atje, por jetojnë këtu
Nuk po them asgjë të re
Këtu s'ka "unë", këtu ka NE.


~ Fatmir Muja
 
Ti duhet të ngrihesh e të provosh prapë
Dielli do na ngroh edhe pse është larg
Ti duhet të qeshësh jo pse të them unë
Po pse brenda teje ka gëzime shumë
Je një zgjua bletësh ku gumëzhinë hareja
Botës sot i duhen fjaltë tua të reja
E djeshmja ka vdekur, e nesërmja s’ka ardhur
Na mjafton e sotmja zemrat për t’i ngjallur
Çdo zemër e gjallë dhimbje do të ndjejë
Parajsën e humbur shpirti do ta gjejë
E vetmja betejë që s’mund ta fitosh
Është ajo për t’cilën ke frikë të luftosh
Ti duhet të ngrihesh jo pse të them unë
Po pse zgjimi yt, gjumit i jep fund.


> Fatmir Muja
 
24312951_1712315085480244_8549278208144224586_n.jpg
 
Koha i ndryshon njerëzit, por ka njerëz që ndryshojnë kohën
Ka zemra që gjejnë kohë për të gjithë e veç me veten s’takohen..."

- Fatmir Muja

23754702_1696664667045286_6165983525815634688_n.jpg
 
Emrin e të dashurit të saj çdo zemër e përmend
S'meriton të quhet "i dashur" ai që dashuria nuk e çmend
E ç'i duhet dashuronjësit mendja, kur zemra e tij është plot
Sado të fuqishëm të jenë trupat, gjumit s'i rezistojnë dot
Megjithëse gjumi s'përdor forcën, trupat i dorëzohen
Takimet me gjumin ndodhin, edhe kur s'dëshirohen
Ne gjumë të gjitha egot vdesin e Frymërat mbajnë trupat gjallë
Ore, si mund të flejë zemra e dashuruar që për Të Dashurin ndien mall?
Një dru është më dashuronjës se një trup njeriu që nuk rrënqethet
Ai qendron fort për rrënjësh, edhe kur i këputen gjethet
Zemrave të dashuruara trupat nuk u flejnë dot
Guri është më i ndjeshëm se një zemër që dashuria s'e bën me lotë
Të dashuruarit duke mos fjetur natën, e bëjnë të bukur edhe ditën
A mund ta duash Diellin e në gjumë ta presësh Dritën?
Pak gjumë i duhet trupit, zemra e të cilit nuk fle
E si mund ta kuptosh ti këtë nëse i dashuruar s'je? ~ Fatmir Muja
 
**
Një gjethe s´quhet vjeshtë
E vjeshta, s´sjell veç shi,
I vdekur s´je kur hesht,
Pa heshtjen s´je njeri.

Por tjetër aromë qenka,
Kur tëndja stinë troket,
Të vallëzon edhe mëndja,
Me gjethet në prag-vjeshtë.


[ Alma Papamihali ]
 
Mali hesht - dhe ne heshtje qesh.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes.
Po une,kur ? heu ! kur kam per t`u qesh ?
Apo ndoshta duhet me pare te vdes ?

O, si nuk kam nje grusht te fuqishem !
Malit , qe hesht, mu ne zemer me ia njesh !
Ta shof si dridhet nga grusht` i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu` u qesh.
[Migjeni]
 
Te pashe nga larg ....
Aromen tende ndjeva !
Tu afrova dhe gjith endje te tash ...
TI PORDHE ??? :p:p:p
 
Te pashe nga larg ....
Aromen tende ndjeva !
Tu afrova dhe gjith endje te tash ...
TI PORDHE ??? :p:p:p
Ajo u merzit shume,
Nga fjalet ironike,
Djal, po te pirdhja une,
Do te binte te fiket!??
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.