Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Mendo mirë për gjithë njerëzit
sikur të jenë të mbushur me mirësi,
por mbështetu në veten tënde
sikur të mos ketë prej tyre asnjë dobi!

Poetizim

(ILmi Rexhepi)
 
Poezi nga Sergej Esenin

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?
… Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapë, ndizesh e merr flakë,
Tek shtërngohesh supeve të mi.

Mike epsh e tëra , lajka s’dua,
As i vrazhdë nuk të sillem dot.
Veç me thuaj, sa kështu si mua,
Puthur e shtërnguar ke gjer sot!

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa u ulur ti s’ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.

Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,
Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.

S’eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,
Po një flakë çasti. Veç ta dish,
Siç të njoha rastësisht i qetë,
“- Mirëmbetsh!”, – do të të them sërish.

Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditën plot mërzi,
Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen,
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri.

Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish!

Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
“- Mirëmbrëma!” – do më pëshëndesësh,
Ndërsa unë: “- Mirëmbrëma Miss!”.

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S’do më dridhet shpirti për asgjë!
Kush ka dashur, s’mund të dashurojë!
Kush është djegur, s ‘mund të digjet më!
 
Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse ******* nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!

Nga Agim Doçi
 
Skënder Rusi- I KAM CA GJËRA

I kam ca gjëra që më kanë mbetur
pa thënë,
I kam ca pengje
që po më mundojnë prej kohësh!
E kam një shkëmb
Që në majë të malit duhet shpënë,
I kam ca mbrëmje
Që ti do të kërkosh t’i shohësh!

E kam një çast
Që largohet nga mua,
E kam një ulërimë
Që s’e kam lëshuar ende!
E kam një vajzë
Që s’i thashë dot “të dua”,
Ma tha ajo
Po unë e di që më gënjente!

I kam ca gjera
Që duhet thënë patjetër
I kam ca njerëz
Që shpesh më zenë rrugën
I kam ca mëkate
Që më ngacmojnë zemrën
Që erdhën tek unë
Por nuk e di ku humbën.

I kam ca gjëra
Që si kam thënë ende,
Është ky shkaku
Që dua edhe ca të rri,
Në botën tonë të vogël
do më pëlente,
Që edhe armiqtë
t’i vrisja me dashuri!
 
A ka shqiptar që nuk ndjen dhimbje nga kjo poezi e At Gjergj Fishtës:

Lamtumire vëndet e mija,
Që po m'zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t'veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t'shkeretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s'dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju "shkurre e mreta"!
Lamtumire ju o armt e t'parve
Lamtumire për sa t'jetë jeta.
 
Dëshirë!

Ç’më iket larg, sot në një vend,
ku nuk ka tym dhe mjegull nga gënjeshtrat,
aty ku lajkat nuk pinë ujë
dhe më të dashura janë të thjeshtat.

Të thjeshtat fjalë dhe qëndrime
që të ndihmojnë të njohësh veten
me pak takt dhe shumë mësime
ta lehtësojnë,ta ndrisin jetën.

Ah, ç’më iket atje larg,
ku njerëzit shohin të tyret punë
Atje,ku të vërtetat i lihen kohës
dhe ku me laps s’qarkohet ”Unë!”

Atje ku merr frymë dashuria
për mikun, shokun edhe shakanë
atje ku mbytet thellë zilia
dhe nderi s’shitet për paranë.

Eh, ç’më shkohet në një vend,
që për ta gjetur s’kam unë kurrë
Ndaj sot unë mbetem po me letër,
me vargje derdhur nëpër duar.

| Marjeta Çurumi


137580877_1734132113417886_822979165954713196_n.jpg
 
Sa kisha dashtë me të kallxu
çka gjoksin ma shpon anë e përtej,
por malli , nuk asht fjalë
po një qiell i vranët
që mi kputi supet.

Nesër fillon prapë jeta
veç koha asht ma brishtë se duket!

ArJola Zadrima ?
 
DASHURI ACIDE

duhet të ishim dashur më pak,
por nuk mund të bënim dot ndryshe…
të thërmova me pasionin tim
rërë të bëra
dhe pastaj
si deti bregun
plot dallgë e shkumë
baticave të mia të fajësova
për kështjellën që s’ngrihej kurrë…

©Artan Gjyzel Hasani ?
 
Jeta ime...

Trishtimi. Ai vetem mua më përket!
Iku një vajzë. E desha dhe i thashë shko!
Jeta ime boheme në dy metra katrore vdes.
Vdekja! ا'fjalë e trishtme dhe e fortë!
Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur.
Sidoqoftë, dhimbje ka.
Edhe vdekja në metastaza dhembjesh është strukur,
galopi i tyre baraz me hata.
Po bota jeton. Jeton njeriu.
Me dhembje, dhe më i lumtur.
Unë dua të jetoj.
Ajo, githashtu. Dhe iku.
Trishtimi vetëm mua më përket!
Për inat të tij bëhem më i bukur!


Teodor Keko
 
Kisha ngelur keq
Beqar I pa martuar
Cila me kishte ardh
E kisha refuzuar

Jo per gje
Por kisha pretendime
Vij nga fis I madh
Me nam rraca ime

Te tere fshatit
I kish hyre halli per mua
Ngeli burri ne dere
U plak e s'gjeti grua

Kushurinj e te panjohur
Filluan te dalin
Nje te milte lopen
Tjetri te milte kalin

Filluan te me cojne
Ne Xhami e Kisha
Isha 35
Magji than qe kisha ?
 
Ja pra shikoni sa shum veta ketu bisedojne
Cdo dite e cdo jave me barcaleta gezojne
A tu befte dita njemije o forum
Se ketu shyqyr po nisin shqipot te bashkjetojne ?
 
Poezi nga Ndoc Gjetja

Desha të hyj në zemrën tënde.
U kërrusa, u kërrusa
U bëra lëmsh sa një top
por prapë e dashur
Zemra jote nuk më nxuri dot.

Ndoshta dhe mund të hyja,
Por të them të vërtetën
I kërrusur s’mund të rrija
brenda teje gjithë jetën.

Zgjeroje zemrën ti!
Më tepër, më tepër
Dhe në qoftë se më nxë
do të hyj patjetër.
 
Ndjenjë e pathënë

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.

Teodor Keko
 
123976110_1679030108928087_9213880720106437326_n.jpg
 
Mjerisht e varfër kjo njohja ime,

Fare pak gjëra paskam ditur.

Nëpër dekada, në kodra librash,

Kam mbetur prapë djali i mitur.

Shikoj tradhëtinë dhe e kuptoj,

Kam mbetur një kokëtrashë i ngratë!

Gjithmonë më shfaqet me një fytyrë,

Gjithmonë them “e hëngra prapë!”

Dhe bash atëherë më vjen ninulla,

E nënës time përmbi kokë.

Mbyll sytë o shpirt, mos u mendo,

Se je i pastër, s’je për këtë kohë.


T. K.
 
Shekspir
?


100954464_1526060370891729_120154098107416576_n.jpg
 
Heshtje e zhurmshme

Asnjë zë i zëshëm
Veç heshtje e zhurmshme
Siklet i vazhdueshëm
Asgjë e këndshme

Vetmi e pakëndshme
Shoqëri e padukshme
E përsëri,
Heshtje zhurmuese

Mendime të pakufishme
Kujtime të lavdishme
Dhimbje të pashërueshme
Në këtë heshtje të zhurmshme

Zhurmë pa zë
Veç në mendjen time
Bezdi nga askush
Përveç nga vetja ime

Lavdi e harruar
Shpirt i dëshpëruar
Pikëllim pa lot
Dhe qetësi pafund

Rebelim shpirtëror
Zemër e lënduar
Vesh që zhurmojnë
Në këtë heshtje pafund

U takuam sërish
Unë dhe vetja ime
Përshëndetje heshtje
Me zhurmë, e pa zë

Me mendime të errëta
Mundime shpirtërore
Me zemër të thyer
Në këtë heshtje të zhurmshme

17.02.2021
A2.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.