Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Do t'vdes nje dite !....

Do te vdes nje dite ....
Ooooh... Sigurisht qe do te vdes,
nje mbremje, nje mbasdite a nje mengjes,
dhe nuk trembem, jo ....
... Po pres....
Ne fund te kohes qe me eshte percaktuar,
do t'bej dorezimet, si nje i burgosur, ne lirim,
trupin do t'ia jap une tokes sime,
e me vete do t'marr vec' shpirtin tim !!!.....

Do te vdes', e do te shkoj aty,
ku kaq kohe po i themi heshtje,
te te them te drejten, jam i mbushur me kureshtje,
por nuk ngutem, e kureshtja nuk me fal padurim,
ne ket' bot dicka eshte e sigurte,
Vdekja ne fund, tek mua do te vij' !!!....

Por dua kur te vij' te me gjej me gaz ne buze,
e ti them Jetes se jam i lumtur qe e njoha,
syte e sime bije te me percjellin ne ato rruge,
te jen' aty c'fare me shpirt' dashurova !!!....
Mos ti marr plaget e trishtimit me vete,
lodhjen e jetes mos ta mbaj une ne shpirt,
te humbas ne rruget, qe ne quajme Vdekje,
e kesaj bote, ti fal' une dhe syte ...
Shikimin e fundit,
te fundit fryme,
te behet ves, e te behet bryme,
te behet lot' per kete jeten time,
e te behet me e lehte... Vdekja ime !!!....

Oh... une do te vdes'.
nje dite sigurisht qe do te vdes,
e te te them te drejten, vdekja nuk me frikeson,
por trembem vertet, moj zemer vertete,
me kaq plage ne shpirt, me tej une te shkoj !...
I falur dua, te jem prane fundit,
e nuk pres falje nga ndonje perendi,
Dua te fal' une veten time,
te fal' e te falem nga c'do njeri !!!...
Qe prane meje eci, e nga ecja ime u lendua,
vec nga ata une faljen e dua !!!

Oh, Une do te vdes nje dite,
sigurisht qe e di,
por e vetmja frike qe shpirtin ma mundon,
eshte thjesht nje ..Si e Madhe.....
 
Nen floket e debores
Ndermend se cme shkoi
Pse mos ta shkaterroj vendin
Drejt lindjes ta dergoi

Se keshilla mora
Nga Baba saliu
Sna duhet Europa
Por lindja eshte vetiu

Ndaj gjeta dhe shoqen
Qe eshte e deshperuar
Se po vjen vetingu
Skemi ku me shkuar.
 
Enderruar ....
.......................
U shterra ....
Sikur burimi qe ngeli pa uje,
heshta ...
Dhe kur rreth meje u be buje ...
......................
... Ngeli thonin,
i doli boja,
mbi trupin tim nisi loja ....
Gjoja
miresi,
kenge pa fjale,
pa melodi ...
....................
... Zhurme,
zhurme pas zhurme ne c'do ane ...
.... Buje,
buje pas buje anembane ....
........................
Buzeqesha une ....
Dhe sapo buzeqesha ata heshten,
nga trupi im tek po nxirrja heshten,
ashtu te pergjakur,
shkruajta nje emer mbi rrugen e lagur,
nga te miat lot ....
.......................
Psheretiva Oooo Zot,
Une jam ende gjalle,
perse duhen keto sorra verdalle,
kur dhe i plagosur askend nuk po rrendoj,
me shume se veten ke duhet te sfidoj ?...
......................
Kjo pyetje,
perpara se ti mbyllja syte,
me koken e mbeshtetur ne rrugen e lagur,
perbri meje ai emer ashtu i pergjakur ....
.......................
Por erdhi ajo,
krahe meje u ul ne gjunje,
me fshiu lotin e me puthi ne buze,
gjakun tim pastroi me te sajen bluz'....
.......................
... Fryme me dha,
fryme nga fryma e saj,
mbi trupin tim nisi te qaj,
deshperuar ndoshta,
buzeqeshur gjithashtu,
si nje engjell nate,
krahe meje rene ne gjunje ....
........................
Nuk e di ne vdiqa,
apo valle shpetova,
por e di qe nga gjumi ate cast u zgjova,
ajo ishte krahe meje,
flinte prane meje, aty,
e putha ne buze, ne balle e ne sy,
dhe buzeqesha,
buzeqesha pa asnje pike trishtim,
ne vesh i peshperita,
Te Dua,
Te Dua pafund Shpirti im .....
......................
 
Ah, kjo puthja jote ....

Ah, kjo puthja jote me furi dallgesh,
me oshetin nder shpirte me freskine e Jonit,
sikur nje trendafil tek cel petalet,
e i buzeqesh diellit nga cepi i ballkonit,
thjesht mirenjohese pa shume kerkesa,
pa patur ankthe, deshperime, shpresa ....

Ah, kjo puthja jote per buze arsye,
si drite e diellit mbi kristal kur bie,
nuk shuhet jo, por shumefishohet ...
.... Kur buzet e mia me te tuat martohen ...

... Ah, kjo puthja jote !!...

Nuk ka me Vdekje kur te prek Ty,
e shpirtit tim pafundesi,
perjetesi,
e flakes Jete,
brenda endrres e vertete,
si Perendi,
si Univers,
si Univers,
si Gjithesi,
e shpirtit tim Shpirt je vec Ti ....

Ah kjo puthja jote me te Jetes zjarr,
ushton brenda meje me rrjedh nder damare,
me del si drite tek syte e mi,
shkelqim i lotit .... Ti Mrekulli !!...

Ah kjo puthja jote mos mbarofte kurre,
se pa te o shpirt do te jem semure,
se dua shpirtin nder lengata,
kaq kohe pa ty, te mjere e pata ...

Ah Kjo puthja jote me furi dallgesh,
me rreh' nder shpirt e humbas mes valesh,
mes vale ndjenjash nga buzet e tua,
ah kjo puthja jote .... Sa shume te Dua !....
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Hije ....
Ti nena Shqiperi !!!....
.........................
Hije e vetvetes, gjunjenjezuar, mashtruar,
si nje lavire, e braktisur pas premtimesh ne nje bordell,
c'fare ka ndodh, perse nuk ke me enderra,
plot vrer e urrejtje, dergjesh mberdhe,
Ti, nena Shqiperi ....
...........................
Me thuaj se do plas, e nga mendt' do loz,
jam biri yt edhe perse nuk e kupton,
c'fare ke o shqiptar, e vetem hesht',
apo ato c'fare kishe ishin fjale e pordhe !!!...
...........................
Vegjeton, nen hije, e lyp meshire,
nuk ke me endrra e merr endrra hua,
por sado te bukura ato te jen',
do te jen gjithmone endrra te huaja !!!...
...........................
C'fare pate, e a nuk te vjen turp,
qe per nder e komb mban referata,
pa brek ne byth, pa dinjitet ne balle,
udhehequr kaq vjet nga hajdute shkerdhata !!!...
...............................
Moj nene,
e kupton perse me dhemb ?
une biri i nje ***** nuk dua te jem,
moj Nene Shqiperi !...
e o populli im ...
vellezer e motra te shitur nuk dua,
shpirti im nuk ka atdhe,
por Shqiperin time me gjithe shpirt e dua !!!....
.................................
.... Edhe perse me vret moj nene !!!...
...............
 
Baladat e endrrave
( qe nuk u jetuan dot" ... )
.....................
Oh, ti do te jesh Dielli,
e une nje Hene, perjetesisht',
brenda shpirtit tim, nje enderr e brisht,
dhe do te ndodh kurdohere, qe keshtu te te dua,
pa prekur qerpiket e tu,
pa puthur njehere buzet e tua !!!...
......................
Ti, do te jesh kurdohere ai udhetim,
qe nuk do te kete askund' nje pike mberritje,
ajo buzeqeshje e thyer, ne nje te pafund' pritje !...
........................
... Jemi te vegjel perpara kohes,
dhe mallit qe rrudh, perkul dhe plak',
Por s'te kam dashur kurre per mend te kokes,
nuk te ndjeva me kot ne timin gjak,
Ti sikur nje enderr, brenda territ tim,
dhe keshtu prej se largu, pjese e shpirtit tim ....
........................
Cdo te thote te t'kem, kur une te kam ?
Kur ne nje fare menyre hapat me ty i ndaj,
Kur banon brenda meje, dhe pse kaq shkrete,
C'fare me shume se ti, mund te ishte e vertete ?...
........................
Oh, ti do te jesh Dielli,
e une nje Hene, perjetesisht',
brenda nates nje enderr e brishte !...
Tashme e di, ma thane luledelet,
nuk takohen kurre, rruget paralele !...
.......
( perkushtuar ... Ata e dine vet !.. )
 

Me ty !!!.... :)

Linjat e trupit tend duke ndjekur,
duke rreshkitur neper tenden fytyre,
pasion i c'mendur me rremben,
e nis frymoj ne tenden fryme !....

Ngadal' rreshkas e rrembimthi here here,
aroma e trupit tend me deh' e me merr,
ne bote te mister'shme, plot endrra magjike,
une e ti nje mrekulli lakuriqe,
qe levron duke u perpjekur ne krahet e dashurise,
te kapi skajet e lumturise,
ashtu lakuriqe sic erdhi ne jet',
mekatare e pafajshme, por e vertet ....

Duke ndjekur linjat e tua e dashur,
dhe hija jote ne tok', me embelson,
nje tingullin tend kur e degjoj diku aty afer,
ndiej zemren qe si e cmendur gjemon !..

Te prek e digjem, ngjallem dhe vdes,
ti enderr e bukur, ti jet' dhe shpres',
ti fryme jete, lutje e pergjeruar,
me mbaj te lutem keshtu perqafuar !!!

Linjat e trupit tend duke ndjekur,
mrekullin' pikturuar mbi tenden fytyre,
me jet me mbush, me jet' e dashur,
syve te mia u fal ti drite ....

Me mbaj prane teje, me perqafo,
nder enderra te lutem me lesho,
me puth ne buz', me puth ne sy,
ti je gjithesia, universi im je Ti !!!....
 

I kapur ....

Oh, jam i kapur rob' ne rrjeten tende e dashur,
dhe nuk e merr me mend se sa me pelqen kjo rroberi,
Ne endrrat e mia kur bridhja i humbur,
gjithmon o shpirt' .... Te gjeja aty !!!...

Te me ftoje, me hiret e tua e plot hire rrethuar,
me buzeqeshjen tende, nga hyjnite huazuar,
deshirat e mia ne te rrjetes nyje,
ndrisnin e shkelqenin si te nates yje !.....

I kapur rob jam nga e jotja embelsi,
brenda shpirtit tim universi im je ti,
i kapur rob jam, me gjith' shpirt te jam dorezuar,
me merr nga do, me bej c'fare te duash !!!....

Ne keto rruge jete, qe shuplaka te shoqerojne,
e endrrat vdesin kur ndeshin veshtiresi,
ti e madhe ne mua qendron,
e gjithpushtetshme brenda meje je ti !!!

I kapur rob jam, ne rrjeten tende e dashur,
e te lutem kurre mos me bej amnisti,
denom me dashuri pa meshire denom,
burgosem ne ty deri ne perjetesi !!!....

Me mbyll brenda teje, e mes teje te frymoj,
me enderrat e tua dhe une te enderroj,
te jem brenda teje, kudo qe te jesh ti,
ne jet a ne vdekje, ne harrese e perjetesi !!!...

I kapur jam, pas teje deshire,
me burgos brenda teje te ndihem i lire,
me mbaj brenda teje sic te mbaj ne mua ....
Se une ty o shpirt ... Pafund te dua !!!...
 
-Une te flas ti nuk degjon
Une te prek ti nuk shikon
Une te puth ti se kupton
Nuk e di se cfare mendon
Me shiko nje here ne sy
Se ne zemer me ke hy
Afrohu tek un me ngadal
Se per ty kam dy fjal
Do te them sa shum te dua
Kur ti puth buzet e tua....
 
-Me mungon moj budallaqe
Me mungojne ato faqe
Me mungojne syt e tu
Qe kaq shum un i du
Me mungojn fjalet e tua
Buzet e tua por si ftua
Me mungojn me te vertet
Pa ty goc nuk dua jete....
 
Mos qendro trishtuar !!!....
.......................
Perse qendron trishtuar, ti nusja e vetmise,
ne cepin e nje dhome,me sy te perlotur,
cili mall i heshtur, brenda te ka perpire,
valle cila deshire brenda teje rri varrosur ?!!!...
......................
Mos e ler buzeqeshjen te te ike nga buzet,
edhe kur trishtimi o shpirt, ato buze ti puth,
fluturo nder enderra e eja prane meje,
te te mare ne krahe, e ne krahet e tu te humb !!!
........................
Te fshehim moj zemer, ne te dy lumturine,
ne nje shtepi te vjeter, te bukur e te ngrohte,
une ne nje tryeze, per ty, o shpirt te shkruaj,
e ti aty prane meje, si shkruaj te veshtrosh !!!
.......................
E une ta vjedh frymezimin nga te tuat sy,
nga trupi yt i bukur, nga e jotja dashuri,
ne buzmbremje shpirt te te mbaj perqafuar,
te ndiej aromen tende e te puth duart e tua !!!!
.......................
Mos qendro trishtuar, ne vetmi mos humb',
futu brenda teje e une aty do te jem,
dua qe te dish se te dua shume,
puthem ti ne enderra, e te lutem jo mos hesht !!!
.....................
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
T'enderroj ....
( ... premtimi ... )

Enderroj,
jeten prane teje si do te jete enderroj,
je kudo,
aty me pret, ne gjithcfare mundem te fantazoj,
E gjithc'ka nis sic te kam fantazuar,
zane e bukur me te bardha mbuluar,
me vellon e nuseris, ti enderr valezuar,
ne shpirtin tim ....
... Ne shpirtin tim ngujuar !....

Unaza jote me rreshket ne gisht, shoqeruar nga me i bukuri premtim,
premtim per jet, ne te dashurise fron, te vendosim o shpirt ne jeten ton' !...
Premtim e unaze ne farkat e shpirtit, farketuar,
me deshira e endrra shoqeruar,
martese shpirtrash, ket' tonen e fantazoj,
e me c'fare pash' ne ket jet nuk dua te jet' njesoj !!!...

Une do te jem aty, ne lotet e tua,
kur ti te deshperohesh do te te them te dua,
prane teje do te jem ne dhimbje e lumturi,
do te jem o shpirt sa te jesh edhe ti !....

Do te plakem me ty, me ty do te shkoj,
e jeten prane teje dua ta ndroj,
te shoh lotin tek do ndrij ne syte e tua,
nga buzet e tua t'degjoj ate te bukuren " Te Dua ",

Fjalen time te fundit, tingujt e fundit qe do te leshoj,
dua te jet' emri yt, e i atyre qe do te rrethojne,
ata qe ne jet do vijn jete per te na dhuruar,
femijet e endrrave qe me ty kam krijuar !!!...

Enderroj, ate dite me gjithe shpirt enderroj,
te jem prane teje e me ty une te shkoj,
te plakem prane teje e prane teje te hesht,
sepse ti je zana qe kerkoja ne jet',
ti je o shpirt nena e endrrave te mia,
ti je c'fare u permblodh, e lindi dashuria,
Ti je buzeqeshja, qe gjeta ne jet',
je c'fare kaq embel brenda meje me flet',
ti me qeteson, me puth me ngushellon,
mbi hallin tim si mua qendron,
ti per mua digjesh nga dashuria,
ty te djegin si te tuat lotet e mia ....

Si veten do te te dua, sido qe te jet kjo jet',
mbeshtetu tek mua sa here qe te fryj e ere,
me thuaj sa me do me thuaj shume e shume,
me puthje me mbulo, me mbyt si nje lume,
me merr ne krah e fort' me perqafo,
une nuk do te thyem, vec prane me qendro,
udheto me mua, me ty te udhetoj ....

.... Endererroj........
 
Te therrita !....

...Te therrita !!!....
Therrita aq fort sa u drodhen malet,
te therrita plot dhimbje,
me kaq shume dhimbje sa beri qe dhe flladet te ndalen,
te ndalen dhe lumenjte,
gjethet e pemeve te mos ferferijne,
te therrita,
ulerita nder kohet qe iken, dhe ne ato qe po vijne ....

Por ti nuk degjove,
nuk degjove dhe pse, dhe te vdekurit nder varre u perdrodhen,
dhe pse te shurdhtit e kthyen koken,
ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi .....

Te therrita,
me nje veshtrim te perlotur, humbur nder horizonte te perflakura,
rreth meje kufoma prej endrrash te zbehta, te plakura,
te therrita,
me po ate veshtrim pergjeruar nder qiej,
dhe nga ajo thirrje sikur u shuan dhe yjet ...
... Dhe hena,
mikja e vetme qe pata,
dhe si nje ferr pa zjarr mu shendrua nata,
therrita, ulerita i mbytur ne lot',
dhe kjo nate e gjitha
brenda ne gjoks mu mblodh ....
perlotur te therrita,
o Zot', si nje thike eshte dhimbja,
pendesa eshte frike,
te therrita,
ulerita,
gerthita,
- te lutem me prit !!!

Te therrita ....
.... Por ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi !.....
... Te therrita !..
Ende te therras,
dhe pse ne c'do thirje,
Veten time sikur vras !!!...
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
T'pres ....

Te pres,
ne kohe do t'ngrij,
a vet kohen do t'ngrij,
prane teje te vij,
i lodhur, permalluar,nga pritja e gjate !!!...

Dhe te hesht',
nuk hesht'...

Te hesht' nuk mundem dot,
edhe pse fshehur pas heshtjes,
vet' heshtja ime me ty bisedon...
... Dhe une me shume hesht' !!....

Te pres, te vish,
e te ma marresh heshtjen larg,
te m'e puthesh syte,
deri tek shpirt i ngrat'...
T'me prekesh buzet,
e deshperimin e tyre t'ma marresh me buzet e tua,
ta mbeshtes koken,
shtrire prane teje te gjunjet e tua !!!

Te pres,
i heshtur,
por shpirti mbytur nga mijera fjale,
ne krah te mallit,
me nje deshire,
t'me vish prane....

Te pres,
ne kohe do t'ngrij,
a vet kohen do t'ngrij,
prane teje te vij
i lodhur, permalluar,nga pritja e gjate !!!...
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Mirësevini në shek.XXI .

Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.

Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat.

Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode.

Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.
Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzania se sa HIV.

Ku shërbimi i shpërndarjes së picave është më i shpejtë se ambulanca.

Ku njerëzit "vdesin nga frika" ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t'i frikësohen Zotit.

Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu .
Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.

Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t'i mohojnë prindërit e tyre, në emër të "dashurisë" virtuale.

Ku prindërit, harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.

Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është "të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t'i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme".

Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.

Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë "like" në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze , i rrethuar nga "miqësi boshe", me "dashuri" të paqarta...
Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët , duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.

Ku një operacion plastik për të patur trupin "perfekt", një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë.

Ku një foto në palestër ka më tepër "like" se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit.

Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me "arsyen" dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër !
 
Me ndiej !...
...............
Ti je e bukur,
vashe e henes,
dhe pse ndrin trishtuar .
... Me ndiej
kam deshire te madhe,
te t'mbaj perqafuar !...
................
Zogjte kane ikur tashme,
" nuk cicerin kurre qielli i nates ",
kete dikur ta kam thene,
duke shetitur mbi kurora valesh,
ku lundronte nje hene,
nga qielli rene ....
......................
Me fol,
nuk na degjon njeri,
ne monopatet e shpirtit tim,
endemi te dy,
me thuaj,
perse duhet te vuaj ?...
... Te frymoj me friken,
se ndoshta ndonje dite,
do te behemi te huaj ?...
.....................
Dy udhetare qe
nuk u takuan dot kurre,
dy puthje te paputhura
qe vdiqen mbi buze ....
....................
Ti je si enderr
Princeshe e nates,
dhe pse ndoshta disa here me dhemb ...
Me ndiej,
kam deshiren te t'mbaj perqafuar,
se pa ty kjo bote mua me tremb' !...
.......
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
... Kenget e nates !...
................
... Jooo, mos u tremb' !....
Jane valet e detit,
packa se te degjohen si dhimbje,
jane shkembinjte e bregut,
e nuk jane hije ...
... I zi,
dhe nga vete nata me nate,
hena ne te rene, thyer,
sikur nje pjate ...
................
Ne ato mijera copeza dhe dicka nga une,
ndoshta ajo copez qe te do kaq' shume !...
................
Jane kenge te hershme dhimbje dhe malli,
te vjetra sa vet' Koha e Fjala,
Ato, qe valet e ketij deti sot, ngjallin,
e me puthin kaq embel, te syve qepalla ...
Perlotur ndoshta,
si nje rrekeze drite, neper erresire,
te ndalen buzet e tua zemer,
te pish nje pike, e te ndihesh mire !...
................
... Te vallezosh
me naten, sikur flladi me floket e tua,
sepse eshte e vetmja qe mund t'me ngjaje mua,
te te ndiej, si me rreshket ne lekure,
sikur nuk erdhe, e nuk ike kurre !...
... Sikur bashke lindem,
sikur bashke u shuam,
e ne vale deti, bashke u shendruam !.....
.................
... Jooo, mos u tremb',
jane valet e detit, te nates kenge !...
.................
 
Histori nga diku ....
.................
... Sikur ta dinte ...
...
... Rruget qe ai kishte bredhur, nuk paten qene aspak rruge,
monopate dhish ndoshta,
qe vetem ato te egrat mund ti ngjisin ...
... Dhe jo me shkurre e as me ferra.
por thepa shkembinjsh te t'gervishtnin ....
................
Ato jane rruge jete,
mes malesh e detesh,
rruget e te mjerit pra !...
... Si nje tufe delesh qe ndrrojne kullote,
se bari ketu mbaroi e per te gjithe nuk ka ....
... Vec nje vdekje e ftohte ...
................
... Te mjeret e dashur,
ngarkuar ne shpine torba dhimbje dhe malli,
atyre qe nuk u kullon thjesht' djerse,
por u kullon gjak, tashme balli !....
... Pa mendo, sikur ne dikur,
dhe jo shume larg', s'jane tre dekada,
kur vatrave tona s'u ngeli gur' mbi gur',
te shkreta shtepite, e rruget te ngrata !...
................
... Dhe ja ku jemi,
shprehje e vjeter por, "lakuriq me duar ne xhepa",
hedhim syte verdalle neper bote,
e i themi mjerimit tungjatjeta !...
S'jemi me vetem kemi dhe shoke,
popuj e kombe qe shkrihen ne toke,
turma qe digjen, priten e vriten,
dreqerit e luftes qe me gjak lyhen !....
................
... Sikur ta dinte,
se gjithcka tashme po katandiset lufte,
dhe sigurisht vete jeta, nje vije e ngushte !...
... Kaq e ngushte ku s'kalojne dot dy',
nuk ka me kohe per dashuri !...
................
... Sikur ta dinte !...
.. Furtune nga large drejt tyre vinte !...
................
 
Ajo, trishtim ....
...................
Ajo. si lulebukur,
qe qendron kokvarur ne nje lendine endrrash,
e as nuk sheh se era perbri saj fluturon,
me nje vaje te heshtur qe e mbulon perbrenda,
per nje rreze dielli renkon, vajton !...
.......................
C'fare mund ti thone ngushellimtaret e vdekjeve ?...
... Per c'fare i iku e nuk do ti kthehet me !....
.... Kush do ti jape fryme atyre mekjeve ?....
Kur nje mavi agimesh fytyren e ze !....
.......................
Ajo, si nje enderr e prere ne mes,
qe dergjet e vdekur ne sokakun e mengjesit,
vjen prane meje e me mbeshtjell trishtim,
buzet ne buze e duart rreth mesit !...
...........................
 
E ke parasysh planetin ku jetojme,ku gjysma eshte drite e gjysma tjeter erresire.
Ajo gjysma e erresires jam une.
Te kam shkulur pergjithmone nga zemra ime,por bashke me ty kam shkulur buzeqeshjen/lumturine/dashurine.
Ka ngelur nje boshllek qe nuk e mbush asgje e as vete Zoti.
Nese do ta lexoje do mendoje se po nxjerr vrer,por jo.
Perkundrazi,po nxjerr anen time te sinqerte.
Ti e ke vleresuar sinqeritetin tim;);).
Kjo do jete hera fundit qe shkruaj per nje mashkull.
Tashme nuk me frymezon asgje:D:D.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.