• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Poezi

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Te therrita !....

...Te therrita !!!....
Therrita aq fort sa u drodhen malet,
te therrita plot dhimbje,
me kaq shume dhimbje sa beri qe dhe flladet te ndalen,
te ndalen dhe lumenjte,
gjethet e pemeve te mos ferferijne,
te therrita,
ulerita nder kohet qe iken, dhe ne ato qe po vijne ....

Por ti nuk degjove,
nuk degjove dhe pse, dhe te vdekurit nder varre u perdrodhen,
dhe pse te shurdhtit e kthyen koken,
ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi .....

Te therrita,
me nje veshtrim te perlotur, humbur nder horizonte te perflakura,
rreth meje kufoma prej endrrash te zbehta, te plakura,
te therrita,
me po ate veshtrim pergjeruar nder qiej,
dhe nga ajo thirrje sikur u shuan dhe yjet ...
... Dhe hena,
mikja e vetme qe pata,
dhe si nje ferr pa zjarr mu shendrua nata,
therrita, ulerita i mbytur ne lot',
dhe kjo nate e gjitha
brenda ne gjoks mu mblodh ....
perlotur te therrita,
o Zot', si nje thike eshte dhimbja,
pendesa eshte frike,
te therrita,
ulerita,
gerthita,
- te lutem me prit !!!

Te therrita ....
.... Por ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi !.....
... Te therrita !..
Ende te therras,
dhe pse ne c'do thirje,
Veten time sikur vras !!!...
 
Reactions: Iva
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
T'pres ....

Te pres,
ne kohe do t'ngrij,
a vet kohen do t'ngrij,
prane teje te vij,
i lodhur, permalluar,nga pritja e gjate !!!...

Dhe te hesht',
nuk hesht'...

Te hesht' nuk mundem dot,
edhe pse fshehur pas heshtjes,
vet' heshtja ime me ty bisedon...
... Dhe une me shume hesht' !!....

Te pres, te vish,
e te ma marresh heshtjen larg,
te m'e puthesh syte,
deri tek shpirt i ngrat'...
T'me prekesh buzet,
e deshperimin e tyre t'ma marresh me buzet e tua,
ta mbeshtes koken,
shtrire prane teje te gjunjet e tua !!!

Te pres,
i heshtur,
por shpirti mbytur nga mijera fjale,
ne krah te mallit,
me nje deshire,
t'me vish prane....

Te pres,
ne kohe do t'ngrij,
a vet kohen do t'ngrij,
prane teje te vij
i lodhur, permalluar,nga pritja e gjate !!!...
 
Reactions: Iva

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Mirësevini në shek.XXI .

Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.

Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat.

Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode.

Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.
Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzania se sa HIV.

Ku shërbimi i shpërndarjes së picave është më i shpejtë se ambulanca.

Ku njerëzit "vdesin nga frika" ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t'i frikësohen Zotit.

Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu .
Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.

Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t'i mohojnë prindërit e tyre, në emër të "dashurisë" virtuale.

Ku prindërit, harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.

Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është "të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t'i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme".

Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.

Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë "like" në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze , i rrethuar nga "miqësi boshe", me "dashuri" të paqarta...
Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët , duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.

Ku një operacion plastik për të patur trupin "perfekt", një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë.

Ku një foto në palestër ka më tepër "like" se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit.

Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me "arsyen" dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër !
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Me ndiej !...
...............
Ti je e bukur,
vashe e henes,
dhe pse ndrin trishtuar .
... Me ndiej
kam deshire te madhe,
te t'mbaj perqafuar !...
................
Zogjte kane ikur tashme,
" nuk cicerin kurre qielli i nates ",
kete dikur ta kam thene,
duke shetitur mbi kurora valesh,
ku lundronte nje hene,
nga qielli rene ....
......................
Me fol,
nuk na degjon njeri,
ne monopatet e shpirtit tim,
endemi te dy,
me thuaj,
perse duhet te vuaj ?...
... Te frymoj me friken,
se ndoshta ndonje dite,
do te behemi te huaj ?...
.....................
Dy udhetare qe
nuk u takuan dot kurre,
dy puthje te paputhura
qe vdiqen mbi buze ....
....................
Ti je si enderr
Princeshe e nates,
dhe pse ndoshta disa here me dhemb ...
Me ndiej,
kam deshiren te t'mbaj perqafuar,
se pa ty kjo bote mua me tremb' !...
.......
 
Reactions: Iva

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
... Kenget e nates !...
................
... Jooo, mos u tremb' !....
Jane valet e detit,
packa se te degjohen si dhimbje,
jane shkembinjte e bregut,
e nuk jane hije ...
... I zi,
dhe nga vete nata me nate,
hena ne te rene, thyer,
sikur nje pjate ...
................
Ne ato mijera copeza dhe dicka nga une,
ndoshta ajo copez qe te do kaq' shume !...
................
Jane kenge te hershme dhimbje dhe malli,
te vjetra sa vet' Koha e Fjala,
Ato, qe valet e ketij deti sot, ngjallin,
e me puthin kaq embel, te syve qepalla ...
Perlotur ndoshta,
si nje rrekeze drite, neper erresire,
te ndalen buzet e tua zemer,
te pish nje pike, e te ndihesh mire !...
................
... Te vallezosh
me naten, sikur flladi me floket e tua,
sepse eshte e vetmja qe mund t'me ngjaje mua,
te te ndiej, si me rreshket ne lekure,
sikur nuk erdhe, e nuk ike kurre !...
... Sikur bashke lindem,
sikur bashke u shuam,
e ne vale deti, bashke u shendruam !.....
.................
... Jooo, mos u tremb',
jane valet e detit, te nates kenge !...
.................
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Histori nga diku ....
.................
... Sikur ta dinte ...
...
... Rruget qe ai kishte bredhur, nuk paten qene aspak rruge,
monopate dhish ndoshta,
qe vetem ato te egrat mund ti ngjisin ...
... Dhe jo me shkurre e as me ferra.
por thepa shkembinjsh te t'gervishtnin ....
................
Ato jane rruge jete,
mes malesh e detesh,
rruget e te mjerit pra !...
... Si nje tufe delesh qe ndrrojne kullote,
se bari ketu mbaroi e per te gjithe nuk ka ....
... Vec nje vdekje e ftohte ...
................
... Te mjeret e dashur,
ngarkuar ne shpine torba dhimbje dhe malli,
atyre qe nuk u kullon thjesht' djerse,
por u kullon gjak, tashme balli !....
... Pa mendo, sikur ne dikur,
dhe jo shume larg', s'jane tre dekada,
kur vatrave tona s'u ngeli gur' mbi gur',
te shkreta shtepite, e rruget te ngrata !...
................
... Dhe ja ku jemi,
shprehje e vjeter por, "lakuriq me duar ne xhepa",
hedhim syte verdalle neper bote,
e i themi mjerimit tungjatjeta !...
S'jemi me vetem kemi dhe shoke,
popuj e kombe qe shkrihen ne toke,
turma qe digjen, priten e vriten,
dreqerit e luftes qe me gjak lyhen !....
................
... Sikur ta dinte,
se gjithcka tashme po katandiset lufte,
dhe sigurisht vete jeta, nje vije e ngushte !...
... Kaq e ngushte ku s'kalojne dot dy',
nuk ka me kohe per dashuri !...
................
... Sikur ta dinte !...
.. Furtune nga large drejt tyre vinte !...
................
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Ajo, trishtim ....
...................
Ajo. si lulebukur,
qe qendron kokvarur ne nje lendine endrrash,
e as nuk sheh se era perbri saj fluturon,
me nje vaje te heshtur qe e mbulon perbrenda,
per nje rreze dielli renkon, vajton !...
.......................
C'fare mund ti thone ngushellimtaret e vdekjeve ?...
... Per c'fare i iku e nuk do ti kthehet me !....
.... Kush do ti jape fryme atyre mekjeve ?....
Kur nje mavi agimesh fytyren e ze !....
.......................
Ajo, si nje enderr e prere ne mes,
qe dergjet e vdekur ne sokakun e mengjesit,
vjen prane meje e me mbeshtjell trishtim,
buzet ne buze e duart rreth mesit !...
...........................
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Hap e lexo Historine !

Mos i bier qiellit me gure, sepse do te ta ktheje kokes,
eshte i vetmi qe s'ka faj, per cfare po i ndodh tokes,
mos shaj Zotin se nuk shahet, dicka qe s'ishte e as ka qene,
nese do ke veten shaje, shqyeje e haje me dhembe !...

Mos me mbaj flamur ne dore, s'e valvit dot permbi re,
me para peshon Atdheun, pra Atedhe ti jo, nuk ke,
mos me fol per dinjitet, per kushtetut, nder e moral,
vetem emri te ka mbetur, se s'ke qene as je Shqiptar !...

Mos me thuaj qe s'ke faj, e se te kane zene ne gjume,
se "gjithcka kishte ndodhur, atehere kur u zgjova une !",
as mos thuaj se kerkon, kete bote ti te ndryshosh,
me sulmin qe ke shpallur, nga kolltuku yt i ngrohte !...

Mos e mat te ligen tende, si me te mire se e tjetrit,
e liga e lige mbetet, e kane thene me te vjetrit,
s'ka peshore qe te mase, kete felliqesi te pamase,
poshtersia e hajdutlleku, s'kane mase por permase !...

Hidhi syte perreth e thuaj, po, me thuaj c'fare shikon,
turma mbytur me te mjere, turme qe cdo dite e shton,
Dite pas dite plot te mjere, vit pas viti dhe me shume,
ah te njihje historine, vetes po i hap shume pune !....

Sepse ndoshta nuk te prekin, ligjet qe vet ke ndertuar,
por me sa shoh, s'je budalla, do te thoja i palexuar,
se atehere do te mesoje, nga cfare eshte shkruar ne histori,
jane disa faqe sterre te zeza, per disa njerez si ty !...

Per disa te llojit tend, mijera vjet flet Historia,
pas shkelqimit erresira, e shkaktuar nga babezia,
mbreter qe sundonin boten, lane koken ne gijotine,
Ndaj te them satrap i madh, hap lexoje Historine !.....
Perkushtuar te gjithe politikaneve shqiptare pa perjashtim, por ne vecanti i ndikuar nga nga ngjarjet qe ndodhin ne Shqiperi, Rames dhe Bashes ose Hames-it dhe Bishes ....
 
Reactions: Iva

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Lutja e mengjesit....

Ah te isha nje grimce e vogel ajri,
qe ndjek flladin,
ah sikur te isha nje pikez uji,
brenda nje oqeani,
te isha nje reze e vogel dielli,
qe erresiren gris,
ah sikur te isha fragmenti i nje endrre,
qe sheh ti ....

Sikur te isha nje moment i bukur,
qe dikur eshte jetuar,
vdekje e kohe te sfidoj,
ne mendjen tende ngujuar !...
Te isha nje buzeqeshje,
qe fytyren tende e zbukuron,
ah te isha une malli,
qe zemren tende lendon ...

Sikur te isha vec nje lutje,
nga goja jote e leshuar,
e te humbisja neper gjithesi,
Zotin duke kerkuar ....
Ah te isha deshire,
ne shpirtin tend te banoja,
ah, sikur te isha nje copez,
e c´fare kaq fort´ dashurova !.....

Te isha nje pjesez e vogel,
e ti e ekzistences sime gjithesi,
te isha une brenda teje,
sic je ne mua ti ..
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Ti je syri un jam loti
Ti je engjelli un jam i joti
Ti je buza un jam fjala
Ti je deti un jam vala
Ti je flladi un qetesia
qe te dy jemi dashuria..
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
... Heshtje ....

Heshtje ...
Heshtje e ftohte fshehur nen lekure,
nuk tingellojne muret,
dreqin ...
Nuk tingelluan kurre ...

Jehona e nje te qeshure ne suvane e rrezuar,
me pluhur cimentoje perplaset nder dhe,
heshtje ... Heshtje e mallkuar,
dhe ne mes te zhurmes prape e heshtur je !....

Paradoksale dhimbja e Asgjes,
dhimbje pa dhimbje e munget, e heshtur,
sikur trupi nga shpirt i braktisur,
brenda dheut ne harrese per tu tretur ....

Heshtje ...
Sikur une brenda heshtjes harruar,
sa akoma ke per te me mesuar ?...
Me thuaj ...
E c'fare te me thuash kur heshtje je,
hesht une .... Hesht ti ..... Hesht !....
 
Reactions: Iva

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Tek dritarja po të pres !...

Tek dritarja po të pres, se më morri malli,
të të puth buzët, sytë edhe ballin,
s'ka rëndësi sa kohë, kam pa të parë,
edhe pse pak orë, malli më ka marë !...

Ndoshta ndikon dita, plot me aromë lulesh,
të më vish pranë, pranë meje ti të ulesh,
e në prehrin tënd, kokën ta mbështes,
të të këndoj një këngë, "Ende po të pres"...

Ti të buzëqeshësh, ashtu siç di, kaq ëmbël,
dhe t'më pëshpërisësh, " zgjohu se është ëndërr ",
"unë jam këtu, dhe gjithmonë do të jem,
sa të kem jetë, frymë sa të kem !..."

Unë të loz me flokët, që rrjedhin supeve të tua,
sikur një ujëvarë, a si ujët në krua,
të të puth plotë zjarr, gushë, buzë dhe sy,
Ti je jeta ime, e imja perëndi !....

Tek dritarja po të pres, se malli më ka marë,
dhe pse janë pak orë që nuk jemi parë,
të të puth gushën, sytë edhe ballin,
Tek dritarja po të pres, të më vrasësh mallin !...
 
Reactions: Iva

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Rrefim...

A, harrova te t´them !!!...
Sot gjate dites te mendova me pak,
u harrova neper rruge, neper njerez u enda,
jetova nje dite.... Pa qellim dhe pa shkak...

U ula ne nje stol dhe botes pereth i dhashe rendesi,
diellin e ngrohte e lejova fytyren t´ma perkedhel,
u shtriva ne barin e fresket te parkut,
ne mendje nuk te thirra ty, kete here...

Mora autobuzin dhe ne bregdet une shkova,
ne melodine e valeve leshova shpirtin tim,
disa vajza qe shetisnin, sodita,
sot... Asnjera s´me ngjau me ty !!!...

Mbasdite rrugen mora per lart ne pyll,
qe si nje bote perrallash ngrihet mbi qytet,
humba ne zhurmen shekullore te tij´,
dhe per cudi nuk u ndjeva i shkret´ !...

Por me kapi mbremja, qe boten ne heshtje zhyt´,
ne bregoren e lart´, doli hena e zbehte,
dhe une pa ty o shpirti im,
u ndjeva i vetem, i ngrat´ e i shkrete !!!

Naten e mire...
 
Reactions: Iva

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Dashurine ne Di Ta njohesh
S'mund Ti vesh kufije me trare
Se me vrull vershon Nga zemra
Mbahet deti me litare ?!
Dashurine ne Di Ta prekesh
E Ti jepesh teresisht .
Lumturi pa fund do t'presesh
Dhe do t'vuash embelsisht..
Dashuria s'pranon kushte
S eshte e shkruar asgjekund
Kerkon jete,shpirt Dhe vuajtje
Edhe zemren Ta perkund.
Kerkon jeta dashuri
A dashuria TE jep jete
Nga Dy anet,mrekulli
E me mire Nuk mund TE kete..
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Paskesaj ....
............
... Paskesaj,
cdo kush shkon per gjume,
dhe dashnoret e ores e vone, paskesaj heshtin,
vec pijaneceve ne tavernen me poshte, nuk u prish pune,
mes nje ahengu te shfrenuar, lozin e qeshin !....
....................
... Disa qajne,
rreshkitur e rrezuar,
ne kembet e nje tavoline,
rende ngarkuar,
por ne taverne askujt nuk i behet vone,
per ata qe qajne,
e per kohen qe shkone !....
...................
... Paskesaj,
tinguj nga large do ta gjejne njeri tjetrin,
dhe ashtu te trazuar do te bejne dashuri,
ne mes te puthjeve qe me ngasherim qeshin,
nga loti i mallit qe gurguron ne gji !....
...................
... Paskesaj do te zgjohemi,
dhe do te themi ato endrra qe realiteti na lejon,
te gjithe te paster do te jemi,
askush nga ne nuk ishte ne taverne, naten vone !....
....................
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Kujtim i vjetër
..................
Kemi kohë që kemi humbur,
në këtë botë plot' me të tjerë,
largë, përtej teje jam strukur,
sa dhe ëndërrat më s'më gjejnë !
... Do të doja pakëz kohë,
dhe pse ç'pata s'ish e ëmbël,
ndoshta, them, ndoshta ndërkohë,
do t'më vish, sërisht në ëndërr !.
...................
Kemi kohë që s'jemi parë,
asnjë gjë, nuk është njësoj,
vec ajo kënga në radio,
që të kujton kur e dëgjoj !...
... Zëri yt' në refren ,
oh, e di, më shëmbëllen,
por me atë melodi,
ti në shpirt, si mall më vjen !...
..................
... Kemi kohë të larguar,
dhe për ty më, gjë nuk di,
shpesh'herë mendoj se kam harruar,
ngjyrën e të tuave sy !...
... Vështirë të ta them me fjalë,
se sa më dhemb kjo ikja tjetër,
ti të zbehesh dal' ngadalë,
e të bëhesh ... Kujtim i vjetër !...
................
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
( + 18 )
Me dore ... Tavolines ...

Shtriga dhe shtrigane ne nje orgji maramendese,
une spektator,
me fal per shprehjen, por ne kete c'nderim,
qenka per nder " ti biesh me dore " ....

.... tavolines ....

Superkurve kryeministri,
superlavire kryetari i opozites,
ne nje porno psikollogjike ne mes te dites ...
... Dhe ti me dore,
pershendet,
e une me dore,
te them " shendet " !....

... Vazhdon pornoseriali,
si dikur "electric blue" nga Jugosllavi,
Cicolinat shqiptare ne parlament,
dhe pse vet Cicolina para tyre,
fantazon e shenjt !...

Mbarsen bastardet dhe pjellin bastardllek,
qenka e shkruar ti kemi me bollek,
dhe ne heshtim, pse na bejne zbore,
mberthejme kapotat, e prape me dore,
tavolines !....

Mos fol, me gojen e zene,
nuk e di c'fare te kane vene,
por diku kam lexuar se quhet seks oral,
oh rrobt' ku ti kesh, nuk jam une banal,
banal eshte c'fare sheh, vete realiteti,
dhe ju o superkurva, pjelle banaliteti !....

Hesht,
heshtni,
tutore eshte shteti,
dhe ne nje turme e ngordhur putanash,
mbaruan te na e fusin drejtpersedrejti,
dhe tani po eksperimentojne anash !....

Por ti me dore,
me dore dhe une
a thua valle kemi zene inat,
kush nga ne do ti bjere me shume ?...
... Me dore, tavolines !....
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Gjithsesi

Tradhëtia është pa fund
A dashuria ka një kufi?!
Ndjehesh mirë kur tradhëton
A kur jep veç dashuri?

Brenda shpirtit lind inati
Apo mbaroi k'tu dashuria?
Të ish'ky shkak' i mërzisë
apo thjesht ish' fantazia?

Të lëndojnë më shumë fjalët
Apo veprimi i nxituar?
Ndjehesh mirë kur largohesh
a kur kthehesh i penduar?

Veç nje gje e dimë mirë
Aty ku mbaron dashuria
Lind çuditshem menjëherë
Pa u ndjerë fare, tradhëria...

Në botë ndodh ndonjëherë
Të shfaqet e madhja, dashuri
Por këtu vendos vetë qielli
Do të marrë njërin, gjithsesi.
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Vetmi...

Pëshpërima të trishta , fluturuar ndër dhomë,
sikur njollëza të errëta nate, brenda në natë,
prej kujtimesh të zbehta, venitur ndër kohë,
si psherëtima të mekta, strukur në shtrat !...

Hëna fshehur, pas perdeve të rrënda,
jastëku përqafuar, por prapë nuk ngushëllon,
vetmia nëpër dhomë shkel ku ja ka ënda,
e nën peshë të saj, e tër' dhoma rrënkon !...
..................
Vetmi, vetmi ... Hej, vetmi !!!...
Mallkuar qofsh, e më ngrat' mos pafsh,
u mbytsh nga puthje e dashuri,
u tretsh mes trupash përqafuar në shtrat !...

Ngordhsh, prej miqsh që s'ndahen kurrë,
e mos mbiftë pikë loti, më prej teje,
vend mos gjetsh ti askërkund,
u çafsh si nata prej rrufeje !...

E më mos mbifsh mbi këtë dhe,
mos shkelsh dot as baltë, as gurë,
mos gjetsh trup të ngresh fole,
vdeksh vetmi e mos lindsh kurrë !...
...................
Mall që mbyt shoqëron këngën, përlotur,
e cila rrënkuar ndër buzë belbëzon,
natë e errët, e gjatë që s'gjen të sosur,
ndër tingujt e dhimbjes sikur vallëzon !...

Gjumi larguar, endet humbur ndër natë,
zbuar prej dhimbjes, prej mendimesh dëbuar,
vetmia si shtrigë, si xhind, si lugatë,
fortë, shumë fortë më mban përqafuar !...

Puthur në buzë, ftohtë, mektë, pa dashuri,
pëshpëritur në vesh, premton përjetësi !...

Vetmi, vetmi... Eeeh vetmi !...
 

MuSTaNG

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
59
Mosha
40
Jam....

... Jam,
lutja per perendim, e nje agimi te lodhur,
nga riperseritja monotone e nje rutine mjerane,
Jam,
Nje pike loti me shume, brenda nje deti te ngopur ,
qe mban perqafuar kete bote qaramane! ...

... Do te t'humbas e di,
S'do te t'kem me, sikur dikur s'te pata,
rruget qe ndoshta do t'me sillnin tek ty,
nje dite do te erren, do perpihen nga nata...

... Jam,
nje nate me shume ne kete drite te paket,
e prape marre drite nga syte e tua,
Jam,
pika e lotit qe rrjedh nder faqe i vaket,
e duke u tretur te thote te dua ! ...
 
Top